Tech.al : Ja pse Apple i bëri më shumë dëm vetes sesa Samsung-ut! [EDITORIAL]

Klajdi Hëna

Forumium praecox
Vini Re: Ky postim përmban vetëm opinionet e postuesit, Klajdi Hëna, dhe jo pikërisht ato të anëtarëve, përdoruesave, apo vizitorëve të faqes Tech.Al.

Të gjithë e dimë se Samsung është detyruar nga gjykatat Amerikane t’i kthejë kompanisë Apple afro $1 Miliardë. Një shumë kjo shumë e madhe. Dhe pas kësaj, Samsung do të ketë $1 Miliardë më pak në xhep. Por kjo mund të mos jetë një problem shumë i madh, sepse Samsung ka një numër të konsiderueshëm patentash në lidhje me shërbimin LTE, ose 4G, një shërbim ky që dalë ngadalë po përhapet në të gjithë Amerikën, dhe më vonë do të vijë në Evropë.

Mënyra e vetme e Apple të prodhojë celularë që mbështetin 4G LTE është të marrë lejë nga Samsung, për të përdorur patentat e këtij të fundit. Por për shkak të asaj që ndodhi, Samsung fare thjeshtë mund t’i thotë Apple-s jo, dhe mbaron muhabeti. Kjo hakmarrje mund të mos jetë e drejtë, por Samsung mendon se edhe vendimi i gjykatës ndaj saj nuk është i drejtë.
Pra në këtë mes, kompania e humbur është pikërisht Apple, dhe jo Samsung. Sepse për mua dhe ty 1 Miliardë Dollarë janë të pa imagjinueshme, por për kompania të tilla, nuk hynë në sy. Pra Apple ka fituar në kohën afat-shkurtër, kurse Samsung-u e ka atë ‘në xhep’ kur Apple të përpiqet të prodhojë celularë 4G LTE.

Lexo te plote tek ...
 

Al-Punk

Still here
Beteja e copyright po kthehet ne dicka absurde dhe shume shpejt do bien keto kufizime qe po pengojne zhvillimin.
Fitorja e Apple nuk ka te beje me bllokimin e Samsung, por me perhapjen e idese qe ne jemi inovatore dhe keta jane kopjace. Eshte me shume demtim brandi ndaj Samsung se ceshtje parash. Ndersa ideja e licencave qe ka Samsung jane thjesht patenta qe blihen e shiten
 

[GS]

Forumium maestatis
Ne fakt aple ka klientelen e vet qe besoj se nuk mund te shkojn kurr tek nje brand tjeter edhe nqs do jet 2x me i mire se iphone ne parametra dhe cmimi sa gjysma e iphon-it prap ata iphone do blejn! FIXIMI ESHTE FUNDI LLOGJIKES thot nje fjale e urte
 

Al-Punk

Still here
Ne fakt aple ka klientelen e vet qe besoj se nuk mund te shkojn kurr tek nje brand tjeter edhe nqs do jet 2x me i mire se iphone ne parametra dhe cmimi sa gjysma e iphon-it prap ata iphone do blejn! FIXIMI ESHTE FUNDI LLOGJIKES thot nje fjale e urte
Apple eshte ndjere e kercenuar nga Samsung per celulare keto kohet e fundit! Fiximi eshte fixim, por dhe kurioziteti eshte dicka e madhe.
 

[GS]

Forumium maestatis
Apple eshte ndjere e kercenuar nga Samsung per celulare keto kohet e fundit! Fiximi eshte fixim, por dhe kurioziteti eshte dicka e madhe.
Ne fakt deridiku ka eshte ndjer kercenimmi por po te marim parasysh se aple kur lancoi Iphone 4S te gjith prisnin dicka ndryshe dhe ne fund u zhgenjyen kur pan te njejtin smartfon por me parametra me te larta!!! nqs do ishte nje smartfon ndryshe nga Iphone 4 athere dhe historia besoj do ishte ndryshe...
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Apple e ka ndjere veten te kercenuar sepse pas Samsung-un fshihet edhe Google! Deri para pak kohesh, iphoneve nuk mund ti bente balle askush por kohet e fundit gjerat kane ndryshuar fale permiresimit te sistemit operativ Android dhe permiresimit te teknologjise nga Samsung! Ne kete pike natyrisht qe Apple nuk mund te qendronte ne heshtje! Kjo lufte qe ka filluar me te vertete qe te acaron nervat por nuk besoj se do jete ne gjendje te ndaloje Samsung-un i cili ne pre-panairin e Berlinit nxorri nje seri produktesh te tjera si nje kunderpergjigje ketij vendimi qe u dha ne Amerike. Aq me teper qe ne Japoni, nje vendim i nje gjykate ka thene qe Samsung nuk ka shkelur patentat e Apple.
Apple deri ne ate frike ka arrit qe ka paraqitur edhe nje kerkese qe disa produkte Samsung (dhe cuditerisht Seria Galaxy e smartphoneve dhe Galaxy Tab-et) te hiqen nga merkato amerikane. Kjo do te thonte nje dominim i plote i merkatos!
 
Top