TEC i ri ne Fier. Me ne fund lajme te mira
nga www.peshkupauje.com
Të strukur në pjesët e fundit të gazetave Shqiptare dhe të paraqitur vetëm në disa pak gazeta e revista të huaja mund të gjeni sot lajmin mbase më të rëndësishëm të vitit për Shqipërinë; atë të ndërtimit të një TEC-i të ri në Fier. Në Mars Qeveria Shqiptare ka firmosur një dokument mirëkuptimi me ASG Power, SA, një firmë e bazuar në Lugano të Zvicrës dhe e zotëruar nga firma e prodhimit të energjisë AET Swiss dhe investitorë të tjerë Europianë dhe Amerikanë, për të ndërtuar një TEC të fuqishëm në Fier që pritet të prodhojë energji për tregun Shqiptar dhe atë të huaj.
Deri tani pak dihet për projektin, përveçse përfitimive që duhet të sjelli. Do të jetë gjigand, për të do të shpenzohen 1.9 miliard Dollarë Amerikanë, do të jetë gati në 2009-tën, do të ndërtohet në tre pjesë secila prej të cilave do të prodhojë 400 MW energji. Përveçse TEC-it në Fier do të ndërtohet edhe një stacion rigazimi i gazit natyror për përdorim të TEC-it dhe për eksportim drejt Italisë me anë të një tubacioni nënujor. Gjithsej stacioni do të presë rreth 10 miliard metra kub gaz natyror në vit, 2 miliard do të përdoren nga TEC-i dhe 8 miliard do të eksportohen. Gjatë ndërtimit të veprës aty do të punësohen 3,500 (sipas BusinessWeek) deri në 4,000 punëtorë (sipas Kryeministrit tonë) ndërsa pas saj aty do të punësohen 300 (BusinessWeek) deri në 400 (sipas Kryeministrit) punëtorë. Rreth 600 milionë Dollarë Amerikanë nga çmimi i projektit do të financohen nga Banka Import-Export e ShBA, një organizatë kjo që mbështet investimet Amerikanë në botë. Parlamenti pritet ta miratojë ndërtimin e veprës brenda muajit qershor.
Të gjitha këto janë gjëra të mira. Më në fund po ndërtohet një vepër e madhe e prodhimit të energjisë në Shqipëri që ti japi fund ndërprerjeve të vazhdueshme. Më në fund po arrihet të tërhiqen investorë të mëdhenj në Shqipëri pas gafave me AMBOn dhe GE. Më në fund po hapen ca vende pune të qëndrushme.
Lajmi mund të kish qënë akoma më i mirë ama sikur dikush të ish kujtuar të pyeste edhe për anët problematike të projektit. Së pari, kryesorja, nga do të vijë gazi natyror që do të përdoret për TEC-in? Nga Rusia nëpërmjet tubacioneve të Gazprom-it? Prandaj zyrtarët Shqptarë po përpiqen aq ethshëm muajt e fundit për tu lidhur me Rusët? Së dyti, a është ndërtimi i kësaj vepre vdekja e AMBOs? Nqs për transportimin e gazit në Itali do të përdoren tubacione nënujore siç kërkuan grupet e qytetarëve të Vlorës, a do të thotë kjo që Vlora do të ngelet një qendër turistike dhe nuk do të ndërtohen aty vepra të prodhimit të energjisë? Së treti, cilat do të jenë detyrimet në kontratë për çmimin e energjisë që duhet të blejë qeveria Shqiptare? Vite më parë firma, tashmë e falimentuar, Amerikane Enron filloi të ndërtonte një vepër të ngjashme gjigande në Indi por pas përfundimit të pjesshëm ndërtimi u ndalua për shkak të çmimit të lartë të energjisë që prodhohej aty. Indianët s’ishin në gjendje të paguanin, po Shqiptarët do të jenë në gjendje të paguajnë?
Pikpyetje mund të ketë shumë, por kjo s’do të thotë që projekti është i mirë apo i keq. E rëndësishme është që në ditët në vazhdim qeveria të kalojë euforinë e ditëve të para dhe të tregojë hollësitë e marrveshjes. Vetëm atëherë mund të jepet një gjykim i plotë.
Llukan Tako