Te verteta apo humor

tushi

Valoris scriptorum
Te verteta apo humor

Enver Hoxha i shkruan Fatos Nanos


Mbi forcimin e rolit udhëheqës të partisë në të gjitha fushat e jetës së vendit


Nga Altin Xhaferri


I dashur bir Fatos

Dëshëroj të jesh mirë me shëndet, se s'para të ka ecur shëndeti, më thanë, që kur hoqe atë herdhen e mëngjër, kjo jo vetëm për të mirën tënde e asaj gruas së ditë që ke marrë, por më tepër për të mirën e partisë e të popullit (populli s'ka ndonjë hajër nga mirëqënia jote, po meqë ra fjala) për të mirën e shokëve tanë që janë sipër, por dhe të shokëve të tjerë që janë këtu poshtë me mua si dhe të maxhorancës progresiste e europiane, e pordhë me rigon siç ju thua ti hera-herës shqiptarëve. Ne këtu poshtë si parti i ndoqëm me shqetësim dhe përgjegjësi partie ngjarjet e fundit se Shqipëria jona është mo, e neve poshtë dhe juve sipër, pse e kujt do jetë e zogistëve dhe ballistëve!?

Nuk të kam shkruar shpesh, se kam menduar që ti i di vetë mirë punët e tua se tani nuk je më çilimi; je një komunist i formuar në botëkuptim, por të them të drejtën dhe se kam pasur një ndjenjë mosbesimi që tani e tërheq. Siç e sheh dhe partia dmth., unë, i pranon fajet dhe bën autokritikë. Ndonjëherë ama. Është e kotë të them e të të mbush kaplloqen se sa krenar ndjehem me tija, këto vitet e fundit, se e kuptoj që shokët kanë patur të drejtë kur më rekomandonin ti, si të vetmin ka, që mund të tërheqë parmendën time të ndrishkur vitet e fundit. Më mbeti parmenda në mes të arës, o evlat, paçka se ara ime s'prodhonte më as kashtë e jo më koqe. Nuk e besoja dot asokohe.

"Pse mo çuni i Nashos do bëjë vezën time, - u thosha gjithnjë shokëve. - Pika në bithë që s'ju bie, u thosha. - Pse mo, s'e di unë kush është Nashua. Një... bëmë baba të të ngjaj do të jetë dhe ki i biri!"

Nuk më qe mbushur mëndja për ty, se dhe ca nga shokët e birosë me frinin në vesh se ti ishe ca liberal ato kohëra e bridhnje shumë pas fërnetit të vëndit, në vënd që të shkoje nëpër aksionet e rinisë. Tani që jam pjerdhur nga veshët, as i dëgjoj më fare, le të frijnë sa të duan kundër teje. Po siç mund ta dish dhe ti, unë i marr burimet nga di e tri linja njëherazi, si pallati i Skënder Gjinushit, domosdo se s'jam kot partia u! E ndërsa biroja më thoshte se je liberal, shokët e armës së dashur të diktaturës, Sigurimit, të kishin bërë një dosje për merak. Po ta kishnë qeposur me të mira e të liga brënda, ama aq sa humbte derr e dosë brënda saj. Dhe unë, besonj më shumë tek ata, se tek partia, njësoj si dhe zotrote. Ndaj më bënet qejfi që dole doç e shkuar doçit dhe i mbille gjithë gojët e liga. Tani janë bindur dhe shokët e birosë se ishe zgjedhja e duhur, madje aq të duan, sa të kanë ngritur një këngë që e këndojnë me çdo përvjetor të Konferencës së Pezës e të çlirimit të Macukullit. S'e mbaj mend të gjithë, se kam roitur ca kohët e fundit, pa nja di vargje më kujtonen mo. Nano s'ma priste fiqiri,/ Të bëneshe kaq i miri, - thotë ajo kënga që e ka kompozuar Dhora Leka, ajo që u bë prapë me ne, kur doli nga burgu inë. Nejse.

Si më ke qënë o bir? Po Nashua, rron mo, rron? Do rronjë gjatë ai, se s'e ka vrarë kurrë mëndjen dhe ata që s'vrasin kurrë mëndjen, rrojnë gjatë. Ja shih Pali Miskën ti, i është bërë qyç e liga, s'e gjen gjë. Ah ç'burrë ka qënë Nashua. I përunjur gjithnjë, ta kish qejfi ta kishe nën vete. Ashtu na duheshin njerëzit neve për të vajtur në komunizmë po ç'e do s'na lanë... Edhe tia mo ashtu të duhen ata rreth e rreth, të përgjunjur, pa gojë e pa veshë, dëgjomë mua ti, ndaj bëj kujdes kur t'i zgjedhësh, të jenë si Nashua. Më tregojnë shokët tani; m'i thonë firaunët tani që jam zbutur e squllur ca. Kur qe Nashua drejtor i ATSH si ki cpëlaku që ke ti tani mo, Noc Rroku a si e ka ki drejtori it i ATSH-së. Ra Zhukovi në Rusi. Jepe lajm, i thanë Nashos. Prit të piesim, u tha Nashua. Ç'të piesni mo, e dha vetë TASS-i. - Jo të piesim, se s'i dihet. Ai pieti më lart, ai tjetri më lart akoma, e kështu me radhë, derisa erdhi tek unë. - Të mos jepet ki lajm, u thashë unë. Të mos jepet, të mos jepet, deri te Nashua. Tundi kokën Nashua. Helbete, hileqar i vjetër. - E shihni mo që bëra mirë që pieta, u tha. E jep Tass-i, po se jep Thanasi. Shpëtoi nëpër fiq qerratai. Ta kish dhënë mo, e di ku e keshë shpurë, në filifistun e shpija, dhe zotrote s'do ishnje krieministër po do kërkonje lekët e burgut sot me Kurt Kolën bashkë.

Ta kam ndjekur udhën këto di vjet e fundit. Zemra mal më bënej kur të shihnja që rendje nga fitorja në fitorje. Në fillim fitorjen e zgjedhjeve, pastaj fitorjen e lokaleve, fitorjen mbi grupin puçist të Ilir Metës, fitorjen e Kongresit e plot e plot fitorje të tjera. Partia jonë kështu ka ecur gjithnjë, nga fitorja ne fitorje, si me mua, si me ti, e si me atë djalin e Kristaqit që do lëmë prapa! More se më erdhi në hatër ki kongresi i fundit. A ç'më gajase fare. Po ku i keshe mbledhur tërë ata malukatër në një sallë. Ta kam zili, për ideal të partisë. Unë që isha ai që isha, ne fund të fundit dhe aq derdimenë njëherësh s'i bëra dot bashkë. M'i thanë shokët të tëra m'i thanë, se s'i ndoqa dot deri në fund, se çoku dremit unë çdo çerek ore. S'të kishte lënë gjë shoku Fatos, më thanë. T'i kish ngritur të tëra. Tëpkë. Me të thëna e me të bëra. Ashtu i merrnja dhe unë nga arat, nga bagëtitë. Gëzonin të shkretët, i përpiqnin pëllëmbët sa i bënin gjak fare. Ashtu u llafosnja dhe unë me ca llafe që s'm'i kuptonin. Është pushteti juaj, u thosha. Duan të na e marrin armiqtë. Ç'pushtet zeza kishin ata, po nejse e hanin kallëp. E vinin pastaj andej nga arat e mirrnin inisiativa për ta bërë misrin me 4 kallinj e punonin natën e ditën të nxirosurit sa iu dilte shpirti, pa marrë akoma dekoratën. Nejse, unë ua jepja pas vdekjes. Një copë llamarine që e shkreta gjinah t'jau kurseje se çoç u dukej. Ua jepja fëmijëve e bëheshin dhe keta gjak për mua, se helbete qenë të dekoruar me demek. Edhe fletë lavdërimet s'i çoja fare tek Xhikja për firmë, i firmoste Sulua, se ia kish kopjuar firmën. Popull hesapi të shkretët! Ke parë që ka filluar të më dhimbset nga pak populli tani mo. Ma thanë dhe shokët. Shoku Enver po plakesh më thanë, po të zbutet zëmra. Punë moshe. Po unë më parë kam qënë, ja si ti; s'çaja bithë për popullin unë mo! Hiç fare. Jo të mbiteshin, jo t'i pushkatonte Kadriu me Koçin, po dhe të shuheshin fare, as e çaja me nder fare. Po dhe ti në mos e lojte pjesën ama. E pashë për punë të asaj gomones që u mbit. Ku vinin ata, unë i mbitja vetë ata që iknin. Mos e çaj kokën hiç e llafosmë dhe me Stalinin e me titon atë punë. E di ç'tha Stalini mo?! Kur vdes një njeri, është tragjedi, por po vdiqnë shumë, është vetëm statistikë! Ja shih, mua deshën të më gjikonin për vdekjen e Kirovit, por për ata dhjetë miljonët e tjerë s'm'i zë njeri në gojë. Janë statistikë tani.

I biri bëhet më usta nga i ati, s'i kanë thënë kot andej nga Gjirokastra. E që thua ti, duke ndjekur kongresin, seç pata një nga ato shkëputjet, - se siç të thashë, jap e jap e humbas, helbete dhe mosha dhe sëmundja e flamosur, - dhe më zuri një si dremitje sa të mbaronte fjalimi yt. Kur u ngrita, kongresi vazhdonte.

"Bjemë gjislliqet, i thashë Sofos. Sikur s'i merrte rradakja dot ca gjëra, ndaj pies shokët e Birosë që e kishin ndjekur me laps në dorë. Shoh tribunën, njësoj. Shoh delegatët, njësoj. Ore mos më kini dhënë ndonjë kasetë nga ato të kongreseve të mia?! Ku i kini sitë more, ju plaçin, - u thashë. Bënin be e rrufe që qe kongresi it i fundit.

-"Ore, po ju sikur me thatë që kjo Vitori Çuri ka ikur në Greqi e punon tek një plakë e paralizuar. Kjo ja ku qënka mo, qënka kthier tek buka e vjetër apo kini ngatërruar filmimet!?"

-Jo shoku Enver, - më thotë një nga ata firaunët që më mba për krahu kur shkoj në nevojtore. Kjo është Bulja, po i ka lyer flokët.

-Hiqu dreq, thom me vete.

-Po ki mo, Haxhi Lleshi është ki? Sikur më thatë që ka vdekur, e mirë bëri, se s'na hinte më në punë.

-Jo shoku Enver, është Serveti. - Hiqu dreq thashë prapë me vete. Mirë mëntë që kush i qan, po po na lënë dhe sitë. Ika me të tëra më duket. Po s'e dhashë veten, që të mos u bënja qejfin atire që s'më duan.

-Këtë e njoh vetë, është ai çami që merrej me rininë, Fatmir Xhafa, edhe atë tjatrin e njoh, është ai nga Salaria, Gramozi. Po ki Mehmet Elezi, sikur thatë që s'është më me ne, mo?!

-Jo shoku Enver, më thotë prapë ai firauni. Është Edi Rama, djali i shokut Kristaq. -Hiqu dreq sa më ka ndrishuar Shqipëria. Më duket se po bënet vërtet evropjane e progresiste siç thoshte ai Fatosi. Se ç'kam një frikë që do më lëvizën nga vija këta firaunët që janë lart!

-Jo shoku Enver, është ashtu siç e ke lënë me ca modifikime të vogla, pa merak fare!

Ç'të vogla more qën bir qënash, u thom. Sikur nuk thonë më Partia e Punës kur duartrokasin.

-Ashtu të duket, po ashtu thonë, - më thotë prapë ai firauni.

-Edhe Enver Hoxha, sikur s'brohorasin më, i them.

-Ashtu thonë, po ta kanë fajin veshët. - E besova se unë e di cenin që kam tek veshët.

Për ideal të partisë, m'u bë qejfi që Shqipëria s'ka ndrishuar, është ajo që lashë. Unë ika ca me rrëmujë atëherë, se s'më priste puna. Ngarkova mushkat për në varreza të dëshmorëve, si i thonë fjalës, po ju të pasmit m'i vutë në vënd gjithë ato që lashë mangut.

Mos harroni asnjëherë që ideologjia e mëngjër duhet ta përshkojë si një fill i kuq gjithë jetën politike po e po, por dhe ekonomike, sociale e sportive. Ç'do të ishte një sportist i mirë pa mësimet e Partisë. Ta thom u, një mut. Çdo të ishte Ardit Gjebreja pa mësimet e mia. Një hiç do të ishte. Po Agron Llaka? Një mut dhe ki. Po Edi Rama pa njerëzit e mi? Ashtu do ish dhe ai. Këtë dhe raste të tjera si ki, duhet t'ua bëni me dije orë e çast njerëzve që të mos besojnë tek aftësia e tire, por tek dora e ngrohtë e jona. Nuk thom se nuk i ke zbatuar, por edhe më tepër mund të ish bërë në këtë drejtim, ka akoma vënd.

Se ja, ti more Edin e Kristaqit nga filifistuni e e bëre ministër. Po i kujt është Edi? I Kristaqit. Po Kristaqi, i kujt është, ini. Ini del dhe Edi, domosdo, i Partisë. Po Edi mori Dashamir Pezën në bashki. Po Dashi i kujt është? I Mislim Pezës. Po Mislimi i kujt është, ini dmth., s'do as para, as pullë, që dhe dashi ini do të jetë (more, se rraha mëndjen, me gruan e parë e ka baba atë, apo me të ditën?). Dashi merr një djalë tjetër nga tanët e kështu vete kjo punë. E kini dhe porosi partie, t'i dilni krah njëri tjatrit. E di si ju dua të pleksur e të kokolepsur si leshtë e bithës sime ju dua, që të mos ju shkokolepsë dot njeri kollaj! Kështu duhet të vazhdojë në mënirë kapilare deri në qelizë kjo punë. Kudo duhet të jenë njerëzit tanë; të jenë siri dhe veshi inë. Të tjerëve asnjë lloj pushteti, çdo gjë duhet të kalojë nga ne dhe ajri që thithin njerëzit. Unë hodha ata parrullën, të njohim këshillat çlirimtare, si i vetmi pushtet, po ti shpik ndonjë dëngël tjetër, sa t'ua shkasësh ujët nën rrogoz atire brënda e atire përjashta. S'ta kam merakun për ato punë.

Hë se desh më doli nga mëndja. Lufta e kllasave duhet forcuar dhe ca, thom u. Si ore të ngrihet i biri i Kiço Ngjelës e t'u bëjë karshillëk djemve tanë!? Atë unë e kam shpallur një herë armik, domosdo që armik duhet trajtuar dhe i biri. Më futi dhe njerëz që të pajtoneshim këtu. "Yni jam dhe unë, më tha, po thuaju atire zagarëve që ke lart të mos ma ndukin shumë Spartakun, se vetëm ai më ka mbetur." -Jo, i thashë, partia nuk bën kompromise. Lufta e kllasave herë zbutet e herë forcohet, po nuk zhduket kurrë. Akoma s'e mësove këtë, - i thashë. S'e kam parë më, që atë ditë.

Në çdo tre veta, njëri të punojë për ne, siri e veshi partisë të jetë kudo, deri tek ata që pastrojnë haletë me kovë, se dhe atje punon armiku. Armiku të del nga s'e pret dhe nga vrimë e halesë të del. Edhe një të fundit. Mos i beso shumë asaj Amerikës se kështu më donin dhe mua në fillim, po pastaj deshën ta ma fusin. Po ti s'e bën dot vezën time, se e ke ca të ngushtë prapanicën. Po t'u nisnë ti, ta futnë, dëgjo mua, se marr vesh mirë nga këto punë! Shtrëngohu sa të duash zotrote. Ta kam shkrojtur te një nga veprat, s'e mbaj mënd tani, se i bënte Spirua ahere, që imperializmi është i rrezikshëm dhe një dhëmb po i mbeti, dëgjo mua ti, se ta them si Ilirit tim. Di gjëra ka me imperializmin, o çkuli dhëmbin, o ruaj prapanicën. U thom të bëç të ditën.

Desha të të përgëzonj dhe për grupin e ri armiqësor që nxore së fundi. Gjithnjë armiqtë partia i ka zbuluar te ne, as Sigurimi as Shishi juaj, një vërë në ujë kanë bërë. Sa herë iu ka shkuar miu nën mustaqe atire, e ka bërë autostradë fare. Po ti ama të lumtë, se i zbulove pa arritur të dëmtojnë partinë. Partia duhet mbajtur e pastër, mo evlat, duhet pastruar herë pas here si shtëpia. Se ajo është shtëpia jonë. Pa të, ç'do ishim ne mo? Na vinin kallamboqin kalamajtë e lagjes. Ja bëre mirë atij Ilirit që e përjashtove, po prapë je treguar i butë. Oportunist siç më raportuan shokët. Pse s'i fut një koqe plumbi, që të mos e kesh nëpër këmbë. Ashtu bëra u me Mehmetin dhe isha aq rehat deri sa më mori diabeti e Zabiti me Isufin. Dëgjo mua, kjo është punë më e bitisur. Vure të shkruajë një letër autokritike dhe futi plumbin e thuaj vrau veten. Po s'deshi ta shkruajë, vur atë Paskalin që ka formuar tani parti të re, ta bëjë një letër si të tijën. Ai ia ka marrë dorën kësaj pune tani. E sheh mo ç'bën armiku. Lumi flë, armiku rri zgjuar, kam shkruar në një vepër tjetër. Ta priste mendja të dilte armik Zabiti që i kam dhënë kapellon time, që i kam falur biçakun që prisja thonjtë, apo Limozi që më kish bërë atë farë kënge dhe mua, dhe partisë. Sa për atë Ndrec Legisin, shokët më thanë që i ka pasur nja di cene në biografi dhe jeni nxituar që e keni bërë anëtar partie. Nejse, kjo do ndiqet me përgjegjësi partie nga shoku Hisni, ja kam nisur shkresën para nja di javësh. Nejse, të mos zgjatemi më me punën e fidhit të kuq. Fidhin e dua patjetër ta kini parasish në çdo hap të punës suaj.


***

More Fatos se të kam si evlatin tim, dua të të pies, ka dalë ndonjë ilaç i ri kundër kapsllëkut andej lart, se më mori frimën ki dreq kapsllëku. Më pa dhe doktori i Stalinit e më dha ca hapje, po i hodha në hale. Besoj u te ilaçet e këtire revizionistëve! Me prostatën sikur kam gjetur karar, se s'e kam ngarë, ka një di muaj. Jeshëm në një pub një natë me këta shokët e Kominternit, dhe ai qerrata Hrushovi na kish sjellë ca moldave me vete medemek aktiviste rinie komuniste, dhe e prisha pehrizin, po tani shuqir jam mirë. Vetëm kapsllëku më ka dogëndisur e më ka bërë misibet, më ka bërë. Kish me vete Pilua ca gjethe sene, e i piva. Po do ti që m'u shkreh në bark, sa s'arrita dot deri në hale. Ç'të të them o evlat, ç'u bë! U bë rrengja fare. E di ti ç'është rrengja mo?! Më mirë që s'e di, se as unë s'e di. Po ka dalë gjë, ma nis, se seç do vijë një nga ata të Gogos këto ditë këtej, poshtë dërgoma me të.

Me shokët e Birosë e morëm në analizë këtë qeverinë e re që ngrite tani si me pahir. Përgjithësisht shokët qenë të mendimit se përzgjedhja është bërë brënda normave dhe brënda vijës së partisë. Edhe fidhi i kuq që të thashë më lart është brënda. Pati vërejtje të vogla, po se mos jau vura veshin unë thua ti. Unë jam më keq nga ti, a derëzi, pies shtatë a tetë, e bëj si di vetë! Po mirë është t'i dish dhe vërejtjet, se unë të gjitha s'i kam shkruar në vepra. Pati vërejtje për shembull, për atë të dhipllomacisë, Kaco Islamin. Ati e kishe Muhamet Kapllanin mo, pse s'e vure atë, e kishe gati. Pastaj shokët më thanë që me të ke zenë një shteg tjetër. Eh, u prish vatha jonë, është bërë shtigje-shtigje, kë të zërë më parë dhe i ziu udhëheqës. Mierë more evlat po atë të Arsimit, s'e ndërroje dot mo, të paktën për sitë e botës ta kishe bërë! Edhe leshrat ai i kish akoma si njeri i egjër, siç e keshë parë aherë kur e solli Shefqet Peçi nga Salaria. Ç'të të thom, se mua më bënen ca si lëmsh këta ministrat e tu, mo gas. I rreshtoj, më dalin tepër, i nëmëroj, më dalin mangët. Them Naci, Kaçi, Baçi. Jo, më thonë, është Koçi, Poçi, Doçi. Stan me lepuj ke bërë zotrote apo kabinet qeverrie?! Më thosh Kadriu, për këtë Kacin, ç'e deshi atë, ai është zhyer deri në grikë, më tha. Ç'grikë mo të plaçin sitë, ja ktheva. Ku ka grikë ai. Nuk e sheh që s'ka fare qafë. Si të thoni ju shoku Enver, tha firauni. Partia i di më mirë këto punë. Domosdo që i di më mirë sepse ç'kujtove ti, do të piesim tia ne, se kë vëmë në partinë tonë e kë heqim mo... Nejse, dhe atë të Mbrojtjes mirë e keshe zgjedhur. Pak të leshtë, si Beqiri im. Të leshtët s'i bëjnë dëm njeriu. I heq kur të duash, e jua vë kur të duash, dëgjo mua ti, se jam i vjetër. Edhe ajo sovjetikja që merret me Integrimin, më gajas fare. E mo, ajo që se ç'ka një emër kaurri që s'më vjen në hatër tani. Atë e ke marrë për të rregulluar për qindjen e pjesëmarrjes së grave në qeveri ti, e di unë. Ah kopili Thanasit ç'ta ka prerë mëndja hollë! Po ki Fatmiri mo, ai i rinisë së Tiranës është, se m'u duk si surrat i njohur. Vinte më jepte lule në 1 maj ki mua mo? Nejse ini është ai, ini. Vetë s'e njoh po i kam njohur të ëmën, zonjë grua. Ini do jetë se s'bën, se s'i hin në punë njeriu tjetër ai, dëgjo mua ti. Me atë Moisiun e kalove mirë lumin. Më kërreve mallin e vetes kur jeshë i ri. Edhe unë atë bëra me Spiron, e mbaja kot si kufomë e se piesja fare. Për ideal partie jam shumë i kënaqur me atë gjetje. Ideal për atë vend. Duket si i atire, e punon për neve. Dhe atire kurvave të Evropit jau fut, ja fut dhe Saliut, me një gur vret di zoq. Atë e ke si biçim heroi të heshtur siç ju thoshnja unë në kohën time. Nejse, u t'i kam shkruar të gjitha këto në Veprat e mia të Zgjedhura. Se te 16-ta, se te 17-ta, s'më kujtonet tani, po piet Spiro Deden, po s'i gjete dot. Edhe këndoini ndonjëherë veprat e mia, këndoini. Unë për ju i kam shkruar, se për vete i dija.

More Fatos evlati. Dua të të pies ç'bën ai marroku i Kristaq Ramës. Vesh më nga ato palltot e verdha që vishte dikur? Po atë vëthin që mbante në vesh, ja kini hequr, apo jo, se na fëlliqi fare malukati. Nga të dhënat që ka partia këtu poshtë, del se ju të partisë atje sipër, e kini propaganduar fort, si njeriun e ri. Ju lumtë shokë! Po po u bënë dhe nja dizet copë a koqe si ai, e mori lumi Shqipërinë, e dini këtë, apo jo!? Mos e lini të shtonet shumë si rasat. Nganjë më të rrallë, sa për t'ia shkarë popudhit! Siç bënja unë me Fuat Çelën e Alo Qosen, e mban mend mo, kur i bënje hartimet për ta?! Kristaqi, akoma ia ka merakun se mos bën ndonjë gabim e shkel vijën e partisë. Se vetëm halera di të bëjë ai shoku Enver më thotë sa herë. E do nganjë dackë edukonjëse një herë në muaj, të vijë në terezi, se merr kot ai, si pushka e jevgut. Eh si është ai, ka ngjarë nga fisi i së ëmës, po iu fërkove kokën, hop ngrihen si... Nejse mos ki frikë i thom Kristaqit, shokët lart i dinë këto punë. Po vëthin hiqjani. Po s'e ka hequr, se do vij vetë pastaj t'ja shkul me gjithë llapë të veshit! Ma di kokën mua ai, e njeh frikën.

Dëgjo Fatos. Sakën se u jep ndonjë lek atire të burgosurve politikë që mbanja unë në burgje. Të kam bërë hasha, të kam bërë lanet, s'je më evlati im. Ç't'i bëj Ramizit unë që i lëshoi, u hapi diert, se të qe për mua, atje i mbaja dhe sot armiqtë.

Që thua ti Tos djali, të ndoqa kur bëje konferencën e Tiranës para kongresit. S'më keshe lënë gjë prej gjeje. E di ti dhe mua m'u ngrenë njëherë në një konferencë, po u tregova vëndin unë. I lashë, folën sa folën, pastaj i bëj një shënjë Sulos. Dritat Sulo, i thashë. Fët dritat Sulua, i fiku. Mirë meqë iku korenti, mbledhja shtihet për nesër, u thashë. Tërë natën Sulua bëri zanatin e tij, merr dhe i plas birucave një nga një. Të nesërmen, kur panë sa vetë mungonin nga ata që folën hapur, u benë qëngja të gjithë. Nexhmija në llozhë qante nga gëzimi. Ja si kjo jotja nashti, e dita. Edhe unë do keshë marrë tjetër po s'kam këllqe jam i pamundur. I ke dhe te veprat e mia të shkruara, po dua që të t'i mollois dhe vetë të shplodhem. E që thua ti, të nesërmen në konferencë fola vetë. Pa ngreu ti Masar, ç'doje në makinë të Ambasadës Jugosllave në datën 25 shtator, ora 14?! Gëk Masari. Merre Sulo. Po ti, po ti... Kështu e mbilla atë punë. Po dhe ti me nder e mbille atë punë, s'thom dot jo, por jam i mejtimit se ca arrestime në emër të popullit, do kishin bërë më shumë punë, sesa Rrjeta e Hekurt.


***

More evlat se dhe një çikë e desh harrova, të të pies për badhistat mo, ç'bëjnë badhistat? Si i kam ata të Partisë së Ballit. E de, e, për ata të rinjtë pies, se me të vjetrit kam mbaruar punë vetë unë qëkuri. Ç'thonë mo evlat? Mbami afër se janë tanët ata. Helbete unë me emra s'i mbaj mënd, se s'më nxë shumë rradakja tani, po i njoh nga pseudonimet që kanë në dosje. Kadri Hazbiu bën be e rrufe që janë njerëzit e duhur për tek Badhi Kombëtar. Ti e di, i thashë, po të doli ndonjëri nga dora, do të përgjigjesh. As mos e ki merak asaj ane, i kam siguruar me lidhje difishe dhe trefishe, më siguroi. Ai me pseudonimin "Thoi" e do herë-herë ta presësh siç pritet thoi, po prapë ini mbetet. Edhe atë me pseudonimin "Pëllumbi" ma ki kujdes se në mullirin tonë e shpie ujët dhe ai. Ç'bëjnë me atë tregtinë e shampos që bëjnë me Lefter Kokën mo? U ecën ndonjë çikë apo jo, se shqiptarët i kam mësuar unë që ahere të lahen rrallë. Nejse ti ndihi ndonjë çikë në doganë, jepu një dorë, se i kemi për ditë të vështira. Zarët tanë janë ata. Na do bitha neve, i hedhim, s'na do bitha, s'i hedhim. Ai i treti mo, ai me veshët me majë, si pitbull, se s'më bie në hatër pseudonimi, ruaje se është ca dredharak, por po të shkau mo, po të shkau nga vija, bjeri, hiç mos piet. Nejse, atij mo i thuaj gjë se do i shkruaj vetë një kartë, se më duhen dhe nja di viza fallco për andej nga bota kapitaliste. I bën ai, i bën, e di unë, më kanë thënë. Më ka thënë dhe një i tire, i madh fare, që erdhi këto ditë këtu.


P.S.

Se mos harroj, më dërgo atë fjalorin e ri të Edmond Tupes, se s'kam me se e shkoj kohën. Librin e Sulos për mua e mbarova. Edhe ca turshi e një kanatjere të leshtë, thuaj Nexhmijes, të m'i nisë, kur të vijë ndonjë nga tanët, se këtej i sjell hera, domosdo, me tërë ato zullume që kanë bërë. Atje në portë të Ferrit është një njeri me kapotë të gjatë si Gramoz Ruçi. Thuaji parrullën dhe futi ndonjë lek nga ki i riu i Evropës, evro a si ja kini vënë emrin, thuaji e ke ndihmë për lëvizjen marksiste-leniniste, se nuk i pranon gjoja rryshfetet, do të hiqet i ndershëm.

E kemi bërë tonin dhe Cerberin, punon për ne tani.

Të fala të gjithë shokëve të partisë që janë lart, Gramozit, Namikut, Edi Ramës, Luan Memushit, Sinan Llapushit, Dash Pezës, Poçit, Koçit, Toçit, Muçit, Naçit, Baçit, Kaçit, mor po të gjithëve, kë të pjekësh deri tek Mimi e bashkisë iu dërgoj selam e i puth fort me të ngjitur.

Juaji

Enver Hoxha


Ferr, rrethi i shtatë
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Te verteta apo humor

Letër nga Parajsa

Kryeministri Fatos Nano i përgjigjet letrës së ardhur nga Ferri prej Enver Hoxhës

Për dijeni: sh. Gramoz Ruçi, selia e PS këtu lart dhe sh. Hysni Kapo, selia e KQPPSH atje poshtë

Altin Xhaferri

I dashur, i shtrenjtë dhe i paharruar shoku ynë Enver!


Është një nder i madh për mua që në emër të maxhorancës progresiste, integruese, euroatlantike, antiterroriste, pacifiste, antikonformiste, plebishitare,meritokratike, institucionale, që kam fatin të drejtoj, të vazhdoj letërkëmbimin me ju, atje poshtë, në Ferr. Një letërkëmbim që do të hapë perspektiva të reja, vizione të qarta dhe që do t'iu ndrijë rrugën brezave që do të vijnë. Se brezat kanë nevojë për eksperiencat tona, qoftë për të tuat, të ashprat, qoftë për të miat, të sheqerosura nga jashtë. E rëndësishme s'është forma, por përmbajtja, siç thonë dhe dialektikët; e rëndësis hme është që thelbin ta kemi të njëjtë, format venë e vinë.

Së pari dua t'ju bëj me dije se si lideri i padiskutueshëm, i zgjedhur në mënyrë plebishitare, i
maxhorancës progresiste, integruese, euroatlantiko-aziatike, konstruktive, bashkëkohore,
elitare, bashkëpunuese, leshpunuese, strategjike jam duke bërë përpjekjet maksimale që brenda limiteve kohore mbarëshqiptare, totalisht europiane, kombëtare, internacionaliste që më mundëson qenia ime në krye të Ekzekutivit dhe të maxhorancës që përçoj... Më fal shoku Enver se të lodha më duket. E di që je plak e i sëmurë e të ka leqendisur diabeti e s'i ndjek dot fjali kaq të gjata. Mos ma vër re, të lutem, më është bërë ves tani. Ja kështu u flas gjithnjë shqiptarëve dhe kongresmenëve të mi unë, me fjali të gjata që s'e lidhin gomarin asgjëkundi dhe ata s'marrin vesh asnjë fjalë. Ja, more vesh gjë zotrote nga ato që thashë? Jo s'more. As ata s'marrin vesh gjë. Ç'popull i mrekullueshëm është shoku Enver! Mirë që s'e marrin vesh, por as nuk pyesin se mos duken gjoja budallenj. Me demek bëjnë sikur më kuptojnë. Ato as vetë unë s'i them dot dy herë njësoj, po, nejse. Kjo të mbetet mes nesh, midis udhëheqësish, s'kanë pse ta dinë ata, populli poshtë, vulgu, lumpeni, siç iu thoshe ti me theks frëng. Të gjithë njësoj s'do jemi, se ç'u pa puna, këmbët e dhisë do bëhemi! Po bisedonim një ditë me shokët këtu lart, hanim një drekë pune tek vila jote e pinim për shëndetin e popullit tonë të mrekullueshëm. (Jo, jo, nuk pi më unë, të kanë informuar gabim. E kam lënë dhe rakinë dhe fërnetin. M'i ndaloi Byroja, si ty atëhere duhanin. Shumë shumë mund të pi xhin. Jo, jo, xhinin s'e kam lënë, lashë Xhinën, gruan).
Të gjithë qenë të mendimit se këtë popull të mrekullueshëm e bëre ti. Ti e solle në binarë që e qeverisim ne tani kaq kollaj. S'gjen popull si ky yni. More bëja si të duash, hiqi drita e ujët, hiqi edhe brekët po deshe dhe s'pyet, s'e ngrë zërin se ka frikë mos na prish ne unitetin lart. Më ka mbetur në mend një shoqe nga tonat nga turi para zgjedhjeve. Nuk duam, tha, as ujë, as drita, as bukë, vetëm partia të jetë e shëndoshë. Më mrekulloi, ç'të të them. Thashë ta përgjithësoja si shembull pozitiv që duhet ndjekur, ta bëja nënë heroinë dhe t'i falja ose një mëshqerrë ose një lopë hollandeze. E thirra pas mbledhjes. Sa fëmijë ke, i thashë? S'kam. Po pse, e pyeta. Nuk bëj fëmijë. Ti e ke fajin apo burri? Burri, më tha. I pashë një herë vëngër ata shokët e partisë në rreth që e kishin lënë për kaq pak gjë. Nejse, i dhashë porositë dhe se ku i gjetën një vend nga tatimet më duket.

Shoku Enver, mos ma merr për mburrje se komunistit s'i ka hije mburrja, ai bën vetëm detyrën dhe nuk është një nga dhjetë cilësitë që keni caktuar ju. Unë kam bërë ç'është e mundur për të mbrojtur vijën tuaj, trashëgiminë që na latë pas, herë të shkruar e herë vepër të gjallë të prekshme. Ka qenë një detyrë tepër e vështirë, besomë, se e kishe bërë ca si shumë baltë andej nga fundi sa ishe bërë gati i pambrojtshëm, por unë i gjeta dhe rrugët dhe mundësitë për t'u ngritur mbi paragjykimet, mbi opinionet negative, ashtu siç na mësoni dhe ju nëpër vepra. Jam munduar ta ringre dhe ta mbroj marksizëm leninizmin nëpërmjet lartësimit të figurës suaj me ç'të mundem, ashtu siç porositnit dhe ju, në mënyrë krijuese. Mund të më keni gjykuar keq në ndonjë rast se unë e di që ju informoheni nga shumë burime, por, ju siguroj, se gjithçka është bërë në funksion të kauzës, në funksion të ruajtjes së vijës, por dhe nëse kam gabuar partia ime le të më gjykojë. Veçse dua t'ju bëj me dije se për gjithçka kam pasur miratimin e heshtur apo verbal të vetë shokut Gramoz, si ruajtës garant i linjës. Asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kam vepruar me kokën t ime.

Por le t'i marrim gjërat një nga një. Porosinë tuaj për afirmimin e një brezi të ri nga ish bijtë e
kuadrove të lartë të nomenklaturës suaj për t'i inkluduar në politikë e për t'iu lënë trashëgiminë e mëtejshme të vijës them se është tashmë një detyrë e plotësuar e një mision i përmbushur plotësisht. Të garantoj se nuk ka qënë e lehtë aspak. Kishte prej tyre, ca biçimsëzë që në majë të hundës ma kanë sjellë. Karabusha e shkuar karabushit, si i thonë
fjalës. Helbete, djem blloku, të rritur më të mira. Më fëlliqën dhe mua, dhe partinë, po domosdo dhe ty të zë nga pak era e tyre, edhe pse je larg e je nën dhe. Më the për djalin e Xhelil Gjonit, e gjeta, e ngrita në përgjegjësi, e vura ministër Mbrojtje. Vuri dorë tek lekët e këpucëve të normës së ushtarëve. Dhe mua s'më dha asnjë kokërr leku më e bukura! E hoqa, e shpie tek Rendi në vend të Hekuran Isait. Vuri prapë dorë tek lekët e pasaportave. I ngjit leku për dore si me zamkë, more shoku Enver, ka dorë dreqi, ka dorë. Dhe e ka të rëndë dorën. E degdisa andej nga amerikanët për ca kohë, sa t'ia harrojë populli zullumet se e qelbi fare. E ngrita dhe Dashin, siç dërgonit ju porosi. Dashin e Myslim Pezës. E vura të merrej me lulishte ca kohë, sa të bënte stazhin e partisë pastaj e ngjis më lart, thashë me vete. Del dhe sikur zbatojmë rregullat e hierarkisë. E di ç'më bëri mo shoku Enver? Iku. Dua shtëpinë e babës në Pezë, më thotë firauni. Po ne e kemi muze more! E dua unë, është imja, ma ka lënë baba. Ja dhamë. Ç'të bësh kot zhurmë. E di si janë këta të rinjtë e sotëm? Iu ka hedhur Edi Rama trutë e gomarit dhe s'mbushin mirë të gjithë si brez. Kur më vijnë informacionet nga Peza, jo me korrier, po me celular, se kemi ca grekë të AMC tani që na bien më afër me shoshoqin vetëm për 200 lekë, më ka llahtarisur fare. Më thonë se i ka hequr Dashi topat nga muzeu. I ka hequr dhe pushkët. I shiti për skrap më duket se kështu i shesin tani gjithë ato armë që bleve
zotrote me flori nga Kina e nga Rusia.

Po e di se ç'e bëri shtëpinë muze, mor shoku Enver? S'do ta besosh. E mbushi me kuaj. Na dhjeu historinë, tuajën e timen bashkë. E bëri hipodrom. Kur ma thanë, sa s'lojta nga vidhat e kokës. Po ky dreq ç'ne kaq i dashur me kuajt! S'ka as racë ta lidhi me ta. Mos ka ndonjë damar nga Petrit Dumja ky, se ti i di më mirë këto punë, helbete, punë partie këto...

Sa për Edi Ramën, s'kam ç'të të them: më doli ashtu siç ma rekomandoje. Investim me leverdi. Hallall e pastë dhe këtë dekoratën e fundit që i dhamë për të atin në emër të të birit. Xhanan djalë. Na ka ndrequr aq punë sa s'e merr dot me mend. I dha një imazh tjetër gjithë luftës sonë, e bëri si më moderne, si më bashkëkohore e në fakt e titulloi "Kthim në identitet". Identitetin e merr vesh vetë ti se ku është. I them kur jemi vetëm: u bëre si Çe Guevara, o ditëzi. Lëre, thotë, mos ma përmend se akoma iu ngjethet mishi këtyre, dmth. , popullit, mos na prish punë. Po është danoç e shkuar danoçit ky Edi i Kristaqit. E di ç'i polli mendja para fushatës. Iu vuri një televizor në krye të shkallëve të bashkisë, me demek populli do kontrollonte bashkinë nga televizori, siç bëje ti me kontrollin punëtor-katundar. E thirra: i
ke mendtë, ç'e do televizorin, do na dalin gjithë pisllëqet në shesh! Kur, fët kopili, një veprën tënde ma nxjerr para. Kishe folur për naftën ti atëhere, kur doje t'ia fusje Lipe Nashit. Specialistët të thanë se duhet teknologji e përparuar për nxjerrjen e saj. Dhe ti ua kishe
mbledhur rrup-sup. Kryesori është njeriu, iu thoshe në një vend. Makina, po i dhe mut, mut të nxjerr atje tej. Po ku e kish gjetur kopili!
E more vesh se ç'do shohin shqiptarët tek kompjuteri im, më tha. Ma mbylli gojën. Aq më shumë që qe dhe fjala jote në mes. Jam vërtet i kënaqur me atë djalë se na rregullon goxha imazhin, po nganjëherë e tepron. Ja, herën e fundit donte të bëhej kryetar. I dhashë një dackë, ia ktheva zgjedhjet në ca zona dhe na u bë një grusht firauni, e kuptoi mesazhin. U nevrikosa keq me të, po më mbajtën shokët. Lëre më thanë, i riu si veriu, ai aq di, aq bën. Pastaj mos harro që po të na duhet, ta hedhim prapë kokë a pil. Do ta kisha zhbërë, për ideal, do ta bëja të shiste banane nga të Anastasit nëpër kryqëzime po të mos ishte ndërhyrja jote. Tani është bërë lepur fare. Si urdhëron, shoku Fatos, thotë. Po dhe lepur s'më hyn në punë. Do filloj ta trimëroj pak këto ditë që ta kem gati po më hoqën mua se më vijnë vërdallë. Ta vë në vendin tim dhe u derdh vaji ra në lakra. Prapë pushteti mbetet në duart tona. Na marrtë të keqen armiku. E kam një frikë me të, thonë se është me penallti po s'kemi zgjidhje tjetër. Ç'të bëj, djali i Haxhi Lleshit është si pa qejf, e di ti, dhe s'e vëmë dot, ndërsa ata të Manushit e të Gogos nuk e di ç'bëhen, s'kam haber tani afër.

I dashur shoku Enver!

Besoj se ia kam arritur qëllimit që i kisha vënë vetes për t'ju lartësuar Juve. Aq të nxirë ua bëra jetën shqiptarëve që kam nën vete, sa ata bëjnë ç'bëjnë, shfryjnë e flasin me vete: të keqen e kohës së Enverit. Ky ka qënë dhe qëllimi im afatmesëm: t'iu ngjallja nostalgjinë për ty. Edhe për këtë nga ti e kam huajtur strategjinë. A nuk thoshje ti konfidencialisht që këtij populli duhet t'i bësh nënën që të të quajë baba? Të garantoj se jua kam bërë nënën, madje edhe babain, hera - herës. Mos ki frikë se ta kam marrë hakën. Veç t'i shohësh si ikin nga sytë këmbët, si të shkrehur nga trutë shqiptarët. I bëra të ikin natën. Me gomone, me traget, me trap, me legen, me ç'të jetë, që lundron! Dhe më e bukura është se i detyroj që dhe për ikjen të më paguajnë mua! 500 euro ua kam bërë pazarin për kokë, për një të ikur. Po, po, lekët i marrin njerëzit tanë, mos ki frikë. Vetëm valutë. Euro ose dhe dollarë, po vetëm me kokë të madhe. Ç'thua more, kush punon me lekë nga ne. Po t'u desh ndonjë lek, dërgomë fjalë se tani jemi mirë, mos na e ki merakun, s'jemi siç na le atëherë, jo. Sa herë të kujtoj me atë çmimin për ushqimin që merrte Sofo Lazri, kur këtej binte miu e thyente kokën, më merr gazi. Po dhe më ngrihet respekti për figurën tende. Ja ai ish burrë, i thoshja një natë Zabitit e Skënderit që dhe të zezën e bënte të bardhë. Kjo është mjeshtëri për të hedhur hirin syve. Atë vijë tënde kam ndjekur dhe vetë ua shpëlaj trutë shqiptarëve. Kam nja 4 a 5 TV që i mbaj nën sqetull, si biçim leva të partisë. Ua bëj sikur rrojnë në vendin më të lumtur të botës, shesh me lule ç'e pyet.Kudo arritje, kudo fitore kudo...

Ankohen ata të shkretë more po nuk kemi drita.
Çudi u thom unë, në darkë treguesit makroekonomikë tregojnë rritje. Pyesni dhe Çim Canin, po s'besuat.

More, po sikur jemi varfëruar shumë.
Del Caci në darkë. S'ka mundësi, u thotë, inflacioni tregon rënie e është ulur ndjeshëm.

More, po sikur s'ngopemi as më bukë, thonë ata.
Jo ç'është ajo fjalë; defiçiti buxhetor ka pësuar rënie.

More, po sikur s'kemi ujë.
Jo! - Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, jemi më mirë, le me kohën e Berishës, as krahasohemi fare!
Siç ua bëje ti krahasimet me kohën e Zogut, unë kam kohën e Berishës, paçka se ai vetë e ka harruar, që kur ka qënë në pushtet. Populli është bagëti, ti vetë e ke thënë. Nga ta shpiesh, andej vete. Po ai Caci është dreqi vetë, se sajon ca marifete si të tuat me Zhoao Amazonasin kur s'të vinte më njeri në kongrese. Dhe ai, sa herë jemi keq, s eç ka blerë nja dy biçimë andej nga FMN dhe i bie për vizitë, sa herë na duhen për propagandë. Është djalë ta pish në kupë, po të mos qe aq i zi dhe të mos kishte një çikë dorë më shumë seç duhet mbi financat publike.

Nejse, siç të thashë kështu e kam shtyrë deri tani. Ata kërko bukë, unë flas për GDP, ata kërko drita, unë fol për Shengenin, ata fol për ujin, unë për luftën kundër terrorizmit siç flisje ti për luftën kundër kapitalizmin, kur iu thoshje dhe bar do hamë e për vete haje simite. Kështu, shtyje sa ta shtyjmë kjo punë. Të vejë deri ku të vejë. Sa t'ia lëmë ndonjërit nga djemtë që po bëj gati sipas porosisë suaj.

Pikën më të kopsitur me djemtë tanë mendoj se është sistemi i drejtësisë. I kam kushtuar më shumë kujdes se ç'duhet se dhe këta të huajt janë ca si më të ndjeshëm në këtë pikë. S'është si në kohën tënde. Po them se e kam bitisur mirë ata punë; kudo njerëzit tanë që hiqen si të pavarur sipas porosive të tua. Zv.ministër vura atë Sanxhaktarin, se thashë se kishte të bënte me Fiqireten, po pastaj s'doli gjë po nejse. Edhe djalin e shokut Miti aty e ke. Djali i Adem
Rekës, i Isuf Emin Plloçit, i Fuat Çelës... jo ky dhe Pal Vata s'kishin djem në gjykatë, se e ngatërrova! Ti e di që ata janë tanët, të gjithë gjykatësit, se punove me mend zotrote kur ishe gjallë, juridik merrnin vetëm fëmijët e sekretarëve të parë. Ja ku na doli para tani, ia shesim Evropës për të pavarur e punojnë për ne si Pal Mëlyshi. E mban mënd atë të pavarurin që më rekomanduat për në Komision Qëndror të Zgjedhjeve?! E vura ministër të punëve të Përbrendëshme tani, se i mbaroi mandati, po dhe e mbaroi atje misionin, ndërsa atë që kisha
zv.ministër të Punëve të Përbrendëshme e vura kryetar të KQZ. Në tenxheren tonë do kaurdisemi të gjithë. Po se mos vetëm gjykatësit. Kam bërë shoqërinë tonë civile se kështu e do Evropa. Me djemtë e vajzat tanë e gjitha. Të kënaqet shpirti kur i sheh. Diana Çuli, Remzi Lani, Pirro Misha, Arben Puto, Albert Rakipi. S'kanë nevojë as për orientime, as për fjalime, e dinë vetë që janë rripa transmisioni për partinë siç kishe zotrote bashkimet profesionale. Seç m'u ngrenë ca firaunë të një lëvizje Mjaft. Daleni more djema, daleni, iu thashë! Nuk është kaq e lehtë kjo punë, siç ju thoshte Ramizi studentëve atëhere. Jo po do kërkosh falje më
thoshin. Dhe kush unë!? I nakatosa me këta tanët të shoqërisë sonë civile, u bëra një tavolinë
të madhe, domosdo më të shumtët qenë tanët, dhe u thashë e bëjmë demokratike, me vota. Ngritën dorën, humbën. E kisha rregulluar më parë atë punë. Tani jam mjeshtër për numrat e votimit unë, s'më duhet më Gramozi. Tanët gjithnjë dalin më shumë.

Dhe përse u bë gjithë kjo gurgule, do thoni ju shoku Enver. U mbytën nja njëzet vetë në det. Po ti i pushkatoj e për një mbasdite aq shqiptarë, e ja s'u bë hataja, kurse mua më thonë mjaft! Aman shih mos më gjen se kush ua jep paratë, se i shpall grup armiqësor pastaj unë! Shokët këtu lart kanë punuar po s'e gjejnë dot se kush i nxit këta djemuritë, po dhe unë s'i hyra thellë
kësaj pune, se e kam mizën nën kësulë siç i thonë fjalës. E kam trashur ca si shumë zullumin. Kam një frikë shoku Enver se do më ngrihen prapë firaunët çoç më lëviz toka nën këmbë. E ndjej me hundë se çoç më kurdisin si me studentë, si me greva, sa të më përzënë fare. Si atëhere kur përmbysën dhe bustin tënd, maskarenjtë, e kujtuan se fituan. Ta kam marrë hakun e bustit shoku Enver, mos fli me merak fare! Ata që u ngrenë atëherë kundër, e di ku janë sot. Të shpërndarë si zogjtë e korbit. Të garantoj asnjë s'ka bërë hajër, as pasuri, as katandi, veç Cekës, Imamit, Agim Isakut, Emin Barçit e ndonjë tjetri që e mori kthesën e u bë prapë me ne. Të tjerët, ca të gjallë e ca të vdekur, po hajde gjeji se ku janë sot. Jam kujdesur vetë personalisht, dmth., strukturat e maxhorancës sime dhe ato që më le ti për fatin e zi të tyre. Tani janë djemtë tanë sërish dhe kështu do të jetë gjithnjë, për këtë po punojmë dhe masat
janë marrë dhe për lëvizjet e fundit, nëse gjendja del nga kontrolli i strukturave të partisë e të Sigurimit.

Për të shpëtuar lëkurën vendosa të marr një aksion nga ata me emër të madh. Ia vura emrin Rrjeta e Hekurt. Helbete për të tërhequr vëmendjen, se ti e di vetë sa kollaj i ha populli broçkullat. Lexova atë veprën tënde që flet për tufëzimin e lopëve me propozim nga poshtë e orientim nga sipër, dhe iu hyra: me gomone, me legenë, me çdo gjë që bën not, deri te rosat. S'ke ligj, më thanë këta të jashtmit. Se s'të lënë as këta, ku s'i fusin hundët shoku Enver. Nuk është si në kohën tënde, vetë zot e vetë shkop, që s'e çaje ... për njeri. Me këta duhet mbajtur mirë se ...

Në s'ka ligj, e bëjmë, u thashë, e bën Papi. Ma bëj një ligj, i thashë Përparimit që të jetë i fortë, të futë brenda gjithë hajdutët, e të lërë jashtë ministrat. Punë që s'bëhet, më thotë, pas nja dy ditësh, kur kish vrarë mendjen. Janë të pleksur aq keq me shoshoq, sa s'i ndaj dot, më vete ministrat nga hajdutët. I zë Rrjeta e hekurt, kur të duash, dhe hajde nxirri pastaj!

Erdhi një nga Italia pastaj, me puro të ndezur, si Klint Istvudi. Bënet ndryshe kjo punë. Do që të shpëtojnë të tutë?
Dua, i them.
Atëhere piketoji ata që s'janë të tutë dhe kërkoju të vërtetojnë se si e kanë vënë pasurinë!
Ashtu them të bëj. Po prapë me merak jam. Po sikur të pyesin për helikopterët e mi, si i bleva ç'tu them unë, kurseva rrogën!? Le po më pyetën, po ku i gjeti Iliri me Pandin lekët për vilë në Golem, ku i gjeti Monika lekët për të bërë gurore, Po çi të pallatit, Finoja të kartodromit, ç't'iu them unë! Se iu është hapur goja ca si tepër shqiptarëve, shoku Enver që nga koha që ike zotrote...

Shoku Enver! Më duhet ta mbyll tani, se kam lënë një takim me shoqërinë civile. E de e, me ata rripat e mi të transmisionit.
Shoku Enver ju lutem të bëni kujdes me shëndetin, se ai nuk është më vetëm i juaji. Duhet të jeni shëndoshë për të mirën e partisë, të popullit dhe sidomos të kësaj tufës me djem e nipër që ke lënë ende sipër. Ruhu mos të të zërë ky gripi i pulave që ka dalë tani, e që thonë se ha
pleqtë. Për të tjerat s'ta kam merakun, le të jenë sheshit sëmundjet, s'ta kam merakun se di të mbrohesh. Ne lart keq e kemi punën. Pisk fare. Nga se të ruhet me parë i ziu njeri. Tani që u bëmë ne mirë, plasën sëmundjet. S'i thonë kot: mirë të jep perëndia miell, po vjen djalli e të merr thesin! Kështu dhe ne s'dimë ç'të hamë. Të hash biftek, kemi frikën e lopës së çmendur, pula jo e jo nga gripi i shpendëve, peshqit thonë se kanë dalë me kolerë. U bëmë të hamë shoshoqin, si në kohën tënde, kur mbretëroje zotrote.

Unë dhe mirë s'kam qënë. Më kanë filluar një taktikë të asgjësimit pjesë pjesë. Më hoqën gishtat, më hoqën tëmthat, testin e mëngjër. Kushedi çdo më heqin herës tjetër. Bëj kujdes të na ruash nja dy vende andej nga Ferri, bosh. Fundja, jua parapaguajmë. I dua një për Pilon, se tani marr vesh që s'paska vdekur akoma, e një tjetër e dua për Sabri Godon, atë plakun që shkruante libra me Skënderbe në kohën tënde. Nga të gjithë këtu lart, ke të fala të përzemërta. Të përshëndesin Kaçi, Naçi Baçi, Koçi, Poçi, Igli, Edi, Fati, Dashi e gjithë ata që dje ishin pionierë të tutë, e sot kanë fatet e vendit në duar.

Në emër të maxhorancës progresiste integruese, euroatlantike, transoqeanike, multiplikative,
plebishitare... ja fillova prapë më dëngla unë. Vesi mbetet ves, por mos na lënte perëndia pa ves. Le që harrova që ti s'beson në zotin, por në ata djajtë me mjekër që nakatosën gjysmën e botës. Unë bëj sikur besoj, se ma do puna.
Shumë të fala të dërgon dhe zoti Prodi, s'të ka shkruar, se s'të dinte adresën, si dhe nga disa burra të gjatë të trupit diplomatik këtu, që të bëjnë konfidencialisht të fala.

Yours sincerely

Fatos Nano
Kryeministër i atyre pak shqiptarëve që ende s'kanë mundur të ikin nga sytë këmbët.
Hotel "Trieste"
më 25.01.2004
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Te verteta apo humor

Leter Enver Hoxhes nga Edi Rama

Tirana, tani një "Enver House"

Nga Altin Xhaferi


I dashur dhe i paharruar shoku Enver! Marr guximin t'ju them se jemi mire. Ketu mbi toke jane te gjithe mire. Madje me mire se ç'duhet. Iu ka kercyer barku te tereve nga tanet kater gisht mbi rripin e mesit. Me sa duket ky paska qene komunizmi qe na kishe thene zotrote. E nise ti dhe e bitisa une. Ha e pi e bëj qejf. Parajsë hesapi. Megjithëse dhe në parajse sikur s'qene dhe aq mire punet degjova. Më tha nje dite Anastasi se dhe atje jua shpien ushqimin me bidona siç na e bije në zbor zotrote se zoti s'ka nge të vërë tenxhere per aq pak njerëz sa e meritojne parajsen.

Marr guximin t'i bej me dije partise atje poshte dhe juve personalisht si udheheqes i saj se ketu lart kemi pasur ca probleme qe jane shoqeruar me gabime te pafalshme ne vijen e partise dhe qe po vazhduan mund te lene pasoja ne rrugen e triumfit tone drejt komunizmit.

Së pari, shoku Fatos, mëkëmbësi juaj mbi dhe ka bere ca pelivanlleqe qe hedhin balte mbi partine dhe indirekt dhe mbi ju. Seç i ka hipur një inat si prej gruaje me nje te paudhe nga Lezha dhe do, o ta rrahe, o ta vrasë, o ta fusë në burg. Deri tani s'ka bere akoma gje, se ti e di që atij s'para ja mban vëra keto punet me zarar. Sidoqofte duhet ta dini ju që jeni i informuar se është mire qe partia t'i dijë te gjitha, te jete e mirinformuar ne çdo kohe dhe çdo monment Sidoqofte na ka hapur kot me pakot ca avaze qe vetem e vonojne qellimin tone. Ç'halle kishim ne e ç'halle na nxjerr kot nashti kot Fatosi. Une sa kisha nisur te merresha me rivleresimin gradual te figures suaj, te cilen siç e di e pata ndaluar ca kohe pas asaj festes se Pezes dhe me porosine tuaj e te shokut Ramiz. Tani e nisa serish. Thashe te bej nje lokal andej nga liqeni me modën e viteve shtatëdhjetë. Desha t'ia vija "Enver house", po kam frikë mos është shpejt akoma për këtë punë. I thashë ta bënte një shok i imi për të mos dalë unë dhe me ate rast testonim dhe opinionin sa i pranueshëm mund të jesh bërë që të hedhim hapa të tjerë. Në lokal qenë të gjitha nga të kohes tënde, nga rrobat e zborit tek çizmet e aksionit; nga sulmueset, tek fletë e nderit me gishtin nga pas që jepje zotrote. Aman more ç'lezet kishte të haje një çaj me marmallatë fiku e të vente në shpirt. E kish kripur pak çmimin, jo marmallatën ai miku im, po nejse, shyqyr që ja mbërritëm kësaj dite dhe vetëm për para nuk vuajmë.

Më bënë një raport në krye të javës. Konstatova shoku Enver se të vjetrit dmth., ata qe te kane provuar thonjtë e tu mbi lekure nuk të kane harruar akoma. S'pinë aty birre dhe falas po ta japesh. Peshtyjne e te kthejnë krahet. Mirpo keta te rinjte qe s'të kane njohur se ke idene sa interesant iu dukesh. Vijnë ca vajza me xhel e me kërthize perjashta mor shoku Enver dhe s't'i ndajnë syte nga fotografia. Le që keshtu nga boja te merr ne qafe zotrote se je bojalli si unë. Na marrshin te keqen te gjithë ata qe na thone se jemi pemë pa ****. Nisur nga kjo i mblodha ca nga keto te rejat e iu organizova nje pune vullnetare si ato te shtunat e tua qe beje zotrote per pastrimin e pallatit. Thashe ta bej nga Blloku e nga Shallvaret se mendova qe aty ka akoma shume prej kuadrove tane me shtepi. Pastaj u bera nje party siç u beje ti mbrëmje vallzimi me fizarmonikë, pasi iu nxirrje djersen ne ulluk të b... S'e ke idene sa interesante iu duk aksioni dhe them ta vazhdoj akoma. Bertisnin çupat 'Enver Hoxha' pasi pinë nga një tekila me patatina sa te behej zemra mal. Kam vene nje emer tjeter, nisma në ndihme te komunitetit per te mos e kuptuar prindërit se kjo s'është gje tjeter veçse nje nga ato yckëlat tua te dikurshme. Veç ta shikoje shoku Enver si me shikonin te rriturit nga penxheret e pallateve me inat se iu dukej se ishe ngjallur ti. Po une s'pleksem me ta, do t'i pres sa te vdesin se do vdesin shpejt me ç'u ke punuar zotrote dhe ateherë do t'iu them se keto gjera i ka bere per herë te pare një burre tjeter, dmth., ti. Atehere do t'u vë ate CD me kengën "Enver Hoxha, tungjatjeta!" të tundet Tirana si në Kongresin e Tetë.

Së dyti, marr guximin t'ju them se shoku Fatos bëri dhe një dercke tjeter. Seç vajti e beri nje ligj qe emeronte te shoqen zonjë e parë. Dmth., si shoqja Nexhmije dikur. E t'u ngrene keta dobiçrit e opozites e tallnin menderen me ne, dmth., me partine. Guxuan me vu dorë dhe mbi gruan tate. E krahasuan Xhoanën me Nexhmijen, të poshtrit! Në fakt shoku Fatos e dhjeu një çikë aty se s'qe as momenti as koha; s'qenë pjekur kushtet, siç do të thoshit ju. Shfrytezoi rastin që meqë Moisiu s'ka grua. Po prapë, pse do ta besh ligj, se ja neser s'ka dhe kryeministri, apo s'ka dhe Serveti, kë do te bëjmë ne zonjë të pare gruan e Anastasit apo të Erjon Braçes, se atyre u bie radha, meqë une s'mbaj dot grua, se jam person i papajtueshëm me martesen dhe me familjen, siç e di dhe vetë se ta kam qarë hallin. Le qe seç doli e tregoi dhe një barsoletë me gomarin e Sokratit të Greqisë dhe s'u mor vesh kush qe vertet gomari. Punë gomerësh shoku Enver, po kot i dukej vetja si Sokrat atij.

Së treti, na ka dalë një group i ri armiqësor. Partia e zbuloi dhe kete here se të qe për Kujtim Hysenin e Sigurimit, na kish marrë lumi thuaj, po shyqyr qe kemi vigjilencën e partisë. Ilir Meta e udhëheq, po do ti, i vete pas dhe Limoz Dizdari. E more, ai që bënte ato këngët a për ty, për atdheun e për vatanin. Zoti Nano është zëmëruar pse s'i bëri një këngë. Po s'ke bërë asnjë trimeri, veç ndarjes së gruas. Po pse Enveri ç'bëri që i ngrehe kenge!? Turp, do të krahasohet dhe me ty, pale! Po Limozi nuk leshon pe. Kaq ta besh dhembin s'ka kenge. Me mire i bej kenge Lekë Çukës, sesa ty! - i tha. Veç ta shihje si thartohej Fatosi shoku Enver, veç ta shihje.

Po ky Iliri na ka nxjerre ca telashe. Provizore janë, sa ta fusim brenda, se pastaj ja tregojnë shoket tane atje se sa i vlen lëkura, po me radhë vijne punet. Na e bënë partinë stan me lepuj sa merr naçin e baçin, të ikën muçi e tuçi, sa vë në vijë koçin e poçin, te ikën naçi e kaçi. Na i mbushën partine me ca rroça poça që s'ka bir kurve që i udheheq!

Së katërti, marrëdhëniet ndërkombetare i kemi ibret sh.Enver. S'na duan. Sidomos këta të Evropës. Më keq se ty, na shohin si gogola. Po ne dhe kemi ndryshuar. Gjoja de gjoja, po ti e di që ne të keqen e kemi në ADN, sado të ndryshojme formen, thelbi ADN-ja jonë është me ty, e kuqe safi, dhe me një krah kromozomi mangët. Edhe Amerika na doli ashtu siç ja kishe frikën ti, siç thoshje ti në të gjallët e tu. Amerika të jep nje thelë, e te merr nje pelë. Po dhe thelën qe na dha e ka emrin Nano, me një fjalë jo thelë, por kërmë. Të ta shkoqit unë e të ta bej të holla fare meqë zotrote je ca zaif këto kohet e fundit me atë punën e sheqerit. Thamë te ndreqeshim me ta e derguam ca ushtarë në Irak. Do ti që ata kopila nuk u hoqen as shpenzimet e udhës, as navllon, si i thoshin qëmoti. 6 miljon dollarë i paguam vete me të ngrënë e me të fjetur. Jo me luftë, ç'lufte muti bënë keta tanet, ruanin amerikanët kur flinin. Po ata firaunë na dhane vetem një flete nderi si ti ne kohen tende, pune që s'bëhet. Kerkojne dhe trupa të tjere shoku Enver.

I derguari sovjetik, më fal amerikan dha porosi para se të ikte të niste trupat. Dhe e di kujt ia thonë shoku Enver? Ia thonë Pandeliut, se e dinë qe eshte ca si leshko e s'i thotë dot jo as gruas së tij. Po ata firaunë kane filluar te bejne luftëra nga ato që thoshje zotrote, luftëra imperialiste. Kemi biseduar me shokun Pandi thonë. Po kush e pjerdh shokun P... Iu thashë një ditë bisedoni me Tosin. Është njeri qe ha Pazar. Ka parime nga tuajat, çdo gjë shitet e blihet thotë, gjithçka e ka ne çmim. Po dhatë Pazar të mire ju shet dhe atdhenë. Pa vorioepirin se më duket se ja premtoi grekëve tani radhen e fundit. Nuk e kthen dot llafnë se greket kane dhënë kapar më duket. Se mua di sa me degjojne keta te Amerikes shoku Enver. Qamet fare. Vdesin për mua se iu dukem si ndryshe, si njeri novator. Nejse kur them vdesin, vdes ndonjëri, jo gjithë Amerika. Po dhe une s'ua kam lënë manget. Sa vjen nje amerikan ketu, unë fet një takim, një bisede tete-a-tete siç thoshje zotrote, një dashnore. Ah me këtë ua kam gjetur shoku Enver. Kanë dobësi për femrat tona. Është një arme që dhe ju mund ta kishit shfrytëzuar me mirë, mendoj une. Kam krijuar nje brigatë me çupa që të thajnë në anglisht, dhe ua afroj si me lezet. Sa të bien brenda se pastaj i tërheq vetë për hunde. E kam provuar nja dy here deri tani dhe më ka dale mire. I ka dale dhe partise natyrisht, po kush ta di këtu. Tani qe s'je zotrote të vete dhe puna për ***; puno sa të duash!

Së pesti, marr guximin t'ju them se shoku Fatos po ngre kultin e individit. Nuk pyet për njeri ne botë, i ka ikur petullla fare këto kohët e fundit. Helbete dhëndërr i ri tjetri, të vret e s'të paguan, si i thonë llafit. Mua s'ma var më fare. Edhe kur takohemi rastësisht per balle nje here me flet dy here s'më flet. Pse bejne keshtu shokët e partise!? Madje dhe kur më flet, s'më thotë më shoku Edi si dikur, por "hë mo pallë, ç'kemi!". Edhe per ty keshtu me tha një ditë: ç'thotë ai palla nga ferri!?... Të ka dërguar ndonjë letër apo jo? S'e merr me mend si u bëra thashë t'i shk... robt, po u mbajta, siç na keni porositur. Më mirë ta ngre në organizate thashe partia i di më mirë këto pune. Po do ti që dhe Gramozi s'është në terezi ka luajtur nga vija shoku Enver, ka luajtur s'është me ai i dikurshmi. Seç është pleksur me një tregti cigaresh dhe s'ja mba t'ja kthejë fjalën Nanos. Edhe Sabiti s'ka gjë në terezi. Ja kanë lene të gjitha në dorë Elmaz Sherifit. Po pse bëhet partia me Elmazin ti e di vetë, ai i thotë këmbës dorë, i vrari, se aq i mba kandari, e ka një çikë eksiq. Po Luani shoku Enver, ku më gjete atë Luan Memushin që mbulon arsimin. Ai na diskrediton kauzën që kemi marrë përsipër. Të keqen e shoqe Tefta Camit, s'i vjen as tek maja e këmbës. Po ç't'i bësh ka qënë porosia juaj që në parti të pranoheshin sa me shumë punëtorë e bujq, se përpunohen më kollaj. Nganjëherë me vjen te pëlcas kur degjoj si me jep këshilla Gramoz Ruçi po ç't'i bësh, dora që s'kafshohet, puthet thuaj! Porosia juaj është e shenjte. Keni thënë ju të marrim pa arsim, ashtu do t'i marrim, po të pakten jep porosi të mos i bëjnë ministra, se na prishën gjithe punët! Ja nxirret të llafosë Viktor Doda me ata imperialistët e korrentit!? Të felliq fare shoku Enver. Ndaj unë mendoj se ben mirë t'ju tërheqesh vërejtjen ketyre sipër te mos e teprojnë me futjen e te paarsimuarve në parti. Gjella me kripë, po kripa me karar.

Së gjashti është një Çimi, Çimi, një i shkarë nga trutë në Tiranë të re. S'po ia gjejmë dot dermanin. Siç e di dhe vetë Sokoli ka një dyqan aty me ca kompjutera. Eshte bere ca si kapitalist, po atij i lejohen të gjitha. Vete keni thenë qe dhe kapitalizmin e ndertojme ne, po të jetë nevoja. Shkon Çimi aty e sheh që shkruan në kompjuter dhe i fandakset surrati yt. Seç i thotë ajo mendja e tij e sëmurë. Rrëmben të parët hunj që i dalin përpara dhe u vishet vetratave të Sokolit. Na keni pirë gjakun! Thua të kesh pirë dhe nga gjaku i Çimit zotrote, ndaj u marrose ca nga fundi. Na kini shtypur! Komunistët e *****... Tani na shënoni ne kompjuter, nuk na shkruani më në bllok. Dhe bam vetratave. Thirra policinë. Ç't'i bëjmë ne, tha ai, s'mbush fare, dhe e lëshuan. Na ka gjetur belaja shoku Enver. Tre herë në muaj i thyen vetratat e duraluminit të dyqanit të Sokolit! Kjo s'durohet. Them t'i hyj vetë me grushta ndonjë ditë se s'ka derman tjetër as shoku Gramoz me shokun Elmaz nuk kanë gjetur dot zgjidjhje për ketë çeshtje që po shndërrohet në problem partie. Them ta shtrojmë në KPD po kam frikën se mos voton Bardh Agasi kundër me Ilir Zelën e me Ndre Legisin e Gjergj Kojën se s'e kuptojnë rëndësinë problemit.

Së fundi, shoku Enver dua të bëj autokritikë. Nuk e mendova thellë dhe i kërkoj ndjesë partisë dhe veçanerisht juve. Kishte dalë një modë ketej mbi dhe që bënin të gjithë tatuazhe. U tundova. S'rezistova dot dhe bera dhe une nje. Mbi prapanicë apo me saktë mbi gjysmen e majtë të prapanicës për t'i qëndruar besnik të majtës. Ç'të të pikturoj, shoku Edi? - më tha ai djali që bente tatuazhe. - E bën dot portretin e shokut Enver, se bëhen portretet e njerëzve me te shtrenjte. E bëj po kushton dyfish me tha firauni. S'ka gjë, lekët vjen i paguan Koçua, i them. E bëri shoku Enver si të gjallë të ka berë. Mirëpo mosha, ç't'i bësh, kanë filluar të më varen ca ****ët dhe të është varur dhe ty turiri. O zot katastrofë fare. Të kërkoj ndjesë, se nuk u thellova. Bëj autokritikë. Shokët thonë që kam qenë ca i pirë kur vendosa, po kjo nuk më justifikon.


E pashë atë faqen tende që të ka hapur Iliri në internet. Nuk ka të sharë, si gjithçka juaja. Ju jeni i madh dhe i pagabueshëm, siç thoshte im atë, rahmet pastë, në të gjallë. Aty do mësohen gjithë brezat e rinj ata që e gëlltisin llokum gjithçka që u vjen nga interneti, të brumosen me mësimet dhe porositë tuaja të çmuara. Aty thuheshin të gjitha, si qe themeluar partia jonë në një barake që tani e prishën kopilat, pronarët etj., etj.. Sa për atë adresën tënde të internetit www.xhebraili.com unë them ta ndërrosh. Më kanë ardhur zëra se të kanë vjedhur paswordin. Po të hap nje adrese tjetër www.tarrasi.com ndërsa atë "xhebraili.com" po e përdor unë, meqë më thonë dhe "xhebrail edvini" këta kopilat e opozitës e me vjen tamam. Kështu do t'i ngaterrojmë dhe me shumë armiqtë që na kanë halë në sy.


Të kam hapur dhe një numër llogarie në mermer tënd nga përqindjet që u marr këtyre ndertuesve. Prish sa te duash, se s'mbarohen, i kam vënë mirë në terezi me këtë projektin francez punët dhe them se do rrafshohem mirë me para. Përdori per të organizuar partinë atje në ferr. Vetëm atij Zhoao Amazonas mos i jep më asnjë kacidhe, se vajti një jete që e mbajmë me të ngrënë e me të pirë. Gjej ndonjë marksist leninist tjetër.

Me respekt

Juaji xhebrail edvini d.v.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Te verteta apo humor

Letër nga Ferri: Shoku Enver i shkruan Edi Ramës

"Kaini" është ki ini

I dashur evlat!

Letrën tënde të fundit e mora dhe u gëzova pa masë. Thashë të të shkruaj një letër, jo se kam ndonjë porosi po kot për hoby, siç i thoni ju andej sipër, të ksemolloisemi si prindi me djalin me demek për çlodhje. E mora atë pakon që më dërgoje dhe m'u bë qejfi. E mora dhe kasetën me këngën tënde e m'u bë di herë qejfi. Ja brezi që kemi rritur, i thashë Mehmetit. Edhe këngën e bën vetë e s'e lë t'ia bëjnë të tjerët si të duan, po si t'i duhet. Me këta djem mo, do eci përpara kauza jonë e përbashkët. Me shëndet mirë kam qënë. Tani në behar që ndërronet gjaku mo, bënem gjeth fare, sikur s'kam patur kurrë lëngatë e jam gati të shkatërroj jo një, po tre grupe antiparti njeherësh.

Nuk jemi dhe aq keq sa thuhet këtu në ferr. Si të mësohet njeriu. Unë për vete jam ambjentuar aq mirë. Le që se mos kish ndonjë ndryshim ajo jeta jonë andej lart nga kjo që bëjmë këtu. Ati-ati janë. Kam zënë miq të rinj. Nga të gjitha kohët, nga të gjitha moshat, se ferr hesapi këtu, ka të bardhë e të zinj...

Më hahet muhabeti me njërin që ka hapur një tavernë këto kohët e fundit. Kain e quajnë, zotni burrë. Ka vrarë të vëllanë, ndaj e kanë prurë në ferr po nejse. Ka hapur një tavernë trendy siç u thua ti atyre lokaleve të shtrenjta. Është i biri i Adamit e Evës. Ata që thonë se krijuan njerëzimin, po unë s'i besoj ato broçkulla. Për mua botën e ka shpikur o Marksi, o Engelsi, se Lenini s'pati kohë e as vegla për kësi punësh. Po nejse ai dhe emrin tavernës ashtu ja ka vënë: Bujtina Adami & Eva.

-Pse s'i vure ndonjë emër tjetër, - e pieta, - ndonjë nga këta emrat amerikanë që s'i kupton dot njeri.

-Jo po dua ta vë në nderim e për respekt të prindërve, Adamit e Evës. -Eh, se mos i bëre çirak sa qenë gjallë, po do t'i ngresh tani për së vdekuri, - i thom.

-Po se mos ti e bërë çirak Halilin, tët atë, - ma pret kopili. - Harrove që u dogje dhe Kuranin, meqë qe hoxhë, e vetë qeshje kur ngroheshe në zjarr?!

-Ndrishe puna ime. Ai s'qe baba i denjë për një baba udhëheqësi, - i thashë, - dhe thashë ta vdisja ca nga ca. Po i lëmë këto, - i thashë, - se të di njësoj jemi më duket.

Po le ç'kopil është treguar. E ka bërë tabelën në të dy krahët në një krah për kaurët: Adami & Eva, në krah tjetër për myslimanët Ademi & Hava. Hanë e pinë të di, palët pa mur në mes, si ai që po ngrihet në Lindje të Mesme siç më shkruaje. Po këta mislimanët vetëm çaj pinë, e ankohet për xhiron, ndërsa këta të krishterët dënden me verë. Më bie njëri një broke të madhe. Pije shoku Enver, - më tha, - se është gjaku i Krishtit! - Rrofsh i thashë, po e kam lënë gjakun, s'e pi më. S'e pi, se s'ke, apo s'do?! Jo mor jo, kam pirë gjak sa të duash atje sipër, po tani ma ka mbledhur diabeti. Po ti evlat e pi gjakun ndonjë çikë!? Më thanë se atire tregëtarëve dhe ndërtusave jua pi gjakun me opingë. Ashtu evlat ashtu. Pirja e gjakut vetëm të mira të bën, dëgjo mua.

Nejse, vaçë një ditë fund jave vveek end siç i thua zotrote, e gjeta të ziun Kain të dërrmuar. Kish pirë ca nga ato pijet imperialiste vicky me xhin e qe bërë tapë. Ja kish shkrepur të qarit me kokën mbi tavolinë. Ngreje kokën, i thom. -Po unë kam vrarë vëllanë tim, më vjen keq, më vjen turp. Bithë e plasur, i thashë. Po unë vrava barinë që e keshë në vënd të babait e s'më gjeti gjë. Le pastaj të tjerët pas tij. Kur qan ti unë duhet të vë kujen i thashë. Ngre kokën se je burrë. E mblodhi veten. Nga ajo ditë me qeras gjithnjë.

-Nga je ti, shoku Enver? - më piet një ditë. -Nga Shqipëria, i thom. Andej marr furnizimet me zarzavate për dyqanin, tim thotë. Luaj mor vendit, i them, e ke gabim. Atje s'ka pëllëmbë tokë të lirë se e mbusha vetë më bunkerë. Le që dhe po të kish, se mos do t'i punojnë ata. Po s'qeshë unë t'ju fut drunë, s'punojnë shqipëtarët, as me para, e as me temena. Jo perimet mbillen në Maqedoni, po tenderin e ka fituar një shqiptar dhe ai na i bie. -M'u bë qejfi që për dobiçllëqe të tilla, ju punon mëndja djemve atje sipër.

S'e ke idenë çfarë njeriu i mirë është Kaini. Më dëftoi biografinë atë ditë që qe i dehur. Ngjanim në shumë gjëra ndaj më pëlqeu firauni. Më dëftoi për perëndinë, se si i kish krijuar Kopshtin e Edenit ku jetonin prindërit e tij. Eh e ke mirë ti, o Kain vëllai, se ta krijuan të tjerët kopshtin. Po unë që e krijova vetë Edenin atje sipër, dhe ika e e lashë të ma bëjë rrush e kumbulla ai firauni i Thanasit. Po nejse, nejse dhe një çikë degjenerim do ketë pasur, se ai thotë që ata rrinin lakuriq në atë Kopshtin e Edenit. Kanë histori interesante këta të fesë! Ti, besoj, mbase i di, se je vetë kaur, po unë s'i kam ditur. Më kënaqi Kain vëllai me historitë e biblës. Më tha se të parët e tij iknin lakuriq meshkuj e fëmra. Unë s'ja besoj të tëra, se e di ti që jam ateist, po nejse. Këtu, si në burg, ngaqë s'ke ç'të bësh, i dëgjon historitë dhe nga dhjetë herë e të duken interesante. Më tha që ajo gruaja, Havaja a Eva, quaje si të duash, hëngri koqen e mollës fshehurazi dhe zoti e dënoi. Të kish ngrënë në kohën time ndonjë gjë të ndaluar, unë i këpusja kokën, i thom Kainit. Epo Zoti ka më shumë mëshirë se ti, nuk është sa ti i pashpirt.

-Pse jam i pashpirt mor firaun, nuk e fala Nakon unë. -E fale, po e vrave më pas. Dmth., e ruajte për një vakt tjetër. Po nuk kish pasur faj ajo gruaja, e kish mësuar gjarpëri të bënte paudhësira. Ja si Ramizi që mësonte Nexhmijen time. Le kur më dëftonte për përmbitjen e madhe. M'u kujtuan këto vitet '90 kur shpëtove vetëm ti evlat, nga raca jonë e keqe, ashtu mo si ja thoshim e kuqe!... Që të vazhdonte raca me demek. Pastaj nisi fillimi i ri. Nuk e di si e dëftojnë andej nga kampi i myslimanëve këtë, se nuk më qasin, meqë s'jam bërë synet, po pak rëndësi ka. Shiqir që shpëtuat ju nga ajo përmbitja e madhe.

Më vjen një natë në derë një grua me leshra lëshuar, ja shih Bulen tuaj. Aman shoku Enver, ti që je më i mënçmi, më i drejti, më i forti më i... Lëri moj këto, i thashë, po thuamë ç'hall ke!? - Po ja, ti e ke shok atë Kainin që ka hapur tavernën. Dua të më marrë në punë djalin, se kemi mbetur keq. Ç'je ti moj malukate, i thom. Romake shoku Enver, nga Roma e vjetër, vëndallije denbabaden. Jam e ëma e Neronit, perandorit të dikurshëm të Romës. Pies Foto Çamin, se atë kemi më të kënduarin e birosë. Ç'është ki Neroni mo? - Nuk e di. - Si s'e di, po pse kot të shkolloi partia deri në Bashkim Sovjetik tia!?

-Atje, dmth., në BRSS, që nga Lenini e këtej na e fillonin historinë. Ç'faj kam unë i shkreti se bota ka ekzistuar dhe para komunizmit! Piet Aleks Budën, se ai i di këto, është marrë më varre, me ilirë e me pellazgë tërë jetën. Vjen Aleksi me temena. Ju patjetër e dini shoku Enver, vetëm se nuk ju kujtohet për momentin. -Lëri more denglat, po thuaje, se tanët jemi këtu të gjithë, e s'na del llafi. - Neroni është një perandor mizor që dogji Romën, dmth., qytetërimin romak që vrau nja tetë gra e tre-katër mijë ushtarë robër, ndërsa kjo është e ëma. Thonë se kanë pasur një inçest të dy, ndaj janë këtu në ferr.

-Pse s'thua që qënka burrë zotni ki Neroni?! -Po ç'punë do bëjë? - i thom të jëmës. Oh ai është këngëtar i lindur, ka një zë që ja dhjet dhe Luan Zhegut tuaj. Veç ta dëgjosh kur këndon live. Qoftë e bërë, qënka burrë zotni ki që ka djegur Romën. Harrova të thom se e zgjeroi tani në behar bujtinën Kaini, e natën ka kthyer në pub. Pinë gjithë udhëheqësit birrë me patatina e lozin poker si ju, tek pub rozafa. Neroni këndon live nga ora 12 deri në 4 të sabahut allafrënga. Veç të shohësh dens, rep, hip-hop. Unë për vete jam bërë ca R&B, po këta metalistët, Hitleri me shokë, s'i duroj dot as këtu, na çanë veshët! E që thua ti, dëgjoj një natë afër sabahut... Neroni live, këndonte një këngë për Romën.

Roma, në zemrat tona

edhe e djegur

sido të jesh

ti je e jona.

I ngrihem i vete atje me atë bastunin që më kanë dhuruar punonjëset e kombinatit "Misto Mame" për ditëlindje. Ç'e ke këtë këngë ti!

-Hip-hop shoku Enver, më thotë.

-More s'të thom për hop-hopin unë, po ku e ke marrë. Ti vetë e dogje Romën, pse bën sikur t'u nxi trapi tani. -E, shoku Enver, se ti mos e bëre çirak Shqipërinë!...

-E di ti, more firaun, që kjo është pirateri. Të të zërë Sefedin Çela, të bën gjëmën. Kish kopjuar këngën tënde firauni, gjen tenxherja kapakun thuaj! -Mos të ta dëgjoj më, se më kujtohet përmbitja e Tiranës Erdhi e na ndau Kaini, se kushedi ç'do i keshe bërë. Pimë nga një gotë.

Ah ç'burrë i lartë je more Kain. Ah që s'të njoha në të gjallë, se do jeshë bërë një oficer i shkëlqier Sigurimi. Hajt mo, se nipërit e mi ishin dhe ata që kishe, - më tha, - s'më mbetet qejfi, për kokë të fëmijëve.

S'i paskej ngrënë akoma fëmijët e tij me ç'mora vesh. M'u ankua për biznesin. -Ky cerberi është më keq se Nanua juaj atje lart. Na griu me taksa, nuk na lë të ngrëmë kokë. Le që seç e ka shpallur dhe zonë pedonale këtë cepin e ferrit ku është pubi im dhe më mori në qafë, ra klientela. Tani njerëzit do hyjnë më një biçim karte elektronike. Dmth., siç hinin në kohën time me leje të drejtorisë së ditë në Bllok njerëzia. Po dhe ti o evlat, e keshe bërë në Tiranë. Më tha Bedriu që erdhi tani këto ditë sa bëri dorëzimet e sa mori rrobat, se dhe ti e keshe bërë. I kishe vënë një derr zinxhiri udhës për në Bllok. Ashtu të lumtë se u bëmë si këmbët e dhisë. Në Bllok s'mund të hijnë të gjithë, se ç'u pa puna. Vuri nja di ushtarë në krie rrugës, se ngjan më mirë, dëgjo mua. Pse si të dukesha unë tia, që s'lija njeri asaj udhe veç njerëzve tanë. Tani kthimi në identitet mund të quhet i përfunduar, se u ktheve tek unë në shumë gjëra, o evlat!

Me kaq them ta mbill se më vajti ora e bilardos me Kainin. E kemi bërë më xhin kush humbet. Të fala gjithë njerëzve tanë, gjithë atire që më duan e i dua.

PS.

Po t'u bë mbarë, më dërgo nja di çupa nga ato që iu jep me qira diplomatëve të huaj kur vinë në Tiranë për t'i futur në thes. Të dinë të këndojnë po dhe të jenë një çikë të mbajtura. Me një fjalë të mos i mbajë Kaini me bukë, po ta nxjerrin vetë bukën e tire. Përqindjen e fitimit ta dërgoj në rastin më të parë. Këtu bëjnë goxha para çupat. U mejtoj të mos i mundoni kot duke i dërguar në Itali e Greqi. Diskutoje me shokët. Kujdes mos iu zbulon linjën Interpoli se më kanë thënë që kanë nisur ca hetime për atë punën e organeve.

Nga Kaini ke shumë të fala të përzemërta.

Rroftë Partia jonë e lavdishme e Punës!

Rroftë populli shqiptar!

Rrofshi ju...

**************************************


Letër e vonuar e Enver Hoxhës për Edi Ramën


Lërini shqiptarët merren me mua...!

Nga Altin Xhaferri

Të dashur djem e nipër që më kini mbetur ende sipër!

I dashur djalë Edi!

Ta keshë taksur që për San Valentino, të ta nis këtë letër, po meqë na kanë dalë ca llafe, si mua dhe tia, thashë ta vonoj dhe ca, e vetëm sot e bitisa. Për hallin tënd o evlat, që të mos të të dëmtoj politikisht, siç thotë shoku Petro Koçi, jo për vete, se unë kam vajtur me kohë tek Ara e Tares e s’kanë ç‘më bëjnë llafet e atire që s’më duan. Pastaj ti e di se ç‘është bërë një katrahurë e madhe, me orientim nga lart e propozim nga ne vetë me letra. Nexhmija i bën letër Sokolit, Sokoli -Ramizit, Liljana - Nexhmijes, Nexhmija - Flamur Çanit, Çani - Paskal Milos. E ç‘të thom biro, radha e kakërdhive është e gjatë, ndaj ta vonuashë dhe letrën. Të mbarojnë të gjallët që duan të ngrenë të vdekur, e pastaj të fillojmë ne të vdekurit që duam të ndihëm të gjallët. Kështu më iku San Valentinoja me gjismën e trupit këtu, e gjismën atje tek ju. Shiqir që këtu më ra gjisma në mes e poshtë!

Po të shkruaj tyja në emër të brezit tënd, në pamundësi për t’iu shkruar të gjithëve kokë me kokë. Jo vetëm për shkak të një inisiative që ka marrë shoku Simon për të kursyer letrën, e që jam i detyruar të bëj sikur e përkrah dhe unë, por dhe për forcë zakoni, si dhe për arsyen se tani u bëtë dhe shumë. S’jeni më si 15 vjet më parë kur detyroheshit edhe të më shanit ndonjëherë, për t’ju besuar të tjerët e për t’ju ardhur nga pas. Zaten unë kështu i kam dhënë gjithnjë direktivat: i shkruaj njërit e dëgjojnë të tjerët, dmth., si punë bashkëbisedimi që flas unë e ata vetëm dëgjojnë. I shkruaja Pal Vatës, e zinin mënt gjithë malokët e tjerë. Të shkruaj tija, e të tjerët mbajnë shënime. Kështu funksionon partia mo evlat, një flet e të tjerët duhet të thonë siurdhëron! Se ç‘u pa pastaj, s’dihet ku i del timi. Nejse, ç‘të t’i thom kot, sa për merak, se më kanë thënë që ti je bërë usta e shkuar ustajit për këso punësh. S’i lë njeriu radhë të flasë, sikur ke ngrënë gazetët saba m’sabah. Po û të zgjodha tia mo, dhe me porosi të shokëve të Birosë që kam këtu me vete, si përfaqësuesi më tipik i asaj flamës që lamë sipër, që na i thoshëm diktaturë e ju i thoni demokraci, si nip i mikut tim të besuar e të kënduar Sofo Lazrit, si djalë të Kristaqit, e le mo, m’e nga më tutje, se ka dimijë arsie për të zgjedhur tia e vetëm tia! Ti je kali fatlum që do heqësh pas vetes arabanë time, që do shpiesh më lart veprën që e lashë përgjismë, jo vetëm për shkak të sëmundrave të shumta që më kishnë pushtuar trupin, shpirtin e menden, por dhe për shkak të luftës që më bënin imperialistat mo, siç të kam thënë dhe gjetkë. Se imperialistat e kanë halë në si Shqipërinë, ndaj mos u besoni dhe atire dhipllomatëve që bëjnë sikur janë me ju. Ta futin, dëgjo mua ti. Një çikë po s’e pate mendjen mo, ike ta futën. Edhe një dhëmb po pati imperializmi, e kam thënë û, ai mbetet i rrezikshëm. Unë ua futa, nejse. Ata kujtuan se duke vdekur unë mo, do vdesë dhe kauza ime. Më atë krah flini ju thashë. Se mos e kanë lexuar ata Engelsin e Leninin që thoshin se materja nuk zhduket, ajo vetëm transformonet mo! Ja m’u ngretë ju, nipër e djem që kini mbetur sipër, si enverë të vegjël, e më dhatë vëndin që më takon!

Thonë se unë më së shumti, kam ardhur te ti me trup, me mëndje e me vese. Më rrofsh o bir! Më rrofsh sa malet e emrin ta shkrofshin me parrullë në mal si mua, jo vetëm në atë deltaplanin që nxjerr rrallë e më të dëndur mbi Tiranë. Edhe Ramizi s’e kish thënë keq mo, se e rilexova këto ditë. Ai, - me demek unë, - ka vetëm ditëlindje! M’u bë qejfi që s’ia shtipa kokën ahere që më pengoi Nexhmija. Do keshë bërë gabim po ta keshë pushkatuar dhe atë me të tjerët. Kush do i bënte këto hiletë e mëpasme pastaj!? Vetëm Nexhmija, Paskali dhe Arian Çani, janë ca si pak mo evlat. Kish thënë dhe një tjatër mo evlat: siç është rinia sot, do jetë atdheu nesër. Ja mo ashtu e keni atdheun, lara lara, si padhatet e tua.

Por û po të shkruaj tia dhe për një arsie tjatër që s’ia kam thënë as Nexhmijes. Të shkruaj, se s’dua t’i shkruaj më atij firaunit të Thanasit - Fatoçit. Më shkruante Nexhmija dhe më dërgonte edhe nja di faqe gazete me letrën. Ai s’është në terezi, është bërë më keq nga unë i ziu. I papërgjegjshëm fare, s’bie era për udhëheqës. I shkreti Nasho thuaj, ç‘tojbestakfurllah ia zuri derën. Më mirë djepi bosh!... Ta dinte, e kish mbitur me duar që kur e polli, se ka qenë komunist i bindur Nashua. E pashë në atë TV-në e re të topave, tek ai televizori i ri që më duket se është ca si ini. Kërciste dhëmbët kundër atire firaunëve të opozitës që dalin në sheshe. Të dalçin tëmthat, thashë me vete. E prisha gojën. Po pse more kështu bënet kjo punë, me të kërcitur dhëmbët! Bjeru more si unë, e mbaron punë njëherë e mirë. Unë i hodha në një gropë deputetët me gjithë barinë brënda andej nga Kodra e Priftit e gjëmb në këmbë s’më hiri. Bithë e plasur për ca deputetë. Më thanë që i gjetën mo kockat. Aman o evlat, thuamë, kish mbetur gjë prej atire kokave të mëdha, apo s’e njihte qeni të zonë! Jo po ta dish që po të hodha û në dorë, as nam e as nishan s’të mbetet.

Po atij mo, kush i dhimbset që s’iu vë difekun mo, Shaban Memia apo Edi Paloka!? Aman bëni kujdes, po i vratë, mo i vrani të gjithë. Lini ca koqe dmth., kokrra nëpër ta. Ja psh., Blerim Çelën; ma lini dhe Ali Kazazin e nonjë tjatër, që ta shihni vetë të arsieshme. Nga ata që dhe kur i kemi kundra, duken sikur janë me ne.

Nejse, o evlat, litarin e lier me dhjamë e kanë hak ata. Mblodha urgjent Bironë këtu për situatën e krijuar atje lart tek ju. Bashkëbiseduam gjatë e gjërë. E de, siç e di ti: fol unë e ata lepe, se kështu i bëj dhe unë bashkëbisedimet, si të tuat deri diku. Ngreu i thom Kadriut, informo si e kemi situatën. -Mysybet e kemi shoku Shpati, - më thotë Kadriu... Qe bërë një grusht firauni, që nga ajo mbledhja e fundit që e lidha në sallë, e është bërë lepur. Mbush brekët po i bërtite një çikë. - Po ki ç‘ka që kërcet dhëmbët, sikur ka krimba, e pies për Nanon. -Mos ia vër re, shoku Enver, se nuk i ka dhëmbët e tij. Të vënë i ka! - Po me protezë ki të merr të keqen mo, e di apo s’e di, as të kafshon e as të… -E di shoku Taras, po duket se dhe Zotin e kemi kundër kësaj here. Dhe ata përfaqësuesit e huaj që kishim me vete, filluan të shuhen si pulat: ca vdesin, ca ikin, ca transferohen. - Në të sëmës të venë mo! Ta mbajmë pushtetin me forcat tona! Është pushteti i popullit ki mo. - E di shoku Enver, e di, ju vetëm për popullin mendoni, po situatën e kemi nën kontroll...

Ç’të të thom o evlat xhani. Merakun ua kam të madh, se janë ca si të turbullta kohët. Më del gjumi ati nga mesi i natës e vras atë pak mënde që më ka mbetur. Do ti evlat që, që kur më zuri ai gjumi i madh që më qatë ju me lot e me qurra, më kanë ikur gjumet e vegjël; nuk e mbill kapakun fare, si kufitarët qëmoti! Nejse ata s’e mbillnin nga frika sirin, po ç‘të themi. S’e di ç‘më gjeti. Që ditën që hoqi dreqi e lexova atë lanet horoskopi. Më dilte blozë fare. Po dale more, se unë s’jam Koçi Xoxe të më nxijë kështu e ardhmja! Po dhe ju në mos ju dilte beterr fare ai i flamosur horoskop, misibet të them, misibet fare! Edhe filxhani që këtheva këtu te një plakë bullgare, llum i zi më ra. Mërzi e madhe ç‘të të thom. Le po ma çpifnë dhe ca udhëheqës lindorë që më erdhën për qokë, meqë kish kërryer librën e kujtimeve Nexhmija.

-Shoku Enver duhet të bëni kujdes për situatën lart, mos ju ikën nga duart. Duhet të futni patjetër ca njerëzit tuaj tek një Grupi i të Urtëve që po krijohet, që t’i ndiqni ngjarjet nga brënda... Meqë ra fjala, futni nja di të marrë nga tanët te Grupi të Urtëve. Le të mos bëjnë gjë, të bëjnë llogje kavaje me Moisiun, sa të kthejë situata në favor. Le një nga ata që më bëri fare me xhinde. Pa fotografinë tënde, se e mba në mur te koka e krevatit (tani e kam kthier, se të mbaja nga këmbët).

- Shoku Enver, ju jeni njeri i kohës. Akoma me portretin e Çe Gevarës flë te koka?! -Çe-ja i satëme, i thashë. Të kanë plasur sitë mo!? Ki është Edi, varianti modern i ideologjisë tonë! S’bëri gëk. E dinë të gjithë këtu që kam një dërrasë mangut e më hapin udhë siç të hapin dhe tia lart më kanë thënë.

Njëri s’dinte si të më fliste, se s’më fliste dot në emër nga respekti de! Folmë Tarras, se ki më pëlqen më shumë, po dhe Shpati s’ka problem. - Nuk di si të flasë i ziu njeri, shoku Enver, se ju kini shumë pseudonime. Ju thonë dhe Dulla edhe Qoftëlargu... (Edhe ti çoç më ke thënë ca herë kështu, po ta fal, se ashtu e donte politika).

Po ti ç‘ke, o evlat, që ke rënë klloçkë që pas zgjedhjeve. S’të ndihet zëri. Ngroh vezët mo!? S’të shoh as në TV, as në gazeta, siç bëje njëherë e një kohë, sa më çave trapin dhe mua këtu nën dhé, le atire ditëzinjve lart. Thashë njëherë mos të ka ikur mëndja, se kështu bëje dhe i vogël ti, jepte e jepte e të shkiste topi i zigjit. Ma ka qarë hallin kaqe e kaqe herë Kristaqi e Sofua kur pimë atje përposh te Pub-i i një marksist-leninisti nga Hungaria. Pse s’martonesh, o evlat, se thonë që gruaja të zbut. Të zbut the, të zbut të thom û për edukatë, meqënëse gjismëshkollimi im francezo-shqiptar s’më lë të flas me fjalor të ndirë si tëndin, po ajo të bën më të butë se m… E pe ç‘më bëri mua Nexhmija mo, jeshë më kokorroç nga zotrote. Isha trendy, siç e thua ti me këto llafet e mëdha që zgjedh për të trullosur miletin, po më bëri të hiqesha xarra, më la kufomë kaq vjet e më ushqenin me lugë kafeje. E ke më atë çupën që merret me qinematë millenium mo, apo i lë pëndët si të parës!? Se ti, o evlat, siç më thonë dosjet e tua këtu, hahe dhe me rrobat e trupit e s’i duron dot. Je me atë sojin që bredh lule më lule. Ta kam thënë atë historinë e atij që bridhte hu me hu mo!? Nejse radhën tjatër ta thom. Ah ç‘të kam zili o qerrata! Ah të jeshë dhe njëherë i ri! Të qenë dhe këto ilaçet që kanë dalë tani, e të bëjnë burrë, ah ç‘do keshë kukuluar me militantet e reja të partisë. Ato ilaçet që më dërguat, se m’u kujtua, s’qenë gjë fare, as ta ngrënë e as ta unjin. Tensionin de. Ku i marrin këto ilaçet mo Manush e pieta, se ai e mbulon dhe këtu shëndetësinë. - Nga India e nga Qiprua. - Qiprua turke apo greke? – Një mut janë, shoku Enver. Skarco. Po s’bëjmë dot llafe, se i sjellin ca djemtë tanë, kanë monopolin. Seç janë dhe nja di kaurë në ministri Solis e Leka që s’iu plas fare për shqiptarët dhe i ngopën me plehra. T’i shohin në hell shqiptarët, e s’ngopen. - Kështu qënka puna mo? Po s’ma paska fajin populli mua, që më hoqi zvarrë, ma paskan ilaçet e atire që e dalldisën. Se unë e mba mënd që ata qanin kur vdiqa mor evlat! Qanin sa u këputën në bithë. Këtë punë do ma març në dorë vetë, mos ja lër Fatosit! S’kam patur kurrë besim tek ai, po ç‘t’i bësh të keqes. Se mos te Thanasi keshë besim thua ti evlat!? Më erdhën ca llafe për të, kur qe në Bukuresht në një delegacion me shokun Hisni Kapo që e keshë dërguar të prishej me rusët. Nejse e vuri dhe Thanasi një gur, se këta Nanot mo, janë mjeshtra për të prishur. Për të ndrequr mo, as mos shko fare asaj ane, janë gatuar të liq që të vegjël, o evlat! Druri ha sqepar sa është i njomë, po u tha mo, jo Atllantiku e Natua, po as leshi e preshi s’iu bën më fajde!

More evlat po atë Namiq Doklen mo, ku ma gjetët?! Me qiri e kërkuat mo! Pse budalla jeshe unë që s’e bënja më shumë se levë e partisë. Ati e keshë mo, po të doja e ngrija, po unë ja di bagazhin deri tek levë vete ai. Më tutje mos i ngarko, se digjet si punë e elektromotorrit. Po pse i lihet partia në dorë atia mo, se Fatosi më shumë se brënda rri jashtë. Po këta mo, cacrit e cicrit e cucrit ku i gjetët mo? Sofua thoshte mos i ka blerë Albert Xhani andej nga bithëzinjtë ku blen ata sportistat mo, po û s’i besova. S’jam dakord as me heqjen e shoqes Arta. Ajo ka dhënë gjithçka për partinë, se s’t’i thom dot të gjitha në letër, se kam frikë mos m’i hap ai Irakli Kollovari i Sigurimit. Atij dhe Luan Pobratit u ka mbetur ves që nga koha ime, o evlat, dhe sëmuren po s’përgjuan një çikë. Që thua ti o bir, vrava mënden një sabah për tia personalisht, siç të thashë. M’u arratis gjumi. Bëra nja di synopsis për Jaser Arafatin dhe luftën e drejtë të popullit irakian dhe për ato dherat që shkanë në Maçu Piçu të Perusë. Qe n’ato ditë që qe mbitur Shkodra me Lezhën kur u lëshuat ju ujët e hidrocentralit. Pasandaj më shkoi mendja te zotrote. More po ki nga doli kaq i sertë, se nuk ka as sojin. Ai llaci-faci, domethënë itatë, - se kështu u thomi na këtu çobenjve, s’iu thomi arumunë, siç ua zbukuroni ju andej lart për të qenë në rregull me Komitetin e Jelcinit, - burrë aplloh (tq. as mish, as peshk – shën i red.) ka qënë... nga doli i biri!? E vrava sa e vrava po s’më nxuar gjë rradakja. Thirra shokët në sabah e u qave hallnë. Kadriu më mbushi mënden me argumentet që dha. Nga të gjithë këta kallamkusuret që kam këtu, vetëm ai ja shkrep. Është bir kurve siç thua zotrote.

- Shoku Enver po ky është malok! - Tutje firaun, Edi malok!? Nga tabjatet e nga trupi po, por për të tjera sikur s’më ngjan. -Pyet shokun Spiro, ai e ka nip. Pieta Spiro Kolekën. Pa ngreu mo Spiro, ç‘di ti për këtë punë? - Ashtu është, ai është nip imi. Ne jemi të ardhur në Vuno nga veriu. Kolë Leka e kemi llagapin. Jemi një lagje më vete. Ata vendasit, malokët e jugut na thonë edhe sot e kësaj dite, nën zë ama. S’e ke parë sa inat i ka veriorët ai Edi?! Është luftë brënda llojit, siç thoshte shoku inë i dashur Vladimir Uljanov Lenin.

Po një të shtuna, mor evlat, ç’hata na gjeti!? U sëmur rendë shoku Adil. E de e, Adil Çarçani, ai që ju kesha vënë ca kohë krieministër. Desh na iku për herë të ditë e na bëri hatanë, na la vëndin bosh. Nejse xhanëm, dhe po t’ikte vetëm po të vinte prapë atje lart e t’ju pleksej juve nëpër këmbë, se në ç‘të sëmës do vente! Më thellë se këtu s’ka ku vete. Le që ja kini zënë vëndin me atë Pandelinë atij. Thonë që ai i ngjan më shumë po t’i heqësh ca pjesë që i ka si me tepëri. Që thua ti evlat e zunë ca të prera barku afër sabahut. U bë burri një grusht. Mbahu i thashë, se ke qenë dhe partizan. - Partizan leshi, më tha. E ke kollaj zotrote se s’të dhëmb gjë...

Folmë me një doktor rus që është nja di dier më tutje, nga ata që pushkatoi Stalini me grupin e bluzave të bardha. Kthe andej Adilin, kthe këtej, s’i gjente dot nga kish kokën e nga kish këmbët, se ai është rrumbullak siç e di... ati-ati me Bashkim Finon. - Si del jashtë? - e pieti. –Mirë, i tha Adili, dal kur na japin leje. Ti e di që është ca si leshko i ziu e i pret kthesat gjërë. - Si del në banjo, i tha doktori, s’të pies si del shëtitje! – Mirë, - tha Adili, - ka ca kohë që s’na kanë lënë të dalim, po kur na lënë, edhe dalim deri tek dera e parajsës. - Del ndonjëherë në ngjirë të zezë? - Dal, dal, i thotë. Dal dhe kuq ndonjëherë. (Medemek të mos prishte partishmërinë). Kuq apo rozë si flamuri i shokut Fatos?! - Kuq, kuq, tha Adili. Edhe jeshile kam dalë, edhe të verdhë. Nuk e dinte se cila ngjirë më pëlqente mua dhe i futi të gjitha ngjirat. Mua m’u shkrep të qeshurit. Shokët qenë të shqetësuar për shëndetin e shokut të birosë. -Pse qesh shoku Enver, se kush më pieti. Ah more Adil ç‘vdiqe shpejt, i thashë. - Pse shoku Enver në moshë isha. - Mirë more mirë, po sikur të të kesha tani lart tek djemtë, dmth., tek ju, do të keshë vënë krietar bashkie në Durrës. Meqë dhitesh ngjira-ngjira t’ju keshe lier pallatet, siç jua bën Adi në Tiranë!... U shkreh një gaz që ç‘të të thom o evlat. Sa shaka të bukura që bëni shoku Veri, jo shoku Eni. Kanë filluar të më flasin me përkëdheli, si tia atje lart. Panë Edvini që e bëri Edi, panë Reiz Çiçon që e bëri Rei, panë dhe Koçon që e bëri di-K dhe hë të ma shkurtojnë dhe mua. Ah ç‘më pëlqeve kur të pashë një ditë që flisje për Tiranën me rrokaqiej. Iu flisje për Tiranën si do ishte në vitin 2034 dhe ata hapnin gojën si peshq të vrarë me dinamit. Dmth., iu thua si unë, që do t’i shpiesh në komunizëm po vetëm vitin s’ua ke caktuar akoma. Po ç‘të duhet tia 2030-ta mo evlat, apo do t’ja lësh gati Shabanit. T’ja lësh si koqja e mollës, siç ja lashë û Ramizit!? Gabim evlat, gabim. Û thom të punoni me pllane 5 vjeçare. Kështu nga pesë e nga pesë dhe shqiptarëve iu duket më pak e hipura juaj. Vër ca objektiva në kartë; ca bëji, ca korrigjoji, ca lëri. Le që kush mba mënd se ç‘ke thënë para tre vjetësh. Û për vete ia kam dalë tej e tej me këto pllanet. Në fund thuaju dhe ca që s’i realizuam, po prapë jemi në ngjitje. Harrojnë shpejt shqiptarët. Popull më gomar s’më kanë zënë sitë. E kanë kujtesën si të zogut. Jo të mbretit mo jo, të zogut të pillit mo evlat, të atij që vetëm këndon e s’bën as vezë e as mish. Ke parë zog pilli ti, apo s’ke parë!? Kurse me atë fljalimin për rrokaqiejt më pëlqeve. Njësoj si unë dhe të të keshe nxjerrë nga hundët. Le që ju njerëzit e rinj të partisë njësoj jini të gjithë, si kinezët. Shqip, ashtu të lumtë! Me demek të dhimbset gjuha shqiptare dhe Shqipëria. Le që s’ka pse të mos të dhimbset nga pak. Çifliku it është, në fund të fundit. Ka njeri që të pranon tia për aga mo, veç shqiptarëve!? Gradaçella le t’iu thonë ata të Saliut mo, ne e duam shumë Shqipërinë e u themi shqip rrokaqiej. Nga ajo ditë më mbeti fiksim, i bëj të gjitha fjalët të shqipëruara si ata rrugjot e Akademisë qëmoti. Ja këti timit s’i thom më ashtu siç i thosha... po shqip ujëhollërrjedhësi. S’më kuptonte as doktori një ditë që u sëmura nga ujët e hollë që më digjte. Më ka djegur gjithë kohën ai i flamosur ujë i hollë. Jo, me të trashin mirë jam tani. Më nxori me një infeksion të ujëhollërrjedhësit analiza, kur e shpuri shoku Foto në një gotë çaji.

Më kanë informuar se atire grave të lulishteve iu rri natë e ditë mbi kokë si xhebrail Emini. Jo mor jo Emin Barçi është një tjatër këtu në xhehenem, ai që të merr shpirtin. Emin e thonë dhe atë si atë tuajin që është zgjatim i Fatosit. Ua merr këtire të tjerëve xhanëm, se mua më vjen anës! Unë kam shtatë shpirtëra si macet që thonë. Njëri rron tek ti, po kam dhe të tjerë shpirtra unë. Po m’u bë qejfi që iu nxin jetën atire grave e pastaj, iu bën një dhuratë për Tete Marsin. Ashtu evlat, ashtu do vërtitur puna. Iu vjen rreth e rreth gjithë ditën si mizë m… 364 ditë, e një ditë bën sikur i ke xhan dhe ato tërbonen pas tija. Aq do populli mo evlat, begenise një ditë dhe bëji nënën gjithë vitin! E di mirë û këtë punë, se jam më i vjetër nga zotrote. Unë për vete ashtu jua bënja. I shqieja në punë me kazëm gjithë javën dhe pastaj të shtunën i shpinja dhe në mbledhje të kritikonin burrat. S’iu dilte koha as për të bërë shurrën, o evlat, ama kur kritikonin burrat, s’e ndienin lodhjen, iu ngrihej… morali de morali. Nejse ashtu vazhdoje ti, le të tallen tani në fillim, le të të nënvleftësojnë. Kështu bënin dhe me mua në fillim. Po pastaj e di ti evlat, varreza është mbushur me ata që më nënvleftësuan e s’më merrnin seriozisht. Piet Luan Omarin po s’besove, se Imer Dishnica ka vdekur. Me kaq po e mbill. Jo mor jo se priten dritat, se këtu ka korrent 24 orë. S’kemi atë pushtin e Xhevdetit krietar të dritave, po se u lodha. Biroja më ka porositur ta ruaj shëndetin. Ashtu bëj dhe ti evlat. Shokëve të fala. Le që ç‘shokë mavria, më kanë thënë qe ti ke vetëm gra atje rreth e rreth dhe ca burra që ngjajnë shumë me to. Nejse puna jote. Dhe û qejf e keshë punën me gra, s’thom dot jo, s’të vë dot faj.

Të fala të gjitha shoqeve të kolektivit, Mimit, Valit, Albanës, Blendës, Ketit, Savës, Martës, Prendës… për më shumë kliko faqen që më ka hapur Sokoli në internet: ëëë.xhebraili.com.

Juaji Enver

Xhehenem rrethi shtatë

Prill 2004

P.S. Me zahmet e ke, po bëj ç‘të bësh e do më dërgoç atë librin e Rudina Xhungas. Kemi nja di aktiviste nga Moldavia që ma kërkuan për San Valentino e s’e gjeçë dot, se qe shitur. Edhe nja di palë tanga për to i dua. Futi në mes të librës se s’duken ato, një llastike para e një spango pas kanë, po për dhuratë janë të mira. Me SMS e ka bërë atë librën ajo vajza, mo evlat?! Po e paska bërë AMC-ja, pastaj pse i vë emrin e saj!? Më vonë kur bisedova me shokët se ai libëri qënkej si punë radioloje, si ajo e buzës së bredhit, që bëri Kadriu me Hetem Çakon ku jua futi kapitalistëve.

Po ç’është kjo San Valentinua, mor evlat?! Pak festa ju lashë unë: 1 majin, 8 nëntorin, 1 prillin... s’ju dolën, po shtuat dhe këtë!? Û s’e mirrnja dot me mënd kur më thanë që ti i kushton rëndësi të madhe kësaj feste, se me këtë trullos rininë. Pieta Gogon e Sofon si kaurë të zgjuar që janë. - Ajo festa, shoku komandant, është sebep për të bërë atë punë!... –Ç’është ki Blendi Fevziu mo evlat, që seç ka bërë ca emisjone për mua? Ka të bëjë me Fejzi bej Alizotin gjë ki mo?! Nejse do vij vetë t’i sqaroj nja di gjëra. Kamë nijet të vinj një natë pa lajmëruar tek ai emisjoni i Dudushit, e t’u mbledh rripat cave që më kanë shkarë. Do vij me baltë, ashtu si Kostandini, po s’kam kujt t’ja hipi, se është shtrenjtuar dhe këtu karburanti nga lufta e Irakut. Ato letrat që ka bërë Liljana e plotësojnë qëllimin që ju kam lënë, ndërsa ato kujtimet e Nexhmijes më duken si pallatet e tua të bojatisura nga jashtë e zgjyrë nga brënda, po s’i vë faj, dhe shkollë s’ka shumë ajo, me të mesmen mbeti lumëzeza! M’u bë qejfi që ma nxore portretin në Galerinë e Arteve. Me demek realizmi socialist, po një rrugë e di punë, dhe figurës sime i hap rrugën. Nejse në vlerësimin e figurës sime, mos e merrni me ngut! Thuaj dhe Liljanës të mos nxitonet. Û thom që në këtë drejtim të zbatoni atë direktivën që keshë û për kolektivizimin: as të mos shpejtojmë, as të mos mbetemi në vënd. Të sinoni sidomos tek brezi i ri, tek ata që s’më njohin, se me ata që më njohin, e kam bërë punën topa-topa unë. S’më harrojnë dot, po ata dhe pak janë, po vdesin ca nga ca. Kështu evlat kur të vdesë dhe i fundit, filloje ti nga fillimi, si unë njësoj. Tani për tani lëri të kujtojnë se fituan mbi mua. Le të venë në parajsë, se po më erdhi ndonjëri këtu mua mo, aksion, zbor e burg ka për ta shkuar dhe ferrin. Edhe tia ta uroj Shën Valentinin edhe Blendës, Albanës etj.. E ka më atë BMV fuoristradë si timen ai djali i gonxhajve mo!? Thuaji të bëjë kujdes se s’i dihet, mos nuk i hapet airbag-u. Flakë të re si sheik e ka firauni. E ka fituar me djersën e b… allit më kanë thënë. Hallall iu qoftë. Kush të piesë, të fala. Edhe njëherë mos m’i harro shoqet, puthi për mua. Dhe thuaju shokëve të vazhdojnë me ato letrat. Kështu merren me mua shqiptarët dhe ju lënë rehat juve.

<span style="font-weight: bold">Ps te titulli asht fjala humor por kur i kam mbaru nuk me ka mbet shije e mire prej tyne.
Per fat te keq jane te verteta shumica per te cilat bahet fjale
Mund t'ju trembin ne dukje per nga madhesia po ja vlen te lexohen per ata q1 nuk kan pas ala mundesine
lexim te mbare
wave.gif
kuptohet edhe komente
</span>
 

DFV

Primus registratum
Re: Te verteta apo humor

Ne shqiptaret jemi populli me i ndyre ne bot!!
Ne kurr nuk kemi per te bere nje shtet ne kuptimin e veretet te fjales, sepse na mungon kryesorja ose me mire te them kemi ne shpirte urrejtjen per njeri tjetrin.
Gjithe secili nga ne te 4 apo 7 miljon shqiptare kerkon te jete i &quot;PARE&quot; prandaj dhe nuk gjejme dot fjale per te shprehur urrejtjen qe kemi ndaj njeri tjetrit.
Keto qe thash me siper-megjithese me keqardhje- e verteton edhe historia 85 vjecare e egzistences se te ashtuquajturit shtet shqiptare, qe kurr nuk ka menduar per popullin e vehte.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Te verteta apo humor

Ka dicka te vertete ne keto qe ti DFV shkruan por mos i ver vulen.Ne jo vetem qe nuk e urrejme njeri tjetrin por ne e duam pak si teper.Tek ne nuk eksiston fare urrejtja.Ndonese pa shtet dhe asgje nuk ndodh ne Shqiperi, kurre s'ka lufte civile.Ne Evrope nqs shteti nuk do ekzistonte te pakten per 24 ore ketu do behej thertore.Nuk duhet te ngaterrojme popullin me horrat qe jane ne pushtet sot ne Shqiperi.
 

arun

Primus registratum
Re: Te verteta apo humor

Mbërriti dje në Shqipërinë e Veriut një delegacion gjahtarësh të zgjedhur të thiut nga katundet arbëreshe të Kalabrisë, i kryesuar nga dr. Vorea Vulku, mësues botanike me përvojë të madhe, ekolog, kinolog, ndërzimtarsh qensh race, filatelist, ventrilokist dhe rotarian i njohur në Italinë e Jugut. Delegacioni i bashkatdhetarëve u prit me një ceremoni të thjeshtë në portin e Shëngjinit nga kryetari i Bashkisë së Shëngjinit, dr. Gjergji Dirgja, i cili aty për aty shtroi edhe një darkë për mysafirët në mjediset e një peshkarexhe greke që qarkullonte në afërsi të zonës. Fjalën e rastit në darkë e mbajti dr. Behar Katramaja,drejtor i Muzeut Kombëtar të Xhandarmërisë, i cili
ndër të tjera theksoi se gjahu i thiut në këto troje ka qenë praktikuar që në kohë të ilirëve dhe pikërisht nga fisi i përmendur i Domosdosëve, që sipas Strabonit e masakronin thiun ritualisht natën e ekuinoksit të
vjeshtës. Vëllezërit tanë të përtejdetit, tha dr.
Katramaja, e kanë ruajtur me xhelozi këtë traditë të bukur përkundrejt presionit të madh shkombëtarizues që u është bërë në shekuj. Dr. Astra Pashka, drejtoreshë e shkollës së mesme të Dajçit, lexoi kumtesën “Gjahu i thiut dhe elemente të së drejtës zakonore shqiptare”.
Nënkapiteni i peshkarexhës greke (që nuk pranoi të identifikohej) u ndal në gjuetinë e derrit të detit(cerdus maritimus) në zonën e Zvërnecit. Më në fund,mes përtypjeve entuziaste të të pranishmëve, e mori fjalën vetë Dr. Vorea Vulku, i cili me lot në sy recitoi poemin “Gjaku inë i shprishur”, që e kishte shkruar me këtë rast, dhe që i preku pa masë darkëtarët, madje edhe orkestrinën e arixhinjve nga Mali i Zi. Të ftuarit në darkë u gostitën me mish thiu
përgatitur posaçërisht nga nxënësit e shkollës së
kuzhinës “Mamica Kastrioti” në Kavajë, sipas recetash tradicionale ofruar me bujari nga Arkivi i Shtetit,Tiranë. Delegacioni i gjahtarëve të zgjedhur të thiut nga katundet arbëreshe të Kalabrisë do të marrë pjesë
në festivalin olimpik shqiptar të sportit ushtarak, që pritet të zhvillohet këto ditë në Orosh të Mirditës.

© OBOBO NEWS
 
Top