Te vendosesh! Vendimi

S

Scorpion

Guest
Te vendosesh! Vendimi

Na duket shume here sikur realiteti na mbyt dhe na i heq mundesite, na duket sikur çdo gje na shkon kundra, na duket sikur nuk mundemi te marrim nje vendim.
Megjithate gjithmone ekziston nje vendim i volitshem, nje zgjidhje qe do te na dhuroje rezultatin me te mire ose me pak te keq. Akoma edhe pritja perben vendim...

Problemi eshte si te marrim vendimin me te mire per ne....

Vendimi perben argument studimi ne shume shkenca: ato ekonomike, politike,
nderkombetare, juridike, administrative, ne Psikologji etj.

Sepse ajo qe synojne keto fusha eshte gjetja e nje vendim-marresi sa me te perkryer i cili do gjej harmonine e gjithe sistemit. Kurse Psikologjia nga ana tjeter mundohet midis vendimeve te pershkruaje vet qenien njerezore...

Librat qe analizojne vendimet mund ti gjesh sot mbi tryezat e politikaneve me te shquar deri tek qytetaret me te thjeshte.... Sepse te gjithe mundohen te gjejne rrugen e cila do i lejoje te gjejne vendimet e volitshme te cilat do i japin rezultatin me te mire.

Teorite dhe modelet qe analizojne vendimet jane te ndara ne tre kategori te medha:
1) teorite e arsyetimit, 2) teorite e arsyetimit jo-komfort dhe 3) teorite abstrakte.

1) Tek teorite e arsyetimit perveç "vendimit arsyetues logjik" bejne pjese edhe lojerat, si p.sh. 'loja e rebeleve', 'chicken', 'loja e shofereve' ku midis aspekteve ekzistente te jetes lojtari (vendim-marresi) mundohet te shikoje te gjitha mundesite e veprimit, pasojat e tyre, dhe zgjedh ate qe do i japi shperblimin me te madh ose demin me te vogel.

2) Tek teorite e arsyetimit jo-komfort marrin pjese nje sere teorish qe mundohen te citojne nje kolazh aspektesh dhe faktoresh te cilet ia shtojne ose ia ulin aftesine e arsyetimit vendim-marresit (p.sh. mendimi grupor ose “groupthink”, teoria mekanike, teoria burokrate etj.)

3) Tek kjo kategori permblidhen te gjithe ato teori qe nuk perdorin arsyetimin si veglen kryesore per marrjen e vendimeve. Rol kryesor ne kete kategori luan Psikologjia e cila beson se vendimet mund te preken nga mangesite/sindromat e ndryshme psikike te personit.

Psikologjia vendos kater sindroma te cilat ndikojne mbi vendimet e personit dhe si pasoje mbi personalitetin e tij. Keto jane:

A) Sindroma e komplekseve te personalitetit ne kete rast kemi nje dyluftim midis ligjit te deshires dhe ligjit te realitetit. Ekziston nje distance midis ketyre dy skajeve e cila mund ta shtyje vendim-marresin ne vendime fatale.

B) Sindroma e Vdekjes : çdo njeri perveç shijimit kerkon edhe veteshkaterrimin natyral (S. Freud). Por meqenese te gjithe duan shijimin dhe kane frike veteshkaterrimin/vdekjen atehere kjo deshire e tyre jashtesohet dhe kthehet mbi te tjeret. Kjo sindrome shpjegon veç te tjerash dhunen, imponimin etj.

C) Sindroma e Zevendesimit : sipas kesaj sindrome dhuna, imponimi, despotizmi, konkurrenca fatale, absolutizmi etj. mund te lindin nga nje fuqi e brendshme por shume here mund te lindin nga nje pafuqi psikologjike e vendim-marresit, nga nje hulumtim i brendshem i cili i tregon imponimin mbi te tjeret si nje rruge per te vertetuar veten (d.m.th. midis ketyre veprave i ben qejfin vetes ose i thote genjeshtra vetes ose mundohet te krijoje vetebesim).

D) Sindroma i Deshtimit: me kete çeshtje eshte kujdesuar se tepermi z. Robert Jervisi cili u mundua midis nje skeme historike personalitetesh te vertetoje se diktatoret dhe strateget e medhenj ishin te shkurter (ai referon Napoleonin, Hitlerin, Musolinin, Stalinin etj.). Keshtu sipas logjikes se Jervis fakti qe keta persona linden te shkurter i dha atyre sindromen e deshtimit (d.m.th. sipas Jervis deshtuan me
trupin e tyre) dhe keshtu kjo sindrome i ndiqte duke i dhene deshiren t’i largohen deshtimit, qe aq shume i frikesoheshin, dhe te kerkonin qe me ne fund te beheshin dikushi, pra te kishin sukses.


Problemi megjithate mbetet si te marrim vendimin me te mire per ne...

Marre nga Enciklopedia Rruzull
 

gangsterja

Primus registratum
Ndonjehere ne marrim edhe vendime te gabuara qe ndikojne ne te ardhmen tone.Mirepo per ta zgjidhur ate vendim duhet te percaktojme shkaqet dhe arsyet qe na cuan ne marrjen e saj.Vendimi perfshin arritjen te dickaje per nje qellim te caktuar.
 

mirdita

Papirus rex
E kam shum te veshtir te marr nje vendim ne jeten time sepse friksohem mos po e marr nje vendim te gabuar prandaj kur dua te vendsi diqka me duhet 1 dit koh per me vendos
 

Thamina

Papirus rex
Perher analizoj situaten,momentin dhe njeriun me te cilin kam te bej.
Sme ka ndodhur ndonjeher e sbesoj se do me ndodhi te kem vendosur gje gabim ...
Nese vjen puna qe ta vendos dicka.KA kryer e nuk luhet me.
 

Almaa'95

Papirus rex
Jam shume e pavendosur ne vendimet qe marr. Qofte blerja e nje bluze apo nje vendim mbi te ardhmen per mua do jete nje Drame me vete.
Gjithmon me perndjek ideja se si do kishte qene zgjedhja tjeter. Pyes veten po me burrin si do ja bej lol
 
Top