Te suksesshmit dhe deshtaket si dallohen

Sweety el

Locus omnem
Si dallohen të suksesshmit nga dështuesit...
Përgjegjësia
1. Të suksesshmit e pranojnë përgjegjësinë për veprat e veta, përderisa humbasit gjithmon i fajësojnë të tjerët për problemet që paraqiten në fazat e ndryshme të jetës së tyre. Në anën tjeëtr ata gjithnjë kërkojnë arsyetime.
Gjith ne, kohë pas kohe e zgjedhim të ashtuquajturën "vijë e rezistencës më të ulët", mënyrën më të lehtë për t'u ballafaquar me probleme P.Sh. i keni thënë shefit tuaj se në kohë të caktuar keni me e kryer një punë dhe këtë nuk e keni bërë. Do të filloni me arsyetime të tipit "i ka fajet koha që jam vonuar", apo "kolegu nuk e ka kryer pjesën e vet të punës dhe po e pres". Këto janë arsyetime tipike të humbësit. Përderisa nuk jeni në gjendje të lëkundni edhe tokën edhe qiellin për një punë, mos premtoni. Edhe nëse ndodh që premtimi i dhënë të mos përmbushet, pranoni gabimin dhe përgjegjësinë për atë që nuk është kryer. Të suksesshmit atë e thonë në mënyrën:"Ishte gabimi im, dhe do të bëj çmos që ta korrigjoj." -porosit dr Emeri.


Gabimet
2. Të suksesshmit mësojnë nga gabimet e veta në vend se ti pranojnë si indikacione të jokompetencës së tyre, gjë të cilën e bëjnë dështimtarët. Të suksesshmit i përdorin gabimet si mjet edukues. Ata thonë:" nuk kam për të lejuar që qeni t'më kafshoj sërish." Humbësit reagojnë në këtë mënyrë:" Si duket jam aq i paaftë saqë asgjë nuk më shkon për dore. Sërish e bëra të njëjtin gabim. Jam rast i humbur..."
Pëedorni gabimet tuaja si hapa drejt suksesit dhe mësoni ta thuani këtë: "Këtë herë vetëm mësova se si nuk duhet ta bëjë atë detyrë. Herën tjetër do të di shumë më tepër se si të ballafaqohem më të."

Vullneti
3. Të suksesshmit kanë vullnet për të gjetur mënyra të reja, më të mira për veprimin e tyre. Humbasit me kokëfortësi i përmbahen mënyrave të vjetra, mënyrave të stërprovuara për shkak të shprehisë.
Bëhuni kreativ. Hulumtoni metoda të reja që të krijoni diçka më të mirë, për ta bërë jetën tuaj më kualiatative, më të lehtë si për vete asht edhe për familjen dhe të tjerët. Ushtroni këto tre mënyra të arritjes së suksesit dhe padyshim nuk ka për të munguar ai. Vështroni dhe mësoni nga ata që kanë fituar diçka gjatë jetës, apo gjat trajnimeve të ndryshme.
 

gangsterja

Primus registratum
Te sukseshmit nuk ndalen gjersa ia arrijne qellimit te tyre kryesor,nuk e pranojne humbjen lehte dhe perpiqen me c'do kusht per ta ndrequr ate gabim per tu treguar te tjereve se e kane gabim.Te sukseshmit kane vullnet,guxim per te perballuar veshtiresite qe na afron jeta.Ndersa deshtaket nga ana tjeter i ze frika per dicka qe kane kryer ne te shkuaren dhe qendrojne te merzitur sikur do t'ju bjere dicka nga qielli.
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Ajo qe dallon njeriun e suksesshem nga deshtaku eshte REZULTATI.

Ne qofte se ne e trajtojme ceshtjen ne menyre bazike atehere qartesia e saj te vret syte.

Nje grua shtatezane mban pjellen e saj ne bark per nente muaj. Ne mes dhimbjeve te lindjes qe eshte traumatizuese jo vetem per nenen dhe foshnjen por edhe per babane i cili asiston ne kete lindje, degjohen te qarat e para te foshnjes i cili deri ate moment ishte "mister". I padukshem. Pas loteve te dhembjes vijne lotet e gezimit. Voila! Nje rezultat i cili shihet, preket, degjohet dhe nuhatet. Bile edhe mund te shijohet nqs ne duam te lepijme faqkat e tij me arome bebi.

Nje grua shtatezane e cila deshton fale nje aborti te deshiruar ose te padeshiruar nuk sheh rezultat. Ajo qe mund te ishte nuk eshte me. Ndjenja qe mbush kete grua do te jete nje ndjenje lehtesimi ose ndjenje dhimbjeje ne varesi te rrethanave te cilat sollen kete jo-rezultat.



El
 

Nela0

Primus registratum
Dallohen kur ngecin ne te njejtat koncepte, veprime ,ide etj
Kur ka zhvillim gjithmon ndryshon si njeri nuk rri ne nje vend.
 
Top