Te qenet konfuze na ndihmon te mesojme me mire

Ildri

Forumium maestatis
1340702890-konfuz.jpg
Sipas një studimi, tek disa njerëz, një dozë e mirë konfuzioni dhe çorientimi duket se ndihmon në momentet kur duhen mësuar gjëra të reja. Kur bëhet fjalë për të mësuar diçka të re, që mund të jetë p.sh., një gjuhë, një hobi, apo se si përdoret një risi e fundit e teknologjisë, të ndjehesh pak konfuz mesa duket nuk është aspak shenjë e keqe. Përkundrazi, sipas studiuesve, kush ndjen pak konfuzion apo çoroditje në raste të tilla, duket se arrin të kuptojë më mirë dhe të mësojë më me lehtësi në krahasim me dikë p.sh., që ndihet menjëherë shumë i sigurt në vetvete.

Studimi në fjalë është realizuar nga Universiteti i ‘Notre Dame’ në SHBA, dhe rezultatet janë botuar në revistën ‘Learning and Instruction’. Studiuesit përfshinë në eksperiment një grup vullnetarësh, të cilët i kanë drejtuar qëllimisht drejt konfuzionit duke u ofruar atyre informata dhe mendime kontradiktore. Një grup tjetër vullnetarësh, ndërkohë ka marrë informacione dhe mendime të sakta, në mënyrë që të shërbejnë si grup kontrolli.

Rezultati tregoi se personat që u vunë përballë njohurive kontradiktore ishin në gjendje që në fund të kuptonin më mirë idenë themelore. Edhe në testet e tjera pasuese doli në pah se personat që fillimisht ishin konfuzë, më vonë e patën më të lehtë që të seleksiononin gjithë informacionin e panevojshëm dhe të ruanin informacionin kryesor, duke arritur në këtë mënyrë në rezultate më të larta se sa pjesëmarrësit e tjerë, që nuk ishin çorientuar në fillim të eksperimentit.

“Ne kemi hetuar lidhjet që ekzistojnë mes emocioneve dhe të mësuarit për pothuajse një dekadë, – u shpreh njëri nga studiuesit, – dhe kemi arritur në përfundimin se në disa raste, konfuzioni mund të jetë i dobishëm për të mësuar, sepse ai mund të stimulojë studentët për ta parë materialin më në thellësi, në mënyrë që si përfundim t’i japin zgjidhje pasigurisë dhe të panjohurës.

Kjo gjendje është quajtur nga studiuesit ‘konfuzion produktiv’, pasi në fund e bën procesin e të mësuarit më produktiv. Por jo të gjithë janë në gjendje që këtë lloj konfuzioni ta kthejnë në produktiviteti. Sipas studiuesve, në përgjithësi, njerëzit që dinë të menaxhojnë si duhet ndjenjat e negativitetit dhe dështimit, kanë më tepër mundësi që të nxjerrin përfitime pozitive nga kjo mënyrë të nxëni.
 
gurax

Pan ignoramus
Ky qenka nje zbulim i bukur. Madje shume i bukur. Eshte konsistent me idene se te mesosh eshte nje proces i veshtire. Nuk ka, nuk ekziston nje menyre per te mesuar sa me lehte dhe sa me kollaj! Ky eshte realiteti, eshte fakt!

Heh.. Disa njerez... i blejne kalamajve te vegjel iPad dhe GalaxyTab, te bindur se keta femije do mesojne me kollaj, do sterviten menderisht dhe do behen me te zgjuar dhe me te shkathet! Ne fakt vetem i bejne familjar me nje menyre te caktuar nderkomunikimi me makinerite/kompjuterat, por per sa i perket zhvillimit cerebral dhe aftesive konjitive te trurit, eshte nje atrofize dhe mufatje me permasa te frikshme!
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi

po tamam por femija duhet mesuar qe i vogel d.m.th qe ne moshe te vogel dhe nuk duhet qe prindi te ushtroje dhune por ta mesoje femijen qe ky i fundit te jet dikush ne te ardhmen.
 
Top