Te punosh ne Tirane e te jetosh gjetke

lindi si diskutim nga nje muhabet me Enon.
Une mendoj se Tirana eshte bere shume e lodhshme per te jetuar. Po i thoja qe ia vlen te jetosh diku tjeter, qofte dhe ne Korce (rasti ekstrem) e te punosh ne Tirane (duke qene se Eno thote qe Korce-Tirane behet per 2.30 minuta).

Me duket sikur Tirana eshte bere shume e rremujshme, shume stresuese dhe do deshiroja te shihja lagje qe zgjerohen ne periferi te saj ku mund te jetosh pak me i qete nga turmat e zhurmshme e te pista. Mendoni se ka ardhur koha qe te punohet ne Tirane e te jetohet jashte saj?
 

rpx

Administrator
Anëtar i Shtabit
Ajo do jete shume e mundur me nje infrastrukture komplet ndryshe nga ekzistuesja. Tirana eshte shendruar ne nje metropol jo-funksjonal ne aspektin urban, por ama te gjitha sherbimet primare jane akzistuese. Mendoj qe problemi eshte se ky qyteti jone i dashur nuk ka me nje identitet por eshte bere zyra, jeta sociale, kuzhina, krevati, dhe banja; te gjitha te kompresuara ne nje vend. Tirana nuk po ndjek ASNJE model urbanistike evropiane as edhe amerikane fundja...por mund te ngjaj me teper me ato te lindjes se mesme. Mu mblodh cik ne stomak kur e pashe nga google maps, por shkava fare kur e pashe nga sky tower. Kam plot idera se si mund te jete nje qytet ashtu sic duhet por kam frike se do mbetemi te padegjuar................
 

DriniS

Ecejak
Problemi i banimit ne rrethe dhe punes ne Tirane sjell ceshtjen e transportit.
Infrastruktura rrugore ka akoma mangesite e saj. Te jetosh ne Petrele apo Mullet mund te jete e shendetshme por varesh nga e vetmja rruge qe lidh Tiranen me Elbasanin (derisa te behet nje rruge e re). Durresi mund te shfrytezoje si Voren ashtu edhe Ndroqin. Dajti ka vetem nje rruge deri tek kinostudio, me pas ndahen. Pra kush banon ne Linze, nje rruge i mbetet.

Jetesa ne qytetet larg Tiranes kane problemin e kohes, rruget e Shqiperise jane akoma te tilla qe koha e harxhuar kalon 1 oreshin. Kjo shtuar dhe kohes qe i nevojitet nje makine per te vajtur nga njera periferi ne tjetren brenda Tiranes, nga ngarkesa e rrugeve me mjetet motorrike. Pra jam dakort me idene vetem nese infrastruktura do ishte e zgjidhur si ne Tirane ashtu edhe ne rruget qe lidhin tiranen me qytetet e tjera te Shqiperise.

Nese do flasim per jetesen ne vetvete, nese behet fjale per jeten e gjumit, dakort per te qendruar ne nje shtepi jashte Tiranes. Nese behet fjale per jeten pas ores 5 te mbasdites kur njerezit mbarojne punen, nuk e di nese jeta e nates do ofronte kushtet qe ofron aktualisht Tirana. Flas ketu per shetitjet, lokalet, apo restorantet, aktivitetet kulturore si ekspozita apo teater e kinema, etj. Qytetet e tjera vuajne pak ne kete aspekt krahasuar me metropolin shqiptar. Pra mendoj se nuk i ka ardhur akoma koha jeteses jashte Tiranes.
 
A

Artiol

Guest
Une mendoj se tirana kohet e fundit eshte populluar shume dhe jetesa ne tirane eshte shume e zhurshme dhe e veshtire por te gjesh nje pune ne tirane eshte shume mire.do te kete pak lodhje po te jetosh ne periferi te tiranes por eshte me qete dhe me mire.
 

Al-Punk

Still here
Tamam kjo eshte ideja Artiol, qe eshte e mbipopulluar dhe shume e zhurmshme. Megjithate Napster ka te drejte kur thote qe duhet nje metropol me rruge te mira qe te pretendosh te jetosh ne periferi. Aktualisht lagjet periferike shpeshhere lidhen vetem me nje rruge me qendren duke krijuar bllokime ne oraret e pikut.
 
I

ina32

Guest
une jam nje nga ato, qe punoj ne tirane dhe jetoj ne nje qytet tjeter.
tirana eshte komode per jete beqarie dhe aspak per jete familjare....
eshte komode per nje mundesi ekonomike dhe punesimi.....
ska qetesi, ska pasterti dhe mbi te gjitha nje shtenjtesi e papare......
por tirana ka ate, qe ste paragjykon njeri...ne qytetet e vogla ska jete personale.....
si i behet?ke te lesh e ke te marresh?
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Tirana te ofron shume mundesi per ceshtje pune sepse pak a shume dihet qe mundesite per nje pune te mire jane perqendruar atje. Gjithsesi, jetesa eshte bere e veshtire per shkak te zhurmave, smogut, papastertive! Nuk do te ishte keq te jetohej jasht saj dhe te punosh brenda! Duhen marre parasysh 2 gjera: mund te behet kjo gje kryesisht nese ke nje pune me nje rroge te mire dhe nese infrastruktura rrugore ta lejon kete gje (sic u permend me siper).
 
Top