Re: Te ndryshojme toponimet joshqiptare te Shqiperise ! ! !
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
<font color="brown"> Cuna apo goca, kushdo qofshi, meqe po bertisni me te madhe per emertimet e qyteteve, fshatrave apo vendeve te tjera ne Shqiperi dhe nderrimin e tyre me emra krejt ne gjuhen shqipe, pse nuk kujtoheni pak te perdorni shqipen ne ate qe shkruani? Jam dakord qe kushdo mund te kete probleme, por jo deri ne piken kur fjalia fillon gjithnje me te vogel dhe teksti eshte i mbushur me gabime. Nuk e kuptoni qe keshtu vetem sa zhvleftesoni ate qe shkruani. Une po perpiqem te redaktoj shkrimet tuaja mesa mundem, por, heren tjeter, nese vazhdohet me gabime qe nuk jane te tilla, por thjesht dembelizem per shkruar sakte, teksti do te hiqet dhe do te dergohet tek koshi. Faleminderit per mirekuptimin.
Persa i perket temes, emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi u kane dhene shpesh rruge keqinterpretimeve me dashje nga ana e atyre qe kane patur pretendime per territorin shqiptar, apo interesa te tjera.
Deshmi e kesaj eshte edhe nje leter shkruar Ismail Kadarese nga ai qe sot eshte Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Drashkovic. Kjo leter eshte shkruar shume kohe me pare, por u botua nga gazeta "Koha Jone" vetem ne vitin 2002 (natyrisht me lejen e Kadarese, pasi ishte korrespondence personale).
Me beri shume pershtypje menyra me te cilen Drashkovici argumentonte emertimet e vendeve te ndryshme ne Shqiperi, sipas tij, me origjine sllave, madje, shkonte edhe me tej duke permendur edhe vende te vecanta si prone e sllaveve, mbeshtetur ne ngjarje "folklorike".
Megjithate, gjeja me acaruese ishte pergjigjja e Kadarese nje numer me pas, vetem nje cep ne njeren faqe, ku thuhej se cdo gje ne ate shkrim nxitej nga qendrime tejet nacionaliste. Aty me erdhi te ulerij me sa kisha ne koke. Sado te shtrembera te ishin argumentet e te parit, ai i kishte "qepur" ne nje menyre te tille, qe dukeshin si te ishin te pakundershtueshme. Te tilla do t'i dukeshin kujtdo qe nuk e njeh historine shqiptare dhe ketu flas edhe per vete shqiptare qe s'kane fare njohuri nga historia e tyre e jo me te huajt. Nderkohe, shkrimtari yne i nderuar (nuk kam asgje kunder tij, por ne kete rast me la krejt te zhgenjyer) na ishte mjaftuar vetem me nje fraze te gatshme.
Duke e lidhur me kete siper, mendoj se duhet bere e ditur njehere historia e ketyre toponimeve e me pas te shohim nese mund e duhen ndryshuar.
</font>
[/ QUOTE ]E mire eshte keshilla jote per drejtshkrimin e gjuhes sone por kur vjen puna per perdorimin e shqipes ti i pari ben gabim.Te njejtin gabim qe beri edhe Caesar duke perdorur fjalen toponime e cila eshte fjale greke dhe po e perseris prape se ne gjuhen tone fare mire mud ta themi vendemertime.Le te fillojme me se fundi te pastrojme gjuhen tone nga keto llumera,plehera,mbeturina apo ferrat drizat gjembat qe i kane rene persiper.O shqipetare flisni SHQIP ose per ndoke qe fjala shqip eshte latinisht atehere flisni ILIRISHT.Pershendetje te sinqerte te gjitheve.
[/ QUOTE ]
Nuk ka shqipja aq fjalë sa të zëvëndësohen të gjitha fjalët që për arësye përdorimi e korrektësie (si kjo fjala këtu) të bëhet e mundur mospërdorja ose tjetërsimi i tyre.
Pastaj sipas studiuesve edhe shume fjalë bazë të gjuhës shqipe si QIELL (ciel), TOKË (terre), AJËR ( air), etj, janë huazime latine.
Pra do të ngeleshim fare pa fjalë po të fillonim, siç disa dëshirojnë, spastrimin e madh.
Prandaj mendoj se toponimet sllave (kryesisht bullgare) nuk e dëmtojnë imazhin e vendit tonë, përkundrazi duke ditur se sllavët janë banorë të rinj të ballkanit këto emërtime (kjo fjalë vjen nga EMËR = E MERR, pra siç shikohet është një proçedurë qe s'mund të bëhet ndryshe, përshëmbull, E VË. Ngaqë nuk mund t'ja vëmë emrin vetes, kur lindim të tjerë na emërojnë, na pëlqen neve apo jo. ) tregojnë ose evidentojnë (fjala franceze EVIDENT besoj se vjen nga shqipja E VENDOS, dmth nuk e luan topi.) që populli shqiptar ka qënë i vendosur herët në ato troje e jo vetëm kaq por i qytetëruar ndërkaq. Sepse bullgarët nuk e ndërtuan Beratin e i vunë emrin më pas QYTET I BUKUR. Ata kur e zbuluan u mrekulluan dhe e quajtën ashtu. Siç pershëmbull BUKURESHT vjen nga shqipja I BUKUR ËSHTË.
Për më tepër ku e gjeten sllavët barbarë fjalën BEL ? Po atë GRAD ? A nuk i huazuan ato nga të tjerë popuj ose të tjera qytetërime ?