K
KLODETA HASA
Guest
Re: TE MESOJME NGA MENCURIA E TE TJERVE ! THENIE TE NJERZVE TE MDHENJE NEPER KOHRA !
Thenie nga Omar Khajam
1
Keshtjella gjer ne qiell nje here shendriti,
dhe mbreter e Qezar brenda priti
Ndersa sot permbi germadhat Qyqja qan,
Po ku vajti ah kuku, kulla ku zbriti?
2
Nje dere ka qe celsin dot s'ja gjejme
Dhe ka nje vel qe me sy s'e shkapercejm.
Pak muhabet ketu jo ti jo une...
Pastaj dhe une dhe ti ne tym kercejme.
3
Punonte ne dyqan te tij pocari,
Nje poce po artonte nga pazari,
Lefyti ish nga koke e nje qezari
dhe dorza nga dora e nje lypsari.
Njeditezaj ne qoshe jam penguar
dhe e theva ah pocen e bekuar,
Me tha: "Sic je kam qene; dhe sic jam,
Do te jesh dhe ti neser i derrmuar"!
4
Te lig te bejne kur fiton lavdi
dhe intrigant kur rron ne vetmi;
Qofsh profet prej qielli, shenjt e Engjelli,
Me mire mos u njih e mos njih njeri!
*****************************************
Nga Honore de Balzak
1
Vdekja eshte barazia me e larte
dhe liria me e larte!
2
Njerzit e paisur me fantazi
kane nje rini te perhershme!
3
Nje grua 40 vjecare ben per ty gjithcka!
Ndersa nje 20 vjecare nuk ben asgje!
4
Asgje nuk mund te barazohet me dashurine
e nje gruaje qe i dhuron nje burri
lumturine e dashurise se pare!
5
Druajtja nuk eshte vetem frike por
dhe nje tepri force e pa shfrytezuar!
6
Mungesa e komoditetit nuk duhet
kurre te thyej vullnetin e njeriut!
**************************
Nga XHEK LONDON
1
Lermeni ta shikoj te verteten ne sy!
Thuameni si e ka fytyren ajo?
2
Ne kete bote nje qen han tjetrin,
ata qe mbeten i hane ujqerit!
3
Meshira nuk eshte nje kocke qe i hidhet nje qeni,
por eshte nje kocke qe ti e ndan me qenin...
4
Mos rri me teper se cduhet ne gjirin
e shoqerise si kufome!
Punen e bere, jeta mori fund,
pershendet dhe shko!
****************
Nga CARLI CAPLIN
1
Dashuria, dhembshuria, njerzorja
jane dritat me te shkelqyera
te miresise qe ka njohur bota!
*****************
Nga Ludwig von Bethoven
1
Une nuk njoh tjeter shenje madheshtie
pervec miresise!
2
Njeriu mund te jete i madh vetem kur
ka shpirtin e madh.
Pa kete ai nuk mund te jete artist
i madh, as personalitet i madh.
Duhet te jesh me te vertete i madh
e jo te dukesh i tidhe!
3
Sa te mundesh te besh mire, lirine
dashuro mbi cdo gje, dhe as para nje
froni kurre mos e tradheto te verteten!
___________o___________