Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Albinos

Primus registratum
Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Kam rreth nje vit qe marr pjese ne kete forum dhe lufte e nisa dhe lufta me duket se do ta le.
Per nje gje hidherohem, se kurre nuk e gjeta nje shok te mire te me dale ne krah ne mendime dhe sugjerimet ti benim bashke.
Gjithsekush luan per deshiren e tij, per ardhuruesin e tij, per politikanin e tij, per fene e tij,per interesin e tij dhe ne fund keta shqiptare te lene dhe turpin ne shpine.
Jam mirditor dhe per mua ka me shume rendesi vendi im se sa miqesia me te huaj ne dem te vendit tim.
Une do deshiroja qe keta njerez qe nepermejt fese dhe politikes dhe intrigave , te mos eksistonin sepse keta kane marre ne qafe Shqiperine dhe po e marrin.
Nuk behet Shqiperia duke kthyer koken mbrapa dhe duke pare se clame pa rregulluar.
Kam nje vit ne kete debat politik dhe jam bere per tu tallur dhe mire e kish vendosur njeri firmen" Morracaku".
Ce do se mundohesh te thuash te verteten.
E verteta ne Shqiperi nuk eksiston dhe as nuk ka eksistuar, ajo mohohet si pasoje e kultures se dobet qe shqiptaret kane.
Hyra ketu pa asje lloj interesi dhe tani me kane bere edhe agjent, me kane bere edhe antikombetar, me kane bere ku di une se cfare u shkon ne mendje ketyre njerezve.
Une do tu thoja qe nuk eshte e vertete ajo qe thone.
Anetar si ju jam dhe mundohem te them edhe une dicka dhe dikush te thoje, pa he more thuaje edhe ti nje fjale.
Por sapo nis te besh nje debat, ta presin ne mes fjalen, gje qe as armikut nuk ja kemi bere.
Njerit ketu i kam thene qe nepermejt konjukutrave te fese per te rizgjuar myslimanet shqiptare, per bashkimin e kombit, jane ne nivelin zero dhe ne vend te bashkimit ato sjellin percarjen e vertete
Ai nuk degjon, por si per cudi peshkon besmitaret shqiptare te Fese tjeter per te realizuar qellimet qe nuk e di se cfare emri mund te ju ve.
Nuk i frikesohem myslimanizmit dhe Islamit dhe as nje shqiptari qe i perket fes myslimane sepse une jam nipi i Bib Dodes dhe Gjon Mark Gjonit dhe te vdes per atdhe sme kushton asgje.
Por edhe Islamin dhe fete e tjera une i respektoj por nuk me pelqen qe me to njerezit te tallen dhe ti vene ne sherbime qe konsiderohen ne te mire te kombit por si perfundim krijojne kaos, duke ditur qe edhe populli eshte nen nivelin e kerkuar shkollor.
Shajme Evropen Ameriken Henen Marsin dhe ato vende qe nuk kane ndihmuar dhe perse?
Ne fakt ajo cfare une kam arritur te kuptoj eshte se ne nuk jemi per njeri tjetrin(fatkeqesisht).
Te gjithe debatojme dhe ketu e nje vit qe marr pjese, as edhe nje anetar nuk e pashe te bashkohet ne nje fjale te vetme dhe te thote, epo keshtu eshte miku im.
Kur hyra ne fillim ne albforum, vura re arrogancen e moderatoreve te albforumit dhe thashe dreqi e mori, po une nuk jam legen dhe as teveqel dhe nuk kane arsye te tregohen te tille.
Vura re racizmin e pashembullt qe ata kishin ndaj "malokeve" dhe arroganca e tyre ishte ne nivele tmerruese.
Perse pyes une?
Mos valle ju duhet te ngeleni te mencur dh ne budallenj?
Edhe shkollat qe na jane mohuar ne kohe te ndryshme , mos valle denimi per mosshkollim duhet te arrije deri edhe ne forumet shqiptare ku arroganca eshte totalisht e plotfuqishme.
Ja zoterinj moderatore, ju jeni te shkolluar dhe ne te pashkolluarit vijme e kerkojme te lexojme dicka te debatojm gjithashtu por jemi edhe te trembur , jemi edhe te pamatur si pasoje e mos shkollimit te mjaftueshem qe na eshte servrirur.
Ju jeni te qete ne diskutime, ndersa ne fluturojme si pasoje e pakujdeshmerise, si pasoje e njohurise se dobet mbi historine dhe shume aspekte te tjera te jetes.
Pershembull, kur blen nje kompjuter, gjithe kohen qendron mbi te dhe behesh kaq i besidsur ne shtepi me familjaret saqe ata mund te thone edhe budalla.
Por kur kalon nje periudhe e caktuar kohe dhe me kompjuterin shtrohesh, atehere gjerat ndryshojne dhe me behesh me i matur dhe me i racionuar dhe me fleksibel, por jo me i besdisshem.

Tjeter qe do shtoja do ishte se qysh se kam ardhur ne albforum kam nderruar 5 emra dhe kjo si pasoje e disa ferkimeve ne raste te ndryshme.
E pata emrin tim Kauboj dhe e vune n tallje me pastaj Loni dhe e vune ne tallje perseri e me pas leonardi, Pellishi dhe se fundi Albinos.
Hidhja nje mendim dhe te gjithe kundra.Shkruaja dicka dhe te gjithe vraponin per te injoruar dhe deskrminuar.
pranoj qe edhe une kam gabime,ndoshat te medhaja sepse njeriu nuk i sheh kurre gabimet e veta, mirepo ato dalin me kalimin e kohes sepse gabimet jane ato qe e mesojne njeriun te jete me i ndergjegjshem dhe me i paster.
Dikur kohe e mot bisedoja me nje shok qe eshte intelektual, per nje tip qe pata bere llafe dhe atij i pata thene se nuk dua te tregohem arrogant ndaj ketij tipi dhe se brnda shpirtit tim si pasqyre ai duhet te shohe vetn e tij.
Dhe shoku me tha se ben mire qe te mos tregohesh arrogant sepse ne fund te fundit aq i pret mendja atij dhe se duke u treguar arrogant zhvlereson veten.
E vleresova kete mendim dhe jam shume dakort dhe e mbaj vath ne vesh.

Tjeter cfare do te shtoja:
Ne politiken shqiptare ndodhin gjerat nga me makabret.
Se pari dua te them qe politika shqiptare nuk ben hp progresist gje qe e verej me vemendje ne gazeta por edhe ketu ne albforum, nga shume idhtare te partive te ndryshme.
Dikush kerkon te perfitoje dhe te mabje karriken e ngrohte, dikush tjeter i hidheruar eshte gati te permbyse vendin per te marre karrigen,dikush akuzohet si kontrabandist dhe trafikant e dikush tjeter si vrases dhe keto gjera nuk na nderojne.
Une mund te them me plot bindje se korrupsioni dhe kontrabanda qe po ndodh ne Shqiperi eshte e njejte si me shtetet e tjera perendimore qe e kane kaluar kete problem.
Pa kaluar keto hapa nuk ecen Shqiperia.
Ne Amerike Al Kapone bente ligjin dhe korrupsioni ne kete vend kishte permasa tragjike, por ajo periudhe ka kaluar tashme dhe Amerika eshte shtet tjeter nga ai i viteve 1920.
Edhe Shqiperia do ta kaloje kete periudhe,por duhet durim dhe duhen gjetur menyra se si mund te ndalohen keto gjera te demshme ne dem te Shqiperise.
Edhe nje njeri pas semundjes fiton imunitet.


Tjeter
Historia
E shoh qe shqiptaret kane problemin me te madh te tyrin, me identifikimin e paraardhesve ilire dhe ketu abuzohet shume.
Dikush eshte i interesuar te loze me historine sepse gjate 5 shkujve te fundit historia jone nuk eshte shkruar por eshte importuar nga shkrime te autoreve te huaj dhe kjo eshte nje fatkeqesi ne dem te shqiptareve bij te ilireve.
Perse abuzohet me historine?
Perse dikush eshte i interesuar qe Shqiperia te mos kete histori.
Mos valle kemi bere gabime?
Mos valle duan te na mbajne ashtu sikur na kane mbajtur per shekuj te tere?
Mos valle ne duhet te behemi fushe betejash per interesat e tyre.
Historia jone ka problem shume te madh dhe se te gjithe ne duhet te ndihmojme te zgjidhim problemin e historise shqiptare.
Nuk vjen i huaji qe te na beje historine, sepse sikurse e verteton historia, ata historiane kane shkruajtur per veten e tyre dhe jo per ne.
Jemi bij iliresh apo jo?
Me historine e kaluar ka probleme shume te medha dhe te jashtezakonshme.
Disa tema qe kam hapur, jane diskriminuar rregullisht per shume arsye,ku vetem ata qe deshirojne qe e verteta te mso zbulohet marrin pjese dhe deformojne kuptimin e vertete te shkrimeve.

Nje problem i trete eshte se shqiptaret preferojne me mire te dine se cfare ka brenda shtepia e komshiut se sa e vetja dhe se ata jane me inteligjente ne problemet e fqinjeve se sa ne poblemet e tyre.
faqja e arenes nderkombetare eshte e mbushur me shkrime te pabesueshme intelektualesh dhe se mencuria e tyre perkon me mencurine e shqiptareve qe sherbyen te gjithe pushtuesve te tokes ilire.
jemi te pabesueshem ne ceshtjet globale dhe Shqiperine vijne ata qe ne u bejme anlizat te na e ndreqin, ashtu sikur na e kane ndrequr.

Me kujtohet ai vargu i Fishtes qe thoshte:
Kur komshise i ngordh lopa, shqiptarit i behet qejfi me shume se sa kur i lind lopa e tij.

Perse e shkruajta kete analize politike njekohesisht duke pranuar ga´bimet e mija gjithashtu autokritiken?

Sepse jam i shtyre nga shume persona qe deshirojne te denigrojne figuren time dhe ta ulin me poshte se figuren e armikut.
Perse e shkruajta te faqja e Politikes?
Sepse dikush duhet ta lexoje dhe te kuptoje se shqiptaret bejne gabime edhe te medhaja shume, fusin hundet aty ku nuk ju takon, bejne te mencurin dhe intelektualin e shume te tjera.
Perse autokritike?
Sepse me kete rast dua te behem une personi i pare qe shprehem ndershmerisht mbi personalitetin tim dhe nuk dua qe pre e gabimeve te miaj, te behen te tjere.
Ata te tjeret kane mundesi te mesojne te jene me tolerante me te edukuar dhe me te mencur por kurre arrogante.

Cfare duhet te mesojme?
Te jemi me dashamires, me te kujdesshme, me tolerante, me paqedashes, ti japim vetes me shume mirekuptim dhe te mirekuptojme njeri tjetrin ne cdo debat.

Cfare qellimesh kombetare kam une si mirditor?

.


Shqiperi Etnike dhe me me shqiptare te vertete qe punojne per Shqiperi.
Bashkim me Kosoven
Serbeve dhe grekeve, turqve dhe italianve tu tregojme dhembet ne rast agresioni ndaj tokes shqiptare.
Miqesi me keto shtete nuk duhet bere, por pasi te jemi shqiptarizuar do isha dakort
Zhvillim dhe kulturim dhe progres me te rifituar ato vite te humbura ose ato shekuj te humbur.
Dhe futjen e Shqiperise ne familjen evropiane.

Duke u marre me figura te thara(politike) nga mungesa e reshjeve (mungesa e politikaneve te rinj), ne do humbasim shume(brezi i ardhshem).
Ata(keta politikane te shekullit te kaluar) sjellin termete(shkaterrojne nje komb) dhe krijojne carje te maftueshme( percajne kombin) per te shkaterruar gjithshka(te ardhmen)
 

u74

Primus registratum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Kastrioti eshte shoku i juaj !
Kudo qe shkruan ti eshte dhe Kastrioti dhe kudo qe shkruan Kastrioti je ti!

Keshtu qe ju te dy formoni unitetin e te kundertave.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Ehhhhh zoti u74
Kot nuk kane thene qe lopa shterpe nuk ben qumesht.
Me Kastriotin e nisem luften qe te dy kunder komunizmit, mirepo, ai zgjodhi rrugen e tij sikurse e dime kurse une ngela pa rruge sepse ajo rruge qe ai ndoqi nuk eshte rruga e Vertete e bashkimit kombetar.

Ne fakt tema ime nuk ka qellim vetem Kastriotin, por ka qellim edhe dicka tjeter.
Pershembull sikur ta lexoje shkrimin me kthjellesin e duhur, nuk do me dilje kunder ose nuk do jepje nje pergjigje te tille, sepse ajo qe kam shkruajtur ka shume kuptime filozofike.
Te falenderoj edhe per kaq sa the.


Albinosi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

ALBINOS UNE KAM PAK KOHE NE KTE FORUM POR NQS ME LEJON TE SQAROJ PERSE NUK TE MBESHTESIN

MBASE NUK E KE VENE RE POR JE SHUME I EGER DHE I PATUNDUR NE MENDIMET QE JEP E NE TEMAT QE HAP E NUK LE VEND PER DISKUTIM TE MIREFILLTE KU ARRIHET NE NJE PERFUNDIM QE MUND TE JETE I NDRYSHEM NGA MENDIMI YT
TE TJERE KANE MENDIME TE NDYSHME NGA TE TUAT PER TE SHKUAREN E TE ARDHMEN E SHQIPERISE POR DUKET SIKUR TI PRANON VETEM TE TUAT DHE KJO NUK ME SHTYN TE DISKUTOJ SEPSE DO TE ISHTE THJESHT HUMBJE KOHE.
NGA SA LEXOVA ME LART KUPTOJ QE KY NUK ISHTE QELLIMI YT POR KETE PERSHTYPJE KE LENE, TE PAKTEN TEK UNE.
THUA QE NUK JE ASPAK ARROGANT DHE DUA TE TE BESOJ POR NGA SHKRIMET E TUA DUKET NDRYSHE

NQS PRANON NJE KESHILLE NGA NJE I PANJOHUR QE NUK TE DO TE KEQEN
- MOS U LARGO NGA FORUMI POR MENDOHU PAK ME GJATE KUR SHKRUAN DHE PERPIQU TE PARASHIKOSH SE CFARE NDJENJASH NGJALL TE LEXUESI.
- MOS U BAZO NE SHKRIMET E TUA TEK ATO QE LEXON NE GAZETA APO LIBRA QE I RIPROPOZON KETU POR NE KULTUREN TENDE DHE NE NDJENJAT E TUA.
- PERPIQU TE JESH PAK ME REALIST DHE LERI POLITIKANET E SOTEM TE SHKOJNE NE P. TE SEMES SE TYRE SE SHUME SHPEJT DO TE VIJE DITA JONE

SHKURT MUAHABETI -NUK DUHET TE JESH EXTREMIST E NUK DUHET TE OFENDOSH ASKEND EDHE PSE MUND TA MERITOJNE.
PERPIQU T EMESOSH NGA TE TJERET DHE TI BINDESH ATA ME ARGUMENTA PER ATO QE I MENDON TE DREJTA

TE DREJTAT E TUA MBAROJNE ATY KU FILLOJNE TE DREJTAT E DIKUJT TJETER (KUSHDO QOFTE AI)

TE PERSHENDES DHE SHPESOJ TE BISEDOJME NE RRETHANA ME TE MIRA
 

u74

Primus registratum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Okej..Albinos shume mire ben qe flet ato qe mendon apo ato qe ti i quan te arsyeshme,dhe ne disa gjera qe ti shkruan me siper jame dhe une dakorte.
Por duhet te keshe parasyshe qe edhe te tjeret kane mendimet e tyre dhe mundesh t'iu besh opozite apo edhe te bashkohesh me ta kur ta shohish ti te arsyeshme,por gjithmone brenda nje diskutimi objektive dhe pa acarime apo ofendime.
Qofte keto krahinore , fetare apo politike!

Ti thua qe je nga Mirdita dhe shpeshhere njerez te ndryshem shprehin komente qe jane ne esence raciste qofshin keto krahinore apo fetare, dhe jo rradhe here degjojme shprehjet "malok" ,"katolicentrist","islamik",
"laluc" etj..!

Sa per dijeni edhe une jame malok dhe jo pa qellim e kame zgjedhur edhe NIK-un (thiu).
Dhe kure une degjoj epitete si "malok" mua as nuk me rritet dhe as nuk me bie "tempratura".

Dhe ti ndoshta do te pyesesh perse?
Dhe pergjigja qe te jape une eshte shume e thjeshte:Sepse ashtu sikur te paret e mije ruajten ato traditat mira dhe esencialishte ne te shumten e rasteve puro SHQIPTARE,edhe pse presekutimi ka qene shume i eger .
Ne po te njejten menyre do ti ruaj dhe une .
Dhe do te zgjedhi te njejten rruge si te paret e mije ,vecse me metoda te kohes dhe me efikase.

Sigurishte do te arrije ta kem intelektin ne lartesine e duhur dhe te mos lejoje qe tek une te zene vend ato gjera qe mund te jene jashte kohe.

Prandaj te ftoj edhe ty qe problemet e ndryshme ti shohesh ne kete kontest,dhe te gjykoshe me gjakftohtesi.

Dhe mos mendo se thjeshte duke diskutuar ketu ne forum njerezit gjithmone do te jene dakorte me idete dhe mendinet e tua, ose te mijat,apo te gjithe do te arrijme te reformohemi dhe ti japim nje atitude me pozitive mendimit shqipetare ne pergjithesi.
Jo kjo do kohe qe te ndodhi, dhe do te ndodhi vetem ne kohen e duhur.
Pa pesuar nuk do te mesojme,jo se kemi pesur pak gjerme tani ,por do te pesojme perseri,dhe do te mesojme perseri.
Dhe nje dite patjeter do te triumfojme.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

Albinos i nderuar!
Nuk ka shumë që edhe unë marr pjesë në këtë forum.
Të parët e mi para rreth 250 vjetësh nga Mirdita kanë shkuar në rrethin e Ulqinit. Nuk di çka ke shkruar përpara, por e lexova këtë shkrimin tënd të gjatë. E pashë se i pranon gabimet. I urti i pranon. Ne të malit - malokët- jemi edhe gjaknxehtë etj. Shumë mirë të këshilluan edhe disa shkrues para meje. Ne e kemi edhe thënien : - dy shqiptarë tri parti... Mundohu, edhe nëse të fyejn të mos nxehej, dhe mundohu të mos fyesh kënd! Na duhet dashuria, bashkëjetesa, toleranca, mirëkuptimi midis nesh. Askush nuk është pa gabime. Nuk më pëlqen aspak titulli: *Të merresh me Historinë dhe Politikën Shqiptare është njëlloj si të vrasësh*. Nuk e di a e ke vënë Ti? Historinë tonë duhet me e lexuar e me e ditur, (megjithse është e shkruar keq nga komunistët) për të mësuar nga gabimet, në mënyrë që të mos na përsëritet, siç ka ndodhur. Nuk është njësoj si të vrasësh. Politika na ka dëmtuar dhe po na dëmton, sepse nuk kemi pasur fat me intelektualë e politikanë të mirëfilltë, të aftë, të ndershëm e patriotë. Prandaj me punë, e angazhime duhet secili shqiptarë të kontribojë që të na udhëheqin më të mirët, për të mos luajtur maskarenjtë me ne. Mirë e the që kemi shumë probleme nga pasojat e të kaluarës dhe nga diktatura. Duhet kohë që të çdrogohemi nga murtaja komuniste.
Do bëhët Shqipëria, kur i kemi mbijetuar mijëra vjetë robëri, edhe këto probleme do i mbijetojmë.
P.s.Të lutem kur të keshë kohë lexoje një artikull të mrekullueshëm për lashtësinë tonë 12 000 (dymbëdhjetëmi vjeçare) nga hulumtimet e filologut italian Catapano!
www.mjellma.org
në rubrikën top tema
Shëndet, dhe merr pjesë në Forum!
 

jula

Primus registratum
Re: Te merresh me Historine dhe Politiken Shqiptare eshte njelloj si te vrasesh veten

<span style="font-style: italic">Tema spostohet, vrima e fyellit tuaj jo. Me vjen keq.</span>
 
Top