Te kthehesh... to be or not....

Te kthehesh... to be or not....

Te kthehesh.......... me ngjan me "to be or not to be....." te Shekspir. Per realitetin shqiptar eshte nje ceshtje qe diskutohet rendom kudo, eshte nje ceshtje qe na prek te gjitheve, edhe mua qe ndodhem larg momentalisht.
Dua te theksoj se per fatin tone te keq shikohet me shume pesimizem dhe shpesh te tepruar. Cdo njeri duhet te shohe ne kendveshtrimin e tij "totalisht personal" te ardhmen e tij ose me sakte kush do, te jete ne jete. Mund te jesh dikush (financiarisht, moralisht etj) edhe ne afrike apo amerike latine. Shpesh jeta eshte fat, dhe te qenit shqiptar nuk eshte fatalitet, perkundrazi. Kudo eshte mire, por ne shtepine tende eshte me mire, thone ruset.
Nese pas mbarimit te studimeve, kerkohet medoemos pasurim i menjehershem apo nje vend lluksi pune, mund te them se eshte nje enderr qe vetem fati mund te ndihmoje. Jeta eshte e bukur kudo, une do te thosha se duhet te mendojme per ambjenitin shoqeror per te cilin njeiru ka nevoje (te percaktoje), njerezit e afert, miqte dhe mundesia per pune ne cdo vend. Atje ku fitimet jane me te medha atje mund te jete edhe "atdheu" i perkohshem.
Keshtu qe nuk duhet pare me frike nese puna e mire mund te te ofrohet ne Shqiperi.
Nese jo, dyert jane te hapura fale zotesive, punes dhe eduktaes se marre gjate ketyre viteve ne emigrim.
 

genti

Primus registratum
Re: Te kthehesh... to be or not....

Eshte e vertet, ketej ne perendim mund ti kesh te gjitha te mirat dhe mund te jesh shume i suksesshem por prape ndjen nje lloj boshlleku brenda vetes.
Dhe eshte ironi kur degjon dike ne AL qe flet per ty sikur ti te kishe kapur qiellin me dore dhe harrojne se ketej nuk eshte nuk eshte paraja sheshit.
Nje psikolog i njohur Francez kur kishte si pacjente njerez me depresjone dhe tejet te stresuar ai si kure i keshillonte qe te shkonin te vendi ku ata kishin kaluar femijerine dhe te qendronin aty per disa dite.
Dhe Greket e lashte nje nga denimet qe per ta ishte nga me te rendit ishte dhe syrgjynosja ku e detyronin njeriun te jetonte me qindra km larg vendit te tij.
Ndoshta nje dite do te jete me mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top