Re: Te jesh njeri...
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me ka ngelur ne mendje nje varg i Kiplingut" qenke njeri me shkronja te medha; ;...Sa e mundimshme eshte te jesh njeri ne kete bote te ndyre plot padrejtesi...Shpesh jeta na detyron te dalim nga vetja per te arritur dicka ne jete..A ju ka ndodhur nje gje e tille juve?.. /pf/images/graemlins/confused.gif.
[/ QUOTE ]
Eshte sa e gjere po aq edhe e ngushte si teme kjo qe parashtron. Nje prej karakteristikave qe dallohet njeriu nga specie te tjera eshte aftesia per tu pershtatur kushteve te natyres dhe njerezve. Elasticiteti ne mendime, veprime jo vetem e kompleton por dhe pregatit njeriun te perballet me sfidat e jetes. Mund te thuhet se ai 'del nga karakteri i vet' per te arritur ate qe kerkon. Kjo shume e diskutueshme, pasi n.q.s. do te ishte e vertete, llogjikisht 'njeriu nuk ka karakter' perderisa e ndryshon kete te fundit ne baze te situates. Jam me teper e mendimit se karakteri i njeriut mbetet i njejte, vetem se njeriu ne cdo sfide qe perballet, kalon apo humbet...zbulon pjese te vehtes se tija qe nuk i dinte se i kishte.
Ne vetvete, njeriu eshte nje 'beteje-lufte' emocionesh, ndjenjash, idesh dhe parimesh. Ne varesi te situatesh, duke u bazuar (le te shpresojme) tek mendimi kritik, llogjika dhe eksperiencat e tija ne jete, njeriu ben nje zgjedhje e cila reflekton pikerisht ato emocionet e siper-permendura.
Ti cupe /pf/images/graemlins/smile.gif, ben shume mire qe je 'konfuze' ne lidhje me vehten. Asnjehere nuk mund te njohesh vehten plotesisht, dhe sigurisht asnjehere nuk mund te te njohe dikush ty. E rendesishme eshte te veprosh dhe ndjekesh parimet e tua dhe jo te shoqerise. Morali dhe etiketat jane nje menyre pertace dhe teper e sukseshme, dua te shtoj, qe shoqeria perdor per te kontrolluar individin. Pasi eshte e ditur qe masa njerezore ka frike nga individi qe eshte ndryshe.