Te genjen . . .

Petroninsja

Primus registratum
Te genjen . . .

Te genjen ai....


Thuam endrrat qe i thurem
ku i cuam ku na humben
gjithato qe enderruam
ne te dy...
Ne me do, a me mallko
me kujton apo loton
jeten thua vetem
si e kalojme....
ne buzen e bekuar
ne te thote se eshte betuar
se nuk do ta puthi
tjeter vajze....
nese duket se po vuan
si capken ai luan
porse zemra e tij
nuk me deshi kurre....
Ti kujton se te adhuron
nuk e kupton...
Te genjen ai
se me deshi por...
dhe prape me dashuron
Te genjen ai....
Thua nese flet per mua
thua nese eshte penduar
thua me quan te pabese
me portretin e sajuar
thua nese ka ndryshuar
thua nese mund te kete
nje tjeter shprese......
Te genjen ai....
Ki kujdes se te mashtron
nuk e kupton...
Te genjen ai.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Te genjen.........

Genjeshtarja....


Ty sa shumë të kam besuar
një vajzë si ty...
sa shumë kam dashuruar
por ti një gënjeshtare je
sepse djemtë pas vetes ti i ke

Në dashuri ajo mua më gënjen
dhe nuk e di nëse në tëndin shpirt
…diçka ndjeve

Vërtet më çmënde mua
si e bëre se di
mësove dobësitë e mia
dhe unë rashë në dashuri

Bobo, më mirë të vdes se sa të vuaj
dashuria më ka mallkuar
po pse më bën të vuaj
përse s'më le të qetë
të paktën ti më thuaj
që më do me të vërtetë!

Këndoj,
dhimbjen dua ta harroj
por se kuptoj...
një ditë unë prap do dashuroj
një vajzë që do ketë tjetër emër
dhe tjetër vënd brenda në zemër

Me këtë këngë unë sot dua të tregoj
se dashurinë e parë kurrë s'do ta harroj
ti e të gjithë e unë mësova
dashuri pa dhimbje s'ka
por veç me ty shpresova
se s'do ishin të mëdha!

Oooo ty,
Sa shumë të kam besuar një vajzë si ty
Sa shumë kam dashuruar, por ti
Një gënjeshtare je sepse djemtë
...pas vetes ti i ke!

Lot,
Lotojnë ato dy sy më kot
Të dashuroj veç ty por kur ti
Një gënjeshtare je sepse djemtë
...pas vetes ti i ke
 

Dua

Primus registratum
Re: Te genjen.........

-Une nuk dua te besoj ne genjeshtra! :mad:
-Por, e dashur cfare eshte e verteta ne kete bote, pse ekzistoka ajo?
-Ti....dhe une.
Qetesi. Shkaperderdhje mendimesh.
-Apo, jo? :angel:
Qetesi. Humbje. Zbrazeti.
-Shpirt...
-Mos! Mos! Une nuk jam shpirt, une jam shpirt i plagosur, une jam ...une jam, nuk jam! Jo me! Nuk dua te jem genjeshter. /pf/images/graemlins/frown.gif
Qetesi. Vetem shpirti vrapon i terbuar, duke mos besuar cfare po i ndodh.

....nga Dua
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Te genjen.........

Genjeshtra lindi nga buzet e tij qe diten e pare qe e takova... ajo pasoi dite me rradhe gjate njohjes sone... me genjente ne buzeqeshte me genjente duke me thene te dua, sa hipokrizi, me genjente mes lotve se pa mua sbente por serish genjente... si mund ta besoja kur shpirti e deshte me shume se kurre por me shume vajtonte genjeshtrat e tij.. vajtonte tradhetine... pse genjen.. pse kete shpirt rendon.. thuaj te pakten qe sdo tja dish dhe mbyllet kapitulli... mos genje.. mos ve ne loje nje zemer, nje shprese qe lind tek ajo genjeshter dhe perfundon po aty.. kaq shume te vleje ajo genjeshtra jote.. se di por nisi ne genjeshter dhe perfundoi ne nje te tille....imazhi yt ngeli nje genjeshter e hidhur qe rendoi ne malet e shpirtit dhe zemres si nje bore pranverore qe sdo shkrihet kurre.... e pse gjithe kjo per nje genjeshter te felliqur.... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Ema

Goddes
Re: Te genjen.........

Eshte e cuditshme kokefortesia me te cilen une besoja se Tereza ishte e vemja femer e mashtruar ne kete bote.Apo me mire te themi se ish Tomas ai i dobti,i brishti,ai qe per shume arsye njeheresh nuk arrinte te ish besnik apo te mos genjente njeriun qe dashuronte fort.Me pas me kalimin e kohes fillova te shoh Tomas te mjeket ceke,pastaj ne meshkujt e huaj e me vone edhe ne shumicen e shqiptareve.
Sot e di se edhe kur e nuhasim genjeshtren e hedhim tutje si ndonje impuls negativ qe vjen papritur e pakujtuar pa lene shije gjaku ne goje.Te pakten dola ne breg perara stuhise...te pakten kjo...
 

albana

Lara Croft
Re: Te genjen.........

Nuk jemi engjej...genjejme apo na genjejne sipas rastit...and life goes on!
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Te genjen.........

kur jeton per me te shumten e kohes ne nje bote iluzionare, si do te mund te kuptoje ndryshimin midis te vertetes dhe genjeshtres?
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Te genjen.........

per ate te paren vogelushen ne veçanti e per ato qe besojne se pergjithesisht "ai" genjen!
 

Danae

Primus registratum
Re: Te genjen.........

duhet te shtroja si duhet pyetjen: se c'è una donna che ami di più???
e une pergjigjen e di,e di mjaft mire e kam ne instikt ti di pergjigjet.
...Ai genjen...hm...pune e madhe fort,mosinteresimi im ne kete pike eshte i dukshem,pikat e interesit jane te tjera...
ai genjen...oh ate e stermundon genjeshtra,vret ndergjegjen e vet,vret veten e vet brenda tij tek shperthen vrullshem nga nje akuze e vetme,apo nga dicka qe mund t'i ngjaje edhe padashur,e lodh,e muhabetet nderrohen,nderrohet gjithmone ajo qe ish thelbi,tentative vjedhjeje nga nje situate.
sikur ta dish se ajo qe une kerkoj te zbuloj eshte sa te forta jane konturet e genjeshtres.e nuk te duket se vuajtja eshte pjese e thelle e stermundimit te vetes.
gjithmone e them me shaka,por gjithe ky "stermundim" nuk jane tjeter vetem shqisat e mia,mbledhja e evidencave per te thene me ne fund sic ka thene kordelja ne nje teme: zoti im te falenderoj per parandjenjen qe me ke dhene.
ia vlen te heshtet perpara nje genjeshtre te shohesh menyren se si e verteta do te dale ne pah.
se si ngadale durimi merr fund e sesi plangosjet perdhe jane te pashmangshme,sesi pastaj kurohet vetja me autostime,apo sesi dikur ne nje moment te caktuar njeh veten te pasqyruar ne humbje totale.
E gjithe kjo per te thene qe genjeshtrat me te forta jane ato ndaj vetes,betejat me te forta i kemi me veten,iluzionet duam ti besojme,e mgjth nuk vritet zemra per nje genjeshter,per dy..per tre...kater...gjashtembedhjete...infinit.arsyeja ajo eshte e jotja,e vetmja gje qe eshte e jotja!
fundja me pelqen roli i spektatorit,bej tifo gjithmone per femrat:) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Te genjen.........

Fillimisht postuar nga gang_e_vockel:
[qb] duhet te shtroja si duhet pyetjen: se c'è una donna che ami di più???
e une pergjigjen e di,e di mjaft mire e kam ne instikt ti di pergjigjet.
...Ai genjen...hm...pune e madhe fort,mosinteresimi im ne kete pike eshte i dukshem,pikat e interesit jane te tjera...
ai genjen...oh ate e stermundon genjeshtra,vret ndergjegjen e vet,vret veten e vet brenda tij tek shperthen vrullshem nga nje akuze e vetme,apo nga dicka qe mund t'i ngjaje edhe padashur,e lodh,e muhabetet nderrohen,nderrohet gjithmone ajo qe ish thelbi,tentative vjedhjeje nga nje situate.
sikur ta dish se ajo qe une kerkoj te zbuloj eshte sa te forta jane konturet e genjeshtres.e nuk te duket se vuajtja eshte pjese e thelle e stermundimit te vetes.
gjithmone e them me shaka,por gjithe ky "stermundim" nuk jane tjeter vetem shqisat e mia,mbledhja e evidencave per te thene me ne fund sic ka thene kordelja ne nje teme: zoti im te falenderoj per parandjenjen qe me ke dhene.
ia vlen te heshtet perpara nje genjeshtre te shohesh menyren se si e verteta do te dale ne pah.
se si ngadale durimi merr fund e sesi plangosjet perdhe jane te pashmangshme,sesi pastaj kurohet vetja me autostime,apo sesi dikur ne nje moment te caktuar njeh veten te pasqyruar ne humbje totale.
E gjithe kjo per te thene qe genjeshtrat me te forta jane ato ndaj vetes,betejat me te forta i kemi me veten,iluzionet duam ti besojme,e mgjth nuk vritet zemra per nje genjeshter,per dy..per tre...kater...gjashtembedhjete...infinit.arsyeja ajo eshte e jotja,e vetmja gje qe eshte e jotja!
fundja me pelqen roli i spektatorit,bej tifo gjithmone per femrat:) /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
gud veri gud! :thumbsup:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te genjen.........

E gjithe kjo per te thene qe genjeshtrat me te forta jane ato ndaj vetes,betejat me te forta i kemi me veten,iluzionet duam ti besojme,e mgjth nuk vritet zemra per nje genjeshter,per dy..per tre...kater...gjashtembedhjete...infinit.arsyeja ajo eshte e jotja,e vetmja gje qe eshte e jotja!

Une bej tifo per kete shprehje :thumbsup:


Te genjsh veten eshte mjeshteria, per te tjerat s'perben shume ndryshim nga "normalja"...

Zogu ke Diapazoni :confused:
 

Danae

Primus registratum
Re: Te genjen.........

me lindi nje pyetje per veten time: me pelqen roli i spektatorit,si njeriu qe gjithmone do sfida te kota sa per te mos qene i qete.
frika e rolit te protagonistit apo mendjemadhesia te mos djeg mullarin per nje fije kashte??
genjehet vetja me ate qe quhet autotutelim??
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Te genjen.........

Po zemer,
vetem se persa kohe e di pse e ben dhe cfare kerkon te arrish do te jesh ne gjendje te shpetosh per mbytjen ne liqen. Siperfaqja eshte siperfaqje, nen te ka shume me teper dhe persa kohe nuk harron c'ka poshte, you are on the safe side :wink:

Autostimulim method: sa e mire qe je, ti moj Zenepe :rockband:
 

zog

Primus registratum
Re: Te genjen.........

ka mundesi me ndriçu, s'po kuptoj gjo mo, megjithese me dukeni qika te quta.
blbl.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: Te genjen.........

/pf/images/graemlins/wink.gif :kiss:
edhe masazhatoret:) :idea:
ferr ferr ferr ma ben fustani ferr ferr ferr....
mesazhi pas haninit ky i mesipermi.
zog,te diftoj une dike qe ta shpjegon muhabetin e qe te sherben per yll per hane e per diell.
po the se je artist ama... /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
Top