Re: Te fameshmin apo heroin, ke do te ndiqni
Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Me mire i famshem, apo hero?
[/qb]
them me mire i famshem, ngaqe nje i famshem eshte i dashuruar nga fansat, ndersa nje hero kurre, ky eshte i dashuruar nga historia.
vepra e nje te famshmi eshte konkrete per ne, ndersa vepra e nje heroi gjithnje abstrakte.
[qb]
-Cili nga keta dy arketipe influencojne me shume ne jeten tone? [/qb]
nga sa thame me lart, vetem i pari, ndersa i dyti influencon jeten e popujve, ose te njerezimit, por jo te individeve te veçante.
[qb]
Bota e sotme ka me shume nevoje per heronj apo te famshem? [/qb]
ka me shume nevoje per heronj, pasi vetem keta i rezistojne kohes duke mbetur te pavdekshem ne kujtesen e saj.
dallimi midis te famshmit dhe heroit; i pari s'duron shume ne kohe ndersa i dyti eshte i pavdekshem. heroi eshte njekohesisht i famshem, ndersa i famshmi nuk eshte domosdoshmerisht hero. prandaj heroi eshte nje shkalle me lart. fare ne maje.
ps; triniti ka fol drejt.