Te Adhuroj

alinos

Forumium maestatis
Te Adhuroj

A ka ndodhur te adhuroni dike me ose pa logjike?
Si e keni adhuruar, dhe c'ka ndodhur mes jush dhe ketij personi me kalimin e kohes?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Te Adhuroj

Me logjike! ...por per ta arritur ate stad duhet edhe nje fare pjekurie logjike, fizike apo quaje si te duash.
 

ere

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

ja kshu e adhuroja nga larg..ca te them histori e gjate....
por s'ndodhi asgje /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Ema

Goddes
Re: Te Adhuroj

/pf/images/graemlins/smile.gif

Une e kam arritur si stad adhurimin si rrjedhim i nje dashurie me pasion,me llogjike(keshtu me dukej,tani s'jam me e sigurte).Adhuroja mbi te gjitha idete e adhurimit,piedestalin ku e kisha vene.Adhuroja menyren si ishte dhe si e kisha ndertuar.Se ai nuk do mund te ishte aq i adhurueshem po qe se une nuk do ta modeloja mire e bukur.Une kisha nje baze krejt te kendshme,nje baze kurioze,origjinale.Nje baze njeriu qe me joshte,me pelqente,me intrigonte.Une pashe ato qe doja te shikoja.Pashe dhe difektet por i futa si plehrat poshte qilimit.Une kompletova vepren.Mbase ne nje moment te caktuar ke nevoje per idhuj.Une dashuroja dashurine,adhuroja vicin e arte qe asgje tjeter s'ishte vecse imagjinate.
Une per objetin e deshires sime isha e deshiruar,por me mase;e dashuruar,por me mase;e mire,por me difekte;e dashur,por brenda nje kohe.
Nuk ka limite.Kur dashuron pa kohe,jashte vetes tende,kur arrin te jesh gjithcka qe tjetri nuk eshte dhe je e lumtur njelloj se jep,je duke adhuruar.Dashuron dicka te afert,por adhuron te larget imazhin perfekt.

Pastaj mbaroi si gjithe gjerat en kete bote.Zbriti Moisiu nga mali dhe e beri copash vicin prej floriri.Mua me doli pija.Tani jam ne kerkim shishesh,gati per dehje,po lehtshem,sa te vish ne qejf,pa idhuj,piedestale /pf/images/graemlins/smile.gif

Per te mos vuajtur...
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Te Adhuroj

adhurimi eshte pjese e idealizimit,
idealizimi eshte nje stad superior i adhurimit,
idealizimi eshte gati "i pa harritshem" ndersa adhurimi "i harritshem"
 

irene

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

adhurimi... /pf/images/graemlins/laugh.gif, se kam vrare asnjehere mendjen ta perkufizoj, por nese do e pershkruaja kete term do perdorja me siguri...
qe nga detajet, si flet, si leviz duart,si fle, si shikon, si perhumbet, si entuziazmohet... nuk eshte eshte se e shikoj une te tille, ai eshte i tille... /pf/images/graemlins/smile.gif shume here jam munduar ta shoh ne kendveshtrime te ndryshme, booh still sooo sweet... /pf/images/graemlins/smile.gif
koha... i njejti ngazellim brenda i ketu e 4 viteve sa here i zhytem kraheve te tij ... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

maria_antoinete

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

Une jam nje person qe i adhuroj te gjithe pervec vetes time. Po mendoj se fakti qe nje njeri ka modele qe do ti imitoj eshte gje e mire dhe qe te ben te ecesh perpara. Ndryshe eshte per shtetet dhe per popujt qe kerkojne heronj. Kjo duhet pare si negative, nders ane planin personal do te thote qe ke nje bote shpirterore te pasur. Une do te ndjehesha keq nqs nuk do te adhuroja dike, dhe kete ndienje e kam provuar vetem ne 97 dhe ndihesha si bosh.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Te Adhuroj

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
A ka ndodhur te adhuroni dike me ose pa logjike?
Si e keni adhuruar, dhe c'ka ndodhur mes jush dhe ketij personi me kalimin e kohes?

[/ QUOTE ]
Me ka ndodhur te me adhurojne(dhe ai person akoma vazhdon ta beje) dhe mes meje e ketij personi nuk ka per te ndodhur asnjehere asgje.Me kalimin e kohes do te heqe syte prej meje...e vetmja gje qe me ka dhene(e ka marre nga une) eshte vetem shikimi.
Une nuk kam adhuruar kurre asnje e kurre asnje nuk do te adhuroj...nuk e njoh adhurimin,vetem admirimin.
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

une kam adhuruar nje njeri (jo ne menyre shume llogjike) tani qe mendohem. se kur je i dashuruar nuk mendon shume. mgjth e adhuroja kur fliste, kur nuk fliste, kur dinte te rrinte pa folur dhe kur dinte qe duhej folur! Kur me shikonte me bisht te syrit dhe kur me afrohej afer dhe me puthte lehte duke me pare ne sy. adhuroja menyren e tij te hecurit, kur buzeqeshte, kur nevrikosej, kur me prekte.
E adhuroja kur me thoshte te dua!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

Nuk e di nese kam adhuruar ndonjehere kend. Di qe kam dashuruar me gjithe forcen e shpirtit dhe kam qen gati te hidhem ne zjarr per te. Di qe vetja ime kishte per mua me pak rendesi se vetja e saj, di qe isha i gatshem te sakrifikoja cdo gje.
Di qe po te pi ca gota dhe te nis te flas per te kaluaren mund te nise te me dridhet mjekra, me gjithe vitet midis atehere dhe tani.
Ai qe dashuron fort, vuan fort, por te pakten eshte me te vertete njeri, se per mendimin tim kush nuk ka dashur e nuk ka vuajtur nuk e ka jetuar akoma jeten.
Nuk di si mund te duash me shume se c'kam dashur une, prandaj nuk di cfare eshte ky 'adhurim' per te cilin flisni.
 

kalel

Primus registratum
Re: Te Adhuroj

te adhurosh eshte bukur,dhe kame adhuruardhevashdoje ta beje!!!!!te te adhurojne eshte edhe me bukur!!!!!!!!!!!!!!1
 
Top