Tatimet: nuk do te lejojme dy bilance!
“Duhen për evidentuar shpenzimet për aksionerët”
Ekonomistët kundërshtojnë moslejimin e dy bilanceve nga firmat private
--------------------------------------------------------------------------------
Ekonomistët e kompanive private kanë kundërshtuar deklaratën e bërë pak ditë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, se kompanive nuk do t’u lejohen më që të hartojnë dy bilance. Ekonomisti Agim Binaj është shprehur për “Gazetën”, se moslejimi i hartimit të dy bilanceve për shoqëritë nuk është i arsyeshëm. “Dy bilance hartojnë edhe vendet më të qytetëruara p.sh, në Holandë, kompanitë hartojnë dy bilance. Por, këtu ka një problem, sepse në këto vende, këto bilanca janë të ndara; p.sh, bilanci për fiskun dhe ai i aksionerëve”, - tha Binaj. Kjo, pasi nuk mund të përputhet një bilanc i fiskut me atë të aksionarëve, sepse janë disa shpenzime që fisku apo tatimorët nuk i njohin, ndërsa aksionerët po. “Dy bilancet ne i kemi, por ne duhet të saktësojmë faktin, që ky bilanc të pasqyrojë bilancin për fiskun ose bilancin për zyrat e Tatim-Taksave dhe të pasqyrojë realitetin e aktivitetin e kompanisë”, - shprehet ai. Sipas deklaratës së bërë pak ditë më parë nga Tatimorët, moslejimi i dy bilanceve do të bëhet për të luftuar informalitetin në ekonomi. Por, sipas Binajt, për të luftuar informalitetin në ekonomi, është e shumë e rëndësishme që të vendoset dokumentacioni në çdo hallkë. “Nuk mund të luftohet informaliteti në ekonomi dhe nuk mund të hartohet një bilanc që pasqyron gjendjen e saktë financiare të një shoqërie, në një kohë kur ti në Shqipëri, informalitetin e ke në çdo hallkë të aktivitetit”, - thotë ai. Sipas Binajtm nga një raport i organizatave ndërkombëtare, informaliteti në Shqipëri është rreth 50 për qind. Pra rreth 50 për qind e të ardhurave të buxhetit që llogariten, rreth 1 miliard dollarë nuk deklarohen në bilancet e njësive ekonomike. “Ky është informaliteti, pra qeveria duhet të luftojë që të vendosë dokumentacionin në çdo hallkë”, - thotë ai. Në këtë mënyrë, në bilanc të pasqyrohet se çfarë i takon që të marrë shteti dhe çfarë duhet të marrin aksionerët.
www.gazetashqiptare.com