Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

MLK

Primus registratum
Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve


J. Llupo
06-10-2007


E-mail Print
Komentet Komenti juaj + -



Gerta Picari



Përgatiten strukturat për ligjin e ri të “Procedurave Tatimore”, çmimet në dorë të tatimeve
Në bazë të projektligjit të ri “Për Procedurat Tatimore”, tatimet kanë të drejtë që të nxjerrin me anë të metodave alternative detyrimet e biznesit. Në funksion të këtij projekti është ngritur edhe Drejtoria e Investigimit të Çmimeve në Drejtorinë e Tatimeve, strukturë në bazë të së cilës do të investigohen çmimet në treg.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ngritur një strukturë e re për investigimin e çmimeve të tregut, në funksion të luftës ndaj evazionit fiskal. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Gerta Picari. Sipas Picarit, në 2 muajt e fundit është hartuar për herë të parë buletini i çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë, për 1000 nga artikuj më të rëndësishëm në treg. Ka qenë vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, që gjatë ditëve të fundit ka lançuar edhe strukturat e reja në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku më e rëndësishmja është drejtoria që do të ketë si funksion të saj, investigimin dhe caktimin e çmimeve në treg. Me anë të të dhënave që do të mblidhen, me anë të kësaj strukture, parashikohet që të zbatohet edhe ligji i ri për procedurat tatimore.

***

Sipas projektit të ri për procedurat tatimore, strukturave të DPT i lind e drejta që gjatë vetëdeklarimit të barrës tatimore nga ana e biznesit, të realizojnë metoda alternative për të nxjerrë detyrimet. Këto metoda janë vlerësuar si jo-eficiente nga ana e biznesit, ndërsa sipërmarrja ka kërkuar që të hiqet nga projektligji për procedurat tatimore ky nen. Sipas përfaqësuesve të sipërmarrjes, një metodikë e tillë është e dështuar dhe mbart risqe të mëdha për sipërmarrjen. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se çmimet me të cilat operojnë bizneset vendëse janë dinamike, ndërsa kategoritë e tyre janë të shumëllojshme, duke e bërë të pamundur vlerësimin me metoda alternative. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se fryma e këtij projektligji dhe mënyra se si ai është shkruar, i jep kompetenca të pakufizuara tatimorëve, duke i lënë rrugën çelur edhe abuzimeve. Sipas këtij projektligji, biznesi ka të drejtë të përcaktojë tatimin dhe taksat me përllogaritjet e veta, me deklarimin e vëllimit dhe të çmimeve, në mënyrë sa më reale. Tatimpaguesi bën vetëdeklarimin e shumës së tatimit, taksës apo kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin ose kërkesën nga administrata tatimore. Por, nëse administrata tatimore konstaton se vetëvlerësimi tatimor i dhënë në deklaratën tatimore është i pasaktë, atëherë administratat tatimore ribëjnë vlerësimin tatimor, i cili bazohet në informacionin e dhënë në deklaratën tatimore, ose në metodën alternative të vlerësimit.


***

Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Gerta Picari ka bërë të ditur edhe shifrat e të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore gjatë kësaj periudhe. “Gjatë periudhës 9-mujore kemi njohur arritje në fushën e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave tatimore. Si total, në këtë periudhë kemi mbledhur 89.163 miliardë lekë, shifër kjo që duke u krahasuar me vitin e kaluar është 3.5 miliardë lekë, ose 4.1% më shumë. Vetëm në muajin shtator janë arkëtuar të ardhura tatimore në shumën prej 8.3 miliardë lekë, duke shënuar rezultatin më të lartë në historikun mujor të DPT-së, ndërsa duke e krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar, janë arkëtuar 1.5 miliardë lekë, ose 22.6% më shumë”,- ka deklaruar Picari. Sipas kreut të Tatimeve, pavarësisht uljes së tarifave tatimore, të gjithë treguesit e mësipërm janë realizuar dhe i kanë dhënë biznesit një hapësirë më të madhe, për t’u bërë më i ndërgjegjshëm në deklarimet dhe pagesat e tatimeve. “Këtë fakt e dëshmojnë dhe rritjet pothuajse uniforme të të ardhurave në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Konkretisht, sektori i prodhimit jep 19.5% të të ardhurave, ndërtimi, 13.5%, transporti 9%, tregtia 22.4% dhe shërbimet 35.5%”,- tha Picari.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

Qeveria aktuale nepermjet kesaj drejtorie, shpreh hapur pa aftesine e pa fuqine e saj ne luften e uljes se evazionit ne treg!
Para 7 vitesh u vendosen kasa neper biznese te ndryshme dhe ishte nje menyre fillimi i luftes kundra evazionit. Sot 7 vjet me pas, nuk kemi akoma kasa neper bizneset e ndryshme, dmth eshte nje deshtim i plote.

Se dyti, si mundet qe te ndertohet nje sistem efikas, kur per drejtoreshe emerohet zonja Picari, e cila pa pike turpi konsideron arritje rritjen prej 4.1% te te ardhurave ne tatime (duke e krahasuar me nje vit me pare) ne nje kohe qe qeveria nga e cila ajo eshte futur ne pune, eshte angazhuar per rritje prej 6% te PNB ne vit!!
Pra i mungojne arkes se shtetit 1.9% nga shifra mbi te cilen eshte votuar buxheti i shtetit e kjo jo vetem qe nuk mund te quhet arritje po eshte nje katastrofe e vertete.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

une kisha pershtypjen se edhe ne ligjin e vjeter organet tatimore kishin te drejte te impononin cmime per shkak te llogaritjes se bazes se tatueshme.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

Neni 36 **

Metoda alternative të përcaktimit të detyrimit tatimor

Organet tatimore mund të rikarakterizojnë transanksionet për të reflektuar situatën ekonomike reale dhe ato mund të mos marrin parasysh formën e transaksionit për të përcaktuar me saktësi përmbjatjen e tij. Rikarakterizimi i transaksioneve bëhet:

a) Kur tatimpaguesi, për një periudhë të caktuar tatimore, nuk ka deklaruar detyrimet e tij tatimore, siç përcaktohet në ligjet e veçanta tatimore.

b) Kur gjatë kontrollit të kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur për përcaktimin e detyrimit tatimor, ose kur ky dokumentacion ka mangësi serioze, të cilat nuk lejojnë paraqitjen e situatës reale të tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve të tyre tatimore.

c) Kur tatimpaguesit manipulojnë çmimet e shitjes. Në këtë rast organet tatimore marrin për bazë çmimet reale të tregut.

Rikarakterizimi i transaksioneve për të reflektuar situatën ekonomike reale të një tatimpaguesi mund të bëhet vetëm <u>me urdhër</u> të kryetarit të degës së tatimeve, në bazë të propozimit me shkrim të inspektorëve të grupit të kontrollit. Përcaktimi i detyrimeve në rastet e mësipermë bëhet siç përcaktohet në udhëzimin në zbatim të këtij ligji dhe ato që përfshijnë përdorimin e koefiçientëve teknikë, vlerësimin dhe zhvlerësimin e pasurisë, standartet industriale, numrin e punonjësve, llojin e klientëve, çmimet krahasuese dhe qarkullimin e mallrave të tatimpaguesve të ngjashëm.

Përcaktimi i këtyre treguesve bëhet në mbështetje të ligjeve në fuqi, si dhe informacionin e dhënë nga shoqatat e specializuara të biznesit.



Neni 36/1 **

Arkëtimet dhe pagesat

Për çdo transaksion shitblerjeje që e kalon vlerën 1 milion lekë, tatimpaguesit, që shesin dhe ata që blejnë, nuk mund të bëjnë arkëtime ose pagesa në lekë në dorë (cash). Në këtë rast ata janë të detyruar të veprojnë me kalime në llogari bankare.



Neni 36/2 **

Afishimi i çmimeve të shitjes

Tatimpaguesit, që kryejnë furnizime mallrash ose shërbimesh, janë të detyruar të afishojnë çmimin e shitjes së mallit që ata furnizojnë, ose të shërbimit që ata kryejnë, pavarësisht nga natyra e furnizimit dhe nga statusi i blerësit. Në rastin e shitjeve me shumicë, afishimi nënkupton pasqyrimin e çmimeve të shitjes në një listë të veçantë, e cila hartohet nga tatimpaguesi.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

ndersa behet

Neni 89
Rastet e zbatimit te metodave alternative të vlerësimit tatimor
Administrata tatimore mund të përdorë metoda alternative të vlerësimit tatimor
ne rastet kur:
a. tatimpaguesi nuk dorëzon një deklaratë tatimore ne kohen dhe menyren e
kerkuar nga ligji tatimor perkates;
b. deklarata tatimore permban te dhena te paverteta apo te paskta;
c. tatimpaguesi nuk mban ose nuk ruan rregjistrime kontabel;
d. tatimpaguesi kundershton kryerjen e kontrolleve tatimore;
e. te dhenat e deklarates tatimore jane nen te dhenat referuese te investiguara
nga tregu;

f. tatimpaguesi nuk dorëzon informacionet e kerkuara dhe dokumente të
tjera të nevojshme për perllogaritjen e detyrimit tatimor;
g. tatimpaguesi kryen transaksione me persona te lidhur, ose përfshihet në
transaksione tregtare te cilat ne jane dukje pa perfitim thelbesor por kanë
si qëllim pakesimin apo shmangien e detyrimit tatimor;
h. tatimpaguesi përfshihet në shitje ose blerje me para në dorë në shuma më
të mëdha se 30.000 lekë.
Neni 90
Bazat e metodave alternative te vleresimit
Metodat alternative të vlerësimit bazohen në:
a. prova direkte të dhëna në deklaratat tatimore ose në dokumente dhe
informacione të tjera marra nga tatimpaguesi;
b. prova direkte, dokumentacione dhe informacione të marra nga pale të treta
perfshire tatimpagues te tjere;
c. prova të tërthorta bazuar në të ardhurat ekonomike të veprimtarisë;
d. krahasimin me një veprimtari tregtare të njejtë ose te ngjashme të kryer nga
tatimpagues të tjerë;
e. çmimet e publikuara nga INSTAT apo te dhenat referuese per çmimet per
çmimet e mallrave apo sherbimeve te nxjerra nga studimi i tregut ose
f. të dhëna mbi shpenzimet e kryera nga tatimpaguesi dhe shpenzimet e kryera
dhe mënyrën e jetesës së pronarëve dhe personave të lidhur me ta.
Tatimpaguesit qe jane subjekt i tatimit mbi vleren e shtuar, per te gjitha faturat
tatimore pa TVSH, tatohen mbi bazen e çimeve referuese te shitjes me pakice.
Kur behet vlerësim tatimor për transaksione ndërmjet personave te lidhur,
metoda alternative e përdorur bazohet në të ardhurat e tatueshme që do të kishin
rezultuar nga një veprim i krahasueshëm ndërmjet personave të palidhur.
Kur pretendohet se ne mjedisin e shitjes me pakice jane kryer edhe shitje me
shumice, keto te fundit vleresohen sikur te jene shitur me çmimet e shitjes me pakice.
Medodat alternative direkte te vlerësimit kanë përparësi ndaj metodave të
tërthorta. Në çdo rast administrata tatimore e bazon vlerësimin në gjykimin më të mirë
të mundshëm referuar në faktet dhe rrethanat konkrete të veprimtarise tregtare.
Drejtori i përgjithshëm i tatimeve miraton rregullore për procedurat
administrative te vleresimit tatimor nepermjet metodave alternative.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

Nuk duhet te harrojme se Picari vjen nga statistikat dhe sigurisht qe ka tendencen ti jape atyre vlere reale me te madhe se sa meritojne
 
Top