Tatimet ngrenë drejtorinë për caktimin e çmimeve

J. Llupo
06-10-2007
E-mail Print
Komentet Komenti juaj + -
Gerta Picari
Përgatiten strukturat për ligjin e ri të “Procedurave Tatimore”, çmimet në dorë të tatimeve
Në bazë të projektligjit të ri “Për Procedurat Tatimore”, tatimet kanë të drejtë që të nxjerrin me anë të metodave alternative detyrimet e biznesit. Në funksion të këtij projekti është ngritur edhe Drejtoria e Investigimit të Çmimeve në Drejtorinë e Tatimeve, strukturë në bazë të së cilës do të investigohen çmimet në treg.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ngritur një strukturë e re për investigimin e çmimeve të tregut, në funksion të luftës ndaj evazionit fiskal. Deklarata është bërë gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Gerta Picari. Sipas Picarit, në 2 muajt e fundit është hartuar për herë të parë buletini i çmimeve të shitjes me shumicë dhe pakicë, për 1000 nga artikuj më të rëndësishëm në treg. Ka qenë vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, që gjatë ditëve të fundit ka lançuar edhe strukturat e reja në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ku më e rëndësishmja është drejtoria që do të ketë si funksion të saj, investigimin dhe caktimin e çmimeve në treg. Me anë të të dhënave që do të mblidhen, me anë të kësaj strukture, parashikohet që të zbatohet edhe ligji i ri për procedurat tatimore.
***
Sipas projektit të ri për procedurat tatimore, strukturave të DPT i lind e drejta që gjatë vetëdeklarimit të barrës tatimore nga ana e biznesit, të realizojnë metoda alternative për të nxjerrë detyrimet. Këto metoda janë vlerësuar si jo-eficiente nga ana e biznesit, ndërsa sipërmarrja ka kërkuar që të hiqet nga projektligji për procedurat tatimore ky nen. Sipas përfaqësuesve të sipërmarrjes, një metodikë e tillë është e dështuar dhe mbart risqe të mëdha për sipërmarrjen. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se çmimet me të cilat operojnë bizneset vendëse janë dinamike, ndërsa kategoritë e tyre janë të shumëllojshme, duke e bërë të pamundur vlerësimin me metoda alternative. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë të ditur se fryma e këtij projektligji dhe mënyra se si ai është shkruar, i jep kompetenca të pakufizuara tatimorëve, duke i lënë rrugën çelur edhe abuzimeve. Sipas këtij projektligji, biznesi ka të drejtë të përcaktojë tatimin dhe taksat me përllogaritjet e veta, me deklarimin e vëllimit dhe të çmimeve, në mënyrë sa më reale. Tatimpaguesi bën vetëdeklarimin e shumës së tatimit, taksës apo kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin ose kërkesën nga administrata tatimore. Por, nëse administrata tatimore konstaton se vetëvlerësimi tatimor i dhënë në deklaratën tatimore është i pasaktë, atëherë administratat tatimore ribëjnë vlerësimin tatimor, i cili bazohet në informacionin e dhënë në deklaratën tatimore, ose në metodën alternative të vlerësimit.
***
Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Gerta Picari ka bërë të ditur edhe shifrat e të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore gjatë kësaj periudhe. “Gjatë periudhës 9-mujore kemi njohur arritje në fushën e mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave tatimore. Si total, në këtë periudhë kemi mbledhur 89.163 miliardë lekë, shifër kjo që duke u krahasuar me vitin e kaluar është 3.5 miliardë lekë, ose 4.1% më shumë. Vetëm në muajin shtator janë arkëtuar të ardhura tatimore në shumën prej 8.3 miliardë lekë, duke shënuar rezultatin më të lartë në historikun mujor të DPT-së, ndërsa duke e krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar, janë arkëtuar 1.5 miliardë lekë, ose 22.6% më shumë”,- ka deklaruar Picari. Sipas kreut të Tatimeve, pavarësisht uljes së tarifave tatimore, të gjithë treguesit e mësipërm janë realizuar dhe i kanë dhënë biznesit një hapësirë më të madhe, për t’u bërë më i ndërgjegjshëm në deklarimet dhe pagesat e tatimeve. “Këtë fakt e dëshmojnë dhe rritjet pothuajse uniforme të të ardhurave në sektorët e ndryshëm të ekonomisë. Konkretisht, sektori i prodhimit jep 19.5% të të ardhurave, ndërtimi, 13.5%, transporti 9%, tregtia 22.4% dhe shërbimet 35.5%”,- tha Picari.