Sweety el
Locus omnem
1-
I mbivlerëson cilësitë
Përveçse e di që je një tip fantastik, kjo s’do të thotë që edhe ajo ta dijë këtë gjë. Me pak humor mund ta rregullosh këtë gjë.
2-
Po përpiqesh ta “vësh në lojë”
Nuk po i kushton kujdes aq sa duhet. Shenja e respektit është më e rëndësishme dhe kjo është arma juaj! Në qoftë se do adoptosh një sjellje të qetë dhe të shprehesh qartë, do t’i lësh asaj të kuptojë që ti ke një personalitet të besueshëm.
3-
Mos krijo plane “luftërash”
Disa njerëz mund të improvizojnë mjaft mirë, por ti ke më shumë shanse të mos jesh një prej tyre. Një plan i mirë detajuar do të ndihmojë së tepërmi, ndonëse kjo mundësi nuk është më e mira në këtë botë.
4-
Po sillesh si një pervers
”Perversionet” e vogla janë të lejuara vetëm brenda çiftit. Ky stil nuk do të funksionojë me dikë që ka kaluar periudhën e fëmijërisë me sukses.
5-
Je arrogant
Ke makinë dhe rroba të shtrenjta, por gjithmonë ja përmend këto sa herë që hap gojën. Ndonëse mund të jesh me një stad material mbi mesataren, mëso të kesh një sjellje të përshtatshme.
6-
Nuk ke ndjenjën e humorit
Fatkeqësisht, ndjenja e humorit është një cilësi për njerëzit që janë drejt rrugës së zhdukjes. Ndoshta të ka ndodhur edhe ty ta shohësh këtë gjë së afërmi.
7-
Je tepër i shoqërueshëm
Rreziku i të qenit tepër i shoqërueshëm mund të bëjë më shumë armik të tyre, se sa i dashuri i saj i ardhshëm. Përpiqu të ruash një ekuilibër midis të qenit i shoqërueshëm dhe romantik.
8-
Dukesh i interesuar për femra të tjera
Kur i thua që më intereson, dhe sheh femra të tjera është ndoshta zhgënjimi më i madh për atë femër, të cilën po përpiqesh me çdo kusht që t’i thuash “se të pëlqen së tepërmi”.
9-
Flet shumë dhe nuk e dëgjon aspak
Është mirë që në këtë kapitull të jesh integruar tashmë në kategorinë klasike, të një mashkulli që mbyll gojën dhe dëgjon. Kjo nuk do të nënkuptojë që do ta lësh vetëm atë të drejtojë bisedën, por veçse ti nuk duhet të rrahësh këndet me subjekte diskutimi jo interesante.
10-
Nuk po përdor korrekt gjuhën e trupit
Është tepër e rëndësishme të mbash kontaktin vizual me të, t’i buzëqeshësh lehtësisht nganjëherë. Më pas, bëhu i kujdesshëm se çfarë po përpiqet ajo të të transmetojë përmes rrugës së trupit.