Taksi vetëm për gratë

Taksi vetëm për gratë

pinkladies-300x199.jpg
Qyteti Puebla në Meksikë ka një armatë të re taksish që drejtohen nga gratë dhe janë vetëm në shërbim të grave, pra nuk ndalojnë për burrat.

35 taksitë me ngjyrë rozë janë të pajisura gjithashtu me pasqyra dhe makijazh, sistem GPS dhe buton alarmi.

Taksitë iu shërbejnë veçanërisht grave që janë të lodhura nga ngacmimet e shoferëve të taksive.

Aktivistet e të drejtave të grave janë megjithatë skeptike për këtë iniciativë dhe thonë se shërbimi nuk adreson problemin.

Taksitë e reja megjithatë padyshim hapin një front të ri punësimin e grave meksikane në një treg që ka qenë i dominuar nga meshkujt.

Biznesi i ri i taksive vetëm për gratë duket se është përqafuar në shumë qytete duke filluar nga Moska e deri në Dubai.

Në Puebla kompania Taksitë Rozë investoi rreth 450 mijë dollarë për të filluar shërbimin ndërkohë që qeveria dha fonde për licencimin dhe trajnimin e grave.

Nëse programi do të jetë i suksesshëm, zyrtarët kanë në plan ta zgjerojnë atë edhe në qytete të tjera. /VoA/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=895. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=895

Top