Takimi trepalësh pa rezultat. Zbehen shpresat për negociata

Takimi trepalësh pa rezultat. Zbehen shpresat për negociata

Presidenti Obama zhvilloi bisedime të përbashkëta për herë të parë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas, të cilët i paralajmëroi para takimit për nevojën e urgjencës që kishin bisedimet e paqes.

Pas kësaj, presidenti Abbas tha se Izraeli duhet t’i respektonte angazhimet që rridhnin nga Harta e Rrugës dhe që kanë të bëjnë me ndalimin e ndërtimeve të vendbanimeve hebre.

“Dua të them se në takimet e zhvilluara kemi konfirmuar angazhimin tonë drejt Hartës së Rrugës dhe zbatimit të këtij angazhimi.”

“Në këmbim të kësaj ne kërkuam që pala izraelite të jetë e detyruar të respektojë angazhimet e saj, në mënyrë specifike të ndalë ndërtimet në vendbanime, përfshirë edhe rritjen e tyre natyrale,” tha zoti Abbas.

Emisari amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell tha se zgjidhja e çështjes së vendbanimeve hebre në Bregun Perëndimor nuk ishte një parakusht për bisedime.

Ai tha se “shumë pengesa” mbeteshin, por ishte bërë një përparim substancial.

Emisari amerikan tha gjatë një konference për shtyp se takimi kishte qënë i ngrohtë dhe shpesh herë i sjellshëm, por si zoti Netanyau, ashtu edhe zoti Abbas e kanë pranuar “urgjencën e nevojës për një përparim të menjëhershëm”.

Ai tha se megjithëse nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për çështjen e vendbamimeve kjo nuk do të kushtëzonte rifillimin e bisedimeve.

Zëvendëskryeministri izraelit, Ehud Barak, tha se secila palë e kuptonte nevojën për të negociuar me tjetrën.

“Mendoj se kemi dalë me mirëkuptimin se SHBA dëshiron të ushtrojë trysninë e saj me qëllim që palët të mbërrijnë tek fillimi i negociatave.”

“Kur flasim nga një distancë prej 2 metrash nga njëri-tjetri dhe jo me ndihmën e ndërmjetësve, nuk mund të mos shohësh që të dy udhëheqësit shohin përgjegjësinë për të bërë negociata”.

Zoti Barak se mbledhja e udhëheqësve ishte një lëvizje pozitive nga ana e presidentit Obama.

“Mendoj se presidenti e gjykoi drejtë se mbledhja bashkë të tre udhëheqësve, apo e grupit të udhëheqësve nga të dyja palët, do të ndihmojë për të shkrirë akullin dhe do të rrisë shanset që ne me të vërtetë ta gjejmë veten në negociata brenda pak javësh.”

“Presidenti amerikan kishte shpresuar që në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të rifillonin edhe bisedimet për Lindjen e Mesme, por mesa duket shpresat e tij për paqe mbeten të bllokuara” thotë një korrespondent i BBC-së.

Përpara takimit Shtëpia e Bardhë e kishte thënë se nuk priste arritje të mëdha nga ky takim.

Edhe pjesëmarrësit izraelitë dhe palestinezë në takim kishin thënë nga ana e tyre se nuk prisnin zhvillime konkrete. (BBC)

RcgNY2xpUXg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22841. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22841

Top