Takim Thaçi-Haradinaj në Tetovë

Takim Thaçi-Haradinaj në Tetovë

thac_hara_830910050-150x150.jpg
Zvarritja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës, pozita e shqiptarëve në rajon dhe procesi i integrimeve euro-atlantike, ishin në fokus të takimit të sotëm mes kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe kreut të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.
Ne e shfrytëzuam mundësinë edhe një herë të vlerësojmë punët edhe bashkëpunimin por poashtu edhe me pa punët që do ndodhin në të ardhmen së bashku. Presin që shqiptarët por edhe vendet tona të ecin drejt integrimeve euroatlantike, evropiane dhe të NATO-s, dhe kësisoji definitivisht jeta dhe zhvillimet tona të jenë dukshëm ma të mira se sa që i kemi tani, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Por, kreu i PDSH-së, dërgoi akuza të rënda ndaj politikës së Qeveri në përgjithësi dhe kryeministrit Gruevski në veçanti. Sipas tij, sjellja e Qeverinë po çon vendin drejt izolimit total në rajon.
Unë dhashë shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë si parti në lidhje me një politikë shumë të gabuar dhe idioteske që ka qeveria e Maqedonisë në mos vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Poashtu i potencova zotit Haradinaj se për ne është e pakuptueshme kjo politikë e kësaj qeverie që shkakton armiqësi me të gjithë fqinjët e Maqedonisë kërkojmë dhe mendojmë se shumë shpejtë qeveria e Maqedonisë do ta ndërrojë këtë qasje politike dhe duhet të shfrytëzohet maksimum ky orientim miqësorë i Kosovës drejt Maqedonisë, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Vizita e Haradinajt në Tetovës, ishte në vazhdën e takimeve që po i zhvillon ai me liderët e së djathtës në rajon.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21932. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21932
 
Top