Re: Takim ne Zvicer
ja se çfare thote Korrieri reth ketij takimi:
Starton takimi i Zvicres, per shqiptaret dhe Ballkanin
Rreth 40 politikane nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi jane mbledhur ne Lucerne ne Konferencen Nderkombetare "Shqiptaret dhe Fqinjet e tyre". Mes tyre edhe Shtajner dhe ambasadoret e SHBA
Konferenca Nderkombetare "Shqiptaret dhe Fqinjet e tyre" ka startuar dje ne Lucerne te Zvicres, me pjesmarrjen e lidereve kryesore te shqiptareve. Organizuar nga projekti i njohur amerikan "Per marredheniet etnike", konferenca ka mbledhur bashke drejtuesit politik te Tiranes e Prishtines, si dhe te shqiptareve te Maqedonise.
Ne hapje te konferences, ka pershendetur ministri i Puneve te Jashtme te Zvicres, Deis. Ai ka theksuar ne fjalen e tij nevojen e bashkepunimit dhe integrimit rajonal dhe rolin e rendesishem te shqiptareve ne kete drejtim. Me pas ka pershendetur dhe perfaqesuesi special i OKB-se ne Kosove, Mikael Shtainer. Ai eshte perqendruar ne zhvillimet e fundit ne Kosove, edhe pas zgjedhjeve lokale te 26 tetorit. Ndersa, Kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi ka theksuar rendesine e madhe qe ka organizimi i tryezave te rrumbullketa, per faktin se mundesohet shpalosja e qendrimeve te te gjitha paleve dhe kerkimi i zgjidhjes se problemeve rajonale. Duke folur per gjendjen dhe poziten e shqiptareve ne Ballkan, kryeministri Rexhepi ka thene se shqiptaret jane nje faktor i stabilizimit dhe qetesimit te tensioneve ne mes te entiteteve si ne Kosove ashtu edhe ne rajon. "Po ashtu shqiptaret jane treguar perkrahes te proceseve integruese brenda shteteve ku jetojne", tha Rexhepi. Sipas tij, Qeveria e Kosoves eshte duke bere nje pune te mire ne integrimin e komuniteteve ne jeten shoqerore ekonomike dhe politike te Kosoves. Me kete rast Kryeministri Rexhepi ka ritheksuar tri prioritete te Qeverise se Kosoves; integrimin e brendshem, integrimin rajonal dhe integrimin evropian dhe nderkombetar. Gjithashtu, ne diten e pare te punimeve ka folur edhe Kryeministri Fatos Nano, duke bere nje ekspoze te zhvillimeve me te fundit ne rajon dhe rolit te shqiptareve ne to.
Ne tryezen dy ditore "Shqiptaret dhe fqinjet e tyre", qe po mbahet ne Lucerne te Zvicres, marrin pjese rreth 40 politikane, mes te cileve edhe ambasadoret e SHBA ne Tirane e Shkup. Ne delegacionin e nisur nga Tirana bejne pjese Kryeministri Nano, kryetari i PD, Berisha dhe lideri i reformatoreve Pollo.
E.Metaj