Tabletët me Linux, dominojnë tregun për festat e fundvitit në Amazon

A

alko

Guest
Edhe pse Linux gjegjësisht GNU/Linux, nuk është edhe aq i përhapur sa i përket tavolinës së punës (desktop), në krahasim me sistemet tjera operative; situata sa i përket Tabletëve është krejt ndryshe.
Në listën e dhjetë porosive më të shpeshta të bëra në Amazon, shumica prej tyre janë Tabletë me Linux, respektivisht derivatet e tija: Android dhe Chrome OS. Para së gjithash në SHBA, suksese kanë treguar Chromebooks. Paisja e parë në top dhjetësh, e cila nuk ishte me Android ose Chrome OS, ishte Apple IPad Mini (për momentin në vendin e 10), e përcjellur nga Microsoft Surface RT (për momentin në vendin e 15). Lista e aktualizuar rregullisht mund të shikohet këtu! Ndoshta edhe çmimi më i lartë i këtyre dy të fundit ka bërë që konsumatorët të blejnë më shumë tabletët me Linux. Sido që të jetë në këtë fushë Linux, ka bërë hapa shumë përpara. Sidomos kur këtë vit priten edhe paisje të tilla nga Ubuntu direkt me sistemin operativ GNU/Linux.

Tags:

Continue reading...
 
Top