Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Fletrrufeja

Primus registratum
Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Megjithse ndokush mund te thote qe kjo teme nuk e ka vendin ketu, (tek "politika"),une mendoj qe kjo teme i perket politikes me shume se gjithcka.

Po mendohet per idera te mundshme qe tabelat rrugore ne jug te Shqiperise, sidomos Pogradec!!!-Korce!!!, Gjirokaster-Sarande e mbase diku tjeter, pervec mishkrimeve Shqip ato te perbajne dhe perkthimet ne Greqisht.

Megjithese tani per tani kjo ide mund te quhet nje 'thashethem' i prodhuar ne labirinetet e qeverise, ka nevoje (sipas mendimit tim) te 'shqyrtohet' ne 'parlamentin tone', ne Albforum.

Cfare mendimi keni, n.q.se duhet ta aprovojme kete ligj apo jo?
Nese jo per c'arsye , nese po, perse e ne shkembim per cfare.

Fjalen mund ta marri kush te doje
smash.gif
:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Fillimisht postuar nga Fletrrufeja:
[qb] Megjithse ndokush mund te thote qe kjo teme nuk e ka vendin ketu, (tek "politika"),une mendoj qe kjo teme i perket politikes me shume se gjithcka.

[/qb]
Pse?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

jo kete nuk e durojme dot.
bazen ne durres grekeve, telefonine cellullare grekeve, bankat grekeve , kryeministri i martuar me nje femer qe eshte shume afer grekerve tashti na doni te na fusni edhe tabelat greke ??????!!!!!
po greket e bejne dicka te tille me tabelat ashtu si edhe ne ???????
pse nuk i japim edhe .......... grekerve e pastaj jemi "rehat"
e me duket se jane efektet e GEIXH .
Nano, Nano po na e fut gjithmone e me rendshem.
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga Fletrrufeja:
Megjithse ndokush mund te thote qe kjo teme nuk e ka vendin ketu, (tek "politika"),une mendoj qe kjo teme i perket politikes me shume se gjithcka.


--------------------------------------------------------------------------------

Pse?

Sepse politika mban pergjegjesi ne pergjithesi dhe qeveria ne vecanti neqoftese nje supozim i tille do miratohej.
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Shfaqja e tabelave ne dygjuhe behet me qellim qe te ndihmoje trafikun rrugor. Si gjuhe e dyte per kete qellim mund te sherbeje fare mire anglishtja qe eshte gjuhe nderkombetare dhe sigurisht mund te sherbeje ne te ardhmen per te orientuar turistat e pafund <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" /> (shpresoj).

Perdorimi i greqishtes eshte i sforcuar nga lobe greke, pa iu vene ketyre emer. Eshte ceshtje politike sepse presionit grek, qeveria dhe politika jone s'i perballet me profesionalizem e arsyetim dhe sigurisht me vendosmeri.

As si alternativa s'duhen shfaqur mendime te tilla qe kane si qellim 'matjen e pulsit' se kombit shqiptar, dhe njekohesisht ulje e neperkembje.
 

SPORTELISTI

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

pse si shkruajme edhe serbisht andej nga veriu,italisht ketej nga bregdeti dhe jemi ne rregull pastaj.harrojme fare qe jemi shqipetare dhe te na rroje zoti nano me greket pastaj.C'behet keshtu more?
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

fjorent

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Jam plotesisht dakord qe tabelat ne zonat minoritare te jene dygjuheshe. Kjo ndodh ne te gjitha vendet europiane te civilizuara, kjo duhet te ndoshe edhe ne Shqiperi nese aspirojme te futemi ne Europe. Te njejten gje kerkojme ne MAqedoni te njejten gje duhet tu japim maqedonasve qe ndodhen ne Shqiperi. Te vesh tabela 2 gjuheshe ne zonat minoritare tregon emancipim dhe respekt ndaj minoriteteve.
Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga 2 tabela 2gjuheshe, por nga politikane qe fshehurazi krijojne monopole me greket. Dhe keta politikane nuk votohen nga minoritare, por nga shqiptare.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

fjorent

Anëtar/e
Anetar/e # 2981

Shkruajtur më 22 Mars, 2004 11:55
--------------------------------------------------------------------------------
Jam plotesisht dakord qe tabelat ne zonat minoritare te jene dygjuheshe. Kjo ndodh ne te gjitha vendet europiane te civilizuara, kjo duhet te ndoshe edhe ne Shqiperi nese aspirojme te futemi ne Europe. Te njejten gje kerkojme ne MAqedoni te njejten gje duhet tu japim maqedonasve qe ndodhen ne Shqiperi. Te vesh tabela 2 gjuheshe ne zonat minoritare tregon emancipim dhe respekt ndaj minoriteteve.
Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga 2 tabela 2gjuheshe, por nga politikane qe fshehurazi krijojne monopole me greket. Dhe keta politikane nuk votohen nga minoritare, por nga shqiptare.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 184 | Nga: itali | Regjistruar: Pri 2003 | IP: e Regjistruar |




-------------------------------------


eshte e vertet ajo qe thote fjorent por duhet thene qe greqia nuk eshte france o austri e shqiperia nuk eshte itali .
asnje nga keto vende nuk ka me njera tjtren ligjin e luftes mgjs ishin aktoret kryesor te luftes se dyte boterore.
mgjs lufta e dyte boterore ka 60 vjet qe ka mbaruar bukuroshat grek na mbajne akoma ligjin e luftes.
ne nuk mund te leshojme pe po nuk ben edhe greket te njeten gje.
vullneti mire duhet te jete nga te dy krahet.
nuk shtyhet gjithmone me kete politik "lepirse".
edhe tabelat cojne uje te mulliri i geixh + nano.
pak nga pak po na e mbledhin litarin te fyti.
ekonomia po iken ne greqi, bazen ne bisht palle grekerve, tani edhe tabelat qe kerkojne jo vetem ne fshatrat minoritare po ne te gjithe rrugen kakavije gjirokaster sikur ne kete rruge kalojne vetem greke
smash.gif
.
kujdesni ................
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Jam plotesisht dakord qe tabelat ne zonat minoritare te jene dygjuheshe. Kjo ndodh ne te gjitha vendet europiane te civilizuara, kjo duhet te ndoshe edhe ne Shqiperi nese aspirojme te futemi ne Europe. Te njejten gje kerkojme ne MAqedoni te njejten gje duhet tu japim maqedonasve qe ndodhen ne Shqiperi. Te vesh tabela 2 gjuheshe ne zonat minoritare tregon emancipim dhe respekt ndaj minoriteteve.
Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga 2 tabela 2gjuheshe, por nga politikane qe fshehurazi krijojne monopole me greket. Dhe keta politikane nuk votohen nga minoritare, por nga shqiptare. [/qb]
Ne fshatrat me minoritare me kohe jane vendosur tabela ne dy gjuhe. Problemi qendron se ne rruget nacionale nuk eshte e llogjikshme qe te vendosen. Rruga GJirokaster-Kakavije nuk kalon ne nje zone 80-90-100% minoritare. Nese ajo konsiderohet rruge nacionale dhe nese vetem nje pjese e vogel e kalimtareve jane me origjine greke dhe per me teper nese vetem disa fshatra pargjate asaj rruge jane me minoritare atehere nuk ka pse te kete tabela dy gjuheshe. Me kete llogjike i bie qe ne shumicen e vendeve te botes rruget nacionale afer kufitit te ishin ne dy gjuhe.
Pastaj pse greket nuk vendosin tabela ne shqip deri ne Preveze ku ka ortodokse shqiptare. Askush nuk mund te me thote se atje nuk ka shqiptare. Ka pasur shume dhe nje pjese e madhe jane larguar me force na 1945. Por une kam qene disa here ne veriun e Greqise dhe nuk eshte aspak e veshtire qe te gjesh vendas me origjine shqiptare dhe qe kuptojne dhe flasin shume mire shqipen (kuptohen ne fshehtesi pasi shteti grek jo vetem qe nuk llogarit tabelat dy gjuheshe por i ka diksriminuar ne nje menyre te tille qe ngurojne te flasin gjuhen e tyre.)

Nese dikush e sheh si dicka siperfaqesore kete ceshtje mendoj se e ka gabim. Greket kane pretendime marramendese ndaj Shqioperise. Se fundmi ata pretendojne per 10% (?!) minoritet grek ne Shqiperi. Ata fare mire me te njejten llogjike neser mund te pretendojne futjen e gjuhes greke ne pjesen me te madhe te jugut te Shqiperise.
Me kete nuk dua te amplifikoj rrezikun e nje pushtimi territorial sepse sot behet fjale per pushtim ekonomik dhe kulturor
 

nik nika

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

ah ne shqiptaret c'fare rrace paskemi qene.
nanot qe na drejtojne po na shkaterrojne si komb.
sa per emancipim o shqiptar naiv ne qoftese je shqiptar qeveria shqiptare ti ler ato tabela dhe te miratoje ate rezolute per Camerine se mjaft ja lepin ****** grekut si shtet.
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Ne principe jam shume dakort me fjorentin. Eshte mese normale ne vende te populluara nga minoritete duhen tabela dygjuhese ne menyre respekti, por:

Dicka e tille duhet bere patjeter dhe nga ana tjeter e kufirit.(ne greqi) ke shume minoritare atje si te hershem e te vonshem (jo te gjithe shqiptare qe kane shkuar kohet e fundit jane pa dokumenta).
Le ta jape shembullin e para Greqia, si nje vend demokratik gjithashtu ne Bashkimin Evropian qe eshte. Te na tregoje qe ata jane per bashkjetese me fqinjin dhe jo per asimilim.
Na akuzojne qe keq trajtojme minoritetet, vetem racisem nuk kam verejtur ne kombin tone,(shume e rralle ne ballkan), dhe ai pak racizem nqse mund te quhet keshtu po ushqehet tani. Por aman nuk eshte e institutcializuar me 'shekuj'sic eshte tek fqinjet tane

Jo, neve shqiptaret meritojme te na mbajne ne rradhe 4-5 dite per te kaluar kufirin nen vapen e tmerrshme. Dhe blies ta mbash koken ulur kur te shikosh policin grek se ta gris pashaporten shqiptare sikur te ishte leter pa vlere. Neve na takon te na rrahin dhe te tallin ****** sa te dojne ne komisariatet e greqise. te na akuzojne pa te drejte etj.
Nuk jam aspak nacionalist po keto gjera qe kane ndodhur koto vitet e fundit jane ofenduese pa mase. Sikur rrota e fatit te rrotullohet une do isha i pari qe do isha ne kundershtim qe Shteti e shoqeria jone ti trajtonte ne te njejten menyre.

Mos harro gjithashtu greket japin asistence mujore shqiptareve ne disa zona dhe si shkembim ata te vetquhen grek etj. ne disa zona si ne korce qe vetem minoritet grek nuk ka pasur as qe nuk ka ne te tashmen.

Gjithashtu shumica e minoritetit grek jane kthyher ne memedheun e tyre kush do te rrije ne Shqiperine pa pike prespektive.

Ne ne Shqiperi kemi 45 vjet ne diktature, 7 ne neo-diktature dhe anarki, 7vjet ne tranzicion dhe tani na kerkohet te sillemi sikur jemi prijesit e demokracise ne bote, duke patur parasysh dhe ndjenjat e perziera qe Shqiptaret kane per greket per momentin.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Jam kakord me ju. Ne nje leter qe kisha shkruar ne gazeten Shekulli botuar ne letrat e lexuesve kisha deklaruar qe nje gje e tille reciproke duhet te bente edhe Greqia me minoritetin shqiptar. Te njejten dite me vjen 1 e-mail nga nje shqiptar qe me akuzonte se nuk e di te verteten dhe qe ne Greqi nuk ka minoritet shqiptar.
Megjithate une them qe ne nuk duhet te shikojme Greqien e te veprojme. Ne duhet te shikojme Europen. Nese ne Itali apo France apo Gjermani ndodh nje gje e tille a nuk do te ishte krenari per ne t'i tregojme botes se ne Shqiperi respektojme minoritetet kurse vende te ashtuquajtura demokratike si Greqia nuk e bejne nje gje te tille? Biles shpresoj qe edhe nje gje te tille ta beje edhe Kosova dhe ne kete menyre i tregohet botes se respektojme te tjeret, megjithese imazhi i Kosoves eshte ulur shume kohet e fundit.
Pra duke perfunduar them qe ne nuk kemi pse krahasohemi me Ballkanin dhe kjo vlen edhe per teknologjine dhe perparimin. Ne duhet te shikojme drejt Europes. Problemi yne eshte se kemi politikane por edhe shume shqiptar me mentalitet ballkanik dhe si te tille behen pre e monopoleve te te huajve.
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

O Fjorent
Nese gjerat do ishin aq thjeshte sa i merrni ju atehere nuk ka asnje problem. Pra ne nje situate te tille ku minoriteti shqiptar ne Greqi trajtohet me mire se minoriteti grek ne Shqiperi :rockband: , atehere shtetit shqiptar do i lindte detyrimi moral qe te tregohej me i drejte ne raport me minoritet.

Tani te kthehemi me kembe ne toke. Fatekeqesisht kjo situate e paraqitur me lart eshte thjesht nje supuzim. Shteti grek as qe e njeh minoritetin shqiptar ne Greqi i cili edhe pse i reduktuar eshte me i madh se minoriteti grek ne Shqiperi.
Per me teper kerkesa per vendosjen e tabelave nuk vjen nga nje vend apo institucion neutral, por nga zedhenesja e qeverise greke ne Shqiperi, shoqata Omonia.

Edhe krahasimi me vendet Europiane nuk mund te behet. Nuk ka ne Europe problem te tipit Ballkanik. Kerkesa e Greqise nuk eshte nje shqetesim per permiresimin e gjendjes se "mjerueshme" te minoritetit grek, por kerkesa e rradhes ne vazhden e nje politike ekspansioniste ndaj Shqiperise.

Pastaj nese behet fjale per "nje shembull te mire" pse u dashka qe hapat e "medhenj" drejt lirive pa kufi ti japi Shqiperia?
Pse te mos jete Greqia shembulli i nje politike te tille ne Ballkan?

P.S. Kjo pa permendur qe vendi me demokraci me te vjeter ne Ballkan, anetarja e vetme e Natos dhe BE-se ---sot ne shekullin e 21--- jep vendime gjyqesore pa u degjuar i pandehuri.
 

arterie

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Ah, ata greket kane vertetuar se dine te "orjentohen" aq mire ne Shqiperi edhe pa pranine e tabelave!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

redhat

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

Fillimisht postuar nga fjorent:
[qb] Jam plotesisht dakord qe tabelat ne zonat minoritare te jene dygjuheshe. Kjo ndodh ne te gjitha vendet europiane te civilizuara, kjo duhet te ndoshe edhe ne Shqiperi nese aspirojme te futemi ne Europe. Te njejten gje kerkojme ne MAqedoni te njejten gje duhet tu japim maqedonasve qe ndodhen ne Shqiperi. Te vesh tabela 2 gjuheshe ne zonat minoritare tregon emancipim dhe respekt ndaj minoriteteve.
Nuk i vjen e keqja Shqiperise nga 2 tabela 2gjuheshe, por nga politikane qe fshehurazi krijojne monopole me greket. Dhe keta politikane nuk votohen nga minoritare, por nga shqiptare. [/qb]
Vetem nje shembull:

Ne Holande rruget nuk mbajne dygjuhesin
sikur ta marim parasysh kete zemergjeresin tuaj ateher ka qene dashte te shkruhej ne frengjishte(pershkak Frances dhe franqezve qe jetojne aty)
gjermanishte (per shkak te Gjermaneve ne kufi dhe mbrenda kufirit) anglishte....dhe flamenqe.
Po llogarite mire,
nje rruge do zinte kogja vend ;D


Ne Gjermani figuron vetem gjermanishte...
Ne Angli vetem anglishte
Ne France vetem frengjishte.....

Mendoj dhe jam i bindur se :
<span style="font-weight: bold">Nuk guxon te shkruhen rruget ne greqishte
JO ne Shqiperi,kurr.</span>


Respekt
rh
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

une jam kunder tabelave ne gjuhen greke

Do te isha dakort me anglishten ne zona turistike.

Jo se kam ndonje gje kunder grekeve (as qe me shkon ndermend) por me duket krejtesisht e panevojshme.
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

E dini ju qe ne nje Atlas Amerikan ku jane te sqaruara te dhenat per shtetet e botes, thuhej se ne Shqiperi gjuhet ZYRTARE jane shqipja dhe greqishtja?
E me thoni tani se c'duhet te mendojme me teper!
&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
E keqja eshte qe e pashe vete,se nuk do e besoja po te ma thonin!
 

Renea88

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

ca pret nga amerikanet qe i pyesin gjermanet kur shkojne ne amerike si ja bejne hallit me hitlerin...amerikanet jane kombi me injorant ne bote
 

altin zaka

Primus registratum
Re: Tabelat rrugore SHQIPTARE dhe ne Greqisht

kunder pergjigje e shqiptareve do te ishte,BOJKOTIMI I TE GJITHA PRODHIMEVE GREKE QE SHITEN NE SHQIPERI..
 
Top