TABELA GREKE NE RRUGEN NACIONALE GJIROKASTER - KAKAVIJE
Miratohen tabelat rrugore në greqisht, një javë që janë vënë
Anila Rama
TIRANE- Parlamenti shqiptar miraton lejimin e vendosjes së tabelave rrugore në gjuhën greke në zonat minoritare në jug të vendit. Bëhet fjalë për miratimin e konventës “Për shërbimin e rrugëve”, e cila është miratuar në Gjenevë në vitin 1957 dhe që aktualisht e kanë miratuar vetëm 16 shtete europiane. Projektmarrëveshja, përcakton njehsimin e sinjalistikës rrugore në vendin tonë me atë të përcaktuar në këtë konventë. Një nga pikat më interesante të projektmarrëveshjes të miratuar dje, që me sa duket kaloi pa u vënë re, lidhet me vendosjen e pjesës së sinjaleve rrugore, të tabelave orientuese për vendndodhjen, në gjuhën vendase dhe në një gjuhë tjetër që shteti është i interesuar. Në këtë rast tabelat do të jenë të shkruara në shqip-anglisht dhe greqisht në zonat minoritare. Por edhe pse miratimi zyrtar i projektmarrëveshjes u bë dje nga Kuvendi dhe hyrja në fuqi bëhet realitet dy javë pas botimit në fletoren zyrtare, tabelat në greqisht janë vendosur një javë më parë në pjesën më jugore të vendit. Sipas informacioneve rezulton se firma që ka kryer punimet për vendosjen e tabelave që tregojnë se në ato zona jeton popullsi minoritare është greke, ndërsa punëtorët kanë qenë shqiptarë. Firmën në fjalë nuk e ka penguar askush megjithëse konventa e miratuar dje nuk ka hyrë ende në fuqi. Deputeti i PD-së Pjetër Arbnori tha dje në seancë se miratimi i kësaj marrëveshjeje nuk ishte i detyruar. Por ai shtoi pas seancës se nuk ishte kundër vendosjes së tabelave në gjuhën greke dhe në shqip në ato akse të autostradës, ku ndodhen zonat e minoritetit. Debati për këtë problem i zhvilluar disa kohë më parë, pas kërkesës së bërë nga banorët e zonave të minoritetit në jug për vendosjen e tabelave në gjuhën greke, u përqëndrua në faktin se kjo do të ishte e pranueshme vetëm në rrugët që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin. Por tashmë kjo gjë është bërë realitet edhe në rrugën nacionale që lidh Gjirokastrën me kufirin jugor të vendit. Vendosjen e tabelave në gjuhën greke e kanë kërkuar dhe deputetët e PBDNJ-së të cilët kanë thënë se kjo është pjesë e detyrimeve që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër edhe të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
26/03/2004
______________________
Kjo eshte poshtersi..kjo nuk durohet...Greqia nje vend i BE qe edhe sot e kesaj dite mohon se ne territorin e saj nuk ka minoritete dhe ajo qe na dhemb neve me shume ,mos lejimi i shkollave ne gjuhen shqipe per arvanitasit dhe camet,nepermjet korrupsionit dhe pafuqise se shtetit tone hariti sote fitoren e rradhes.Die Himaren ,sote tabelat greke...neser...????????