Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Sollakun?

njemik

Primus registratum
Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Sollakun?

Parlamenti me 79 vota vendosi ti propozoj presidentit shkarkimin e prokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku
mendoni se duhet ta pranoj Presidenti propozimin e paralmentit dhe ta shkarkoj kryeprokurorin... Apo ta refuzoj dhe ta lere zotin Sollaku te vazhdoje te ushtroje funksionet e tij..???
 

antip

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Sollakun?

Pse Sollaku eshte prokuror? Une kujtoja se ishte Berisha...
 

DFV

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Tani Berisha nuk eshte vetem prokoror, por eshte vet Zeusi shqiptar dhe populli duhet ta kuptoj mire cthot Berisha ben populli dhe cdon Berisha ben parlamenti.
Vetem ne kete menyre do te hapen vende pune per te gjithe shqiptaret dhe ekonomija shqiptare , ashtu si ne kohen e Enverit,do te lulezoj dhe pastaj Berisha nuk ka as edhe nje arsye qe te mos e shpall veten mbret te shqiptarve.
 

Like

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

per mendimin tim Presidenti e ka vonuar shume shkarkimin e zotit sollaku.
nuk mund te ket lufte kunder korrupsionit e krmit te organizuar me nje krye prokurore te shyture ne krim.
Nuk e di pse kaq problem per te shkarkuar nje njeri per te cilin nuk ka asnje rezultat pozitiv qe nga dita qe ka ardh si kreu i prokuroris.
jemi vendi i parafundite per nga renditja e korrupsionite kush me thote ka ndonje zyrtar qe eshte i denuar per korrupsion?
Ik pini nje kafe pak para prokuroris se pergjithshme e shikoni se cfar makina parkohen ne oborrin e tij.
nuk ka makin nene 20 mij euro me cfar i kan bler keta zotri apo me rrogen?????????????
Dhe sefundi une kam filluar te dyshoj qe Presidenti i repuplikes deri sa nuk po ben shkarkimin e tij eshte i zhytyr edhe ai bashk me zotin sollaku .
Do e ken ber ndonje pazar bashk se nuk ka mundesi qe ti dalesh kunder te gjith shtetit per te mbrojuture nje HAJDUDED
 

DFV

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Ore ti Like e di qe ke te drejte!!
Keshtu qe pas Sallakut Berisha formalisht mund te emroj edhe ty kryeprokuror, sepse nuk ka problem ne se je JURIST ose jo, e rendesishme eshte qe ti nuk je aq shume i korruptuar dhe do i zbatosh urdherat e Berishes me perpikmeri , sepse ndryshe... e di se cfare te pret.
Mos harro si ky Sallaku ka punuar ne nje zyre me Berishen ne 92-97-en dhe u vendos si kryprekuror nga dyshja Nano+ Berisha.
Ti thash keto qe te mos i thuash Berishes, kur te jesh kryeprokuror i tij, psh une mendoj e te tjera si keto, se te iken koka sic i iku Sallakut.
Por kam frik se presidenti nuk do te lere ty te enderrosh shume gjate!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

tenkinisht heqja e sollakut sjll kryepokuror ate qe u shkarkua perpara tij dhe qe u mbrojt (me nje vendim te pa aplikuar per te mos hapur probleme me sollakun e PD qe tashme ishte emeruar) nga gjykata kushtetuese.

Ketu nuk behet fjale thjesht per sollkun apo ndonje tjeter emer te pervetshem por per sulmin qe "saliu me top" po i ben insitucioneve (duke goditur ne fakt mullaret e barit)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Fakti qe presidenti ka kerkuar te gjithe dokumentacionin e komisionit hetimor eshte nje shenje e faktit qe ai nuk ka besim tek perfundimi i shumices ne parlament.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Cfare kerkon Moisiu nga Maxhoranca ne parlament, ate qe vete Sollaku i ka rekomanduar ketij Presidenti. Moisiut i ka ngel dopjo /pf/images/graemlins/angel.gif:|/pf/images/graemlins/angel.gif: ne dore dhe tani kerkon kohe qe ta nderroj me ndonje gure tjeter. Me mire te shkoj te lozi domino dhe pse shume pake kohe i ka mbetur president le te japi doreheqjen. Nuk ben per te drejtuar shtet, te shkoj ne lulishte dhe te lozi domino.
Prokuroria eshte e krimbur qe nga prokurori me i thjeshte deri tek ai Sollaku. Kane vjedhur popullin, kane liruar kriminele, kane fshehur dosje etj.... Dhe si perfundim kane pasuruar xhepat e tyre.
Duhet reforme e thelle ne prokurori, duhen hapur dosjet e mbyllura te te gjithe politikaneve. Demokrateve dhe socialisteve. Te ikin pleherat se kane qelbur vendin.
Dhe shume gjyqtare duhen shkarkuar automatikisht.
Presidenti le te mendohet se kujt t'ja japi dopi gjashten qe ka ne dore, eshte guri i fundit i tij.
Sa per ate qe Dr. Berisha po sulmon Institucionet, duhet te keni nje gje parasysh se institucionet shqiptare dhe kryesisht ato te drejtesise jane te qelbura nga rryshfetet, korrupsion dhe vrasje kane mbjellur ne shqiperi.
Frika e opozitareve eshte se po iku Sollaku, nuk ka kush ti mbroj me. Dosjet te cilat jane mykur ne prokurori do te hapen dhe hajdutet dhe kriminelet dihet se ku e kane vendin.
Sa per info.... informacionet qe disponon prokuroria jane gjysma e te palarave qe kane bere zyrtaret socialiste qe nga dita qe morren pushtetin me arme. Gjysma tjeter e disponueshme tashme ndodhet ne vend te sigurte, por me Sollakun nuk mund te shtyhet, ai vec se mund ti zhduk keto dosje.
Dhe dhjetera dosje te tjera jane neper departamentet e hetimeve te doganave dhe tatimeve, por nuk ja ka besen njeri sollakut dhe prokuroreve te tjere per ti paraqitur, pasi Sollaku mund te ngrej hetime per ta. Sic ishte rasti i pergjimit te Nanos i cili doli dhe tha Kryeministri nuk mund te pergjohet eshte e jashteligjshme. Nuk tha se kjo nuk mund te merret per prove pasi eshte e jashteligjshme, por e mohoi te kishte qene Nano.
Presidenti ka kerkuar kohe qe Sollaku te pastroj disa dosje si ajo e Drejtorit te Aeroportit te Rinasit, disa dosje te miqve socialiste te cilet e kane zhytur ne M**** ku te gjithe se bashkur kane dhjere.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

S'ka gjo se si është puna. Mjafton që Berisha mos t'i luajë institucionet se pastaj ai e kthen në bajrak të vetin Shqipërinë.

Pse mos kërkohet nga kjo opozitë që secili institucion të punojë drejtë dhe në pavarësi nga Kryeministri? Puna ka radhë e në radhë të parë duhet drejtësia e efikasiteti i Institucioneve!

Gjithmonë sipas meje.
 

DFV

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Kesaj qe shkruan ti me siper i thone futja pordhe e gri sallat sa te kaloj edhe kjo nate!!
Ore Dimir po ti dhe Saliu nga cili planet keni zbritur ne Shqiperi dhe keni rezultuar se te gjitha institucionet qenkan te krimbura,te kriminalizuara, te korruptuara e tje dhe tani u dashka qe ky fare Saliu (qe deklaronte me te madhe para 3 korrikut ,se institucionet nuk do te preken) ti " cliroj" nga hajdutet socialist dhe ti nenshtroj si ti doj qejfi.
O Dimir, po perse Sali Berisha nuk e fut ne burge hajdutin Fatos Nano, ashtu sic deklaronte para 3 korrikut(mos harro se nje pjese e mire i dha voten Berishes vetem per kete)
Ndersa tani bredh me avjon bashke me kryemafjozin Nano e te shoqen e tij, Xhoanen, bile ben pazare dhe per presidente!!!
Demir edhe nje gje po te them , friken ne fakt nuk kane pse ta kene opozitaret, sepse ata kane celsat e kashtes , por friken e ka Sali Berisha, prandaj eshte i gatshem te bashkepunoj edhe me djallin per te rrembyer e nenshtruar institucinet e pavarura per te cilat edhe n.q.s. do tija arrij qellimit, nuk do jete e larget dita qe ai se bashku me lepujt e tij te stanit, do te jap llogari para popullit shqiptar, por kesaj radhe edhe per 97 e 98-ten!!
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Uroj te jesh mire DFV, une jam nga Shqiperia dhe planeti i quajtur Toke ne Shqip. Po te isha nga ndonje planet tjeter do isha shume me i lumtur se nuk do te me duhej te merresha me njerez te cilet grijne sallate e hane tranguj.
Nano dhe shume shoke te tij nuk futen ne burg sa te kete nje sollak i cili se bashku me to eshte perlyer ne krime dhe korrupsion.!
E dyta eshte qe Dr. Berisha ka thene:
Emrin e kryeprokurorit te ri ta jape opozita, por kesaj te fundit nuk ja mban as keshtu e as ashtu, sepse nese vihet nje prokuror i cili nuk eshte perlyer me krimin dhe korrupsionin nuk do ta kete te veshtire qe te hap dosjet e socialisteve apo demokrateve te cilet kane abuzuar.
E treta eshte se ka dhe shume demokrat ne keto dosje dhe jane ne bashkepunim me ato te PS dhe po doli njeri tjeteri s'ka ku shkon.
Sa per 97-98 une nuk e di se ku keni qene ju ne ate kohe, por une kam qene ne TR dhe i kemi pare mire se kush i beri rremujat dhe kush perfitoi nga ato.
Sa per ate punen e institucioneve o Kondra duhen reformuar dhe sa me shpejte te jete e mundur dhe nuk ka per ti patur asnje qeveri ne kontroll, pasi nese u kerkohet pune do bejne pune, por keto hajdutet qe jane akoma nga ish-qeverisja e Socialisteve u eshte prere hajduteria dhe ato e kane shkrehur fare.
Po keshtu dhe prokuroreve u eshte shternguar nje cike rrypi, por peshku qelbet nga koka.!
Prokuroria eshte e detyruar te bashkepunoj me qeverine dhe ne mungese te kesaj duhet qe njera te japi doreheqjen dhe me sa duket i takon Sollakut, pasi ai emerohet nga Kuvendi dhe Firmoset nga Presidenti.
Po keshtu dhe mund te shkarkohet nga Kuvendi dhe te firmoset nga Presidenti. Lufta per te qendruar ne ate karrige me cdo kushte do te thote se ai fsheh dicka. Po keshtu dhe Moisiu i cili kerkon kohe do te thote qe ti japi prokurorit dhe ca kohe per sajdisur ato dosje qe i ka zene pluhuri. E keqja eshte qe ai kushedi ku i ka hedhur ato dosje dhe do ti duhet kohe per ti gjetur dhe kete ja ka garantuar Moisiu.
E kujt i kishte shkuar ne mendje qe Nano dhe Abdiu do te merreshin me trafikim armesh?! Nuk mund te merret per prove, por mund te deduktosh se cfare pazaresh te felliqura jane bere.
Sa per me teper info une jam Demokrat, pa tesere partie, pa mbeshtetje politike. Une kerkoj qe populli te kete me teper hapsire dhe me teper mundesi kerkoj qe ligji te jete i barabarte si per mua si per ju dhe te gjithe nenshtetasit shqiptare. Nuk mund te pranoj te mbyll nje gjyq duke i dhene 50-5000 USD nje prokurori, nese kam bere faj i cili eshte i shlyeshem me gjobe ok! do e paguaj, nese jo do bej burgun. Por kjo te jete dhe per nje politikan apo djale politikani i cilit do spekter qofte.
Nuk mund te pranoj qe taksat qe paguaj une te ngrihet nje Ilir M**** apo nje Legen tjeter dhe kjo kosto te me kaloj mua. Edhe une kam shume verejtjet per menyren e qeverisjes dhe nderhyrjen e qeverise ne ekonomine e tregut. Por ne kohen e qeverisjes se PS jane privatizuar dhe falur dhe vjedhur me miliona dollare te taxapaguesve.

Sa per Nanon president dhe Sali Berishen kryeminister harrojeni ju dhe lerjani Skender Gjinushit te trembet nga kjo enderr!
Kam shkruar po ne kete forum dicka mbi enderrat e kesaj plehere politike dhe ju kujtoj qe gjithe problemet qe kane ardhur keto vite jane vullneti dhe idete e Gjinushit te cilat u kane ardhur pershtat Kryeministrave Socialist qe me pas u jane kthyer si boomerang.

----------------------------------------------
Te firmose sa me shpejte shkarkimin e Sollakut z. Moisiu dhe te leri hapsira qe hetimet te marrin rrugen qe i ka munguar keto 8-vjet. Le te futen ne burg te gjithe hajdutet te Spektrit te Djathte dhe te Majte.
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

/pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif weeeeeeeeeeee si nuk perton qe shkruan kaq gjateeeeeeeee???????????? /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif
per mendimin tim duhet ta pranoje se shume tum ka mbuluar me errush ai sollaku, erdhi koha te hapen dosjen dhe sa te jete sollaku ne krye ajo gje nuk behet
por edhe ideja e kontrollit nga ana e pd-se se gjyqesorit me tremb cik /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Dimir, Se pari ketu nuk eshte pune emri (sallaku, Rakipi apo kushdo qofte), problemi eshte se Berisha per rrezimin e Sallakut po shkel kushtetuten(pavarsisht se Berisha as qe do tja dij dhe per me teper e quan kushtetuten e Mark Abdis!
Se dyti- eshte e vertet ajo qe thua ti se Berisha thot qe opozita te vendos emrin e kryeprokurorit, por nga ana tjeter a ka ndonje kryeprokuror (kushdo qoft ky) qe mund te bej fjalen dysh te supermenit shqiptar me mbiemer Berisha, pas largimit ne menyren me te poshter (Nano dhe Berisha e shkelen edhe atje KUSHTETUTEN) te kryeprokororit Rakipi dhe tani te Sallakut????
Se treti, Berisha nuk eshte i rene nga qielli,( do vi dita edhe ai nuk do jet me as kryeminister dhe as kryetari PD-se) edhe ai ka bere e ben shume zullume (qysh tani kane djale fjale per Argita Berishen si zotruese te 5 shtepive e tjera si keto), keshtu qe ai nuk e fut dot ne burg Nanon sepse edhe te tjeret do e "kursejn" ate sic po kursen ai Nanon me kompani, por me e bukura eshte se si djalle qe eshte do te bashkohet prape me djallin per ti zgjatur jeten klltukut ku eshte ulur.
Se katerti, 97 ishte revolta e fuqishme popullore, pas humbjes miljonave te parave , shtepive e te tjera qe shume veta perfunduan ne spitalet psiqatrike e te tjere qe e denuan veten me vdekje se nuk munden te doronin fukarallekun
Se pesti, me qe Berisha deshtoj ne
te gjitha premtimet qe dha para 3 korrikut, duke ditur se tani nuk mund te shes me brockullat e "kohes per ndryshim"
kerkon te gjoja te reformoj istitucionet ne emer te luftes korrupsionit, harroj Berisha se vet ishte babaj i korrupsionit kur ne 93-94-en veturat qe vinin si ndihme per policin e shtetit nga qeveria Italiane ua shperdante miqve te tij!!
Dhe e fundit qe kam une, mallkoj veten qe qysh ne 90-en, mbas nje shkrimi te Sali Berishes ne Gazeten Bashkimi (ku Berisha me guxim per ate kohe shkruante kunder regjimit) u bera tifoz i cmendur i tij deri ne nentor te 96, dite ne te cilen u largova nga Shqiperia!!!!
Sa per djeni i kam shtrenguar doren Berishes dhe B.Mustafait para hotel "dajtit" per shkrimin.
Edhe dicka tjeter, me ka ardhur shume keq, kur njerez ketu ne diaspor ne korrik te 97 me thane:"Kishim shume shpresa tek Doktori se do ta conte Shqiperin perpara, por ai nuk qe gje pevecse nje besnik i vies komuniste!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Po hë o DFV se pothuaj më dëshpërove.

Fillojmë nga kjo pikë ku je ti (hiq ngjarjet e 97-ës).

Kemi përballë Berishën dhe PS (jo të gjithë në PD janë Berishë ndërkohë që kryesia e PS janë aty aty). Si i bëhet hallit? Të dalë ndonjëri me çifte e ti eliminojë njërin pas tjetrit do ishte ide e mirë por nuk ka gjasa të ndodhë.

Mbetet ti kthehemi ligjit. Ligji deri tani nuk ka bërë asgjë, të paktën qysh kur u vra shoferi i Sollakut. Duke u nisur nga ky moment, Sollaku është kartë e djegur. Duhet një prokuror tjetër i cili të mos ketë familje mundësisht.
Pra ndërrimi i prokurorit është i domosdoshëm në Shqipëri dhe disa lutje nga mbrapa se do të arrijë të bëjë diçka.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ta pranoj a Jo Presidenti porpozimin per Solla

Vrasja e shoferit te Sollakut e ka trembur aq thelle Sollakun sa ai e leshoi fare prokurorine e pergjitheshme. Nje gjyq fars me deshmitare zonjen Sollaku.
I zuri njeri rrugen shoferit te sollakut dhe ai doli dhe e vrau pam, pam si tek loja luftash. Ku e dashura e ketij qe vrau shoferin punonte ne prokurori, ku per me teper ai qe e vrau ishte nje kryemafjoz i cili ishte shume i zgjuar dhe i mprehte saqe kerkoi dhe strehim politik.
Ka shume pluhur mbi Dosjet e Sollakut. Duke filluar nga Dosja e shoferit te tij dhe duke perfunduar tek ajo e Nanos.

<font color="black"> Nje rast tjeter ishte e nje djali ku nje Gjykates e kishte ngaterruar me te dashurin e vajzes se tij.Gjykatesi i dehur qellon me pistolete mbi 20 vjecarin!</font>
Po tjetër çfarë mbani mend nga ajo natë?
Unë kisha veshur një këmishë të zezë dhe pasi më plagosi gjyqtari kur po më çonte në spital ma mori këmishën dhe e çoi në polici gjoja si provë materjale, sikur unë po e mbaja në dorë dhe e kisha maskë. Në realitet ngjarja nga ndodhur kështu siç them unë dhe jo siç shpif ai. Isha vetëm një kalimtar në punën time e në rrugën time dhe këtë e ka provuar edhe gjyqi që më dha më në fund pafajësinë.


Pse Prokuroria ndali hetimin ndaj gjyqtarit?..
Vazhdimi: http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&amp;newsID=99241
Ku ishte kryeprokurori dhe vartesit e tij.?
 
Top