Taçi për liri, të hënën para gjykatës

Taçi për liri, të hënën para gjykatës

Biznesmeni Rezart Taçi i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës revokimin e masës së sigurisë “burg pa afat”. Ditën e hënë, presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, që gjendet në Burgun 302 në Tiranë për shkak se ka goditur gazetarin Mero Baze, do të dalë para gjyqtares Fahrije Budo, duke kërkuar sërish lirinë. Në këmbim do të paraqesë sërish një garanci të majme pasurore. Seanca për revokimin e masës së sigurisë ishte vendosur të zhvillohej ditën e djeshme, por për shkak të disa problemeve procedurale u shty për ditën e hënë. Disa ditë më parë, gazetari Mero Baze është paditur për kryerjen e veprës penale të “fyerjes” dhe “dëmtimeve të tjera me dashje” ndaj Irgen Selfos. Ndërkohë, dy ditë më parë në prokurori ka mbërritur akt-ekspertimi mjekoligjor që i është kryer Irgen Selfos. Ka rezultuar se ai ka dëmtime në fytyrë e në trup për shkak të goditjeve që ka marrë në sherr e sipër. Ndërsa në prokurori ka mbërritur edhe përgjigjja e akt-ekspertimit të gazetarit Baze, i cili kishte fraktura në të gjithë trupin.(Shqip)</p>
fNyPgrf3mOc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26807
 
Top