Tërmet në Bali, plagosen disa persona
Një tërmet goditi sot pranë ishullit turistik indonezian Bali, duke shkaktuar dëme materiale dhe disa të plagosur. Agjencia vendase e meteorologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë, deklaruan se nuk ishte dhënë alarm për një cunami të mundshëm, por ndërkohë lëkundjet e tërmetit në orët e para të mëngjesit janë ndjerë fuqishëm në ishullin e njohur turistik. Të paktën shtatë persona janë plagosur, pasi janë goditur nga tavanet e rrëzuara të ndërtesave, apo pasi janë hedhur nga kate të larta nga paniku. Tërmeti ishte me fuqi 6.4 ballë sipas shkallës Rihter. Ndërkohë, tërmet edhe në Pakistan, me fuqi 5,5 ballë i shkallës Rihter, por dëme ose viktima. Tërmeti u ndje më shumë në veriperëndim të vendit, sidomos në Peshauar. Edhe kjo zonë, veriu i Afganistanit dhe Pakistanit goditen vazhdimisht nga tërmete, pasi gjendet në vijën e përplasjes së pllakave tektonike indiane dhe euro-aziatike.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22542. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22542
![indonesia_650780505.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Findonesia_650780505.jpg&hash=0204c55022abba44052c0a9b0b0699f9)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22542. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22542