Tërmet 7 ballë në Dibër. Banorët në panik kalojnë natën jashtë

Tërmet 7 ballë në Dibër. Banorët në panik kalojnë natën jashtë

imagebutton.gif


Një tërmet i fuqishëm me epiqedër 19 km larg Peshkopisë është regjistruar mbrëmë. Tërmeti është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë. Banorët e komunës Gjoricë, Shupenzë, janë detyruar të kalojnë natën jashtë në panik. Lëkundjet, ndonëse me intensitet më të vogël janë ndjerë gjithë natën ndërsa frika dhe i ftohti u ka përcjellë mornicat në palc.
Në këto foto, janë anëtarë të një familjeje nga fshati Gjoricë, të cilët si të gjithë bashkëfshatarët e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë. Një e moshuar tund djepin ku po fle gjumë njëri nga dy fëmijët e mitur të familjes. Banorët ndjekin të shqetësuar gjatë natës tv NEWS24 për të rejat e fundit mbi tërmetin i cili i dëmtoi dhe banesat e tyre. Tv NEWS 24 ishte i vetmi tv i cili nisi transmetimin maratonë mbi ngjarjen që në orët e para të mëngjesit.</p>


termeti-shupenze.jpg
termeti-shupenze-1.jpg
termeti-shupenze-2.jpg
termeti-shupenze-3.jpg
termeti-shupenze-4.jpg
termeti-shupenze-5.jpg
termeti-shupenze-6.jpg
termeti-shupenze-7.jpg
termeti-shupenze-8.jpg
termeti-shupenze-9.jpg
</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4476. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4476
 
Top