Tërheqja e dollarit
Së fundi, për të treguar ekzistencën reale të një rendi të ri botëror, vendet arabe kanë nisur bisedimet sekrete me Kinën, Rusinë dhe Francën për të përjashtuar monedhën amerikane nga tregtia e naftës</p>
Së fundi, vendet arabe janë përfshirë në ndryshimin më të madh financiar në historinë moderne të Lindjes së Mesme. Thelbi i këtij ndryshimi qëndron në planin e tyre të përbashkët me Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Francën për ti dhënë fund përdorimit të dollarit në tregtinë e naftës dhe zëvendësimin e tij me një “shportë” monedhash që përfshin jenin japonez, juanin kinez, euron europiane, arin dhe një monedhë të re të unifikuar. Kjo monedhë është planifikuar për vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, përfshi Arabinë Saudite, Abu Dhabin, Kuvajtin apo Katarin. Gjatë gjithë kësaj kohe janë zhvilluar dhe po zhvillohen takime sekrete mes ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të Rusisë, Kinës, Japonisë dhe Brazilit, që në thelb pritet të vendosin mosvlerësimin e naftës përmes dollarit. Këto plane i janë konfirmuar të përditshmes britanike “The Independent” si nga vendet arabe të Gjirit Persik, ashtu edhe burimet bankare kineze dhe ato të Hong-Kongut. Kjo mund të shpjegojë edhe rritjen e beftë të çmimit të arit, por edhe të parathotë një tranzicion të jashtëzakonshëm larg dollarit brenda një periudhe 9-vjeçare. Amerikanët, që kanë informacion në lidhje me këto takime dhe plane momentalisht të fshehta, edhe pse nuk dinë detaje, janë të sigurt se do ta ndalojnë një përpjekje të tillë përmes aleatëve tradicionalë si Japonia, apo disa vende të Gjirit. Një analist i famshëm kinez ka parashikuar shtimin e rrezikut të thellimit të kontradiktave mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me influencën dhe naftën në Lindjen e Mesme. “Zënkat dypalëshe dhe përplasjet janë të pashmangshme. Ne nuk mund ta ulim vigjilencën ndaj qëndrimeve armiqësore në Lindjen e Mesme, në lidhje me interesat energjetike, apo sigurinë”, ka shkruar ky analist në një gazetë aziatike. Këto fjalë tingëllojnë si një parashikim i rrezikshëm në lidhje me një luftë të mundshme ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në lidhje me naftën në Lindjen e Mesme. Por, në fakt, thelbi i luftës është supremaci e pushtet në rajon jo vetëm për sa i përket çështjes së naftës. Për sa i përket monedhës tranzitore që do të zëvendësojë dollarin, sipas burimeve bankare kineze, ajo mund të jetë ari. Këtë e nënkuptojnë sasitë e mëdha të arit që ka kohë që grumbullohen në Abu Dhabi, Kuvajt dhe Katar. Mendohet se ato së bashku kanë një sasi me vlerë 2.1 trilionë dollarë. Rënia e fuqisë ekonomike amerikane që lidhet me situatën aktuale të recesionit është konstatuar edhe nga vetë kreu i Bankës Botërore, Robert Zoellick. “Një nga trashëgimitë e kësaj krize mund të jetë edhe ndryshimi i madh i marrëdhënieve mes fuqive ekonomike”, ka thënë ai në një takim me FMB-në. Por diskutimet e fundit në të cilat janë përfshirë edhe shtetet e Gjirit janë shkaktuar nga pushteti i ri i jashtëzakonshëm i Kinës dhe inati i vjetër i grumbulluar ndaj amerikanëve nga ana e vendeve prodhuese dhe konsumatore të naftës. Brazili ka shfaqur interes për të bashkëpunuar në planin e pagesave që nuk do të bëhen më me dollarë dhe bashkë me të edhe India. Sigurisht që më entuziastja në këtë mes është Kina dhe kjo veç të tjerash edhe për marrëdhënien shumë të ngjeshur të tregut që ka me vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme. Kina importon 60% të naftës së kësaj zone, por edhe nga Rusia. Kinezët i kanë të bllokuara nga ana e amerikanëve koncesionet për prodhimin e naftës në Irak deri në fund të këtij viti dhe që nga viti 2008 kanë arritur me Iranin një marrëveshje 8 miliardë dollarëshe për zhvillimin e kapaciteteve rafinuese dhe atyre të burimeve të gazit. Kina ka marrëveshje për naftën me Sudanin dhe ka negociuar për koncesione edhe me Libinë. Për më tepër eksportet kineze në rajon aktualisht përbëjnë 10% të importeve të të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme. Në këtë përqindje përfshihen mallrat e spektrit të gjerë nga makinat, deri te veshmbathjet dhe lodrat. Në tentativë për të shfaqur një shenjë të qartë të pranimit të fuqizimit të Kinës, si fuqi botërore, dy ditë më parë shefi i Bankës Qendrore Europiane e lejoi në njëfarë mënyre Kinën që të fuqizojë monedhën e saj në krahasim me dollarin.
Që nga marrëveshjet e famshme të Bretton Woods pas Luftës së Dytë Botërore që hodhën themelet e arkitekturës së sistemit financiar modern, partnerët tregtarë të amerikanëve kanë vepruar gjithmonë nën kontrollin e amerikanëve. Vitet e fundit dollari vendosi hegjemoninë e tij si monedha rezervë globale. Kinezët besojnë se amerikanët nxitën Britaninë që të qëndronte jashtë euros në mënyrë që të parandalonin këtë që po ndodh sot, pra ikjen nga dollari. Por burimet bankare kineze janë të bindura, sigurisht mbështetur në fakte, se tashmë ajo që është planifikuar nuk mund të ndalet më. Burimet financiare kineze besojnë se Presidenti Barak Obama është tepër i zënë me ndreqjen e ekonomisë vendase për tu përqendruar te pasojat e jashtëzakonshme të braktisjes së dollarit përgjatë periudhës 9-vjeçare. Afati përfundimtar i këtij tranzicioni është parashikuar të jetë viti 2018.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23686