Të veçantat e dasmave indiane
Pjesa më e madhe në Himalajën indiane preferojnë të martohen me shkuesi dhe ta shohin nusen vetëm ditën e martesës. Për ta nuk ka rëndësi pamja e jashtme, sepse, në fund të fundit, janë të bindur që familja ka gjetur partnerin e duhur për të kaluar jetën</p>
E ulur në një dhomë të vogël bojëqielli, me dëshirën për të marrë pjesë në përgatitjen për dasmë të dhëndrit, nuk mund të them sesa nervoze ndihem, madje më shumë se dhëndri. Në shtëpinë e tij në Kathdara, një fshat i vogël në Himalajën indiane, Kundan Sigh duket që është para një krize frike që të kap zakonisht para dasme, i ka ngulur thellë sytë në mur, ndërsa në duar përpiqet të rregullojë kravatën. Në ato çaste nuk do shihte edhe sikur vet Kryeministri të ishte aty dhe kjo më bënte të ndihesha më e qetë. Isha nervoze, sepse ftesa ime për këtë dasmë nuk kishte ardhur përmes mënyrave tradicionale: nuk isha as e afërme dhe as mike e familjes. Isha një e huaj që doja të shihja se si zhvilloheshin këto lloj ceremonish nga këto anë. Për këtë iu drejtova një agjencie udhëtimi vendase, “Village ways”, që ka hartuar një projekt turistik në zonën e Sinsarit, në shtetin e Uttarkhans, dhe ofron mundësi për të qenë të pranishëm në martesat e banorëve të kësaj zone. Në Khali mund të shkoje pas një udhëtimi nëntë orë me makinë nga Nju Delhi. Pas qëndrimit të një nate aty, mëngjesin e ditës tjetër kaluam me këmbë malet ngjyrë qelibari, ndërsa rrugës u takuam me disa zonja të vjetra në moshë që kishin dalë për të kullotur bagëtinë. Mbërritëm në Kathdara, një fshat krejtësisht i braktisur. Shtëpitë e bardha prej druri ishin bosh, ndërsa nëpër rrugë nuk fluturon asnjë mizë. Të gjithë kanë shkuar për të takuar nusen apo dhëndrin. Zakonisht kështu ndodh kur në fshat ka dasmë. Marrim rrugën drejt shtëpisë së Kundanit, duke lënë pas pemë të shumta arre dhe limoni. Shtëpia është e zbukuruar si për festë, ndërsa në sfond dëgjohet një muzikë e stilit bollivudian. Të afërmit e Kundanit i presin ngrohtë mysafirët dhe më ftojnë të njoh dhëndrin, ndërsa të tjerë janë duke i pikturuar fytyrën me një bojë tradicionale vendase që nxirret nga orizi. Udhërrëfyesi më shpjegon se “martesat këtu bëhen me shkuesi dhe zakonisht dhëndri nuk e takon nusen deri kur martohen”. Nuk është për tu habitur që Kundani është kaq nervoz. Jashtë shtëpisë një grup njerëzish luan muzikë me daulle dhe trombë, ndërsa shumë të tjerë kërcejnë. Bharat quhet fillimi i ceremonisë, ajo ku dhëndri feston para se të përshkojë rrugën deri te shtëpia e nuses. Në fund, bashkëshorti i ardhshëm, i hipur në një karrige që mbahet mbi supe, shkon në shtëpinë e gruas së ardhshme, Jankit, i shoqëruar nga një numër i madh të afërmish që kërcenin e këndonin. Gratë nuk lejoheshin ti shkonin pas kortezhit. Edhe në një fshat tjetër aty afër, në Dalar, po zhvillohej një dasmë. Kësaj here preferova të shkoj në ceremoninë e martesës së nuses. Afër shtëpisë dëgjohen këngë që vijnë nga dritaret e katit të dytë. Pikërisht aty, Deepa, nusja dhe gjithë gratë e familjes, janë mbledhur para se të vijë dhëndri. Në një dhomë të mbushur me gra, të reja dhe të moshuara, të gjitha janë të ulura në dysheme. Gratë kanë veshur sari ngjyrë bojëqelli, të kuqe dhe të verdha. “Deepa është me fat”, më tregon një grua. Disa nuse u premtohen burrave që jetojnë në fshatra të largët dhe që shpesh nuk e shohin më familjen e tyre. Shandan, burri i ardhshëm, jeton afër dhe Deepa do të ketë mundësinë që ti vizitojë shpesh të afërmit e saj. “Këndojnë sepse janë të trishtuar që nusja do të largohet nga shtëpia e sepse kujtojnë ndjenjën e humbjes që kanë provuar edhe ato kur i kanë thënë lamtumirë shtëpisë së tyre”, më shpjegon ajo. Grupi që i bie veglave muzikore sinjalizon për ardhjen e dhëndrit, i hipur mbi një kalë të bardhë. Në rrugë, një grup vajzash mban në dorë një tabelë ku shkruhet “Mirë se erdhe”. Sipas traditës dhëndri duhet të japë aty një lloj “takse” (para) para se të futet te shtëpia e nuses. Ndërsa në kopsht ka nisur banketi dhe gjithë të ftuarit janë ulur për të ngrënë, dy bashkëshortët e rinj takohen për herë të parë: bukuroshja Deppa del nga dhoma. Duket e kënaqur dhe e lumtur që Chandan është një djalosh bukurosh dhe shumë tërheqës. Momenti që presin të gjithë është ai kur sari i nuses lidhet te këpuca e dhëndrit dhe të dy bëjnë shtatë rrotullime rreth zjarrit, që simbolizojnë lidhjen dhe jetën që do kalojnë së bashku. Indianët martohen kryesisht me shkuesi. Kjo lloj martese është zakon në të gjithë vendin, pa dallim shtrese apo besimi. Por ajo që të çudit më shumë është se të rinjtë jo vetëm që nuk e konsiderojnë si detyrim, por e preferojnë sikur të jetë ndonjë lidhje dashurie tipike perëndimore. Në sondazhin e bërë kohët e fundit, në 2563 çifte të intervistuara, 80 për qind e tyre kanë deklaruar se janë martuar me shkuesi, por 77 për qind kanë pohuar se janë të kënaqur që martesa e tyre ka ndodhur kështu. Natyrisht, në kategorinë e “shkuesive” hyn një gamë e gjerë lidhjesh. Nga një anë janë meshkujt e rinj, të cilët nuk janë takuar kurrë më parë me vajzën që do të martohen dhe në një farë mënyre informohen për martesën e tyre të shpejtë. Nga ana tjetër, janë martesat me vetëshkuesi: ajo mes dy të rinjve të dashuruar, të cilët kanë zgjedhur një partner, i cili është në gjendje tu përgjigjet kërkesave të familjes. Nëse të rinjtë indianë pëlqejnë lidhjet me shkuesi, kjo ndodh edhe për shkak se ata pranojnë dy parime të rëndësishme: i pari, martesa është më tepër një çështje e familjes se sa një problem personal; i dyti, harmonia familjare dhe vlerat njerëzore janë më të rëndësishme se sa ndjenjat individuale. Por është edhe më domethënëse bindja që një familje ngrihet në bazë të raportit mes prindërve dhe fëmijëve e te lidhjet vëllazërore, më tepër se te marrëdhënia mes burrit dhe gruas, e cila lartësohet në shoqërinë moderne perëndimore. Sipas mentalitetit tradicional indian, qendra e familjes nuk është çifti. Kontrasti mes këtyre dy ideve të jetës familjare shpjegon popullaritetin e madh të historive të bazuara në konfliktin mes “saas” dhe “bahu”, vjehrra përbindësh dhe nusja viktimë. “Beteja” që mbyllet me triumfin e nuses mbi vjehrrën, është një nga temat që përsëritet në shumë këngë, legjendave popullore dhe skenarë filmash. Të rinjtë këtu e vlerësojnë këtë lloj martese, sepse i shpëton nga ankthi i gjetjes së një partnereje. Sido që të jenë, të bukur apo të shëmtuar, të shëndoshë apo të dobët, janë të bindur se familja do të arrijë tu gjejë shokun ose shoqen e duhur.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22809. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22809