Të vdesësh për Fatos Nanon
RD
Të vdesësh për Fatos Nanon
Nga Edi Paloka
Skafistët u njoftuan nga njerëzit e tyre në polici se nuk do të merrnin asnjë ndihmë, prandaj dhanë alarmin në media
Tragjedia e radhës ra mbi shqiptarët më e ftohtë e më e zezë se kurrë. Njëzet të vdekur dhe po aq të zhdukur në thellësinë e zezë e të ftohtë që i rrëmbeu. Por ndryshe nga shumë herë të tjera krimi i qeveritarëve këtë herë ishte më makabër.
Të gjithë ata që kanë përfunduar në thellësitë e detit në tragjeditë e vazhdueshme të këtyre viteve, janë drejtpërdrejt viktima të këtyre qeveritarëve, të cilët i kanë detyruar qytetarët e tyre të nisen për të vdekur më mirë në ujrat e zeza të detit se sa në mjerim pranë fëmijëve të tyre të uritur. Por tragjedia e fundit i zhyti viktimat në thellësinë e zezë të papërgjegjshmërisë dhe cinizmit kriminal të qeveritarëve.
Mbi tridhjetë qytetarë shqiptarë u shuajtën këtë herë me vullnetin e plotë të qeveritarëve që kërkuan t’i zhduknin njësoj sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Faktet e tragjedisë së 9 janarit tregojnë qartë se viktimat janë ekzekutuar prej qeverisë. Në orën 17.30 qeveritarët e Nanos kanë vendosur dënimin me vdekje të viktimave. Asnjë mënyrë tjetër nuk ka për të shpjeguar atë që ndodhi.
Për më shumë se dy orë njerëzit që po vdisnin në dy gomonet e dala në det kanë përhapur klithmat e tyre të tmerrit në telefonat e policisë dhe kapitenerisë, por pa e ditur që për ta ishte marrë vendimi në instancat qeveritare, vendim që i kishte dënuar me vdekje. Ata duhej të zhdukeshin në thellësinë e detit, që askush të mos mësonte kurrë atë që ndodhi siç ka ndodhur dhe jo në pak raste të tjera. Igli Toska dhe kriminelët e tjerë në drejtim të shtetit vendosën të heshtin me shpresë, që të vërtetën e një tragjedie të paralajmëruar do e mbulonte thellësia e detit. Në mendjet e tyre perverse e kriminale menjëherë u përvijëzua situata që mund të kthehej në një kokëçarje jo të vogël për qeverinë.
Toska sapo kishte deklaruar në atë që quhej analizë e Ministrisë së Rendit "suksesin" e qeverisë në eleminimin e trafiqeve nga deti. Një propagandë e tërë ishte ngritur prej disa muajsh, duke filluar me djegien spektakolare të disa mbeturinave gomonesh e deri në deklaratat e përditshme që bënte Fatos Nano për shuarjen e trafikut nga deti. Të gjithë e dinin që trafiku vazhdonte, që gomonet e skafet vazhdonin të shkonin pa ndalur në drejtim të Italisë ngarkuar me drogë dhe refugjatë, të cilët më shumë shërbenin si mburojë për ngarkesën e drogës. Vetëm në fillim të janarit në drejtim të Italisë janë nisur të paktën tetë gomone dhe këto janë fakte të njohura në Vlorë. Edhe gomonet e tragjedisë së 9 janarit mund të kishin mbërritur në Itali dhe askush nuk do e merrte vesh, por ja që ndodhi ajo që ndodhi. Prishja e motorrit dhe mbetja në mes të dallgëve të detit, i detyroi skafistët që të jepnin alarmin tek njerëzit e tyre në polici. Sigurisht që midis vdekjes dhe rrezikut që të mund të dënoheshin ata zgjodhën të dytën, duke pasur parasysh dhe që kjo e dyta mund të mos ndodhte përderisa fijet i kishin të lidhura direkt me pushtetarët. Por zhurma do të bëhej, "sukseseve" të qeverisë do t’iu dilte boja dhe Igli Toska sapo ishte vendosur në postin e ministrit të Rendit. Për këtë arsye nuk iu është dashur shumë të marrin vendimin makabër. Nuk duhej lejuar që "disa pabuksa" që kishin vendosur të iknin në Itali të prishnin atmosferën e sukseseve të Ministrisë së Rendit e për më tepër t’i prishnin terezinë kryeministrit, i cili po pushonte në Evropë. Ja pse u vendos që ata të liheshin për të vdekur në det me shpresën që do të merrnin me vete këtë tragjedi. Të vetmit që sigurisht do të shqetësoheshin dhe do të mund të nxirrnin të vërtetën do të ishin familjarët, por kjo nuk do të ndodhte atë ditë dhe as në ditët në vazhdim, pasi siç ka ndodhur shpesh, duke mos ditur se çfarë ka ndodhur familjarët presin me shpresë që një ditë të afërmit e tyre do t’i marrin në telefon për t’u thënë se në cilin vend të Evropës ndodhen. Ka familje që presin me vite të marrin lajme nga të afërmit, sepse nuk arrijnë t’i pranojnë vetes që ata mund të kenë përfunduar në fund të detit dhe kur ndonjë trup nxirret nga deti ai përfundon në ndonjë morg këtej apo andej kufirit pa u marrë vesh kurrë se kush është. Të gjitha këto i kanë llogaritur mendjet kriminale të qeveritarëve shqiptarë kur morën vendimin që t’i linin të vdisnin në fund të detit mbi tridhjetë burra e gra.
Askush nuk do të merrte vesh asgjë sikur vetë skafistët të mos e kishin mësuar këtë fakt nga njerëzit e tyre, që rezultoi se ishin në strukturat e larta të policisë. Ata u njoftuan që asnjë ndihmë nuk do t’u shkonte nga policia dhe kapiteneria dhe pas dy orësh që jepnin e merrnin me policinë dhanë alarmin në Top Chanel. Vetëm në atë moment qeveritarët u detyruan të lëvizin, por përsëri jo për të shpëtuar njerëzit. Një shou i vërtetë filloi me shtabe emergjence me shefa policie e ushtrie, që deklaronin se kishin marrë të gjitha masat se po niseshin anije nga Italia e nga Greqia, etj. Por plani nuk kishte ndryshuar. Deklaratat e funksionarëve ishin për të lëshuar helmin. Si rastësisht u përhap nëpër media idea se lajmi mund të ishte i rremë. Vetë drejtori i Policisë së Vlorës deklaroi në News 24, se lajme të tilla të rreme iu shkonin shpesh, ndërkohë që klithmat e dëshpëruara vazhdonin.
Kur nuk mund të fshihej më fakti që gomonet ishin nisur në det, atëherë u nxorr varianti tjetër që bëhej fjalë vetëm për dy trafikantë me ngarkesë droge. Ky mashtrim u mbajt deri të nesërmen edhe në gazetën e qeverisë "Zëri i Popullit", e cila deklaronte me cinizëm se në gomone nuk ka njerëz, se asnjë familjar nuk është interesuar për të afërm dhe se kjo ishte lojë për të krijuar trazira në Tiranë.
Rezultati i këtyre qëndrimeve kriminale ishte ai që tani dihet. Qeveritarët nuk u mjaftuan me kaq, por të trembur nga reagimi i njerëzve të mbledhur në Vlorë, dhunuan dhe kufomat, duke i sjellë vërdallë nëpër det deri sa u errësua.
Kjo është e vërteta e krimit më të fundit të Fatos Nanos. Dhjetra qytetarë shqiptarë u dënuan me vdekje, që Nanos të mos i prisheshin pushimet. Kjo do të thotë të vdesësh për atë që cinizmit të tij kriminal i shkoi deri në fund, duke vazhduar pushimet edhe pasi tragjedia pushtoi çdo shqiptar, por jo kryeministrin e këtij vendi. Në shoqërinë e gruas së tij të re, Nano ka vazhduar i qetë të notojë në avujt e alkoolit, ndërkohë që trupat e shtetasve të tij dilnin nga uji i ftohtë pa jetë. I vetmi shqetësim që pati kryeministri kur u kthye ishte shtimi i masave të sigurisë për atë dhe shpurën e tij, por kot e ka. Fantazmat e viktimave nuk do t’i ndahen. Shpirtrat e atyre që patën vdekjen makabër nuk do të gjejnë qetësi dhe nga thellësitë e fundit të detit do të vazhdojnë të dalin për të marrë ata që ju shkaktoi tragjedinë. Askush nuk mund t’i shpëtojë mallkimit të tyre.