Të vërtetat e përdhosura

Të vërtetat e përdhosura

shqipmedia..jpg
Nga Lume Hyseini

E vërteta nisi të dalë në shesh, ajo vonon por kurrë nuk harron. Për hir të së vërtetës ajo nuk u vonua edhe aq shumë , nga viti I largët 1944 e deri sot  kanë kaluar vetëm 65 vjet e çjanë gjashtë dekada e gjysëm për historinë??!!

Maqedonët janë popull antik. Maqedonia është djep i civilizimit dhe shtet biblik. Vetë zoti  para disa muajsh zbriti nga qielli dhe në një spot televiziv të Radio Televizionit të Maqedonisë e zbardhi të vërtetën  që gjithë faktet shkencore dhe historike e mohojnë. Ai u ankua që dy mijë vjet pret maqedonasit ta lusin për ndihmë kundër armiqëve të së vërtetës ndërsa nuk haroi të kumtojë që e gjithë raca e bardhë është me origjinë maqedone dhe se ky popull duhet të qëndroj i fortë pasi që këtë betejë do ta fitoj me ndihmën e tij(Zotit) që vetë me gojën e tij dha garancë në spotin televiziv që të gjithë e pamë dhe dëgjuam!!

Maqedonia është e përjetshme, ska fillim e as fund.Ashtu thonë spotet televizive 1,2 dhe 3 të finansuara nga Qeveria dhe ashtu është!! Aleksandri i Madh dhe babai i tij Filipi kanë kënduar denes nad Makedonija se ragja… kur kanë pushtuar gjysmën e botës dhe pikë!! Sllav apo maqedon antik , kjo ishte dilema që e mundoi këtë popull bujar dhe fisnik për disa kohë. Por siç dihet,ku ka vullnet ka edhe mënyrë, zgjedhja u gjet, sa kot të gjorët dy javë të tëra nuk e bënë në regull gjumin e bukurisë. Përgjigjja është e thjeshtë, ata  janë dy në një, sllav dhe antik pra maqedon!! Është për të qarë e vajtuar  fakti që Maqedonia  sot është vetëm republikë e  një milion maqedonëve antik dhe  sllav e jo mbretëri ose më mirë kontinent i tërë(!!!). E mallkuar qoftë Gjykata Kushtetuese që abrogoi dispozitat e Ligjit për stimulim të natalitetit që parashikonte ndihma financiare vetëm  për nënat antike maqedone që të lindin sa më shumë  fëmijë  dhe pas saktësisht 2890 viteve do të kishim  kthim në gjendjen e mëparshme dhe zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për kauzën e shenjtë maqedonee cila nuk njeh elementin e kohës,hapësirës,fikcionit dhe realitetit megjithatë ka plan briliant për zhvillim afatgjatë!!

Gjuha pellazge është sllave, ani se alfabeti cirik u zbulua pak shekuj më parë , zbuluesi Vasil Iljov në veprën e tij Zbulime rreth letërsisë, gjuhës dhe kulturës së lashtë të maqedonasve (me siguri projekt I Ministrisë së Kulturës) në fshatin Osniçan 13 km larg Shkupit  zbuloi një pllakëz (shkruar në alfabetin etrusk në të cilën shkruanin pellazgët)të cilës ia bëri një përkthim të lirë  në gjuhën që e flet dhe me këtë vërtetoi që alfabeti  Cirilik dhe gjuha në të cilën komunikon zbuluesi janë më të lashtët e botës!

Goce Delçev, Dame Gruev, Vëllezërit Milladinov dhe të gjithë ata që shekullin e kaluar njiheshin si bullgar sot janë maqedon edhe atë antik dhe nuk ka lindur ende bir nëne që mund ta dëshmon të kundërtën. E njejta vlen edhe për gjuhën maqedone, ajo është maqedone, ani se maqedonët antik dhe bullgarët e sotëm mes vete komunikojnë shkëlqyeshëm  pa përkthyes , e vërteta është që gjuha maqedone rënjësisht dallon nga ajo bullgare e kjo është e qartë si dita me natën!!

Shkupi (Skupi) nuk ka qenë kurrë kryeqendra e Dardanisë e aq më pak kryeqyteti I Vilajetit të Kosovës, këtë e pohoi arkeologu Pasko Kuzman e më pas e vërtetuan edhe qindra alkimist të historisë në  punimet e tyre shkencore, natyrisht të finansuara nga Ministria e Kulturës.Pasko Kuzman rallë gabon, nga pamja e jashtme duket që ky njeri  ka kontakte të ralla botën reale pasi që më shpesh gjindet nën tokë, duke hulumtuar. Ai I ka dy orë në njërën dorë, njëra e kthen pas në kohë ku ai zbulon të vërtetat e historisë  ndërsa me tjetrën udhëton në ardhmëri dhe e paralajmëron Qeverinë për reziqet potenciale të cilat kjo e fundit I mënjanon me shkathtësi shumë kohë para se të ndodhin!!

Shkupi ka qenë dhe është Skop(l)je. Ky qytet është I njohur botërisht pasi që në të, mu në qendër të qytetit në vendin ku do të ndërtohet Kisha Ortodokse, në një shtëpi të vogël lindi humanistja dhe nobelistja Gonxhe Bojaxhiu e cila kishte origjinë skopjane. Këtë e dëshmon busti I cili  vitin e kaluar u vendos para shtëpisë muze të ndërtuar disa qindra metra larg truallit ku gjindej shtepia e saj autentike e ku qartë shkruan Majka Tereza-Skopjanka!!

Më kotë e ndjera kur mori çmimin nobël tha   Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit”. Ajo është Skopjankë ndërsa egzistojnë disa libra dhe enciklopedi të botuara në Maqedoni ku qartë mund të shihet kjo!! Ajo nuk lindi në vitin 1910 në Shkup, kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës po në Skopje, Republika Makedonija Timeless!!

Enciklopedia e parë maqedonase e promovuar nga   gjoja  Akademia e  Shkencave  dhe Arteve në mes tjerash prezantoi   fakte senzacionale mbi prejardhjen e shqiptarëve. Akademikët me kujdes shënuan gjithë atë që kishin ëndëruar  tërë kohës sa zgjati procesi I përpilimit të Enciklopedisë  bile edhe kopjuan disa vepra shkencore serbiane !! Në mes të emrave të akademikëve që përpiluan Enciklopedinë qëndrojnë edhe emra shqiptar të cilët distancohen nga  pjesmarja  e tyre në këtë cirk që përdhos nocionin shkencë dhe devalvon kuptimin e institucionit  Akademi, por asnjëri nuk del haptazi të pyet se pse është keqpërdor emri I tij, ta padisë këtë institucion fyromian dhe të jep dorëheqjen nga ajo??!!  Në këtë enciklopedi thuhet se në Maqedoni nuk kanë jetuar shqiptarë. Ata nga Shqipëria kanë kolonizuar këto vise pas shekullit 16, duke u vendosur nëpër shtëpitë e maqedonasve të cilët i kanë dëbuar më pas prej aty. Ndër të tjera në këtë enciklopedi shqiptarët emërtohen si arbanasë, arnautë dhe shqiptari, ku kjo e fundit shoqërohet me shpjegim përkatës nën kllapa Pllaninci (të malit). Hë pra,kështu është e vërteta, ani se nuk ka enciklopedi tjetër në botë përveç ndoshta në Sërbi ku pohohen këta thënje të akademikëve sllavo-maqedon antik,ani se prejardhja dhe identiteti kombëtar I shtatë million shqiptarëve në Ballkan është I pakontestueshëm ndërsa nëntëmbëdhjetë vite të tëra debatohet  për ndërimin e emrit të shtetit dhe përcaktimit të identitetit kulturor gjuhësor dhe historik të  sllavo maqedonëve antik(mision shkencërisht I pamundshëm pasi që ata janë bulgar),përsëri Akademia e përkrahur nga Qeveriae bëri të veten dhe zbuloi disa të vërteta  pathëna mbi shqiptarët!!E vërteta ka një element që nuk guxon të mohohet,kur atë mundohet ta fsheh dhe shtrembëroj I forti ajo erësohet dhe zbehet e kur të njejtën mundohet ta bëjë I dobti ai vetëm bën lolo nga vetja e tij!!

Po ashtu edhe duhet, nëntëmbëdhjet vite resht përmes pjesmarjes në procesin zgjedhor dhe zgjedhjes së përfaqësuesve tanë në pushtet dhe pa pushtet ne legjitimuam formësimin e shtetit komb të krijesave hibride  të Titos, e tani këta krijesa na janëfortësuar dhe  përdhosur e askush bile as ata vetë nuk kanë kontroll mbi veten e tyre!! Nuk mund as ta paramendoj motivin e njeriut shqiptar që do të del të votojë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare (po qe se ka Maqedoni deri atëherë). Nejse, ndoshta përfaqësuesi shqiptar në mandatin e ardhshëm do të jetë I nevojshëm   për  të votuar ndonjë ligj a vendim me të cilën gjithë shqiptarët do tua falim shtëpitë dhe pronat tona Donçove dhe Sllavçove dhe duke u kërkuar falje  publike për atë që ua bëmë në shekullin e 16 do të shpërngulemi nga kemi ardhur,në Shqipëri e me këtë do të përfundojë  procesi I dekolonizimit të Maqedonisë nga shqiptarët e këqij. Përndryshe është fascinante edhe heshtja e zyrave ndërkombëtare  pa të cilat FYROM-i nuk mund të frymojë dhe të cilat u zotuan që nga Maqedonia do të ndërtojnë shoqëri multietnike dhe demokratike pasi që ndërimi kufive në këtë shekull nuk qenka I munds
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22637. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22637

Top