Re: Të shpëtojmë kishën nga helenizimi
Ideologu i terrorizmit Janullatos ....
Ideologu i terrorizmit Janullatos, "kardinali Rishelje" i Greqisë në
Shqipëri
Nga Kastriot Myftaraj -
Në qershor 2006, në kohën e skandalit me
zhvarrimet e eshtrave të ushtarëve grekë në Kosinë të
Përmetit, ku ishin implikuar klerikë të Kishës Ortodokse Autoqefale
Shqiptare, Anastasios Janullatos shkoi për një vizitë në
Athinë ku u prit në një takim konfidencial nga kryeministri grek
Kostas Karamanlis.
Pas takimit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga të dyja palët, gjë që
tregon se takimi ka pasur karakter konfidencial dhe ku
bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështje sekrete. Çfarë sekretesh
paskan mes tyre kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale në
Shqipëri dhe kryeministri i Greqisë? Gjërat bëhen edhe më të
dyshimta kur dihet se kryetari i komunitetit fetar në fjalë në
Shqipëri, Janullatos është me kombësi dhe shtetësi greke, dhe se në
Greqi feja ortodokse është praktikisht, sipas
kushtetutës, fe zyrtare e këtij vendi? Sekretet mes këtyre dy
njerëzve nuk mund të kenë veçse politike. Që nga koha kur
mitropoliti i Andrucës në Greqi, Anastasios Janullatos erdhi në krye
të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në vitin
1991 dhe deri më sot Anastasios Janullatos, me veprimet që po bën po
tregon çdo ditë dhe më tepër se ai ka ardhur në
Shqipëri me projektin e një lufte fetare në xhep të cilin ai po e
përgatit, me projektin e një gjenocidi kundër shqiptarëve, që në
nivelet e larta shtetërore dhe fetare greke njihet si
Plani "Mihalis", sipas emrit të despotit grek që në shekullin XIII
pushtoi
trojet shqiptare deri në Drin, në aleancë me Serbinë, që pushtoi
pjesën tjetër. Anastasios Janullatos është "Kardinali
Richelieu" (Rishelje) i Greqisë në Shqipëri. Ai është në krye të
Kishës Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare për t'i dhënë të
kuptojë botës se ortodoksët shqiptarë janë grekë, çka përbën
premisën e pretendimit grek për Vorio-Epirin. Ashtu si në rastin e
kardinalit Rishelje, veprimet e Janullatos janë më tepër politike se
fetare. Janullatos shkon dy herë në vit, për Pashkët dhe
për Krishtlindjet, për të bekuar ushtarët grekë në bazën ushtarake
të Bisht-Pallës në veri të Durrësit që në vitin 2003 iu dha
Greqisë. Më parë ai shkonte të bënte të njëjtën gjë për trupat greke
të vendosura në Yzberisht pranë Tiranës. Kështu,
kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare bën kapelanin
(priftin ushtarak) të ushtrisë greke? Nuk mundet mos
të konstatohet se kjo bazë gjendet afër asaj pike ku është përfolur
se sipas marrëveshjeve të reja greko-serbe kalon vija e re
e ndarjes së territorit të Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë.
Sigurisht që këto gjëra sot thuhen në të ashtuquajturin shtyp
ekstremist të dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave,
se ato që thuheshin në shtypin ekstremist haptas,
ishin të njëjta me ato që thuheshin në mënyrë sekrete nga
kancelaritë e dy vendeve. Kjo bazë ushtarake është avanposti i një
ndërhyrjeje ushtarake greke në Shqipëri. Në vitin 2003
ultranacionalisti grek Nicolas Gage (Gejxh) i ka bërë një profil
Janullatosit në një artikull që e ka botuar në shumë gazeta dhe
revista në SHBA, me titull "Ne nuk duhet të humbim as një
ditë të vetme", bazuar në rrëfimin që ky i fundit i ka bërë Gage në
zyrën e vet në Tiranë. (cituar sipas: www.
orthodoxnews.netfirms.com) Ky artikull fillon kështu: "Një plumb ka
mbetur pezull në dritaren e zyrës spartane në Tiranë të
kryepeshkopit Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë,
plumb që është ndalur në fluturimin e vet drejt tij, nga
xhami i dyfishtë i dritares. Plumbi është shkrehur nga një snajper
gjatë revoltës politike të 1997 që e shtyu Shqipërinë-një
vend më së shumti mysliman, në kaos dhe pothuajse i mori jetën
kryepeshkopit…Unë e mbaj atë këtu, thotë Anastasios, që të
më kujtojë mua që jeta mund të marrë fund në çdo sekondë. Ne nuk
duhet të humbim asnjë ditë të vetme… Çdo natë snajperët do
të qëllonin në zyrën dhe banesën time, kujton kryepeshkopi, por
asnjë prej tyre nuk qëlloi njeri falë Zotit". (www.
orthodoxnews.netfirms.com). E pra, ky plumb-relike që supozohet të
jetë kujtim i një lufte, në kuptimin më të plotë të fjalës, që
qenka bërë kundër Janullatosit në vitin 1997, ky plumb në kontekstin
e deklaratës së mësipërme të Janullatos është politikë e
ultrapolitikë. Një lexues perëndimor që njihet me këtë artikull të
Gage të shkruar mbi rrëfimin e Janullatos do të krijojë idenë
sikur Shqipëria është diçka si Libani i viteve 1970-1980, apo si
Sudani i sotëm, pra një vend ku zhvillohet një luftë e
përgjakshme fetare e myslimanëve kundër të krishterëve. Për ta
potencuar këtë, në po të njëjtin shkrim kryepeshkopi
Janullatos citohet të ketë bërë një paralelizëm mes Shqipërisë dhe
Irakut, si vende-kjo fjalë duhet sjellë në origjinal në anglisht
që të kuptohet më mirë- "where cultures clashes". (www.
orthodoxnews.netfirms.com) Siç e shikoni termi është ai i librit të
Samuel Huntington, "Clush of Civilizations" që bazohet mbi
paradigmën e konfliktit të kulturave me bazë fetare, që jepet si
shkak i luftrave të përgjakshme në shekullin XXI. Ky është një
krahasim ogurzi. Unë që kam thënë shumë më pak se kaq jam
marrë i pandehur dikur nga Prokuroria shqiptare për nxitje të
urrejtjes fetare, ndërsa Janullatos që ka bërë një paralelizëm
me Shqipërisë dhe Irakut si vende ku ka luftë fetare, nuk e ka pasur
këtë fat, pasi ai ka imunitet të padeklaruar si politikan
faktik. Ne që jetojmë këtu nuk e paskemi ditur se në 1997 qenka bërë
edhe një luftë kundër selisë së kryepeshkopit
Janullatos në Tiranë, e cila na paska qenë e rrethuar nga snajperë
që qëllonin vazhdimisht çdo natë kundër saj, me plumba
që nuk kanë prekur njeri, ndërsa njëri që nënkuptohet të qe fatal,
qenka ndalur nga… xhami i dritares. Një mrekulli kjo, që
duhet konsideruar kur Janullatos të kanonizohet shenjtor nga kisha
ortodokse. Qëllimi i kësaj maskarade me plumba të
ngecur në xham dhe zjarr snajperësh fantomatikë, që sigurisht kanë
qenë islamikë, është që perëndimorët të pranojnë
kërkesën greke që Shqipërinë islamike t'ia lenë Greqisë për ta
shtruar e rregulluar, siç e di ajo. Janullatos është duke e
mbushur Shqipërinë me kisha gjigande të stilit grek-përbindësha të
vërtetë prej betoni, për të cilat ende nuk e ka sqaruar se
ku i merr paratë, por me siguri që i merr nga Greqia. Këtë e bën për
t' u dhënë qyteteve shqiptare nga jugu në veri, pamje të
qyteteve ortodokse. Rasti më skandaloz është ndërtimi i katedrales
ortodokse pranë qendrës së Tiranës, në sheshin mes
selisë së PS dhe ministrisë së mbrojtjes. Janullatosi donte që ta
ndërtonte me çdo kusht katedralen ortodokse në sheshin
qendror të Tiranës dhe fillimisht kërkoi ta ndërtonte në truallin e
lulishtes në anë të ndërtesës së Bankës të Shqipërisë. Këtë e
donte se grekët, ashtu si serbët ndjekin praktikën që të ndërtojnë
tempujt e tyre fetarë në një vend, për të pretenduar më pas
se ky vend është një tokë e shenjtë e helenizmit dhe sllavizmit.
Duke dashur të ndërtojnë katedralen ortodokse në qendër të
Tiranës grekët bënë praktikisht të njëjtën gjë si serbët, të cilët
në kohën e Millosheviqit ndërtuan në mes të Prishtinës katedralen
e madhe ortodokse sllavone, për të potencuar të drejtën e
tyre "historike" dhe kulturore mbi Kosovën. Ideja e Janullatosit dhe
praktikisht e qeverisë greke, për të ndërtuar katedralen në
Sheshin "Skënderbej" qe pak si tepër e trashë, kështu që grekët bënë
sikur u tërhoqën, duke pranuar që katedralja ortodokse të ndërtohet
në sheshin midis selisë së Partisë Socialiste dhe
Ministrisë së Mbrojtjes, praktikisht në mes të korpusit të
ndërtesave qeveritare. Atje ka filluar të ndërtohet një monstër prej
betoni, një ndërtim faraonik, që do të jetë një nga tre kishat më të
mëdha ortodokse në botë. Kullat e këmbanoreve të saj do të
arrijnë në një lartësi të tillë që praktikisht do ta bëjnë atë
ndërtesën më të lartë në Tiranë. Vendi ku është ndërtuar, duke parë
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
planimetrinë aktuale të rrugëve dhe ndërtesave rreth saj, duket
shumë i papërshtatshëm për ndërtesa të këtij lloji që zakonisht
duhet të kenë përreth hapësira të mëdha, siç ndodh bie fjala me
katedralen katolike, e cila meqë ra fjala do të jetë shumë e
vogël në krahasim me homologen ortodokse, pasi në këto vende do të
lëvizin turma të mëdha. Atje ku po ndërtohet
katedralja ortodokse, atje vendi është i ngushtë, me mundësi të
kufizuara parkimi për automjetet dhe përreth ka objekte
shtetërore të rëndësisë së veçantë siç janë disa ministri. Por,
Janullatosi i ka bërë planet për të siguruar si daljen e ndërtesës në
Sheshin "Skënderbej", ashtu dhe krijimin e hapësirave rreth saj.
Plani është që të blihen dhe të shemben disa ndërtesa që
gjenden mes katedrales ortodokse dhe Sheshit "Skënderbej", që do të
shpallen të amortizuara, duke përfshirë ndërtesën e
Teatrit të Kukllave dhe selinë Partisë Socialiste, së cilës Greqia
mund t'i japë para që ta ndërtojë diku tjetër. Kështu, katedralja
ortodokse do të sigurojë dalje në Sheshin "Skënderbej", duke e
dominuar sheshin si një monstër faraonik prej betoni, në
sfondin e së cilës monumenti i Skënderbeut do të zvogëlohet
pafundësisht. Grekët i kanë bërë mirë llogaritë. Katedralja
ortodokse do të jetë gjëja kryesore që do të godasë syrin e të
huajve kur dalin në qendër të Tiranës dhe ajo do të bëhet
elementi më impozant i imazhit të qytetit në kronikat e
televizioneve të huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese
do të bëhet dëshmia e padyshimtë për cilindo se tashmë kryeqyteti i
Shqipërisë dhe me gjasë territori shqiptar deri tek ai i
përket Ortodoksisë, domethënë Helenizmit. Kështu i bëjnë llogaritë
grekët dhe Janullatosi si i dërguari i tyre në Tiranë.
Prandaj, para se të jetë tempull fetar, katedralja ortodokse në
qendër të Tiranës është një bastion i Helenizmit, është e
ngjashme me një fortesë ushtarake dhe përbën një rrezik për sigurinë
nacionale shqiptare. Ka një lidhje organike midis
katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, bazës ushtrake greke të
Bisht-Pallës, bankave greke në Tiranë, si dhe antenave
të kompanive të telefonisë mobile greke në Tiranë. Ato përbëjnë
simbolet dhe bastionet e ekspansionit grek në Shqipëri në të
gjitha fushat. Shndrrimi i Tiranës në një qytet me një imazh
ortodoks është një gjë absolutisht e patolerueshme. Në
pikëpamjen greke, në Shqipëri feja ortodokse dhe kombësia greke janë
sinonime. Dhe për këtë qëllim Greqia ka sjellë në
krye të Kishës Ortodokse Shqiptare klerikun grek Anastasios
Janullatos, që ta shprehë në mënyrë simbolike këtë simbiozë fekombësi
në Shqipëri. Edhe nëse bëhet fillimisht vetëm regjistrimi fetar i
popullsisë, Greqia do t'i nxisë emigrantët shqiptarë në
Greqi që familjet e tyre në Shqipëri ta deklarojnë veten ortodoksë,
në mënyrë që të sigurojë rritjen e numrit të popullsisë
ortodokse në vend që në një të ardhme ta deklarojnë veten të
kombësisë greke. Para vizitës së Bush, kreu grek i Kishës
Ortodokse-në letër Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos, në
një intervistë për radion gjermane në shqip Deutsche
Welle iu referua një thënieje të Enver Hoxhës në bisedë me Stalinin
se kristianët ortodoksë në Shqipëri përbëjnë 30-35% të
popullsisë. Janullatos e di mirë se kjo gjë nuk ka qenë e vërtetë në
kohën kur e tha Enver Hoxha, dhe se ky i fundit, i cili vetë
ishte musliman, e rriti shifrën e ortodoksëve nga 20% në 30-35% se
mendoi se kështu do të bëhej i pëlqyeshëm për Stalinin
që ishte ortodoks. Janullatos e përdor thënien e Enver Hoxhës si
argument sot se kërkon që nëse nga regjistrimi fetar i
popullsisë del, në mënyrë spekulative, një shifër e lartë
ortodoksësh, kjo të justifikohet me atë se ortodoksët kanë qenë 30-
35% dhe jo 20% dhe se rritja nga fekthimet spekulative (prozelitimet)
nuk është aq e lartë sa duket, në rast se numri i
ortodoksëve do të arrijë në 45-50%. Janullatos, i cili nuk pranoi të
marrë pjesë në përshpirtjen ndërfetare për viktimat çame të
genocidit grek, duke e quajtur këtë çështje politike, në fakt, për
çështjen e Qipros mban qëndrimin grek, duke e quajtur
ndërhyrjen turke në Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk
shprehet se nuk ndërhyn në këtë çështje pasi është çështje
e politike. Në librin e Janullatos "Globalizmi dhe Orthodhoksia", të
botuar edhe në Shqipëri, thuhet: "Gjithashtu edhe në
shekullin tonë (është fjala për shekullin XX- K. M.) shumë fuqi `të
krishtera' perëndimore, i braktisën dhe i tradhtuan, pas
Luftës së Parë Botërore, popullsitë e krishtera të Azisë së Vogël
dhe mbajtën qëndrim pasiv përpara çrrënjosjes së re të
krishterëve orthodhoksë nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore".
(Anastasios Janullatos: "Globalizmi dhe
Orthodhoksia", Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
Tiranë 2004, f. 172) Madje Janullatos tregon këtu dhe
një urrejtje të qartë për Fuqitë e Mëdha perëndimore, duke u
nënkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, që pas Luftës së Parë
Botërore dhe gjatë krizës në Qipro në 1974, nuk ndihmuan Greqinë
kundër turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, Greqia mori
nga aleatët sipas termave të paqes të drejtën e aneksimit të një
rripi gjatë bregdetit lindor të Egjeut, në Turqinë e sotme. Por
grekët të rrëmbyer nga deliri bizantin donin shumë më tepër dhe
filluan në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellësi të
Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u
thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke
humbur dhe atë që patën fituar. Atëherë dhe sot grekët fajësuan
fuqitë perëndimore për këtë katastrofë, duke dashur që ato të
luftonin kundër turqve për hir të delirit bizantin të grekëve.
Merret vesh edhe Janullatos, ka këtë qëndrim grek, që është bërë
zakon të thuhet se është vetëm qëndrimi i ekstremistëve grekëve.
Por, edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë
na qenka një ekstremist grek. Edhe për çështjen e Qipros grekët,
ashtu si për disfatën në luftën në Anadoll, fajësuan fuqitë
perëndimore, dhe në radhë të parë SHBA, që sipas grekëve duhej ta
detyronte Turqinë që mos të reagonte kur grekët të
pushtonin Qipron dhe të dëbonin turqit prej ishullit. Kështu SHBA
duhej të armiqësoheshin përjetë me Turqinë për hir të delirit
bizantin grek. Ky qëndrim grek për çështjen e Qipros, është bërë
zakon të quhet si qëndrim i ekstremistëve, por kështu na del
se kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse Shqiptare, na qenka një
ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos për çështjen e
Luftës Greko-Turke dhe për çështjen e Qipros është një qëndrim
direkt politik. Është madje edhe një qëndrim politik i Kishës
Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri është botim i Kishës
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kështu, del se Kisha
Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare mban një qëndrim politik
progrek kur është fjala për çështjen nacionale greke, për
Qipron, dhe nuk pranon të mbajë një qëndrim proshqiptar kur është
fjala për një çështje nacionale shqiptare për atë çame. Ky
standard i dyfishtë tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare
është praktikisht aneks i Kishës Ortodokse të Greqisë,
e cila është një kishë zyrtarisht dhe ligjërisht e politizuar, me
politikën nacionale greke. Në vitin 1996, i njëjti Janullatos ka
deklaruar se në Shqipëri: "Agjenci të rëndësishme të qeverisë
shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të
fuqishme antiortodokse duan të krijojnë Republikën e parë islamike
në Evropë pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të
përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë". (F. A.
Reed, "Salonica Terminus", Talonbooks, Burnaby Canada, 1996, f.
119.) Janullatos, i cili vajton për humbjen nga Greqia të bregdetit
lindor të Egjeut dhe të Qipros Veriore, e kundërshton
aspiratën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm?
Pse? Sigurisht se Greqia synon t'i sundojë trojet
shqiptare në aleancë me Serbinë dhe ky zhvillim ia prish planet! A
mund të quhet tjetër përveçse veprim politik fakti që Kisha
Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si
shenjt të vetin, të ashtuquajturin Shën Kozmai, që u

shpall shenjt nga Kisha Greke në vitin 1961 dhe që deri në 1991, nuk
ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare
(në Shqipëri u ndalua feja pak vjet më pas). Kozmai, një agjent rus
dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII,
njihet si shenjt vetëm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare
dhe nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e
Fani Mihalopulli "Kozmai nga Etolia", që është botim zyrtar i Kishës
Ortodokse Greke, dhe që është botuar në Shqipëri në
1999, thuhet për bëmat e "Shën" Kozmait: "Patriku Serafim II dhe
Patriku Samuil qenë rusofilë fanatikë dhe njohës të planeve
të Ekaterinës së Madhe (bëhet fjalë për të ashtuquajturin "Plani
Grek" për ringjalljen e Imperisë Bizantine- K. M.). Edhe
Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e
Perandorisë Bizantine që përhapte Moska". (Fani
Mihalopullos: "Kozmai nga Etolia", Shtëpia botuese "Neraida", Tiranë
1999, f. 21) Më tutje thuhet për të ashtuquajturin Shën
Kozmai: "Ai ishte betuar që kur ishte në Akademi me Vullgarin dhe
Xharxhullin se ishte gati të punonte për atë ide të madhe
(MegaliIdea në greqisht-K. M.), madje të jepte edhe jetën për të. E
dinte politikën e Patrikanës, e cila vazhdimisht ndiqte
sugjerimet e Rusisë dhe ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet kombit
flokëverdhë". (po atje: f. 21) Kjo frymë është ringjallur edhe
sot në marrëdhëniet greko-ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin,
gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi
dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe
një manastir rus. Duke folur pas një seance lutjesh,
Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje
shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë. Derisa Rusia është
vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e
Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga
manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi
Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski,
duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep
feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh
dakord. Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e
quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet
se ç'lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që
profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë
botën, pra do ta sundojë atë. Në Greqi, e cila është, në mos një
shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri
thellësisht e ushqyer me mitet historike, të cituara më lart në
librin e Mihalopullos, që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre
shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë
pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të
shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur
e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që
do t'i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia
rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një
popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu, për t'
i ndihmuar grekët, pra është fjala për rusët. Pikërisht ashtu
siç predikonte në shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi
shenjt (Shën Kozmai), dhe kjo thuhet dhe në hagiografitë që janë
botuar për të në Greqi. Vdekja e të ashtuquajturit Shën Kozmai nuk
qe një martirizim, por fundi i merituar i një spiuni rus dhe
në vendin ku u bë ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirë që një pasha
shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bërë
Shqipërisë), si dhe në manastirin e tij, duhet të vihet një pllakë
ku të thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se këtë fund
duhet të kenë të gjithë spiunët e fuqive të huaja antishqiptare, siç
edhe bën çdo vend i botës me spiunët që punojnë kundër tij.
Shenjtërimi i këtij Kozmait nuk është një çështje fetare por një
çështje politike, se është bërë me qëllim për t'i shërbyer
Helenizmit,
të cilit i shërbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shën Kozmai është simbol
i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia sot
llogarit të marrë Vorio-Epirin, ku "u martirizua" Kozmai. Duke i
bërë ortodoksët shqiptarë të nderojnë Kozmain, i duan t' i bëjnë
të nderojnë Helenizmin. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka
thënë publikisht se cila është hagiografia e Shën
Kozmait, por me siguri që ajo njeh si të tillë librin e
Mihalopullos. Anastasios Janullatos shkoi për herë të parë për vizitë
zyrtare në Athinë, në nëntor 2001, pasi që ai të pritej zyrtarisht
nga kreu i Kishës Greke duhej të kishte rangun e
kryepeshkopit rang që ai mundi ta arrinte vetëm pasi u kanonizua si
i tillë nga sinodi i kishës shqiptare, që mundi të krijohet
vetëm në 1998. Dhurata që Anastasios i solli homologut grek
Kristodhulos nga Shqipëria, qe një ikonë e Shën Kozmait, e
punuar me karaktere greke nga besimtarë ortodoksë të rinj nga
Shqipëria. Duke pranuar dhuratën, Kryepeshkopi grek
Kristodhuli shprehu vlerësimin e vet për Shën Kozmain si "ndriçues i
kombit", duke e pasur fjalën për "kombin grek", në të cilin
ai fut dhe ortodoksët e Shqipërisë. Dhurata e Janullatosit është
mjaft sinjifikuese. Me të ai i kumton kryepeshkopit grek dhe
grekëve se rinia ortodokse shqiptare ecën në gjurmët e Shën Kozmait,
pra në gjurmët e helenizmit. Plani i Kishës Greke, së
cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet shenjtor
pasi të vdesë dhe t'i shërbejë si simbol kauzës së ortodoksisë dhe
helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain, si një Shën
Kozma modern. Anastasios Janullatos, i cili nuk pranon
të bëjë një përshpirtje për viktimat çame të gjenocidit grek, i bën
nderimet më të larta të ashtuquajturit Shën Jan Vladimirit. Me
këtë Kisha Ortodokse në Shqipëri bën veprime të cilat përbëjnë dhe
adoptim zyrtar të miteve historike serbe. Kisha
Ortodokse Shqiptare njeh zyrtarisht si shenjt Shën Ivan (Jan)
Vladimirin, kulti i të cilit celebrohet zyrtarisht çdo vit në
manastirin e tij në fshatin Shijon pranë Elbasanit, në hyrje të
Kërrabës. Por ai nuk njihet si shenjt nga asnjë kishë tjetër
ortodokse në botë, veç asaj serbe dhe greke. Por ky "Shën" Jan
(Ivan) Vladimiri ka qenë një princ serb i shekullit XI,
sundimtari i Zetës. Në 1016 ai u vra në Prespë nga ushtarët bullgarë
të carit Samuel dhe legjenda serbe thotë se trupi i tij pa
kokë udhëtoi mbi kalë derisa arriti në vendin ku është sot
manastiri. Kur Ushtria Serbe mësyu Shqipërinë në 1912, porsa doli
në Luginën e Drinit, oficerët i nxitnin ushtarët që të arrinin sa më
parë tek varri i këtij shenjti serb. Pra, ky mit është
funksionalizuar nga Serbia për legjitimimin e aspiratave të saj
shoviniste në hapësirën shqiptare. Kjo është një gjë e
kuptueshme në rastin e serbëve, ndërsa në rastin e Kishës Ortodokse
Shqiptare ajo që kuptohet është se në këtë rast i
shërben Serbisë.
Kisha dhe manastiri në Shijon janë ndërtuar si të ritit roman, duke
iu dedikuar Shën Gjon Pagëzorit dhe më pas janë
uzurpuar nga kisha bizantine dhe serbe. Këtë e thotë gojëdhëna e
banorëve të zonës që asnjëherë nuk e kanë pranuar
përrallën serbo-bizantine të Ivan Vladimirit dhe që sot e kësaj dite
njohin Shën Gjon Pagëzorin dhe i falen atij, si njeriu që
pagëzoi Krishtin. Hagiografia e të ashtuquajturit "Shën" Ivan (Joan)
Vladimirit është një mbivënie mbi hagiografinë e Shën
Gjon Pagëzorit, duke qenë se ka marrë prej kësaj historinë e prerjes
së kokës së shenjtit, si premisë së cilës i janë shtuar
bëmat e sundimtarit dhe ushtarakut serb, Ivan Vladimirit.
Shenjtërimi i këtij gjeneralit dhe sundimtarit serb, Ivan Vladimirit,
u bë pasi një murg serb sajoi rreth vitit 1200 hagiografinë
(jetëshkrimin dhe mrekullitë e një shenjti), sipas dokjes serbe, që
gjithandej hapësirave ku serbët synonin të shtrinin sundimin e tyre
duhej të mbinin vende të shenjta serbe, që duhej të
uzurponin tempujt katolikë, me synimin e dyfishtë që kisha ortodokse
sllavone të zinte vendin e katolicizmit në këto troje
dhe që mbretërit serbë pastaj të justifikonin marshimin në këto toka
për t' i okupuar dhe aneksuar ato. Janullatos dhe Sinodi
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
me shumicë greke i Kishës Ortodokse Shqiptare, derisa nuk pranojnë
që të bëjnë një përshpirtje për viktimat çame, kanë bërë të
tilla mëse një herë për ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-
Greke. E pra, del se ushtarët grekë qenkan për Sinodin e
Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më të rëndësishëm se viktimat
shqiptare. Çështja e refuzimit të Sinodit me shumicë
greke të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për të bërë një
përshpirtje për viktimat çame, duhet marrë shumë seriozisht
se kjo është një shenjë e miratimit të gjenocidit dhe të spastrimit
etnik. Me këtë kjo Kishë që është aneks i Kishës Greke,
kërkon të thotë se gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër shqiptarëve
duhet të vazhdojë më tutje, sipas MegaliIdesë, derisa, në
aleancë me Serbinë të okupohet dhe të spastrohet Shqipëria, duke
pësuar shqiptarët fatin e çamëve, ndërsa territori i
Shqipërisë do të ndahet midis Greqisë dhe Serbisë. Tashmë është e
qartë se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare është
aneks i Kishës Greke dhe provë për këtë është fakti se për çështjen
e përkujtimores së gjenocidit kundër çamëve Kisha
Ortodokse Shqiptare reagoi njëlloj si organizata "Omonia" e
minoritetit grek në Shqipëri. Janullatos takohet me Presidentin
e Greqisë, si kur Janullatos shkon në Athinë, ashtu edhe kur
Presidenti i Greqisë viziton Tiranën. Por, sipas paragrafit të
dytë të Nenit 33 të Kushtetutës së Greqisë, Presidenti i Republikës
së Greqisë, kur zgjidhet betohet sipas kësaj formule:
"Betohem në emër të Triadës së Shenjtë, bashkëthelbësore dhe të
pandashme se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, se
do të kujdesem për respektimin e tyre me besnikëri, se do të mbroj
pavarësinë kombëtare dhe tërësinë e Vendit, do të mbroj
të drejtat dhe liritë e Helenëve dhe do t'i shërbej interesit të
përgjithshëm dhe përparimit të Kombit helen". Kështu pavarësia
kombëtare e Greqisë, të drejtat dhe liritë e helenëve, interesat dhe
përparimi i kombit helen, shihen sipas ligjit themeltar
grek, si të pandara nga feja ortodokse greke, në thelb të së cilës
triada e shenjtë e pandashme. Për shtetarët dhe klerikët
grekë feja ortodokse dhe helenizmi politik janë të pandara. Kështu
janë edhe për Janullatosin dhe për shumësinë e anëtarëve
të Sinodit të Kishës Ortodokse Shqiptare që janë shtetas grekë me
kombësi greke, që i shohin ortodoksët shqiptarë si grekë.
Prandaj Janullatosi dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse
Shqiptare refuzojnë të përkujtojnë dhe nderojnë viktimat çame
shqiptare të gjenocidit grek, bekojnë ushtarët grekë në Shqipëri,
nderojnë të ashtuquajturin Shën Kozmain etj., etj. Prandaj
dhe kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu, gjatë përshëndetjes që bëri
në kongresin e PS, në Tiranë, në qershor 2006, u
shpreh kur ishte fjala për ato gjëra që krijojnë lidhje mes dy
partive dhe dy vendeve: "Kështu ne e shohim edhe punën e
Kishës Ortodokse me zotin Anastas". (cituar sipas: "Zëri i
Popullit", 11 qershor 2006, f. 5) Ç'punë ka kryetari i një partie
politike të një vendi tjetër që të vijë në kongresin e një partie
shqiptare, dhe të shprehet pro kryetarit të një komuniteti fetar,
kur Shqipëria është vend laik, ku politika është e ndarë me ligj nga
feja? Me këtë Papandreu kërkon t'i thotë PS, se për të
ortodoksia duhet të jetë fe zyrtare dhe Janullatosi udhëheqësi i saj
shpirtëror. Kur Janullatos erdhi në Shqipëri, në vitin 1991,
mes ortodoksëve shqiptarët shfaqën dy grupe mbështetësish të tij, të
drejtpërdrejtë dhe të tërthortë. Në grupin e mbështetësve
të tërthortë bënin pjesë intelektualë ortodoksë shqiptarë, që e
mbanin veten për njerëz ultralaikë, të cilët thoshin se komunitetet
fetare duhen lënë t' i rregullojnë vetë punët e tyre dhe i
shpërfillnin kundërshtarët e Janullatosit duke thënë se tashmë ka
kaluar koha e konspiracioneve, kur feja mbështeste nacionalizmin.
Kjo ndoshta mund të thuhej për vende të tjera por jo për
Greqinë nga ku vinte Janullatos dhe Ortodoksia është praktikisht fe
zyrtare, siç është fiksuar dhe në kushtetutën e këtij vendi
dhe ku Kisha Ortodokse është instanca ideologjike e nacionalizmit
grek. Me të ardhur në Shqipëri, në krye të Kishës
Ortodokse Shqiptare, Janullatosi mori pranë si bashkëpunëtor të
ngushtë dhe si përkthyes minoritarin Vangjel Dulen, i cili
më pas do të bëhej kryetar i Omonias dhe i PBDNJ, çfarë është dhe
sot. Sigurisht që Janullatos mund të zgjidhte një shqiptar
që dinte greqisht, por megjithatë ai zgjodhi një grek. Janullatosin
e mbrojnë hapur minoritarët grekë në debatet televizive
dhe në shtypin shqiptar, si politikanë, ashtu dhe analistë: Vangjel
Dule, Panajot Barka, Orfea Beci. Ndërsa intelektualët
ortodoksë shqiptarë të masonerisë intelektuale sorosiane të Tiranës,
që e mbajnë veten për kampionë të laicizmit, e quajnë
çështjen "Janullatos" çështje fetare, me të cilën ata nuk përzihen.
E pra, shumë nga këta intelektualë ortodoksë në Shqipëri, të
vetëshpallur kampionë të laicizmit, marrin pjesë aktivisht në
debatin për Islamin, shkeljen e laicizmit nga myslimanë të
caktuar, si në çështjen e vajzave me shami, apo ferexhe, apo të
rinjve me veshje dhe pamje ekstremistësh islamikë, për
rrezikun që i vjen Shqipërisë nga misionarët islamikë ekstremistë të
ardhur nga vendet arabe, që mund të stimulojnë
terrorizmin islamik etj. Në këtë linjë kanë qenë aktivë intelektualë
ortodoksë si Piro Misha, Andrea Stefani, Maks Velo, Fatos
Lubonja, Andrea Stefani, Elsa Ballauri etj. Dhe bëjnë shumë mirë.
Por këta nuk thonë asnjë fjalë për shkeljen e laicizmit në
Shqipëri nga fakti që Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka në
krye një klerik grek, siç është Janullatos dhe Sinodi,
instanca më e lartë drejtuese e saj, përbëhet në shumicën e tij nga
klerikë me shtetësi dhe kombësi greke, pra që i përkasin
një vendi që Ortodoksinë e ka praktikisht fe zyrtare, siç është
fiksuar dhe në kushtetutën e këtij vendi. Intelektualët ortodoksë
shqiptarë, të vetëshpallur kampionë të laicizmit kanë një
përgjegjësi, madje bashkëfajësi të madhe ardhjen dhe qendrimin e
Janulaltos në Shqipëri. Njeri prej tyre, Ylli Popa, që në 1991 u
zgjodh për të qenë kryetari i një dërgate që do ta ftonte
Janullatosit në Shqipëri, është që prej vitit 1997 kryetar i
Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në numrin e revistës "Klan" të
15 korrikut 2001 është botuar një intervistë e Ylli Popës ku ai
tregon historinë se si mori takim me Janullatosin dhe e ftoi në
Shqipëri. Ylli Popa tregon se kur shkuan në shtëpinë e Janulaltosit
ai u tha se kishin ardhur me këmbë të mbarë pasi pak
minuta më parë në televizion ishte dhënë lajmi se në takimin e
jashtëm të ministrave të jashtëm shqiptar dhe grek në Korfuz
ishte vendosur që Janullatos të vizitonte Shqipërinë. Merret vesh,
këtu nuk kishte asnjë koincidencë, por gjithçka ishte
përgatitur. Në dërgatë bënte pjesë dhe Kosta Makariadhi, minoritar
grek (një grek ftonte një grek në krye të kishës
shqiptare?!), që më pas do të bëhej deputet i PBDNJ (nuk merret me
politikë ky Janullatosi!). Ylli Popa u ngarkua me
detyrën që të ftonte Janullatosin, pasi Popa kishte reputacionin e
një intelektuali me origjinë ortodokse por shumë të lidhur
me regjimin komunist (ai kishte qenë mjeku personal i Enver Hoxhës),
gjë që i konvenonte Kishës Greke, pasi për të ishte
më mikluese që Janullatosin ta ftonte një njeri i tillë se sa një
nga ata intelektualët ortodoksë persekutuar nga regjimi
komunist, me reputacion martiri, për të cilët do të mendohej sikur
ishin nxitur nga Kisha Greke ta bënin këtë gjë. Si shpërblim
për këtë mision që bëri Ylli Popa, në vitin 1997, grekët ndërhynë që
ai të bëhet Kryetar i Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, i emëruar nga Presidenti Meidani, vend të cilin Popa e
mban deri sot, dhe me siguri do ta mbajë deri në vdekje
në rast se Akademia nuk shkrihet, siç është projekti i qeverisë. Në
vitin 2001, 37 akademikë grekë dhe 13 personalitete
shqiptare (Ylli Popa, Piro Misha, Aurel Plasari, etj.) e propozuan
Janullatosin për të fituar Çmimin Nobel për Paqe. Është
ironi e madhe që Janullatosi u propozua për Çmimin "Nobel" për paqe,
kur dihet se në pranverën e vitit 1999, kur filloi fushata
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
e bombardimeve ajrore e NATO-s kundër Serbisë, Janullatos u deklaroi
mediave ruse dhe greke se duhet të ndërpritet
bombardimi i Serbisë. Apologjetët e Janullatos mund të thotë se
Janullatos e bëri këtë se si klerik është kundër dhunës, por
megjithatë Janullatos nuk bëri asnjë deklaratë për ndalimin e dhunës
serbe në Kosovë, që vazhdoi në mënyrë masive për një
vit rresht para bombardimeve të NATO-s. U mor vesh, Janullatos
preokupohej për jetën e serbëve dhe jo të shqiptarëve.
Për fat të mirë juria e Çmimit Nobel për Paqe nuk e mori seriozisht
kërkesën e 37 grekëve dhe 13 shqiptarëve dishepuj të
Janullatosit. Por, megjithatë këta nuk e kanë humbur shpresën dhe
vazhdojnë përpiqen. Madje, Aurel Plasari, një intelektual
ortodoks shumë afër Janullatos dhe një prej 13 intelektualëve
shqiptarë që nënshkruan kërkesën që ai të marrë Çmimin Nobel,
që shkon pothuajse çdo natë në selinë e këtij të fundit, ndërmori
një fushatë kundër Nënës Tereze në shtyp, duke e quajtur atë
vllahe, edhe për të krijuar më shumë vend vetëm për një "Nënë
Terezë" ortodokse në Shqipëri, Janullatosin. Plani i Kishës
Greke, së cilës i përket Janullatos është që ky i fundit të bëhet
shenjtor pasi të vdesë dhe t' i shërbejë si simbol kauzës së
ortodoksisë dhe helenizmit në Vorio-Epir, së bashku me Shën Kozmain,
si një Shën Kozma modern. Avokatët e tij
mediatikë duan që të na e paraqesin Janullatosin si një personalitet
botëror, duke kërkuar të na impresionojnë me zgjedhjen
e tij kryetar i Këshillit Botëror të Kishave, pra duke na e
paraqitur si një personalitet në rangun e Papës së Romës. E vërteta
është që Këshilli Botëror i Kishave, përtej emrit pompoz, është një
organizatë ndërkombëtare private, nga ato që krijohen fare
lehtë në Perëndim. Gjëja tjetër me të cilën duan që të na
impresionojnë me Janullatosin është qenia e tij si një njeri shumë i
shkolluar me disa diploma dhe doktoratura. Grekët i ka kapur një
obsesion i çuditshëm për ta paraqitur Janullatosin si një
superintelektual sa që shumë herë gjatë këtyre 15 viteve që ai është
në Shqipëri kemi parë dërgata universitetesh greke dhe
të diasporës greke që t'i sjellin Janullatosit lloj-lloj
doktoraturash, edhe honoris causa, të cilat i ka marrë dhe ai gjatë
udhëtimeve të veta jashtë shtetit, në fusha nga më të ndryshmet,
deri edhe si klimatologjia, ekologjia, pylltaria etj., etj. Por,
ironia është se ky superintelektual, kur krijoi klerin ortodoks
shqiptar, i refuzoi kërkesat e intelektualëve dhe parapëlqeu të
bënte klerikë njerëz si prifti i shumëpërfolur i Kosinës, që ka qenë
karrocier i kooperativës, apo si një ish-infermier i spitalit
psikiatrik që sot është mitropolit në Korçë. Intelektualët ortodoksë
shqiptarë, të cilët hiqen si kampionë të laicizmit, apo si
afetarë, dhe pastaj ditën e Pashkëve dhe të Krishtlindjeve i gjen me
qiri në dorë para Janullatosit, duhet ta dinë se ata
mbajnë një përgjegjësi të madhe që e kanë lejuar Janullatosin ta
tërheqë shumicën e heshtur, komunitetin ortodoks shqiptar
në lojën e tij, që është një lojë shumë e rrezikshme. E gjithë
veprimtaria e Janullatos tregon se ai i përket atij grupimi
ekstremist të elitës politike dhe fetare greko-ruso-serbe që kërkon
të nisë një luftë të re në Ballkan, kundër shqiptarëve dhe
turqve. Është koha që ortodoksët shqiptarë, elita e tyre
intelektuale dhe politike ta kuptojnë se Janullatos dhe grekët e
tjerë
që kanë uzurpuar kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare e
kanë futur në një «fushë të minuar» gjeopolitike gjithë
komunitetin ortodoks shqiptar. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet të
ndahet nga Ortodoksia Helene që e ka uzurpuar
kishën e tij, pasi Ortodoksia helene është instrument i
gjeopolitikës greke, serbe dhe ruse, që po kërkon revansh në Ballkan,
duke sfiduar SHBA dhe shqiptarët. Greqia po bëhet gati të hyjë në
aventura që mund të çojnë në reduktimin dhe ndoshta
shpërbërjen e saj si shtet. Në këto aventura Greqia kërkon të
tërheqë dhe komunitetin ortodoks shqiptar. Këta duhet ta dijnë
mirë se në rast se do të lejojnë që Greqia t'i tërheqë në këto
aventura atëherë do të pësojnë fatin e grekëve të Anadollit, pas
Luftës së Parë Botërore. Ortodoksizmi shqiptar nuk ka pse është
ortodoksizëm helenik, as sllav. Ortodoksizmi helenik dhe
sllav është paleoideologji e gjeopolitikës sllavo-greke.
Ortodoksizmi në Shqipëri ose do të jetë ortodoksizëm shqiptar, ose
nuk do të ekzistojë fare. Ky do të jetë një fatalitet historik, por
në një sens të caktuar do të jetë vetë zgjedhja e komunitetit
ortodoks.
Te gjitha te drejtat i perkasine Gazetes SOT.
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
--
Ideologu i terrorizmit Janullatos ....
Ideologu i terrorizmit Janullatos, "kardinali Rishelje" i Greqisë në
Shqipëri
(Saturday, 30 June 2007) -
Nga Kastriot Myftaraj - Në qershor 2006, në kohën e skandalit me
zhvarrimet e eshtrave të ushtarëve grekë në Kosinë të
Përmetit, ku ishin implikuar klerikë të Kishës Ortodokse Autoqefale
Shqiptare, Anastasios Janullatos shkoi për një vizitë në
Athinë ku u prit në një takim konfidencial nga kryeministri grek
Kostas Karamanlis.
Pas takimit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga të dyja palët, gjë që
tregon se takimi ka pasur karakter konfidencial dhe ku
bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështje sekrete. Çfarë sekretesh
paskan mes tyre kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale në
Shqipëri dhe kryeministri i Greqisë? Gjërat bëhen edhe më të
dyshimta kur dihet se kryetari i komunitetit fetar në fjalë në
Shqipëri, Janullatos është me kombësi dhe shtetësi greke, dhe se në
Greqi feja ortodokse është praktikisht, sipas
kushtetutës, fe zyrtare e këtij vendi? Sekretet mes këtyre dy
njerëzve nuk mund të kenë veçse politike. Që nga koha kur
mitropoliti i Andrucës në Greqi, Anastasios Janullatos erdhi në krye
të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, në vitin
1991 dhe deri më sot Anastasios Janullatos, me veprimet që po bën po
tregon çdo ditë dhe më tepër se ai ka ardhur në
Shqipëri me projektin e një lufte fetare në xhep të cilin ai po e
përgatit, me projektin e një gjenocidi kundër shqiptarëve, që në
nivelet e larta shtetërore dhe fetare greke njihet si
Plani "Mihalis", sipas emrit të despotit grek që në shekullin XIII
pushtoi
trojet shqiptare deri në Drin, në aleancë me Serbinë, që pushtoi
pjesën tjetër. Anastasios Janullatos është "Kardinali
Richelieu" (Rishelje) i Greqisë në Shqipëri. Ai është në krye të
Kishës Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare për t'i dhënë të
kuptojë botës se ortodoksët shqiptarë janë grekë, çka përbën
premisën e pretendimit grek për Vorio-Epirin. Ashtu si në rastin e
kardinalit Rishelje, veprimet e Janullatos janë më tepër politike se
fetare. Janullatos shkon dy herë në vit, për Pashkët dhe
për Krishtlindjet, për të bekuar ushtarët grekë në bazën ushtarake
të Bisht-Pallës në veri të Durrësit që në vitin 2003 iu dha
Greqisë. Më parë ai shkonte të bënte të njëjtën gjë për trupat greke
të vendosura në Yzberisht pranë Tiranës. Kështu,
kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare bën kapelanin
(priftin ushtarak) të ushtrisë greke? Nuk mundet mos
të konstatohet se kjo bazë gjendet afër asaj pike ku është përfolur
se sipas marrëveshjeve të reja greko-serbe kalon vija e re
e ndarjes së territorit të Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë.
Sigurisht që këto gjëra sot thuhen në të ashtuquajturin shtyp
ekstremist të dy vendeve, por koha ka treguar, me hapjen e arkivave,
se ato që thuheshin në shtypin ekstremist haptas,
ishin të njëjta me ato që thuheshin në mënyrë sekrete nga
kancelaritë e dy vendeve. Kjo bazë ushtarake është avanposti i një
ndërhyrjeje ushtarake greke në Shqipëri. Në vitin 2003
ultranacionalisti grek Nicolas Gage (Gejxh) i ka bërë një profil
Janullatosit në një artikull që e ka botuar në shumë gazeta dhe
revista në SHBA, me titull "Ne nuk duhet të humbim as një
ditë të vetme", bazuar në rrëfimin që ky i fundit i ka bërë Gage në
zyrën e vet në Tiranë. (cituar sipas: www.
orthodoxnews.netfirms.com) Ky artikull fillon kështu: "Një plumb ka
mbetur pezull në dritaren e zyrës spartane në Tiranë të
kryepeshkopit Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë,
plumb që është ndalur në fluturimin e vet drejt tij, nga
xhami i dyfishtë i dritares. Plumbi është shkrehur nga një snajper
gjatë revoltës politike të 1997 që e shtyu Shqipërinë-një
vend më së shumti mysliman, në kaos dhe pothuajse i mori jetën
kryepeshkopit…Unë e mbaj atë këtu, thotë Anastasios, që të
më kujtojë mua që jeta mund të marrë fund në çdo sekondë. Ne nuk
duhet të humbim asnjë ditë të vetme… Çdo natë snajperët do
të qëllonin në zyrën dhe banesën time, kujton kryepeshkopi, por
asnjë prej tyre nuk qëlloi njeri falë Zotit". (www.
orthodoxnews.netfirms.com). E pra, ky plumb-relike që supozohet të
jetë kujtim i një lufte, në kuptimin më të plotë të fjalës, që
qenka bërë kundër Janullatosit në vitin 1997, ky plumb në kontekstin
e deklaratës së mësipërme të Janullatos është politikë e
ultrapolitikë. Një lexues perëndimor që njihet me këtë artikull të
Gage të shkruar mbi rrëfimin e Janullatos do të krijojë idenë
sikur Shqipëria është diçka si Libani i viteve 1970-1980, apo si
Sudani i sotëm, pra një vend ku zhvillohet një luftë e
përgjakshme fetare e myslimanëve kundër të krishterëve. Për ta
potencuar këtë, në po të njëjtin shkrim kryepeshkopi
Janullatos citohet të ketë bërë një paralelizëm mes Shqipërisë dhe
Irakut, si vende-kjo fjalë duhet sjellë në origjinal në anglisht
që të kuptohet më mirë- "where cultures clashes". (www.
orthodoxnews.netfirms.com) Siç e shikoni termi është ai i librit të
Samuel Huntington, "Clush of Civilizations" që bazohet mbi
paradigmën e konfliktit të kulturave me bazë fetare, që jepet si
shkak i luftrave të përgjakshme në shekullin XXI. Ky është një
krahasim ogurzi. Unë që kam thënë shumë më pak se kaq jam
marrë i pandehur dikur nga Prokuroria shqiptare për nxitje të
urrejtjes fetare, ndërsa Janullatos që ka bërë një paralelizëm
me Shqipërisë dhe Irakut si vende ku ka luftë fetare, nuk e ka pasur
këtë fat, pasi ai ka imunitet të padeklaruar si politikan
faktik. Ne që jetojmë këtu nuk e paskemi ditur se në 1997 qenka bërë
edhe një luftë kundër selisë së kryepeshkopit
Janullatos në Tiranë, e cila na paska qenë e rrethuar nga snajperë
që qëllonin vazhdimisht çdo natë kundër saj, me plumba
që nuk kanë prekur njeri, ndërsa njëri që nënkuptohet të qe fatal,
qenka ndalur nga… xhami i dritares. Një mrekulli kjo, që
duhet konsideruar kur Janullatos të kanonizohet shenjtor nga kisha
ortodokse. Qëllimi i kësaj maskarade me plumba të
ngecur në xham dhe zjarr snajperësh fantomatikë, që sigurisht kanë
qenë islamikë, është që perëndimorët të pranojnë
kërkesën greke që Shqipërinë islamike t'ia lenë Greqisë për ta
shtruar e rregulluar, siç e di ajo. Janullatos është duke e
mbushur Shqipërinë me kisha gjigande të stilit grek-përbindësha të
vërtetë prej betoni, për të cilat ende nuk e ka sqaruar se
ku i merr paratë, por me siguri që i merr nga Greqia. Këtë e bën për
t' u dhënë qyteteve shqiptare nga jugu në veri, pamje të
qyteteve ortodokse. Rasti më skandaloz është ndërtimi i katedrales
ortodokse pranë qendrës së Tiranës, në sheshin mes
selisë së PS dhe ministrisë së mbrojtjes. Janullatosi donte që ta
ndërtonte me çdo kusht katedralen ortodokse në sheshin
qendror të Tiranës dhe fillimisht kërkoi ta ndërtonte në truallin e
lulishtes në anë të ndërtesës së Bankës të Shqipërisë. Këtë e
donte se grekët, ashtu si serbët ndjekin praktikën që të ndërtojnë
tempujt e tyre fetarë në një vend, për të pretenduar më pas
se ky vend është një tokë e shenjtë e helenizmit dhe sllavizmit.
Duke dashur të ndërtojnë katedralen ortodokse në qendër të
Tiranës grekët bënë praktikisht të njëjtën gjë si serbët, të cilët
në kohën e Millosheviqit ndërtuan në mes të Prishtinës katedralen
e madhe ortodokse sllavone, për të potencuar të drejtën e
tyre "historike" dhe kulturore mbi Kosovën. Ideja e Janullatosit dhe
praktikisht e qeverisë greke, për të ndërtuar katedralen në
Sheshin "Skënderbej" qe pak si tepër e trashë, kështu që grekët bënë
sikur u tërhoqën, duke pranuar që katedralja ortodokse të ndërtohet
në sheshin midis selisë së Partisë Socialiste dhe
Ministrisë së Mbrojtjes, praktikisht në mes të korpusit të
ndërtesave qeveritare. Atje ka filluar të ndërtohet një monstër prej
betoni, një ndërtim faraonik, që do të jetë një nga tre kishat më të
mëdha ortodokse në botë. Kullat e këmbanoreve të saj do të
arrijnë në një lartësi të tillë që praktikisht do ta bëjnë atë
ndërtesën më të lartë në Tiranë. Vendi ku është ndërtuar, duke parë
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
planimetrinë aktuale të rrugëve dhe ndërtesave rreth saj, duket
shumë i papërshtatshëm për ndërtesa të këtij lloji që zakonisht
duhet të kenë përreth hapësira të mëdha, siç ndodh bie fjala me
katedralen katolike, e cila meqë ra fjala do të jetë shumë e
vogël në krahasim me homologen ortodokse, pasi në këto vende do të
lëvizin turma të mëdha. Atje ku po ndërtohet
katedralja ortodokse, atje vendi është i ngushtë, me mundësi të
kufizuara parkimi për automjetet dhe përreth ka objekte
shtetërore të rëndësisë së veçantë siç janë disa ministri. Por,
Janullatosi i ka bërë planet për të siguruar si daljen e ndërtesës në
Sheshin "Skënderbej", ashtu dhe krijimin e hapësirave rreth saj.
Plani është që të blihen dhe të shemben disa ndërtesa që
gjenden mes katedrales ortodokse dhe Sheshit "Skënderbej", që do të
shpallen të amortizuara, duke përfshirë ndërtesën e
Teatrit të Kukllave dhe selinë Partisë Socialiste, së cilës Greqia
mund t'i japë para që ta ndërtojë diku tjetër. Kështu, katedralja
ortodokse do të sigurojë dalje në Sheshin "Skënderbej", duke e
dominuar sheshin si një monstër faraonik prej betoni, në
sfondin e së cilës monumenti i Skënderbeut do të zvogëlohet
pafundësisht. Grekët i kanë bërë mirë llogaritë. Katedralja
ortodokse do të jetë gjëja kryesore që do të godasë syrin e të
huajve kur dalin në qendër të Tiranës dhe ajo do të bëhet
elementi më impozant i imazhit të qytetit në kronikat e
televizioneve të huaja me pamje nga Tirana. Katedralja imponuese
do të bëhet dëshmia e padyshimtë për cilindo se tashmë kryeqyteti i
Shqipërisë dhe me gjasë territori shqiptar deri tek ai i
përket Ortodoksisë, domethënë Helenizmit. Kështu i bëjnë llogaritë
grekët dhe Janullatosi si i dërguari i tyre në Tiranë.
Prandaj, para se të jetë tempull fetar, katedralja ortodokse në
qendër të Tiranës është një bastion i Helenizmit, është e
ngjashme me një fortesë ushtarake dhe përbën një rrezik për sigurinë
nacionale shqiptare. Ka një lidhje organike midis
katedrales ortodokse në qendër të Tiranës, bazës ushtrake greke të
Bisht-Pallës, bankave greke në Tiranë, si dhe antenave
të kompanive të telefonisë mobile greke në Tiranë. Ato përbëjnë
simbolet dhe bastionet e ekspansionit grek në Shqipëri në të
gjitha fushat. Shndrrimi i Tiranës në një qytet me një imazh
ortodoks është një gjë absolutisht e patolerueshme. Në
pikëpamjen greke, në Shqipëri feja ortodokse dhe kombësia greke janë
sinonime. Dhe për këtë qëllim Greqia ka sjellë në
krye të Kishës Ortodokse Shqiptare klerikun grek Anastasios
Janullatos, që ta shprehë në mënyrë simbolike këtë simbiozë fekombësi
në Shqipëri. Edhe nëse bëhet fillimisht vetëm regjistrimi fetar i
popullsisë, Greqia do t'i nxisë emigrantët shqiptarë në
Greqi që familjet e tyre në Shqipëri ta deklarojnë veten ortodoksë,
në mënyrë që të sigurojë rritjen e numrit të popullsisë
ortodokse në vend që në një të ardhme ta deklarojnë veten të
kombësisë greke. Para vizitës së Bush, kreu grek i Kishës
Ortodokse-në letër Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos, në
një intervistë për radion gjermane në shqip Deutsche
Welle iu referua një thënieje të Enver Hoxhës në bisedë me Stalinin
se kristianët ortodoksë në Shqipëri përbëjnë 30-35% të
popullsisë. Janullatos e di mirë se kjo gjë nuk ka qenë e vërtetë në
kohën kur e tha Enver Hoxha, dhe se ky i fundit, i cili vetë
ishte musliman, e rriti shifrën e ortodoksëve nga 20% në 30-35% se
mendoi se kështu do të bëhej i pëlqyeshëm për Stalinin
që ishte ortodoks. Janullatos e përdor thënien e Enver Hoxhës si
argument sot se kërkon që nëse nga regjistrimi fetar i
popullsisë del, në mënyrë spekulative, një shifër e lartë
ortodoksësh, kjo të justifikohet me atë se ortodoksët kanë qenë 30-
35% dhe jo 20% dhe se rritja nga fekthimet spekulative (prozelitimet)
nuk është aq e lartë sa duket, në rast se numri i
ortodoksëve do të arrijë në 45-50%. Janullatos, i cili nuk pranoi të
marrë pjesë në përshpirtjen ndërfetare për viktimat çame të
genocidit grek, duke e quajtur këtë çështje politike, në fakt, për
çështjen e Qipros mban qëndrimin grek, duke e quajtur
ndërhyrjen turke në Qipro gjenocid, agresion dhe pushtim, dhe nuk
shprehet se nuk ndërhyn në këtë çështje pasi është çështje
e politike. Në librin e Janullatos "Globalizmi dhe Orthodhoksia", të
botuar edhe në Shqipëri, thuhet: "Gjithashtu edhe në
shekullin tonë (është fjala për shekullin XX- K. M.) shumë fuqi `të
krishtera' perëndimore, i braktisën dhe i tradhtuan, pas
Luftës së Parë Botërore, popullsitë e krishtera të Azisë së Vogël
dhe mbajtën qëndrim pasiv përpara çrrënjosjes së re të
krishterëve orthodhoksë nga Kostandinopoja dhe nga Qiproja Veriore".
(Anastasios Janullatos: "Globalizmi dhe
Orthodhoksia", Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
Tiranë 2004, f. 172) Madje Janullatos tregon këtu dhe
një urrejtje të qartë për Fuqitë e Mëdha perëndimore, duke u
nënkuptuar SHBA dhe Britania e Madhe, që pas Luftës së Parë
Botërore dhe gjatë krizës në Qipro në 1974, nuk ndihmuan Greqinë
kundër turqve. Pas Luftës së Parë Botërore, Greqia mori
nga aleatët sipas termave të paqes të drejtën e aneksimit të një
rripi gjatë bregdetit lindor të Egjeut, në Turqinë e sotme. Por
grekët të rrëmbyer nga deliri bizantin donin shumë më tepër dhe
filluan në mars 1921 një mësymje të çmendur në thellësi të
Anadollit duke arritur deri pranë Ankarasë, në Lumin Zaharia ku u
thyen nga turqit në gusht 1922 dhe u flakën në det, duke
humbur dhe atë që patën fituar. Atëherë dhe sot grekët fajësuan
fuqitë perëndimore për këtë katastrofë, duke dashur që ato të
luftonin kundër turqve për hir të delirit bizantin të grekëve.
Merret vesh edhe Janullatos, ka këtë qëndrim grek, që është bërë
zakon të thuhet se është vetëm qëndrimi i ekstremistëve grekëve.
Por, edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë
na qenka një ekstremist grek. Edhe për çështjen e Qipros grekët,
ashtu si për disfatën në luftën në Anadoll, fajësuan fuqitë
perëndimore, dhe në radhë të parë SHBA, që sipas grekëve duhej ta
detyronte Turqinë që mos të reagonte kur grekët të
pushtonin Qipron dhe të dëbonin turqit prej ishullit. Kështu SHBA
duhej të armiqësoheshin përjetë me Turqinë për hir të delirit
bizantin grek. Ky qëndrim grek për çështjen e Qipros, është bërë
zakon të quhet si qëndrim i ekstremistëve, por kështu na del
se kryepeshkopi grek i Kishës Ortodokse Shqiptare, na qenka një
ekstremist grek. Qendrimi i Janullatos për çështjen e
Luftës Greko-Turke dhe për çështjen e Qipros është një qëndrim
direkt politik. Është madje edhe një qëndrim politik i Kishës
Ortodokse Autoqefale Shqiptare, pasi libri është botim i Kishës
Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kështu, del se Kisha
Ortodokse në letër-Autoqefale Shqiptare mban një qëndrim politik
progrek kur është fjala për çështjen nacionale greke, për
Qipron, dhe nuk pranon të mbajë një qëndrim proshqiptar kur është
fjala për një çështje nacionale shqiptare për atë çame. Ky
standard i dyfishtë tregon se Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare
është praktikisht aneks i Kishës Ortodokse të Greqisë,
e cila është një kishë zyrtarisht dhe ligjërisht e politizuar, me
politikën nacionale greke. Në vitin 1996, i njëjti Janullatos ka
deklaruar se në Shqipëri: "Agjenci të rëndësishme të qeverisë
shqiptare janë në duar të fundamentalistëve myslimanë. Forca të
fuqishme antiortodokse duan të krijojnë Republikën e parë islamike
në Evropë pikërisht këtu, një Shqipëri të Madhe që do të
përfshijë Kosovën dhe një pjesë të Maqedonisë". (F. A.
Reed, "Salonica Terminus", Talonbooks, Burnaby Canada, 1996, f.
119.) Janullatos, i cili vajton për humbjen nga Greqia të bregdetit
lindor të Egjeut dhe të Qipros Veriore, e kundërshton
aspiratën për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm?
Pse? Sigurisht se Greqia synon t'i sundojë trojet
shqiptare në aleancë me Serbinë dhe ky zhvillim ia prish planet! A
mund të quhet tjetër përveçse veprim politik fakti që Kisha
Ortodokse Autoqefale Shqiptare e drejtuar nga Janullatos, e njohu si
shenjt të vetin, të ashtuquajturin Shën Kozmai, që u
http://www.sot.com.al - Gazeta SOT Online Powered by Mambo
Generated: 23 January, 2008, 18:00
shpall shenjt nga Kisha Greke në vitin 1961 dhe që deri në 1991, nuk
ishte njohur si shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare
(në Shqipëri u ndalua feja pak vjet më pas). Kozmai, një agjent rus
dhe propagandist nacionalist grek i shekullit XVIII,
njihet si shenjt vetëm nga Kisha greke dhe Kisha Ortodokse Shqiptare
dhe nga asnjë kishë tjetër ortodokse. Në librin e
Fani Mihalopulli "Kozmai nga Etolia", që është botim zyrtar i Kishës
Ortodokse Greke, dhe që është botuar në Shqipëri në
1999, thuhet për bëmat e "Shën" Kozmait: "Patriku Serafim II dhe
Patriku Samuil qenë rusofilë fanatikë dhe njohës të planeve
të Ekaterinës së Madhe (bëhet fjalë për të ashtuquajturin "Plani
Grek" për ringjalljen e Imperisë Bizantine- K. M.). Edhe
Kozmai kishte dijeni për lëvizjen që kishte si qëllim ringjalljen e
Perandorisë Bizantine që përhapte Moska". (Fani
Mihalopullos: "Kozmai nga Etolia", Shtëpia botuese "Neraida", Tiranë
1999, f. 21) Më tutje thuhet për të ashtuquajturin Shën
Kozmai: "Ai ishte betuar që kur ishte në Akademi me Vullgarin dhe
Xharxhullin se ishte gati të punonte për atë ide të madhe
(MegaliIdea në greqisht-K. M.), madje të jepte edhe jetën për të. E
dinte politikën e Patrikanës, e cila vazhdimisht ndiqte
sugjerimet e Rusisë dhe ushqente idenë e çlirimit nëpërmjet kombit
flokëverdhë". (po atje: f. 21) Kjo frymë është ringjallur edhe
sot në marrëdhëniet greko-ruse. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin,
gjatë vizitës që bëri në Greqi, në 9 shtator 2005 vizitoi
dhe Malin Athos, kompleksin e manastireve ortodokse, ku është dhe
një manastir rus. Duke folur pas një seance lutjesh,
Presidenti Putin e përcaktoi fenë ortodokse si një lidhje
shpirtërore speciale mes Rusisë dhe Greqisë. Derisa Rusia është
vendi më i madh ortodoks, Greqia dhe Athosi janë burimet e
Ortodoksisë, u shpreh Putin. Gjatë vizitës në një nga
manastiret, Arkimandriti Vasilieos (Gondikakis) i përmendi
Presidentit Putin shkrimtarin panortodoks Fjodor Dostojevski,
duke e quajtur si shembull elokuent të fuqisë shpirtërore që i jep
feja ortodokse popullit rus dhe Presidenti Putin u shpreh
dakord. Ndërsa kryeministri grek, Karamanlis, që e shoqëronte, e
quajti Malin Athos një lidhje midis dy vendeve. Kuptohet
se ç'lidhje është ajo nën shenjën e ideve të Dostojevskit që
profetizonte se Rusia në krye të popujve ortodoksë do të shpëtojë
botën, pra do ta sundojë atë. Në Greqi, e cila është, në mos një
shoqëri thellësisht fetare, së paku me siguri një shoqëri
thellësisht e ushqyer me mitet historike, të cituara më lart në
librin e Mihalopullos, që ka prodhuar kleri ortodoks, që prej tre
shekujsh, që nga koha e carit Pjotër i Madh, lexohen e janë bërë
pjesë e vetëdijes nacionale, traktatet nostradamusiane të
shkruara nga murgjërit ortodoksë, ku profetizohet e ardhmja e bukur
e Greqisë, sikur Greqia do të bëhet një shtet i madh që
do t'i rimarrë një pjesë të madhe të territoreve bizantine që ia
rrëmbyen turqit dhe se e gjithë kjo do të bëhet me ndihmën e një
popull të fuqishëm ortodoks biond, që do të zbresë nga Veriu, për t'
i ndihmuar grekët, pra është fjala për rusët. Pikërisht ashtu
siç predikonte në shekullin XVIII agjenti rus, i ashtuquajturi
shenjt (Shën Kozmai), dhe kjo thuhet dhe në hagiografitë që janë
botuar për të në Greqi. Vdekja e të ashtuquajturit Shën Kozmai nuk
qe një martirizim, por fundi i merituar i një spiuni rus dhe
në vendin ku u bë ekzekutimi (ndoshta e vetmja e mirë që një pasha
shqiptar osman si Kurt Pasha i Beratit i ka bërë
Shqipërisë), si dhe në manastirin e tij, duhet të vihet një pllakë
ku të thuhet se fundi i tij ishte i merituar dhe se këtë fund
duhet të kenë të gjithë spiunët e fuqive të huaja antishqiptare, siç
edhe bën çdo vend i botës me spiunët që punojnë kundër tij.
Shenjtërimi i këtij Kozmait nuk është një çështje fetare por një
çështje politike, se është bërë me qëllim për t'i shërbyer
Helenizmit,
të cilit i shërbeu Kozmai. I ashtuquajturi Shën Kozmai është simbol
i aleancës greko-ruse, me anë të së cilës Greqia sot
llogarit të marrë Vorio-Epirin, ku "u martirizua" Kozmai. Duke i
bërë ortodoksët shqiptarë të nderojnë Kozmain, i duan t' i bëjnë
të nderojnë Helenizmin. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk ka
thënë publikisht se cila është hagiografia e Shën
Kozmait, por me siguri që ajo njeh si të tillë librin e
Mihalopullos. Anastasios Janullatos shkoi për herë të parë për vizitë
zyrtare në Athinë, në nëntor 2001, pasi që ai të pritej zyrtarisht
nga kreu i Kishës Greke duhej të kishte rangun e
kryepeshkopit rang që ai mundi ta arrinte vetëm pasi u kanonizua si
i tillë nga sinodi i kishës shqiptare, që mundi të krijohet
vetëm në 1998. Dhurata që Anastasios i solli homologut grek
Kristodhulos nga Shqipëria, qe një ikonë e Shën Kozmait, e
punuar me karaktere greke nga besimtarë ort