Të ndalohet puthja!

Albforumi

Primus registratum
Të ndalohet puthja!

20080920kwonsangwoosohnpn7.jpg
</p>


nga Loer Kume</p>


Gjithçka erdhi me kamarierin. Me ardhjen e kamarierit për herë të tretë. Një kamarier nuk vjen kurrë për herë të tretë te një tryezë çifti. Ndërsa ai erdhi.
Deri në atë moment ishin mirë. Madje nxehtë.</p>



Ishte takimi i parë dhe vrau shumë mendjen, derisa vendosi për atë lokal mistrec.
Midis skutave të ndryshme, njëri shumë banal, tjetri shumë i ftohte, tjetri i panjohur, tjetri mund të ishte dikush që njihte, vendosi pikërisht aty.
Një lokal i vockël i lezeçem, mu në mes të Tiranes. Casual, dhe shumë i fshehur, afër qëndrës, dhe intim. Në katin e tij te dytë, të veshur me dru.. Yesss!
Ajo e priste te pesëmbëdhjetë katëshi. Takim moskokçarës në dukje, edhe pse ajo e lyer kujdesshëm ëmbël, ai veshur kepucët e rasteve të veçanta.
Puthje në faqe, pak si shumë në faqe për herën e dytë që takoheshin në jetë, dhe herën e parë vetëm.
Nga i ftohti u ishin mpirë gishtat të dyve. Ai u kollit, ajo gjithashtu, e menjëhere u vendos për çaj.
- Unë dua dhe një konjak. Konjak dhe çaj. Faktikisht, po më pihet një kafe, por dhe caji po më pihet më shumë akoma. Çaji me konjak është shume i mire. Edhe pse fare pa lidhje në shije. Merre dhe ti.
- Jo jo, unë sdua konjak! Aman, se jam e tmerruar nga pijet, u bënë tërë këto ditë të vitit të ri duke pirë, a thua se na ka detyruar njëri me zor, mbrëmë kemi qënë tapë fare dhe nuk më pihet më, unë zakonisht nuk pi perditë, pastaj, çthem dhe unë, në Romë pimë, pimë aq shumë, po këtu jo, se, e ke parasysh, babi po të më shohë të dehur, por jo, në Romë është tjetër gjë, pimë gati çdo darkë, unë mbahem për të pirë, jam e tmerrshme, sfungjer më thërrasin, por jo, konjak nuk dua, vetëm një çaj.
Nje çaj të lutem, – i tha ajo kamarierit që po rrinte prej disa minutash në kembë duke pritur e rrotulluar kokën.
Ai ktheu kurrizin e zbriti shkallët pa folur fare. Ata të dy u panë në sy, e ia shkrepën të qeshurit.
- Çke?
- Hiç! Ti çke? Pse qesh me mua?
- Qesh se je kështu – i preku majën e hundës.
- Si kështu? Si jam? Ca ke te gusha? Ajo iu afrua.
- Ça është aty??
Mor Mos kishte ndonjë shenjë në gushë dhe ajo dinake po afrohej ta shihte më mirë?
- Një push push i bluzës. Hidhe fare ketë bluzën. Në moment vajza u step.
Si i thashe keshtu? Çdreq bluze! Jo jo, se mori për ters. Po qesh. Sa çilter që është! Cbuze!
- Është jelek. Mirë që më kujtove të heq xhupin se u hutova.
Asaj i janë skuqur faqet. Po më sheh në sy. Mos po më pret mua? Të afrohem? Tani? Mos! Erdhi çaji. Mos! Dreq! Po tani? Ky kamarier vjen gjithmonë atëherë kur sduhet!
- Më fal pak, – tha ajo, e u çua.
Ai e ndoqi nga pas me sy, hapat e veckël, prapanicën e mbledhur që tundej duke iu drejtuar tualetit të femrave. Pa këmbët e lakuara pakëz, gati gati të shtrembëra, dhe iu ndez deri në fiksim, dëshira të shtërngohej prej atyre këmbëve. Duhej të ndiheshe mirë, rehat, midis këmbëve të shtrembëra!
Hodhi sytë nëpër lokal. Asnjë njëri nuk njihte. Aty poshtë, një tavolinë me burra, në një tjetër nja tre gra, që duhet të kishin zyrat e punës aty rrotull. Po ata burrat çdreq duan këtu? Ky është lokal intim o vëlla! Çdreq doni këtu? Ato gratë shtyhen disi, japin klimë feminile, thashetheme, të teshtira lehtshëm, po ju derra çdreq doni këtu? Dhe shih ca kombinimi, dy janë veshur si zotërinj, me kostume, e tre janë si halabakë. Ec e merre vesh!
Lart, para dhe pas tavolinës së tyre ishin dhe dy çifte të tjera. Sa siklet ishte të puthte për herë të parë në një vend me njerëz!
Një aromë parfumi e njohur e mbështolli nga pas, ktheu kokën të shihte. Ajo më një levizje të shpejtë rrotulluese, u ul. Pse u ul shpejt? Për shaka? Për të mos më lejuar ti shihja siluetat e gjoksit të vockël që dukej më I vogël kur ishte në këmbë? Për të fshehur këmbët e shtrembëra?
Po e shihte me sytë e saj djallezore të bukur, me një buzëqeshje shpotitëse mbi buzë. Sikur po luante. Çi pjell mendja? Çtruke të fshehta femërore sajon? Ahh ja pse një orë në tualet. Qënka parfumosur mirë
- Erdha!
- Shpejt moj se tu ftoh çaji!
Ajo mbërtheu me duart e vockla gotën e çajit, duke i ngrohur.
- Brrr! Nuk kishte ujë të ngrohtë në banjë.
- Çne? Ky me demek është lokal i mirë. Përveç atyre bubuzhelëve të ulur aty poshtë, që nuk kanë kuptim aty, mua po më pëlqeka. Çdo gjë në vendin e vet. Vetëm që, jemi ulur këtu, mu në buzë të ballkonit si ballkon qënka ky kati i dytë. Po të shkundësh cigaren, i bie tjetrit në filxhanin e kafesë poshtë.
- Uh, thuaj çmë mungonte! një cigare! – tha ajo. Nisi te frynte tymin, në një qetesi të dukshme, duke tentuar të bënte rrathë.
More ti Fati, Fati i mirë, e njihke mirë këtë lokal ë? Hmm! Buzëqeshi dhelpërisht, – këtu i sjell vajzat ti per kafe? Sa vajza ke sjellë ketu deri tani? Ke pasur fat ti Fati këtu?
- Hahah! Epo, të vërtetën?
- Po të vërtetën more. Pse duhet të më gënjesh?
- Që të dukem çun i mirë e i urtë nuk thua? Epo, e vërteta është që kam sjellë ok, ti je e treta. Me të parën më eci, me të dytën jo
- Po pse more nuk të eci me të dytën?
- Epo, smë eci me te dytën se ndryshe, nuk do kisha pasur mundësinë me qënë ketu, tani, me ty, fiks pas një jave.
- Hahha! i poshtër, çpo thua? Dmth, e dyta ishte më e mirë se unë?
Joo! Thjesht, F A T mirësisht, Fatit, me të dytën si eci! Hahah! E ke parasysh? Mosecja me atë, dhe takimi ynë sot, koincidencë rastësore, misterioze, punë energjish, punë lojrash të atij kalamanit me hark në dorë që qëllon andej këtej me shigjeta me majë zemre, dëshirat e fshehta të nënës Natyrë etj, etj
- Ëëe! Po po, ëhë! hë ti hë! Qeshi ajo.
Ajo është harruar fare, është lëshuar, është gati kur duhet ta puth? Sa bezdi e kam të më shohin këta mut njerëzish jemi dhe këtu, mu në cep të katit të dytë, kot nuk u ula te ai kolltuku aty, afër nargjilesë, kënd i kuq ai, kënd erotik, ai po, qenka cep shumë intim, por Bah! Ca buzësh si kumbulla të vockla te kuqe, shkelqyese, te mira, tere leng, hmm! I lepiu, I njomi! shiih! o zot! Buzë të lagura i janë fryrë, ç si i lëvizin flegrat
- Fssffss kam ftot nga duart
Çmos kesh ftohtë nga duart, të ka shkuar gjaku në gushë, buzë, gjoks sa mendoj dhe unë, jam
U afrua duke u dridhur me padurim, dukshëm, dhe i zuri duart.
Shumë të ftohta i ke u afrua më shumë duke i ndjerë frymën aroma e buzëve të lagura, përzier me aromën e parfumit, e shtynte të bëhej gjarpër që i rrëshqiste nën rroba asajtani
Ndjeu buzët tërë tul të ëmbël, rrëshqitje, ohh, u hhhapën lagështira e gjuhës së saj.., vibronte.., gjuha spërdridhej bëshëm, vrullshem, epshëm, kërkuese nëpër gojën e tij.., i thithi buzët, u shkëputën

- Kjo ishtehh – belbëzoi ajo e para.
Ishin skuqur, të dy, të paktën ajo po, por ai e ndjente që ishte skuqur e po avullonte
Erdhën në vete, po mbanin akoma duart të njëri tjetrit pa lëvizur, sikur të ishin duar xhami. Ajo u përmend; – ti sikur do më ngrohje more mistrec! Përfitove nga një vajzë e pambrojtur- pëshpëriti, duke luajtur me hundë me të.
- E pambjojtur posi prit, – u afrua ai me një gjest duke fshirë cepin e buzës së saj,- të ka mbetur një cikë buzë imja aty
- Maskara
ai e ndjeu, ajo po e thithte me sy
U afruan përsëri ia mori kokën në duar, atë kokë të vockël me flokët aq të lemuar, qe i rane mbi fytyre, buzet e saj u happen serish, tani mbetej vetem, të shijonte me gjuhë, buzët e saj, ti mbante buzën e poshtme midis dhëmbëve lehtë, e të ndjente rrahjet e forta të zemrës së saj duke i prekur brinjët clëkurë.. ndjeu shtrëngimin e pantallonave, dhe muskujt që ko
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4224
 
Top