Të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti për zhurmat
Duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit
Ndryshe nga vendet e tjera fqinje si Italia apo Greqia, vendi ynë akoma nuk e ka zgjidhur problemin e ndotjes së lartë akustike.

Vangjel Koka, prej disa kohësh ka jetuar në shtetin fqinj, në Greqi dhe në reagimin e tij për zhurmat shprehet se pasi ka ardhur në Tiranë, ka konstatuar një mjedis jo të këndshëm. Sipas tij që të shmanget ky fenomen duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, por edhe të përmirësohen ligjet sipas nevojave dhe shqetësimeve që kanë banorët.

A shqetësoheni nga zhurmat në kryeqytet?

Unë rishtas kam ardhur në Tiranë, pasi isha për një kohë jashtë Shqipërisë dhe konstatoj që ka një ambient jo të këndshëm. Shqetësohen njerëzit dhe ata që i krijojnë zhurmat nuk iu bën përshtypje kjo gjë.

Ata që krijojnë zhurma të bezdisshme për banorët, nuk duan t’ia dinë për komunitetin, nëse njerëzit po pushojnë apo janë të sëmurë. Ka raste jashtë vendit, p.sh në Selanik të Greqisë, ku kam qëndruar, ku po të kalonte ora e caktuar për veprimtarinë e lokaleve, banorët lajmëronin policinë.

Madje edhe komshiu më i afërt do të lajmëronte policinë nëse dikush do të thyente rregullat e komunitetit. Nëse dikush do të bënte zhurmë me një trapan, fqinji i thoshte që ta ndalonte. Ne kërkojmë të hyjmë në Evropë dhe integrimi vjen duke zbatuar të gjitha rregullat, ligjet, normat e komunitetit, se për ndryshe nuk mund të shkohet drejt Evropës. Ne si vend jemi akoma larg rregullave që kërkon Evropa, për t’u bërë pjesë e saj.

Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?

Mendoj se duhet të ndërgjegjësohet gjithë komuniteti, sepse zhurmat janë një e keqe e madhe dhe jo të përshtatshme për ambientin ku jetojmë. Po mbi të gjitha duhet të zbatohen ligjet që janë miratuar për mbrojtjen e mjedisit. Ligje ka, jo se jemi keq për to, por edhe duhen përmirësuar sipas nevojave që ka komuniteti.

Vetë banorët duhet t’u kërkojnë llogari institucioneve përgjegjëse për ruajtjen e qetësisë. Në vendet e tjera ekziston një ligj për marrëdhënien e njerëzve në komunitet dhe më gjerë, por këtu tek ne nuk e di pse nuk miratohet nga Parlamenti, pasi edhe aty mund të përcaktoheshin mënyrat se si mund të shmangeshin zhurmat e bezdisshme.

A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në një zonë të veçantë të periferi të qytetit?
Në disa qytete kryesore të Greqisë si në Athinë, Selanik, Volos etj, janë jashtë qytetit dhe nuk ka zhurma që të shqetësojnë banorët. Buzukët janë të ndërtuara në periferi të qyteteve greke. Prandaj, edhe në Tiranë apo ndonjë qytet tjetër, ambientet e qejfit duhet të ndërtohen jashtë qytetit, që të mos shqetësojnë banorët.

Bashkim Peza

Zhvillimi i një qyteti, siç është Tirana, detyrimisht sjell dhe këto probleme që konstatohen sot
“Zhurmat janë të pa shmangshme, nga zhvillimi i qytetit”

A ka zhurma shqetësuese në Tiranë?

Zhurma ka shumë dhe krijohen nga disa burime.

Mendoj që është një problem që nuk zgjidhet, pasi Tirana është qytet në zhvillim. Nuk kemi çfarë të bëjmë se zhvillimi sjell dhe pasoja të tjera, kështu që duhet të mësohemi me këtë gjendje.

Duhet të sensibilizohen dhe banorët, pasi nëse një shofer e përdor borinë për qejf, atëherë është një problem, por nëse e përdor për të shmangur ndonjë rrezik, në një rast kur i del një këmbësor para makinës, nuk ka çfarë të bëjë.

Po e përsëris dhe një herë, përderisa Tirana është në zhvillim, zhurma do të ketë. Unë po bëj një muaj që jetoj këtu, pasi kam qenë në Izrael, por atje nuk të shqetësojnë lokalet e natës, por disa zhurma të tjera. Atje ku jetoj unë është luftë dhe po të krahasojmë vendet normalisht që atje ka më shumë zhurmë

Kudret Shkëmbi
“Lokalet të punojnë pa dëmtuar shoqërinë”

“A ka zhurma në lagjen ku banoni?

Zhurma ka gjithandej në Tiranë. Më shumë lokalet në zonën e ish- Bllokut krijojnë zhurma, por ne nuk i frekuentojmë. Pjesërisht kemi disa zona ku bëhen punime poshtë pallateve, ku krijohen zhurma shqetësuese dhe krijojnë ndotje akustike. Zhurmat na bezdisin, por nuk kemi ku të ankohemi, që të kërkojmë të drejtat tona. Ne dëgjojmë dhe nga të afërmit tonë që shqetësohen nga zhurmat.

Në çfarë mënyre duhet të zgjidhet problemi i zhurmave?

Në radhë të parë, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen vetë. Ligji sa do i ashpër të jetë, njerëzit duhet të sensibilizohen për problemet që sjellin zhurmat. Duhet të kuptojnë që kjo zhurmë nuk duhet bërë, pasi shqetësohemi vetë dhe të tjerët.

A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi

Po patjetër. Duhet të jenë në periferi, që zhurmat që ato bëjnë të mos kenë kontakt me banorët. Çdo njeri mundohet të jetoje dhe të ketë fitime, por kjo duhet bërë pa dëmtuar shoqërinë. E mira është që të ndërtohen jashtë qytetit.

Spiro Dhima
Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik.

“Zhurmat na dëmtojnë dëgjimin”

A ju shqetësojnë zhurmat urbane?

Po zhurma që na shqetësojnë ka në disa orë të ditës. Madje ato janë aq të dëmshme se mund të të dëmtojnë dëgjimin dhe të të humbasin durimin.

Çfarë lloje zhurmash ju shqetësojnë?

Më shumë shqetësohemi nga lëvizjet e makinave

Si duhet të zgjidhet problemi i zhurmave në kryeqytet?

Duhet të pyeten njerëzit kompetentë për këtë punë. Duhet të dëgjohen këshillat e Institutit të Shëndetit Publik dhe të tjerëve që merren me ruajtjen e qetësisë.

A jeni dakord që lokalet e natës të ndërtohen në periferi?

Po më mirë ashtu do të ishte, ku të kishte një zonë të caktuar për lokalet që duan të punojnë natën. Nëse kjo bëhet dhe qytetarët nuk shqetësohen në kohë e pa kohë. Dikush është i sëmurë, një tjetër mund të studiojë dhe një banor tjetër mund të ketë probleme shëndetësore.

Xhelal Hoti

“Policia të ndërhyjë në çdo moment”

Për të mos lejuar lokalet e natës që të shqetësojnë banorët duhet të ndërhyjë policia. Po jo vetëm në rastin e lokaleve, por edhe për makinat që janë kthyer në një shqetësim për banorët, përsëri policia duhet të ndërhyjë. Të rinjtë përdorin alkool dhe janë të pavetëdijshëm për veprimet që bëjnë pastaj, pasi bëjnë aksidente shpesh ato përdorin dhe boritë në vende që nuk lejohen.

Më mirë do të ishte që lokalet e natës të ndërtohen në periferi, që banorët e qytetit të jetojnë të qetë. Nëse dikush merr një patentë pa e merituar, kuptohet që më vonë ai shofer do të sjellë probleme për komunitetin.

“Loli Pop”, kthen zhurmat në ish- Bllok

Banorët e zonës së ish- Bllokut, vazhdojnë të shqetësohen përsëri nga muzika e lartë e lokaleve të natës. Edhe pse Bashkia e Tiranës, ka pezulluar lejet për ushtrimin e aktivitet për 24 orë, disa lokale vazhdojnë që me muzikën e lartë të bezdisin banorët. Lokali “Loli Pop” është ai që ka prishur qetësinë e banorëve me muzikën e lartë dhe zhurmat e klientëve. Moti i i përshtatshëm për veprimtarinë e lokaleve të natës, ka bërë, që edhe në vjeshte banorët e zonës së ish- Bllokut të mos e kalojnë natën të qetë. Muzika në këtë lokal, gjatë natës, është dëgjuar deri në atë nivel, saqë të jetë shqetësuese për banorët.

Disa ditë më parë, pas shumë ankesash të bëra nga banorët dhe pas sensibilizimit të bërë nga gazeta “Shekulli”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, gjobiti një numër të madh lokalesh që ishin kthyer në një burim zhurmash në Tiranë. Por edhe pas kësaj nisme të ndërmarrë nga institucionet përgjegjëse për uljen e nivelit të ndotjes akustike, “Loli Pop” ka vazhduar që të shqetësojë banorët.

Ndërkohë, lokalet e tjera të kryeqytetit kanë respektuar normat e muzikës duke mos u kthyer në problem për qytetarët. Lokalet e zonës së ish- Bllokut nuk kanë prodhuar ndotje akustike, kjo e ndikuar edhe nga fakti që policia bashkiake dhe ajo e rendit kanë patrulluar gjatë natës duke mos lejuar muzikën e lartë.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26253. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26253