Të mirat dhe të këqijat e gjërave që përdorim më shpesh
Nuk ka javë që të kalojë pa publikimin e ndonjë zbulimi të fundit nga fusha e shkencës, apo mjekësia që nxjerr në dritë fakte të reja, por edhe kundërshti të fakteve ekzistuese. Pak ditë më parë, doli lajmi se aspirina, një tabletë që u rekomandohet miliarda njerëzve për uljen e temperaturës, apo si masë mbrojtëse për sëmundjet e zemrës, mund të ketë më shumë efekte anësore negative se sa përfitime. Por ky nuk është rasti i vetëm i kundërshtive që zbulohen në lidhje me preparate që prej kohësh i kemi përdorur në funksione të ndryshme. Më poshtë do të shohim anët e mira dhe më pak pozitive të disa prej mjekimeve, por edhe lëndëve të ndryshme me përdorim të përditshëm.

Alkooli

I mirë për: një konsumim i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën, edhe pse efekti i kësaj vihet re më shumë te meshkujt e moshës së mesme. Dy ose tri teke alkool në ditë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në masën 30%.

I keq për: të pirët jashtë normave dhe në sasi të mëdha shkaktojnë sëmundje të parikthyeshme të mëlçisë, varësi, ndërsa te gratë rritet predispozita e kancerit në masën 6%. Ka edhe nga ata që thonë se alkooli shkakton sterilitet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Kafeja

E mirë për: kafeina është droga stimuluese më e përdorur në botë dhe duke qenë se është një stimulues shumë njerëz e preferojnë gjatë gjithë ditës në formën e kafesë. Ajo përmirëson memorien afatshkurtër, nxit fuqinë e muskujve, të mban më të përqendruar dhe mbi të gjitha ka një shije të pëlqyeshme.

E keqe për: lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, artritit, lindjeve të parakohshme dhe rritjes së presionit të gjakut.

Dietat

Të mira për: tu dukur e bukur ditën e dasmës me fustanin nusëror, për tu dukur bukur në plazh dhe sigurisht për tu ndier më femër.

Të këqija për: anoreksinë, buliminë dhe varësi të tjera me pasoja që shkaktohen nga dietat. Ato shkaktojnë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veshkave, kancerin dhe osteoporozën.

Ushtrimet

Të mira për: zemrën, mushkëritë, muskujt, qarkullimin e gjakut. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe zgjasin jetën.

Të këqija për: nyjet, nëse vraponi më shumë se sa duhet pa këpucët e duhura. Goditjet në zemër.

Testet gjenetike

Të mira për: ata të pafat që kanë trashëguar gjene që u krijojnë predispozita për sëmundje të ndryshme, si në rastin e gjenit BRCA1, që shton rrezikun e kancerit të gjirit te gratë, teste të tilla ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.

Të këqijat: tek ata që kanë sëmundje të pakurueshme, dijenia mbi ekzistencën e gjeneve që mund tua shkaktojnë ato me kalimin e kohës është thjesht një vështirësi më shumë shpirtërore dhe mund të bëjë që ata ta kalojnë jetën e tyre në frikë e tmerr të një momenti të rëndë.

Pushimet

Të mira për: të pushuar, për tu zbavitur, për të kaluar kohën me familjen, për të udhëtuar, e për të ndryshuar rutinën.

Të këqija për: aparatin tretës, dhimbjet e kokës, aksidentet, sëmundjet dhe… kjo mund tju vijë e papritur, depresionin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problemet mendore janë raste të shpeshta që hasen te turistët. Sigurisht bëhet fjalë për probleme momentale.

Infeksioni

I mirë për: fëmijët e vegjël që kanë nevojë të marrin baktere në fëmijëri, në mënyrë që të formojnë sistemin imunitar. Ata që nuk përballen me infeksione në fëmijërinë e hershme ka shumë më shans që me e kalimin kohës të kenë probleme me alergjinë apo me astmën.

I keq për: sepse shkakton sëmundje

Lëngjet

Të mira për: njerëzit që nuk i pëlqejnë frutat dhe preferojnë të pinë lëngun e tyre.

Të këqija për: dhëmbët. Acidi i lëngut të portokallit krijon probleme me zmaltin dhe fëmijët që pinë shumë lëngje portokalli e humbasin oreksin për ushqime. Kjo njihet në mjekësi si “sindroma e pirjes së lëngjeve”.

Puthja

E mirë për: tu mirërritur, uruar, për tu ndier mirë, për të joshur, për tu ndier intim, për qejf.

E keqe për: të marrë sëmundje nga goja, për ethet e gjëndrave të cilat përhapen përmes pështymës, si edhe për sëmundje të tjera. Edhe Hepatiti B mund të transmetohet përmes së puthurës.

Qumështi

I mirë për: fëmijët që kanë lindur një brez më parë e që kanë pasur nevojë për kalciumin e qumështit për të forcuar kockat e trupit dhe mbajtur presionin e gjakut të ulët.

I keq për: të rriturit dhe fëmijët e sotëm që kanë dieta shumë më të pasura. Ai trash arteriet, që shkaktojnë më pas sëmundjet e zemrës. Ato shkaktohen nga yndyrat që merren në fëmijëri, si nga qumështi, apo produkte të tjera.

Lajthitë

Të mira për: pakësimin e sëmundjeve të zemrës dhe për vegjetarianët. Ato janë një burim i mirë për proteinat.

Të këqija për: ata që kanë alergji.

Vaji i peshkut

I mirë për: mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e zemrës te të rriturit, nxitjen e funksionit të trurit te fëmijët dhe zhvillimin e fetusit te gratë shtatzëna, falë omegës 3 që përmban.

I keq për: merkurin, një kimikat helmues që ndodhet në këtë produkt. Ai mund të shkaktojë dëme në tru dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Qetësuesit

Të mirë për: qetësimin e dhimbjeve, qofshin ato aspirina, paracetamolë, ibuprofen apo ilaçe më të forta.

Të këqija për: stomakun. Mijëra njerëz përfundojnë çdo vit në spital, për shkak të gjakosjeve të zorrëve të shkaktuara nga medikamentet.

Rrezet e diellit

Të mira për: krijimin e vitaminës D, që është thelbësore për formimin e kockave dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo skleroza.

Të këqija për: shkaktimin e djegies së lëkurës, shkaktimin e melanomës, që është edhe forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Kjo ka bërë që mjekët të thonë se njerëzit në plazh duhet të ruhen nga përballja me diellin e orëve më të nxehta të ditës.

Çaji

Të mirat: çaji i zi redukton sëmundjet e zemrës, stresin, nxit vëmendjen dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar. Mund të parandalojë edhe diabetin.

Të këqijat: po ti shtosh qumësht i redukton anët pozitive dhe sheqeri i përkeqëson.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26908. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26908