të mendosh thellë?

ruki

Primus registratum
të mendosh thellë?

Shumica e njerëzve kujtojnë se për të "menduar thellë", njeriu duhet ta fusë kokën midis dy duarve, të mbyllet në një dhomë dhe të shkëputet nga të gjitha shqetësimet dhe njerëzit përreth. Ata e vlerësojnë kështu "të menduarit e thellë", sepse ai u duket shumë i vështirë, ndaj dhe arrijnë në përfundimin se ai është një cilësi e veçantë, që u përket vetëm "filozofëve".
E rëndësishme për njeriun është të përmirësojë në mënyrë të sinqertë aftësinë e tij për të menduar dhe të thellohet në këtë drejtim.

Mereni nje shembull? psh.
Nën koren e tokës ndodhet një "shtresë e zjarrtë", e quajtur magmë. Korja e tokës është shumë e hollë, që do të thotë se kjo masë e zjarrtë është shumë pranë nesh, pothuajse nën këmbët tona. Me qëllim që të kuptojmë më mirë se sa e hollë është korja e tokës, mund të bëjmë një krahasim: trashësia e kores së tokës në përpjestim me të gjithë tokën, është e ngjashme me trashësinë e lëkurës së mollës kundrejt gjithë mollës.
Shumë njerëz e dinë se ekziston një shtresë e zjarrtë me temperaturë shumë të lartë, pikërisht nën sipërfaqen e tokës, por kjo nuk i bën ata të mendojnë sa duhet për këtë. Kjo ndodh, sepse prindërit e tyre, vëllezërit, të afërmit, shokët, fqinjët, gazetarët e gazetave që ata lexojnë, producentët e programeve televizive dhe profesorët e universiteteve të tyre, gjithashtu, nuk mendojnë për këtë.
Por, le të përpiqemi të mendojmë pak rreth kësaj teme. Ta zemë se një njeri, që ka humbur kujtesën e tij, përpiqet të mësojë për mjedisin që e rrethon, duke pyetur njerëzit që ka përqark. Ky njeri do të pyeste në fillim se ku ndodhet. Çfarë do të mendonte ai, nëse do t'i thuhej se nën shtresën e tokës, ku ai qëndron, shtrihet një lëmsh i zjarrtë përvëlues, që mund të dalë në sipërfaqe të tokës si pasojë e një tërmeti të fortë apo një shpërthimi vullkanik?

Le të shkojmë më tej dhe të supozojmë, se këtij njeriu do t'i thuhej se kjo botë është vetëm një planet i vogël, që noton në një zbrazëtirë të pafund, të quajtur hapësirë dhe se kjo hapësirë përmban rreziqe edhe më të mëdha se ato të nënshtresave të tokës. P.sh., meteorët me peshë shumëtonëshe lëvizin lirisht rreth planetit ku ne jetojmë. Nuk ka arsye pse ata të mos ndryshojnë drejtimin e tyre, për shkak të ndikimeve gravitacionale të një planeti tjetër dhe, kështu, të përplasen me tokën tonë.

Prodigychild01

Primus registratum
Re: të mendosh thellë?

Nuk e kuptoj se cfare kane te bejne me mendimin e thelle disa fakte e dukuri fizike. Te gjitha dukurite qe ti i rendit si mendime te thella jane gjera qe mesohen ne gjeografine apo fiziken e shkolles se mesme. Cdo njeri i edukuar duhet ti dije keto gjera.

Mendimi i thelle per mua do te thote qe ngresh pyetje per cdo gje qe te serviret si fakt. Cdo artikull, studim shkencor, liber, faqe interneti, lajm i botes nderkombetare, histori, apo studim sensacional nuk duhet besuar kurre verberisht. Gjithmone shikojini gjerat nga shume kendveshtrime para se ti besoni e mbartni si fakte.

Nejse, keto jane dy qindarkat e mia per mendimin e thelle. Ndoshta parafolesi do na e shpjegoje me me pak fjale, e me thjesht se cfare kerkon te thote.
 
Prodigychild01

Primus registratum
Re: të mendosh thellë?

Gjithashtu te kesh paranoje se botes do ti vije fundi ne cdo moment nuk do te thote te mendosh thelle. Zakonisht kjo eshte nje semundje qe ka nevoje per nderhyrje mjeksore.

Njerezit me gjithe hallet e tyre te perditshme nuk mund te shpenzojne energji mendore duke patur frike se bota do te shpertheje ne cdo moment. Keto gjera jane jashte kontrollit njerezor dhe eshte e kote te vrasesh mendjen per to. Me mire shijoje jeten plotesisht me te gjithe te mirat qe te ofron sot, se te torturosh vehten me mendime te tipit kataklizmik.

Ne qofte se doni te mendomi thelle, lexoni permbajtjen e cdo kanocje spray qe te mos kete cfc, mos merrni makina qe shpenzojne shume benzine edhe demtojne mjedisin, dhe rickloni te gjitha mbeturinat. Keshtu mund te leme nje bote me te mire per pasardhesit tane...

Si thoni a po mendoj thelle??? Lere se po me fillon dhembja e kokes /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top