Të gjitha taksat, përmes internetit

Të gjitha taksat, përmes internetit

Nëse sot deklarimi online i detyrimeve tatimore i është lënë në dorë të lirë biznesit, tashmë nga 1 janari do të jetë i detyruar me ligj tia paraqesë elektronikisht tatimeve. Projekti është iniciuar dhe përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe i është paraqitur për miratim Ministrisë së Financave. Nëse aprovohet, kalon në qeveri dhe më tej për miratim në Kuvend, me qëllimin për ta vënë në zbatim nga muaji janar i vitit të ardhshëm. Aktualisht bizneset i shkarkojnë deklaratat tatimore përmes faqes së internetit të Tatimeve, i plotësojnë dhe ia paraqesin dorazi drejtorisë. Kjo formë do të ndryshojë, si fillim për biznesin me TVSH, i cili duhet të përgatisë deklaratën tatimore elektronikisht dhe tia përcjellë tatimeve përmes internetit. Si fillim Tatimet panë mundësinë e pagesës së taksës online, përmes shërbimit e-banking (bankingu në internet), por nuk u arrit për shkak të kushteve të pamjaftueshme. Këtë detyrim me ligj do ta kenë vetëm bizneset VIP, të cilët i kanë kapacitet e mjaftueshme.

Propozimi

Me ligj nuk do të lejohet që asnjë tatimpagues me TVSH tia dorëzojë tatimeve dorazi deklaratën tatimore, por vetëm përmes internetit. Projekti ka të bëjë me plotësimin e formularit nga faqja e internetit të Tatimeve dhe po aty, tia nisë drejtorisë. Sipas drejtorit të Tatimeve, Artur Papajani, procedura nuk ka vështirësi për tu zbatuar, pasi i gjithë veprimi ndodh brenda një faqeje interneti. “Çdo biznes do të gjejë formularin në internet dhe pasi të ketë hedhur të gjitha detyrimet tatimore, po aty ia përcjell drejtorisë. Procedura e shkurton kohën dhe shmang veprimet me letër dorazi”, tha për “Shqip”, kreu i Tatimeve. Përveç kësaj, projekti synon edhe pagesat e taksave përmes sistemit online vetëm për biznesin VIP.

Situata

Aktualisht vetëm 33 për qind e bizneseve i bëjnë deklarimet tatimore përmes sistemit online. Drejtoria e Tatimeve pranon se ekziston ende te biznesi mentaliteti i dorëzimit të deklaratës në formë dorazi. E gjitha lidhet me çështjen e besimit, por edhe të mungesës së kushteve teknike. Deri pak kohë më parë, katër drejtori rajonale nuk ishin ende të lidhura online me qendrën në Tiranë, duke shërbyer si pengesë për zgjerimin e pagesës në formë elektronike. Drafti i përgatitur nga Tatimet ka shkuar për miratim te Ministria e Financave dhe pritet të vihet në zbatim nga 1 janari 2010. Nuk jepen ende detaje rreth sanksioneve që do të aplikojë organi tatimor ndaj rasteve të mosdërgimit të deklaratës përmes internetit, por propozimi është për zbatimin e detyrueshëm me ligj. Gjatë hartimit të ligjit të ri, administrata tatimore ka marrë parasysh edhe rastet që ndjekin vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian. Sa i takon bizneseve, ato shpeshherë janë ankuar për sistemin e dobët online të tatimeve, ku në shumë raste përballen me bllokimin e faqes së internetit. Tjetër shqetësim lidhet me manipulimin e të dhënave, për aq kohë sa paraqitja e tyre do të jetë përmes kompjuterit.(Shqip)

PIdSBb7Zy7c

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25192. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25192

Top