Të gjithë nxënësit në shkollë me uniforma
Ministri udhëzon: Veshja serioze, tregues i etikës dhe estetikës në shkollë

Me pëlqim apo pa pëlqim, me dëshirë apo pa dëshirë, një gjë është e sigurt dhe duhet të zbatohet: nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar duhet të vishen të gjithë me uniformë. Kjo nuk vjen si një kërkesë nga ana e mësuesve apo shkollave ku mësojnë nxënësit. Kjo është një nga masat që Ministria e Arsimit ka marrë për këtë vit shkollor. Një pikën 5.1 të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2009-2010, thuhet se: “Një vëmendje të veçantë i kushtohet zbatimit të udhëzimit për uniformën e nxënësve në shkollë të mesme. Respektimi i uniformës shkollore është një kërkesë për një etikë dhe estetikë shkollore”, sqarohet në udhëzim. Për ngjyrat, prerjet, veshjet dhe gjithçka tjetër u lihet në dorë drejtorive të shkollave, të cilat me bashkëpunim, mirëkuptim me nxënësit duhet të vendosin për zgjedhjen më të mirë.

Uniforma

Veshja e njëjtë në shkollë, uniforma, është zbatuar në disa nga shkollat dhe gjimnazet në kryeqytet. Kjo, si pjesë e iniciativave të vetë shkollave në bashkëpunim me nxënësit, mësuesit, prindërit. Këmisha e bardhë, bluzat me dy ngjyra, për meshkuj dhe femra, xhinset apo pantallonat e zeza kanë qenë alternativat kryesore që kanë zbatuar shkollat, në varësi të dëshirave dhe sugjerimeve të bordeve të shkollave. Ndërkohë që këtë vit, pjesa e uniformës është pjesë e udhëzimit me 32 faqe të Ministrisë së Arsimit për të gjitha shkollat e nivelit parauniversitar në të gjithë vendin. Ky udhëzim është shpërndarë në shkollat në vend, ndërkohë që është afishuar edhe në internet për tu parë nga nxënësit. Në këtë udhëzim nuk janë vendosur afate për nisjen e zbatimit, si dhe “detyrime” lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë nxënësit me paraqitjen e tyre në shkollë. Veç uniformës dhe paraqitjes së nxënësve në shkollë, udhëzimi për zbatimin e planeve ///////////////////progjeve dhe teksteve mësimore të arsimit parauniversitar për këtë vit shkollor, parashikohen orët e mësimit për secilën shkollë, në bazë të specifikave përkatëse.

Udhëzimi

Në këtë udhëzim, Ministria e Arsimit ka parashikuar kohën e pushimeve sipas ndarjes semestrale, orët e mësimit për secilën shkollë dhe secilën lëndë çdo javë.

Për arsimin e pakicave kombëtare, udhëzimi parashikon: “Në klasën I-IX të arsimit bazë të pakicave kombëtare do të punohet me programe mësimore të sistemit të ri arsimor 9-vjeçar. Raportet e zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën amtare përkatëse të realizohen sipas udhëzimit ekzistues, duke ruajtur ndarjen e klasave të fillores dhe të klasave të ciklit të lartë të arsimit bazë”. Klasa X e gjimnazit me kohë të shkruar do të punojë sipas planit mësimor bashkëngjitur dhe programeve mësimore të përcaktuara. Tekstet në klasën X janë tekste që do të përdoren edhe në gjimnazin me kohë të plotë.(shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22503. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22503