Të flasësh me Kur’an.

Teolog

Moderator
Anëtar i Shtabit
Nga Tebe-i Tabiinët Abdullah bin Mubareku tregon: Isha duke shkuar për haxh rrugës kur po kaloja nga tokat e Sirisë në rrugë takova një grua të vetmuar që po ecte ngadalë, e përshëndeta me selam e ajo selamin ma ktheu me këtë vërset: (Kanë “Selam”, thënie e Zotit mëshirues! Jasin/58)
E pyeta çfarë po bën këtu? Më ktheu përgjigje me këtë vërset: (Për atë që All-llahu e la në humbje, s'do të ketë udhëzues, dhe ata do t'i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre. Araf/186) Pasi më lexoi këtë vërset e kuptova se kishte humbur rrugën.
E pyeta përsëri se ku po shkonte dhe si përgjigje më lexoi këtë vërset: (Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes),.. Isra/1) Pasi e lexoi këtë e kuptova se ajo kishte bërë haxhin e vitit të kaluar dhe po shkonte për Kuds (Mesxhidi Aksa).
Sa kohë ke që e ke humbur rrugën e pyeta: më dha përgjigje me fundin e vërsetit 10 të sures Merjem (...tre net (e tri ditë)). I zgjata ushqip për të ngrënë ajo mu drejtua më këtë vërset: (...e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. Bekare/187)
I thashë që nuk jemi në Ramazan, mu përgjigj me këtë vërset: (....E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm. Bekare/158) I tahsë se në udhëtim mundet të hash dhe të pish, ma ktheu me këtë vërset: (....agjërimi është më i mirë për ju. Bekare/184)
Pas gjithë këtyre përgjigjeve të saja e pyeta përse nuk fleti si unë? Ajo përsëri mu përgjigj me këtë vërset: (.. ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. Kaf/18)
E pyeta se nga cili fis është? Më tha: (Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi. Isra/36)
I kërkova falje për atë që pyeta, e ajo mu përgjigj kështu: (...“Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve! Jusuf/92)
I propozova të hipte në devenë time dhe ta çoja tek karvani i sajë në mënyrë që të arrinte në kohë atje ku donte të shkonte. Ajo mu përgjigj: (....E çdo të mirë që punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di. Bekare/215)
E solla devenë pranë sajë, në momentin që ajo po hipte në deve mu drejtua (Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), Nur/30) dhe unë mënjëherë e ktheva kokën në anën tjetër. Në momentin kur ajo po hipte deveja u tremb dhe gruas iu grisën pak rrobat. Për këtë ajo lexoi me vete këtë vërset: (Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija),... Shura/30).
I tashë duro pak sa të lidhi devenë, ajo u përgjigj: (E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije... Enbija/79) me këtë vërset ajo më dha të kuptoj se unë jam më i mësuar me devenë për këtë arsye ma dha mua devenë ta mbajë. Pasi hipi në deve lexoi këtë vërset: (Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.Dhe ne me siguri do të kthehemi te Zoti ynë!” Zuhruf/13-14).
E ngrita zërin duke i bërtitur devesë që të shpejtonte, e ajo mu drejtua me këtë vërset: (Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.Lukman/19)
Gjatë rrugës fillova të loxoj poezi të ndryshme, kur më dëgjoi ajo mu përgjigj me këtë vërset: (...dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij.... Muzemil/20) I tashë, nuk është e ndaluar të lexosh poezi! Ajo mu përgjigj: ( ...përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush. Bekare/269)
Pasi bëmë një rrugë të gjatë e pyeta se a ishte e martuar apo jo? Ajo mu përgjigj me këtë vërset: (O ju që besuat, mos pyetni për sende që nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve,... Maide/101)
Kur arritëm tek karvani i sajë e pyeta se a kishte ndonjë të vetin në atë karvan? Ajo mu përgjigj: (Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote,... Kehf/46). E kuptova se aty kishte fëmijët e vet dhe e pyeta për emrat e tyre? Ajo mu përgjigj: (All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë.; e Musait i foli All-llahu me fjalë; O Jahja, merre librin me shumë kujdes, Nisa/125,164; Merjem/ 12 )
Kur u afruam, thirra “o Ibrahim, Musa dhe Jahja” mu përgjigjen tre djem të rinjë që shëndriste fytyra e tyre prej nurit duke më thënë urdhëro. Gruaja atyre u dha para dhe u tha: (dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve... Kehf/19)
Kur erdhi ushqimi mu drejtua gruaja dhe më tha: ((E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. Hakkah/24).
Para se të filloja të haja u thashë fëmijëve të sajë, nëse nuk më tregoni se përse flet kështu nëna juaj unë nuk ha asnjë kafshatë bukë. Ata i thanë, nëna ka 40 vjet që flet në këtë mënyrë nga frika se mos flet ndonjë fjalë gabim dhe dënohet nga Zoti a.sh.
Këtë ngjarje Ibni Mubareku shpesh herë e tregonte si argument që në Kur’an gjëndet çdo gjë.
 
Top