Të djathtët e moderuar të Europës
Duket sikur njerëzit duan në pushtet partitë që mbështesin më fort kapitalizmin, me iluzionin se ato do ta venë përsëri atë në rrugë të mbarë. Në njëfarë mënyre, tani është momenti i këtyre partive. Por a do të jenë në gjendje këta liderë politikë.</p>
Në Europë po formëzohet një brez i ri politikanësh për sa i përket qendrës së djathtë, duke pasur parasysh situatën e qendrës së djathtë në të gjithë kontinentin, me përjashtim të Danimarkës dhe Greqisë. E djathta, në demokracitë më të zhvilluara, ka pësuar një transformim të thellë. Deri 20 vjet më parë ishte një lëvizje që ruante modelet tradicionale, patriotike e konservatore nga këndvështrimi social. Në të kishin aderuar dhe e mbështesnin ata që donin me çdo kusht ruajtjen e rolit tradicional të grave (dhe të burrave), ata që ishin mosbesues, madje edhe armiqësorë ndaj shoqërive shumetnike dhe martesave të përziera e si pasojë ishin edhe kundërshtarë të devotshëm të emigracionit masiv. Kjo kategori njerëzisht e ka konsideruar homoseksualitetin një mëkat, madje më tej se kaq, një krim, dhe nuk mund ta çojë as nëpër mend idenë e një martese mes homoseksualëve. Së fundmi, ata më shumë se të tjerët kanë qenë praktikantë të fesë së tyre. Anëtarët e partive të qendrës së djathtë, si normë i përkisnin shtesës së mesme. Në Britaninë e Madhe, për shembull, “Young Conservatives” ishin të famshëm për privilegjet e tyre, për jetën e lehtë, festat me shampanjë, automobilat e veshjet luksoze. Ndërkohë sot, David Cameron, shefi i konservatorëve dhe Kryeministri i ardhshëm i mundshëm i Britanisë, udhëton shpesh me biçikletë dhe mban xhinse e pulovër në vend të kostumeve shumë të shtrenjta. Në këtë mënyrë ai po përgatitet që të marrë pushtetin nga laburistët dhe mbi të gjitha të luajë në vendin e tij rolin që dikur e luajti Toni Bler, pra atë të një të riu energjik, plot plane e projekte, që emeton shpresë dhe besim. Por, ndërkohë, Cameron është konservator, një konservator modern, i hapur dhe i aftë që të bëjë për vete edhe brezat e rinj të britanikëve. Lideri i konservatorëve britanikë është ndoshta eksponenti më i dukshëm i këtij identiteti të ri politik të të moderuarve. Dhe nuk është i vetmi. Ndoshta më pak i njohur, por njëherazi i aftë dhe i famshëm në vendin e tij është edhe suedezi Fredrik Reinfeld, Kryeministri i vendit të suksesshëm nordik. Ai është lideri i partisë së moderuar dhe mbërriti në këtë pozicion pas formimit të një koalicioni të së djathtës, por duke bërë të tijat disa nga politikat e së majtës dhe njëherazi duke premtuar ndryshime të mëdha krahasuar me qeverinë socialdemokrate që kishte sunduar vendin për shumë vjet. Ai arriti që të shfrytëzonte dhe bënte të tijën edhe karizmin e ish-kryeministrit shumë popullor, Goran Persson.
Një tjetër figurë interesante është edhe i sapoardhuri në pushtet në Gjermani, Guido Westerwelle, kreu i Partisë Liberlademokrate. Ai konsiderohet edhe si ylli në shkëlqim i koalicionit të ri gjerman, dalë pas zgjedhjeve të 27 shtatorit. Ai dhe partia e tij janë partneri i kristiandemokratëve në koalicionin e ri qeverisës. Guido është një mjeshtër i vërtetë në artin e marrëdhënieve publike. Prej vitesh ka arritur që ta transformojë partinë e tij dhe ta shndërrojë në një parti shumë më të dukshme e më prezente, me një format të ri e modern krahasuar me partitë e tjera të qendrës së djathtë. Ai ka një ndërthurje interesante politikash dhe qëndrimesh: një qëndrim liberal në ekonomi me një politikë sociale liberale. Është homoseksual i deklaruar dhe prezantohet shpesh në publik me partnerin e tij, madje jo rrallë të dy e shprehin afeksionin për njëri-tjetrin duke u kapur për dore në publik. Ai lufton për çarmatimin, e ka shpallur veten dishepull të një politike të integrimit racor, madje pikërisht ai bëri çmos që liberalët gjermanë të mos shndërroheshin në një forcë ksenofobe, siç ndodhi për shembull në Austri. Por një nga përfaqësuesit më në zë të të moderuarve është Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ai që për arsye nga më të ndryshmet ka ndryshuar radikalisht standardin e njeriut politik francez, bëhet fjalë për atë tradicional. Gjatë qëndrimit të tij në pushtet, ai ka prishur shumë skema të gurta të së shkuarës dhe ka bërë veprime që askush në pozicionin e tij nuk i kishte bërë më parë, si përfshirjen në një qeveri të djathtë të eksponentëve të së majtës, si në rastin e ministrit të Jashtëm francez, Kushner. Të gjithë politikanët e sipërpërmendur janë relativisht të rinj. Vetëm Sarkozi i ka kaluar të pesëdhjetat dhe të gjithë janë liberalë nga këndvështrimi social dhe njëherazi janë të bindur dhe të betuar të tregut. Janë gjithashtu edhe filoamerikanë, kuptohet në përmasa të ndryshme. Janë edhe filoeuropianë, me përjashtimin e vetëm të David Cameron, i cili është një euro-skeptik, por nga ana tjetër nuk janë federalistë. Nuk kanë një kauzë të madhe së cilës ti falen. Antikomunizmi (me përjashtim të Italisë) nuk ka më arsye ekzistence. Asnjëri prej tyre nuk ka një axhendë tipike thaçeriane, pra një axhendë që parashikon privatizimet në masë të madhe. Asnjëri nuk ka ndërmend rikrijimin e një shoqërie tradicionale, por të gjithë thonë se aspirojnë një qeverisje të mirë nga pozicioni i qendrës. Po çfarë i bën bashkë liderët e rinj të moderuar të Europës? Parimet bazë dhe mënyrat e të sjellurit kanë ndryshuar thellësisht në dy mënyra të ndryshme. Për shembull, ka ndryshuar pozicionimi i tyre ndaj një shoqërie shumëracore. Racizmi, madje qoftë edhe dyshimi më i vogël i racizmit, tolerohet shumë pak në pjesën më të madhe të ambienteve të qendrës së djathtë. Por kjo ndodh edhe te të majtët. Edhe pse nuk ka ndonjë entuziazëm të madh për bashkimet e ligjshme mes individëve të së njëjtës gjini, askush nuk bën fushatë kundër një lidhjeje të tillë, pavarësisht se një pjesë e tyre frekuentojnë kishën. Kjo është arsyeja që të gjithë individët që janë racistë dhe proklamojnë racizmin dhe ksenofobinë e njëherazi dënojnë homoseksualizmin, janë të përcaktuar në ekstremin e së djathtës. Kjo është një nga arsyet që në vende të ndryshme, partitë e ekstremit të djathtë kanë fituar një farë popullariteti më të madh se më parë. Në Britaninë e Madhe, për shembull, grupi kryesor i ekstremit të djathtë, shumë racist, edhe pse ata e mohojnë një gjë të tillë, Partia Nacionaliste Britanike, ka marrë dy vende në zgjedhjet e fundit në Parlamentin Europian.
Ndryshimi i dytë që po ndodh ndërkohë shkon në drejtim të kundërt. Shumë nga mënyrat e të sjellurit dhe të të vepruarit që në të shkuarën kanë qenë karakteristike të së djathtës demokratike, sot me dashje, apo pa dashje, janë përqafuar nga e majta demokratike dhe kjo kryesisht sepse bëhet fjalë për mënyra të sjelluri shumë popullore. Kështu, retorika dhe politika të tilla si frika nga kriminaliteti, ruajtja e vlerave të familjes, apo politika të tjera, janë shndërruar në pjesë të politikës së qendrës së majtë, po aq sa vazhdojnë të bëjnë pjesë në programet e partive të qendrës së djathtë. Si pasojë, e djathta është e hapur tashmë ndaj politikave më liberale dhe kjo ka kontribuar edhe në fatin e saj të mirë. Zgjedhësit e qendrës, që përbëjnë shumicën, preferojnë që përfaqësuesit e tyre politikë të mos i kenë rrënjët në të shkuarën e largët politike. Megjithatë, suksesi i tyre dhe popullariteti duhet parë në vetë rënien e së majtës. Ky është një fenomen që vihet re në gjithë Europën, i intereson gjithë Europës dhe është bërë veçanërisht i dukshëm muajt e fundit.
Humbja më e madhe për të majtën ishte ajo e dy javëve të shkuara, kur Partia Socialdemokrate gjermane, që është themeluesja e socialdemokracisë në Europë, njëherë e një kohë një parti shumë masive që ka pasur liderë me emër, të tillë si Kurt Schumacher, Willy Brand apo Helmut Schmidt, pasoi humbjen më të rëndë dhe më të thellë që ka provuar ndonjëherë një parti që ka qenë në pushtet. Partia Laburiste Britanike, e cila sipas sondazheve të deritanishme ka ca pikë më shumë se SPD-ja gjermane, në fillim të këtij muaji u duk sikur u rigjallërua paksa, por kjo situatë u përkeqësua menjëherë kur gazeta “Sun”, tabloidi më popullor në vend, u ndërpreu mbështetjen e saj laburi
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/te-djathtet-e-moderuar-te-europes.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/lifestyle-showbiz-kuriozitete/te-djathtet-e-moderuar-te-europes.html