Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Te dhenat per borxhin e jashtem te Shqiperise jane marre nga raportet e Bankes Boterore si dhe nga ate te Fondit monetar nderkombetar. Ne Shqiperi ose me sakte qeveria ne Shqiperi sic duket nuk ka qejf te publikoje te dhena mbi rritjen e panderprere te borxhit te jashtem. Une jam munduar te nxjerr ndonje te dhene nga raportet zyrtare te qeverise por nuk kam mundur se ata vazhdojne , te pakten ne pjesen me te madhe, te japin te dhena ne perqindje ose me definicione relative si psh. me shume ose me pak,ne krahasim me.., pergjithsisht etj


Kastriot
 

Guest
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

ne jemi te mbytur ne borxhe ajo dihet :smash: :smash: :smash:
 

ujku81

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Pse mos te flasim pak per sistemin e statistikave ne Shqiperi qe eshte i shkaterruar!! Tani se fundi do te botohej ( duhet te jete botuar ) dhe vjetari statistikor per 10 vitet e fundit.
Ne akoma nuk arrijme te masim GDP, papunesine, ICK kundershtohet here nga BSH e here nga INSTAT, per tregues te tille si besimi i investitoreve, tendencat e tregut, prirja per konsum etj as qe behet fjale. Une mendoj se kjo eshte nje e mete goxha e madhe. Ka ardhur koha te luftohet ekonomia informale ndryshe do vazhdojme te zgjatemi me kete tranzicionin tone te pafund.
P.S : A ka INSTAT website ?????
 

ujku81

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Rrofsh per adresen shoku po nuk kishte gje.
As te ministria e financaave nuk kishte gje.
Pune dreqi!!!!!!!!!1
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Ujku81,
po une ta thashe qe ne fillim qe nuk ja vlen se behet gjithshka cfare eshte e mundur per te fshehur te verteten.

Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Albania: Selected Economic Indicators


--------------------------------------------------------------------------------

1999 2000 2001 2002






Est.


--------------------------------------------------------------------------------


(Percent Change)


Real GDP 7.3; 7.8; 6.5; 4.7;

Retail prices (avg.)0.4; 0.0; 3.1; 5.6;

Retail prices (end-period)-1.0; 4.2; 3.5; 3.0;


(In percent of GDP)

Fiscal sector

Revenues 21.3; 22.4; 23.0; 23.5

Expenditures 32.7; 31.4; 31.5; 31.0

Overall balance (excluding grants)
-11.4; -9.1; -8.5; -7.5

Domestically financed balance 1/
5.2; 3.2; 3.1; 3.0

Public Debt
64.1; 72.1; 69.6; 64.4

Domestic 2/
35.1; 41.9; 40.9; 39.6

External
29.1; 30.2; 28.7; 24.7


Monetary indicators

Broad money growth (in percent)
22.3; 12.0; 19.9; 7.6

Interest rate (3-mth T-bills, end-period) 3/
14.8; 7.8; 8.0; 11.1


(In millions of U.S. Dollars)

External sector

Trade balance 4/
-663; -821; -1027; -1096

(in percent of GDP)
-18.0; -21.9; -25.0; -23.7

Current account balance
-270; -271; -260; -410

Gross international reserves
485; 608; 737; 809

(in months of imports of goods and services)
3.8; 4.1; 4.6; 4.9


Memorandum items

Nominal GDP (in millions of lek)
506,205; 539,210; 590,237; 658,062

Nominal GDP (in millions of U.S. dollars)
3,676; 3,745; 4,109; 4,628









--------------------------------------------------------------------------------

Sources: Albanian authorities; and IMF staff estimates and projections.


1/
Excluding privatization revenues.

2/
Including bonds for bank restructuring (lek 24.6 bn for 2000).

3/
For end-November 2002.

4/
For 1999 excluding imports of direct humanitarian aid related to the Kosovo crisis.


--------------------------------------------------------------------------------
1 Under Article IV of the IMF's Articles of Agreement, the IMF holds bilateral discussions with members, usually every year. A staff team visits the country, collects economic and financial information, and discusses with officials the country's economic developments and policies. On return to headquarters, the staff prepares a report, which forms the basis for discussion by the Executive Board. At the conclusion of the discussion, the Managing Director, as Chairman of the Board, summarizes the views of Executive Directors, and this summary is transmitted to the country's authorities.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Une kam ne dore nje liber te nje ish-punonjesi me detyre ne banken boterore qe quhet Joseph Steglitz. Libri eshte ne gjuhen gjermane dhe titullohet"Die Schatten der Globarisierung". Titulli origjinalit: "Globalization and its Discontents"(ISBN 3-89331-466-0 tek www.bpp.de per pak euro per tu blere).
Kapituj te vecante te librit trajtojne vecanerisht proceset ekonomike ne Evropen lindore duke vene theksin vecanerisht tek aspekte te vecanta.Nga pershkrimi i problemeve dhe mund te behet nje krahasim i gjendjes ne Shqiperi si edhe te nxirren perfundime mbi "gabimet" ne politiken ekonomike te "qeverise shqiptare"(ne qofte se mund te quhet akoma si e tille)Po ashtu autori parashtron edhe nje sere masash qe mund te ndihmonin ne zbatimin e nje politike ekonomike te pergjegjshme per situaten ne Shqiperi.
Mirepo kushti i pare themelor per kete gje parakuptohet te jete nje Qeveri e INTERESUAR per zbatimin nje politke ekonomike qe con ne ndreqjen e gabimeve dhe permirsimin e ekonomise kombetare si edhe permirsimit te nivelit te jeteses se popullsise. Ky kusht themelor,per mendimin tim, i mungon Shqiperise tani per tani.


Kastriot
 

atman

Forumium maestatis
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

I shkreti Kastriot, u shkri i teri duke share e kerkuar sa me shume fakte kunder qeverise. Jam i bindur se te njejten gje do te vazhdosh te besh kunder çdo qeverie ne Shqiperi, ne mos qofte ajo qe deshiron ti me ty president apo kryeminister.
Mundohu njere, sforcohu te jesh pozitiv ne mendimet e tua, sepse dihet, te kritikosh eshte shume me lehte se te ndertosh.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] I shkreti Kastriot, u shkri i teri duke share e kerkuar sa me shume fakte kunder qeverise. Jam i bindur se te njejten gje do te vazhdosh te besh kunder çdo qeverie ne Shqiperi, ne mos qofte ajo qe deshiron ti me ty president apo kryeminister.
Mundohu njere, sforcohu te jesh pozitiv ne mendimet e tua, sepse dihet, te kritikosh eshte shume me lehte se te ndertosh. [/qb]
Une nuk kam nevoje te "kerkoj" fakte mbasi FAKTET po na qorrojne syte. Tirana eshte i vetmi qytet, ndoshta ne Bote,ku mungesa e ujit te rrjedhshem(te pijshem????), mungesa e energjise elektrike, sherbime te mirefillta higjenike e komunale mungojne plotesisht ose pjeserisht dhe kjo mungese perben nje gjendje "normale" per "qeveritaret" te zene aq shume me vjedhje fondesh publike ose te kredive te huaja.
Meqe une si cdo qytetar tjeter nuk jam pjese e stafit qeverises atehere i jap vehtes te drejten per te kritikuar ate qe nuk me duket ne rregull. Kjo nuk ka aspak te beje me deshira personale por me realitetin qe te merr frymen.


Kastriot
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga atman:
[qb] [/qb]
Une nuk kam nevoje te "kerkoj" fakte mbasi FAKTET po na qorrojne syte. Tirana eshte i vetmi qytet, ndoshta ne Bote,ku mungesa e ujit te rrjedhshem(te pijshem????), mungesa e energjise elektrike, sherbime te mirefillta higjenike e komunale mungojne plotesisht ose pjeserisht dhe kjo mungese perben nje gjendje "normale" per "qeveritaret" te zene aq shume me vjedhje fondesh publike ose te kredive te huaja.
Meqe une si cdo qytetar tjeter nuk jam pjese e stafit qeverises atehere i jap vehtes te drejten per te kritikuar ate qe nuk me duket ne rregull. Kjo nuk ka aspak te beje me deshira personale por me realitetin qe te merr frymen.


Kastriot [/qb]
ke shume te drejte te kritikosh dhe ben shume mire (
tani na thuaj edhe ne

si mendon se do rregullohet kjo pune ????????????(mendimin tend jo ndonje citim libri apo artikull gazete)
mundesish permblidhe mendimin ne disa pika kryesore

Te falenderoj qe tani per pergjigjen!


.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Fillimisht postuar nga gene:
.....ke shume te drejte te kritikosh dhe ben shume mire (
tani na thuaj edhe ne

si mendon se do rregullohet kjo pune ????????????(mendimin tend jo ndonje citim libri apo artikull gazete)
mundesish permblidhe mendimin ne disa pika kryesore

Te falenderoj qe tani per pergjigjen!


. [/QB]
Problemi shqiptar nuk qendron ne faktin se "nuk dihet" se cfare duhet bere, por pikerisht ne faktin se "nuk behet" me vetedije asgje per te kapercyer gjendjen.
Prandaj une mendoj se per zgjidhjen e problemit nuk nevojiten vetem "Formula ekonomike" te mirefillta por problemi duhet te shihet si nje teresi. Nje vend qe nuk permbush as kushtet me minimale te infrastruktures dhe sherbimeve komunale as qe mund te jete "terheqes" per investues serioze, pa folur ketu per tensionet politike te perhershme si pasoje e papergjegjshmerise absolute te perfaqsuesve politike.
Megjithate edhe sikur ky minimun ne gjendjen e infrastruktures dhe sherbimeve komunale te ishte i siguruar ekzistojne mjaft probleme qe jane shkaktuar ose thelluar me tej ne rastin kur kane enksistuar qysh me perpara,nga politikat e gabuara ekonomike te ndjekura deri tani. Duke filluar nga "shocktherapy", me "privatizimi" pa ligje te posacme dhe pa institucione per mbikqyrjen e ketyre "privatizimeve", si dhe me nje politike finanziare dhe fiskale krejtesisht te gabuar. Politika e nje liberalizimi " te pakontrolluar" te sistemit bankar pa legjislaturen dhe institucionet e nevojshme per mbeshtetjen e nje politike te tille ka cuar deri aty sa qe politika bankare e vendit perfaqsohet nga banka te huaja qe ne fund te fundit jane te interesuara vetem per kapitalin e tyre, pa folur pastaj per politiken fiskale dhe finanziare qe ndjek shteti vete.Listes mund ti shtohen edhe nje varg pa mbarim problemesh ku vendin kryesor do ta zinte "Korropsioni dhe fenomeni mafioz" ne politiken shqiptare ne pergjithsi.Cila eshte politika ekonomike e ndjekur nga qeveria per kapercimin e krizes ekonomike dmth gjendjes ne te cilet ndodhet vendi??
Cdo student i vitit te pare do te pergjigjej me Keynishen recept qe nuk eshte gje tjeter vecse nje politik ekspansive fiskale dhe monetare.
A ka shembuj te tille tek ne??????
Nje shtet qe vetem per pagimin e interesave te kredive te marra deri tani detyrohet te perdori deri me shume se 25% te buxhetit vjetor te tij AS QE ESHTE NE GJENDJE TE NDJEKI NJE POLITIKE INTENSIVE FINANZIARE dhe kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje deshmi absolute per ndjekjen e nje politike ekonomiko-sociale antikombetare nga qeveria ne fuqi.
Vetem per te sjelle nje shembull qe mundeson krahasimin e politikave te ndjekura po permend faktin se vende te si psh Korea e jugut qe ne me pak se 25 vjet arriti te ngrinte te ardhurat per koke ne 800 here me te larta se sa ne vitet 70-te dhe kete pa pasur nevoje per marrjen e kredive por vetem ne saje te nje politike te drejte fiskale e finanziare te ndjekur konsekuent nga shteti korean. Keto politika bene te mundur qe perqindja e kapitalit (te kursyer)qe mblidhej per cdo vjet te ishte deri ne 40% te gjithe buxhetit vjetor. Nje fakt tjeter qe deshmon nje politike serioze finanziaro- ekonomike eshte edhe fakti qe ky kapital "i kursyer" u investua me sukses ne ekonomine koreane qe beri te mundur ngritjen ekonomike te ketij shteti.
Te mos harrojme se te ardhurat per person ne korene e jugut ishin para 30 vjeteve, me te uleta se ato te Shqiperise me 1991.
Dhe Korea e jugut nuk eshte nje shembull i vetem ne kete drejtim.
Une vete nuk mendoj se zgjidhja e problemeve te akumuluara ne ekonomine shqiptare po ashtu si ato ne shoqerine shqiptare nuk mund te trajtohen vecmas por shoh nje lidhje te pandashme midis tyre. Pra perfundimisht mendimi im eshte se nuk mund te eksistoje nje "formule magjike" e shkencave ekonomike per zgjidhjen e ketyre problemeve te permendur por mund te shpresohet ne nje shpetim ne qoftese problemet e njohura do te trajtoheshin si nje teresi. Dhe per nje gje te tille nevojitet si parakusht nje qeveri qe kerkon te punoje dhe jo nje qeveri qe qenien e tyre ne qeverisje e shohin vetem si mundesi te PASURIMIT PERSONAL.Prandaj mendoj se eshte edhe e kote te hyhet ne nje diskutim te detajeve ne problemet ekonomike te vendit kur dihet se edhe neqoftese do te gjindej, do te ekzistonte nje "formule magjike" per nje zgjidhje te problemit do te mungonte kryekeput ekzekutori. Sepse ne nje rast si Shqiperia, pra nje vend i vogel pa legjislazionin dhe institucionet perkatese(ose ne lartesine e duhur kur ato ekzistojne), eshte shteti, pra qeveria ajo qe duhet te marri persiper kete rol duke e justifikuar vehten si qeveri shqiptare dhe jo si deri tani kur roli i shtetit eshte reduktuar ne rolin e nje MATRAPAZI qe ka per qellim vetem pasurimin dhe perfitimin personal te qeveritareve dhe klanit te tyre.


Kastriot
 

kastriot

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Tani persa i perket masave qe mund te ndermerren me parakushtin qe te jete nje qeveri qe don me te vertete te kryeje funksionin qe i takon, jam i mendimit se:

1-Ne fushen finanziare duhet te punohet qe te krijohet mundesia per institute finanziare efektive qe jane te gatshme te japin kredi tek firmat e vogla e te mesme dhe qe keto institicione te jene te pajisura me nje legjislacion te plote qe i sigurojne atyre mbarevajtjen e punes dhe mundesimin per te dhene kredi finanziare dhe per te bere te mundur zhvillimin e ketyre kredive dmth edhe pagimin e tyre nga kreditoret.Per kete qellim do te ishte e preferueshme perqendrimi ne Institucionet e vendit pa penguar edhe ato te huajat.

2- Politike ofensive dhe lehtesime finanziare dhe juridike ne formimin e firmave te reja(te vogla apo te mesme)dmth. shmangja e fenomenit BAKSHISH per lizensat.

3-Pavaresia e Juridikut.

4- Perfshirja e shtetit edhe ne fusha te prodhimit nepermjet investicioneve ne fusha te leverdishme ku kapitali i mesem ka veshtirsi te vere kembe.

5- Per kete eshte e nevojshme nje reforme e aparatit shteteror ne nivelin nacional per edhe ne nivelin komunal si dhe koordinimi i politikave ekonomike komunale dhe nacionale.

7-Zgjidhje e problemit te pronesise se tokave. Nje zgjidhje qe te kete mirekuptimin e shumices derrmuese per te bere te mundur keshtu legjimitetin e zgjidhjes dhe per pasoje zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.

8-Politike intensive fiskale qe don te thote psh ngritje taksash ne firmat e nxjerrjes se lendeve te para, mbasi keto firma mund ta perballojne nje gje te tille, dhe rritja e efikasitetit te fiskalit duke luftuar korruptionin dhe rruget e paligjshme qe demtojne nje politike te tille fiskale.

9- Rritja e efektivitetit te politikes monetare ne sherbim te prodhuesve te mesem vendas, qofte edhe per ata qe prodhojne per tregun e brendeshem si edhe nje politike ekonomike ne mbeshtetje per kapitalin e mesem.

10-Riprivatizim mbi bazen e nje legjislationi te plote dhe instituzioneve qe mbeshteten ne kete legjislation ne firma qe falimentojne per arsye te ndryshme ose qe jane ne procese insolvenze.

11-Perpjekje per te niveluar aq sa eshte e mundur buxhetin shteteror.

12- STABILITET POLITIK dhe nje politike sociale qe synon uljen ne maksimum te tensioneve sociale etj etj etj.

Shembuj per ndjekjen me sukses te politikave te tilla ekonomike hasen psh ne Poloni, Hungari por edhe ne vende te tjera jashte Evropes.
Te gjitha keto por edhe masa te tjera te domosdoshme per te dale nga bataku parakerkojne nje qeveri qe eshte me te vertete e interesuar te kryeje funksionin si e tille dhe jo nje lukuni ujqesh anetare te nje kapitalizmi mafioz qe kerkon vetem pasurim personal me anen e vjedhjeve direkte ose indirekte.


Kastriot
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Të dhëna ekonomike mbi Shqipërinë

Te mos harrohet edhe kjo e meposhtmja:


Grabitja e Shqiptareve prej grekërve

Historia e vendosjes së monopoleve celulare në Shqipëri filloi në vitin 2000 me pseudoprivatizimin e turpshëm të AMC, kur u kalua në mënyrë të papranueshme për ekonominë e tregut nga monopoli shtetëror shqiptar në monopolin shtetëror grek. Sepse, kompania që e privatizoi AMC shqiptare ishte as më pak e as më shumë kompania bijë e OTE-së me kapital 100% shtetëror grek. Për më shumë me një veprim tipik dumpingu, të dënueshëm dhe të kontestueshëm nga të gjitha legjislacionet tregtare në fuqi, flitet se më shumë se gjysmën e vlerës së blerjes të AMC e dha drejtpërdrejt qeveria greke nga buxheti i saj.

Historia vazhdon në vitin 2001 kur për të vendosur plotësisht monopolin grek në tregun shqiptar të celularëve, licensa e dytë iu dha përsëri një kompanie greke, ku përsëri kapitali shtetëror i shtetit fqinj, është ndjeshëm i pranishëm.

Pjesa e tretë e historisë së pushtimit të Shqipërisë nga celularët grekë vazhdon me lidhjen dhe marrëveshjen poshtëruese të ndarjes së të ardhurave të gjeneruara nga trafiku i përbashkët me Abtelekom. Janë efektet e marrëveshjes së mësipërme, që kanë varrosur përgjithmonë kompaninë e telefonave shqiptare me pothuaj mbi 35 milionë $ borxhe ndaj kompanive celulare.

Pjesa e katërt e grabitjes së ligjëruar u nënshkrua me marrëveshjen për marrjen e brezave të frekuencave nga kompanitë celulare. Në mënyrë që të pakësoheshin në minimum mundësitë e futjes në Shqipëri të kompanive të tjera, që nuk bënin pjesë në trustin e lulelakrës greke, brezat e frekuencave u ndanë në mënyrë të tillë, që çdo konkurrenti do t'i duhej të futej me kosto shumë më të lartë teknologjie përveç mangësive në praninë në treg. Pasojat e një politike të tillë ishin të tmerrshme për qytetarin shqiptar dhe zhvillimin e vendit në afatgjatë. Janë pothuaj 200 milionë dollarë, që çdo vit zhduken jashtë Shqipërisë nga monopolet e celularëve grekë, duke krijuar vrimat gjigante të zeza të ekonomisë, që përkthehen në mungesën e ujit, të dritave, të punës, të varfërisë, të shkollave dhe spitaleve për qytetarët shqiptarë. Mbi të gjitha dalja e parave shqiptare në mënyrë të paarsyeshme deri në krim ndalon çdo mundësi edhe imagjinare për ndërmarrjen e politikave të zhvillimit të vendit në afatgjatë.
 
Top