Të biesh nga Serie A kushton
Serie A është një vend ku gjenerohen miliona euro dhe rënia një kategori më poshtë do ti kushtonte shumë çdo ekipi. Gazeta italiane Tuttosport ka bërë një llogari të sajën me skuadrat që ndodhen në fundin e tabelës së renditjes edhe pse janë luajtur shumë pak javë. Shumica e parave vjen nga e drejta televizive që sipas ligjit të ri përcaktohet në bazë të rezultateve dhe shikueshmërisë që ka çdo ekip. Livrono që renditet në vendin e fundit humbet 26 milionë euro, Catania 30 milionë, ndërsa Siena 32,6 milionë. Po të marrim skuadrat që janë buzë greminës Lazio që ndodhet në vendin e 16, humbet menjëherë 57 milionë euro ndërsa Atalanta e 17 rreth 35 milionë. Tuttosport ka përfshirë në listë edhe Torino që nëse nuk ringjitet në Serie A do ti mungojnë në arka jo pak por 39 milionë euro. Topi rrotullohet nga paratë dhe këtë skuadrat e dinë mirë ndërsa kanë mbetur edhe 26 javë kampionat.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23916. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23916
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23916. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23916