Të akuzuarit, seks oral me fëmijët e tortura
Dy ish- punonjëse të qendrës “Fëmijët e tij”, kanë rrëfyer se dje abuzimet e dy të akuzuarve Arnold dhe Kristodulu me të miturit

Një nga fëmijët e qendrës i birësuar në Kaliforni, konfirmon nëpërmjet prindërve se do dëshmojë në proces

TIRANË- Fëmijët e mitur që gjenin strehë në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” të drejtuar nga Xhon David Braun (John David Broën) detyroheshin të kryenin seks oral nga “punonjësit” e kësaj qendre.

Ky fakt tronditës, është mësuar dje në sallën e gjyqit, në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, kur prokurorja e çështjes lexoi para togave të zeza dy dëshmitë e dhëna në prokurori nga dy anglezët vullnetare të kësaj qendre.

Boni Sprigthrat dhe Silvi Belferv, janë dy vajza të cilat kanë qenë të punësuara në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” nga David Braun gjatë vitit 2003-’06. “Në vitin 2004 ka ardhur në qendër Dino Kristodoulu nga Skocia dhe ka ndenjur rreth 6 muaj. Një ditë një fëmijë ka bërë një gabim.

Dino i futi një lodër në goje, ia lidhi gojën me ngjitës që të mos bërtiste dhe i dogji dorën me çakmak.

Fëmijët më kanë treguar se Dino abuzonte me ta pastaj. Fëmijët më kanë treguar se Dino iu fuste penisin në gojë, ndërsa gërshërët nga pas.

Po ashtu fëmijët më kanë treguar se Dino u kërkonte atyre që t’i urinonin në gojë dhe më pas pinte urinën e tyre”,- mësohet të ketë treguar para prokurorisë dëshmitarja Sprigthrat e cila tashmë është larguar nga Shqipëria.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se një ditë e kishte parë Dinon që i kishte futur dorën tek pjesa e parme fëmijës me inicialet G.B. duke shtuar se edhe David Brauni flinte me 5 fëmijë në dhomë, kur dhoma nuk kishte kushte të mira.

“Në dhomë ishte një vazo me lule, e cila ne mëngjes ishte me urinë, pasi Braun përtonte të shkonte në banje natën dhe urinonte aty. Këtë veprim më pas kryenin edhe vetë fëmijët. Gjithashtu, çdo fundjavë Braun merrte tre fëmijë në shtëpinë e tij, ku më pas edhe bënin dush me derë të hapur, pasi Davidi iu kishte thënë se dera e banjës ishte e prishur”-thuhet në dëshminë e Sprigthrat.

Dëshmitarja tjetër Silvi Belferv në shpjegimet e saj përpara organit të akuzës kishte treguar se banesa në të cilën funksiononte qendra “Fëmijët e tij”, nuk kishte kushte te mira, nuk kishte higjienë, kishte pak staf dhe kishte kushte të vështira ekonomike.

“I kisha thënë David Braun të shtonte stafin, por ai nuk u besonte shqiptarëve. Nga Boni mësova se në vitin 2004 në qendër erdhi një farë Dino, i cili abuzonte me fëmijët. Ishte edhe një person tjetër që abuzonte me fëmijët dhe që punonte aty vullnetar”,-thuhej në deklarimet e anglezes Belferv.

Në përfundim të leximit të këtyre dëshmive, gjykata njoftoi palët në proces se fëmija i birësuar në SHBA me inicialet G.B. ka shprehur gatishmërinë që i shoqëruar nga prindërit adoptues të tij të vijë dhe të dëshmojë në gjyq kundër abuzuesve të tij.

Në këtë proces gjyqësor akuzohen Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold për abuzime me fëmijët në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” të drejtuar nga David Braun që tashmë është dënuar me 20 vjet heqje lirie për “pedofili”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/te-akuzuarit-seks-oral-me-femijet-e-tortura.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualitet/te-akuzuarit-seks-oral-me-femijet-e-tortura.html