SWEET HOME ALBFORUMI

S6T6N6

Forumium maestatis
SWEET HOME ALBFORUMI

Cfare te terhoqi ketu, cfare te mban ende ketu, cilet jane ata faktore qe te nervozojne dhe pse? Po ata qe te gezojne, gajasin apo te bejne per pak caste te ndjehesh mire?

Beni chit chat ne SWEET HOME ALBFORUMI!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: SWEET HOME ALBFORUMI

Po shkoj me rradhe:

1. Me terhoqen temat e ndryshme..
2. Atmosfera e ngrohte miqesore qe gjeta ne Forum
3.Ketu me mbajne miqte me te cilet kam krijuar nje lloj afersie miqesore, megjithese nuk njifemi personalisht
4. Nuk ka ndonje faktor qe me nervozon, pervec ndonjehere ndodh qe, anetaret te me nervozojne me gjaknxehtesine qe kane gjate drejtimit ndaj ndonje anetari (apo teme) te AF-se- mendoj qe kjo nuk eshte e hijshme!
5.Sigurisht, ketu serish bejne pjese ca miq te AF-se, me kete automatikisht krijohet nje shoqeri virtuale qe, sikurse ajo reale, te ben disi per vehte dhe sikur e ndjen qe s'ben dot pa to!!!

/pf/images/graemlins/wink.gif :wave:
 

soni2

Primus registratum
Re: SWEET HOME ALBFORUMI

me terhoqi lajshmeria e temave niveli i larte i diskutimit dhe shprehjet e njerzve dmth te forumistave
per mendimin tim albforumi ka vlera te cilat secili nga ne duhet ti asimiloje sipas kerkeses dhe mundesise se vet
ka nje respekt me perjashtim te disa rasteve kur harrojme se jemi shqiptare dhe fusim fene vend e pa vend per te tjerat ja vlen te diskutosh dhe te vish ne albforum
me pelqen edhe pjesmarrja e gjere e te gjith shqiptarve nga te gjitha anet e ketij planeti dhe vetem mundimi qe te githe kane te hapin tema te diskutojne.
vetem fakti se mblidhemi kaq shume shqiptare ktu te ngroh zemren te duket sikur i ke me afer.
fjalet e mira qe thuhen ne pergjithsi
jane pasqyre te nje karakteri te paster dhe te forte qe kemi trasheguar nga parardhsit tane ..

kjo eshte gje e mire sepse sipas thenies te nje gjyshje
eshte mire te thuash fjale te mira sepse zemren sta sheh askush a eshte e mire .
 

TeanD

Primus registratum
Re: SWEET HOME ALBFORUMI

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[QB] Cfare te terhoqi ketu, cfare te mban ende ketu, cilet jane ata faktore qe te nervozojne dhe pse? Po ata qe te gezojne, gajasin apo te bejne per pak caste te ndjehesh mire


ka shume gjera qe me pelqejne tek ALBFORUMI
me pelqen idea qe mund te diskutosh me shume persona(shqiptar)njeheresh, je e lire te shprehesh nje mendim tendin, te reagosh per dicka qe nuk te duket e drejte, te dish mendimin e nje tjetri ne lidhje me nje teme te caktuar,
larmia e madhe e temave qe diskutohen cdo dite
ketu hasesh me mendime nga me mediokret e deri tek ato me te "avancuarat" e me te cuditshmet,
megjithese ndonjehere kalohet ne banalitet

dhe krahas temave "serioze" ka dhe plot tema te tjera qe te bejne te harrosh momentet e veshtira te nje dite te lodhshme

personalisht nuk me duket kohe e humbur kot koha e kaluar ne ALBFORUM
 

pippo

Primus registratum
Re: SWEET HOME ALBFORUMI

vij iki flas debatoj , lezoj pordhet e rrobve, ka raste nxehen, shume shpesh mesoj gjera qe nuk dija, shkruaj shqip, e komunikoj ne njerez shqipo si une ..................
 

glamdring

Forumium praecox
Re: SWEET HOME ALBFORUMI

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Cfare te terhoqi ketu, cfare te mban ende ketu, cilet jane ata faktore qe te nervozojne dhe pse? Po ata qe te gezojne, gajasin apo te bejne per pak caste te ndjehesh mire?

Beni chit chat ne SWEET HOME ALBFORUMI! [/qb]
Ne AF-ne e vjeter, ose me mire ta fillojme nga fillimit, tek Diapazoni, ishin nje grup njerezish, nje pjese te cileve i kam pasur (dhe shpresoj t'i kem akoma) miq. Nese tani flitet per diskutim te nivelit te larte, atehere nuk e di sesi do quheshin diskutimet e Diapazonit te athershem.

AF-ja ka degjeneruar prej kohesh, ku gjithe diskutimet kane nje nivel tmerresisht te ulet, dhe njerezit deshirojne te kthejne gjithe temat ne chit-chat. Faktikisht shikon njerez qe jane regjistruar vetem ne Mars 04, dhe kane mbi 2300 postime.

Me mire pak e sakte, por AF-ja eshte bere shume e per lume.

Megjithate, e fus koken ndonjehere, sepse aksidentet edhe ndodhin dhe hapet ndonje teme qe nuk eshte chit-chat. Ne fund te fundit, praktikoj shqipen, qe per ndryshe nuk e flas apo shkruaj me njerez te tjere.

Nuk e di nese ndonjerit prej jush i ka bere pershtypje temat me qindra faqe qe nuk thone asgje. SIKUR, vetem sikur gjithe ato ore te harxhuara per te shkruar gjithe ato faqe te ishin perdorur per te bere ndonje gje te dobishme, per ne vete, apo fundja per Shqiperine...
 
Top