Susan Boyle: Kur ëndrrat realizohen

Susan Boyle: Kur ëndrrat realizohen

U bë e famshme në një spektakël britanik një vit më parë dhe aktualisht skocezja 48-vjeçare është një nga emrat më të klikuar në internet. Boyle do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë. Ajo tregon se si besimi në Zot e ka ndihmuar të arrinte deri këtu

Le të themi të vërtetën. Nga fotot që tashmë janë në kopertinën e albumit të parë, Susan Boyle, shëmtaraqja që pranverën e shkuar me zërin e saj prej bilbili magjepsi botën kur performoi në një spektakël për talentet e reja në Britani, është transformuar krejtësisht. Sigurisht që nuk ka ndryshuar 100 për qind, megjithatë ndryshimi është shumë i dukshëm. Flokë të prerë dhe krehur bukur, vetulla të hequra, një fustan mbrëmjeje dhe pak truk. 48-vjeçarja, skoceze e kthyer në një fenomen botëror pas interpretimit të “I dreamed a dream” në “Britanin Gots Talent”, është ndër më të kilikuarat në internet. Aktualisht ajo është në pritje të daljes së diskut të saj të ri. Që nga 20 nëntori, albumi do të dalë në shitje dhe si titull mban të njëjtën këngë të nxjerrë nga muzikali “Les Miserables”, që e bëri të njohur në performancën e saj në spektaklin për talentet e reja në Britani. Këngëtarja skoceze u bë famshme pas paraqitjes së shkëlqyer në “Britians Got Talent”. Ajo nuk arriti të fitonte. U rendit e dyta, por fitoi një famë të jashtëzakonshme dhe u bë një nga zërat më të klikuar në ueb. Duke folur për famën e saj të befasishme, Boyle tha se mendërisht ajo duhet të përshtatet me gjëra të jashtëzakonshme. Ajo shtoi se kishte qenë dëshira e së ëmës që të ngjitej në skenën e asaj shfaqjeje.

Kush është ëndrra e Susan Boyle?

Ajo e të qenit një këngëtare, të pranohem nga të tjerët dhe ti bëj të lumtur ata që më rrethojnë. Përveç këtyre, një prej ëndrrave të mia më të mëdha është të takoj Madhërinë e Tij, Papën. Kjo po që do të ishte si qershia mbi tortë.

Çfarë do ti thoshe në ndonjë takim kokë më kokë me të?

Do të merrja gjithë spiritualitetin dhe paqen e lidhur me rolin e tij mbi Tokë.

Çfarë do të këndonit për Benediktin XVI?

“Panis Angelicus”, himnin e kënduar nga John McCormack, një tenor i madh irlandez, atëherë kur takoi Papën.

Cili është raporti juaj me Zotin?

Zoti krijoi njeriun dhe kjo, në një farë mënyre, e vendos njeriun në një pozicion sekondar. Ne të gjithë ia detyrojmë jetën tonë Zotit. Besimi është shtylla e jetës sime, më ka dhënë forcë për të ecur përpara në disa situata të vështira. Në veçanti më ka ndihmuar të kaloj periudhën kur ime më u nda jeta.

Një nga këngët e padëgjuara të albumit quhet “Who I was born to be”. Për çfarë flet?

Flet për fatin, për atë që jemi thirrur të bëjmë në jetë, për atë që Zoti ka zgjedhur për ne. D.m.th. për arsyen se përse erdha në jetë dhe atë që Zoti ka zgjedhur për mua.

Albumi përmban edhe këngë shumë të njohura nga publiku? Mbi çbazë janë përzgjedhur?

Unë zgjodha “I dreamed a dream”, “Youll see” dhe “Cry me a river”. Kjo e fundit më pëlqen, sepse e kisha regjistruar disa vite më parë. Më pëlqejnë këngët xhaz, mesazhi që ato përçojnë.

“I dreamed a dream” flet për veten, tregon se si mund të arrish një ëndërr dhe të vazhdosh një udhëtim me vendosmëri.

“Wild horses” është e “Rolling Stones” dhe “Youll see” e Madonës. Çfarë mendon për këta artistë?

“Rolling Stones”, ehh… Sigurisht që nuk mund të kritikohen. Mendoj se Mick Jagger-it i ka pëlqyer versioni im i “Wild horses” dhe për këtë e falënderoj shumë. Madona është një zonjë shumë e mirë, e talentuar dhe e vendosur në atë që bën. “Youll see” më ka dhënë forcë dhe vendosmëri për të ecur përpara.

Ke provuar ndonjëherë të këndosh këngë lirike?

Po, por mendoj se nuk e kam zërin e duhur. Bëj gjëra që më përshtaten më shumë.

Na tregoni ndonjë pjesë nga libri i jetës suaj?

Të rikthehem në fëmijërinë time dhe të them Haidi. Ishte libri që ma bleu ime më dhe e lexova me një frymë nga faqja e parë tek e fundit. E kam zemrën e butë…

Cili është aktori juaj i preferuar?

Janë shumë. Mes tyre mund të përmend Brad Pitt, Tom Hanks dhe Lauren Bacall.

Shumë yje kur mbushin 40 vjeç ankohen se nxirren jashtë loje nga bota e egër e shou biznesit. Suksesi juaj është një hakmarrje?

Gratë injorohen kur janë 40 vjeç? Mendoj se është një gënjeshtër. Mua më kanë injoruar 40 vjeç? Nuk më duket. Nuk është aspak e vërtetë ajo që thoni.

Performanca juaj e parë në televizion në shoun

“Britains Got Talent” në 11 prillin e shkuar është klikuar nga mijëra fansa në “YouTube”? E përdornit internetin më përpara?

Nuk e përdorja internetin dhe gjëra të tilla të ngjashme. Isha një analfabete në informatikë.

Çfarë do të blije nëse do të shisnit miliona kopje të diskut tuaj? Keni dëshira apo ndonjë peng që duhet ta përmbushni?

Nuk kam asnjë preferencë të veçantë. Pëlqej vetëm tortat dhe çokollatat. Do të blija vetëm shtëpinë e nënës sime, për të tjerat nuk mendohem gjatë.(Shqip)

0OxSNFUQwfM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26401. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26401

Top