ValmirM
Webmaster

SuperTux është një përgjigje në Antarktik për Super Mario Bros, një lojë që mund të shkarkoni dhe luani pa ndonjë ngarkesë të madhe në kompjuterin tuaj. Ju mund të përdorni një kontrollues të dorës (ang. joystick) ose tastierë për të udhëhequr Tux-in, një penguin e dashura e të cilit është rrëmbyer dhe shpërngulur në një kala të largët akulli.
Si pinguin, ju do të luftoni kundër nëntë armiqve, duke përfsire kubet lëvizëse të akullit dhe topat e bores të animuar. Ju do të mund të ndihmohenikur ju goditni blloqet që kanë monedha të metalta ose mbushësit me energji. Mbushësit me energji vijnë në formë të vezës, duke u dukur si topa dëmtuese. Të parën që do të merrni do të dyfishojë madhësinë tuaj. Nëse arrini të qëndroni në atë madhësi, veza e dyte do të ju shndërrojë në pinguin të portokalltë dhe do të ju jap mundësi që të gjuani topa të zjarrtë kundër armiqve në lojë. Sidoqoftë, kërcimi mbi armiqtë është strategjia më e mirë.Nëse prekeni nga ta, ju zvogëloni në gjendjen para marrjes së vezës ndërsa, nëse jeni në formën e vogël, prekja nga armiku ju shkakton humbjen e jetës.

Ju gjithashtu do të gjeni yje që ju japin aftësinë për kapërcim të sfidave nga armiqtë pa vështirësi. Një gjë e mirë është posedimi i këtyre yjeve është kur ju doni të shtyni blloqetë akullit në hapësira të vogla.
SuperTux ju jep 26 hapësira kryesore dhe 2 ishuj shtesë për të luftuar. Grafikat janë shumëngjyrësh, përmasat janë të përshtatshme dhe veprimi është i shpejtë. Më e mira nga të gjitha, ju mund të ndërtoni nivelet tuaja duke përdorur ndryshuesin e nivelit dhe t’i shpërndani ato nivele të ndryshuara me shokët tuaj (kjo mundësi për shkak të burimit të hapur që ka loja).
SuperTux është një argëtim i këndshëm. Ju mund të bëheni shumë kreativë duke ndërtuar nivelet tuaja!
Kjo lojë është e mundshme të luhet në sistemet operative si: Linux, Windows, Mac.
Shkarko lojën
Burimi i artikullit : KosovaByte