Superliga, Skëndërbeu Nuk Ndalet; Tirana I Rikthehet Fitores

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1443296286skend.jpg

Kampionët e Skëndërbeut nuk dinë të ndalen. Korçarët kanë fituar në këtë javë të pestë ndaj Bylisit në transfertë, me rezultatin 4-1.

Që në minutën e 3 të ndeshjes ata kaluan në avantazh me Olainken, ndërkohë që vendasit patën disa raste për të barazuar, por që i shpërdoruan.

Me filimin e pjesës së dytë, skuadra e Josës sërish intensifikoi ritmin dhe shënoi 3 herë të tjera me Lilajn, Salihin dhe Latifin, ndërsa për ballshiotët golin e nderit e shënoi braziliani Ronaile.

Edhe Partizani vazhdoi serinë e fitoreve. Djemtë e Starovës fituar 2-1 përballë Tërbunit në transfertë. Një ndeshje e mbushur me ritëm dhe mjaft e luftuar, por që në fund fati i buzëqeshi të kuqëve nga kryeqyteti.

Golat e Sukajt dhe Bicajt i dhanë suksesin e radhës Partizanit, që tashmë pret me padurim sfidën Bylis-Skënderbeu për të mësuar në do të jete e vetme në krye të tabelës apo jo. Nga ana tjetër, Tërbuni, edhe pse luan mirë nuk arrin dot të shmangë një tjetër humbje.

Tirana iu rikthye rezultateve pozitive. Bardheblutë arritën të mundin Teutën e “ish-it” të tyre, Maganit, me rezultatin 2-0 në shtëpi.

Vendasit kalun në avantazh me anë të Bakajt, që në minutën e tretë të takimit. Durrsakët kundërsulmuan, por nuk arritën të finalizonin si duhet aksionet.

Ishin përsëri kryeqytetasit të cilët dyfishuan në minutën e ‘27 të takimit me anë të Karan. “Djemtë e detit” u ndëshkuan po nga goditja e këndit, si në rastin e parë dhe në të dytin.

Në pjesën e dytë të takimit, pavarësisht rasteve të shumta, asnjëri nga aksionet e skuadrave nuk solli gola. Me këtë fitore, Tirana shkon në vendin e katërt, me 8 pikë pas 5 javësh.
 
Top